Thursday, September 20, 2012

Shirku nuk kufizohet vetëm me idhujt


Shirku nuk kufizohet vetëm me idhujt por përfshin edhe kërkimin e ndërmjetësim përmes Pejgamberëve, Melaikeve, Xhindeve dhe Evliave.

Refuzimi i Mushrikëve të cilët kërkojnë Ndërmjetësimin dhe afrimin tek Allahu me anë të vdekurve të devotshëm (Evliave), dhe të cilët pretendojnë se Shirku është vetëm në adhurimin e idhujve gurëve dhe pemëve. Ajetet referohen për adhurimin e gjithë Pejgamberëve, Melaikeve, Xhindeve, Evliave,  dhe ata gjithashtu nënkuptojnë adhurimin e të vdekurve me përdorimin e idhujve si pikë kryesore, duke i përdorur idhujt për t'i përfaqësuar të vdekurit e devotshëm.

S’ka dyshim se feja e vërtetë (adhurimi, përkushtimi e nënshtrimi) është vetëm për Allahun. Dhe ata që zgjedhin për mbrojtës e ndihmues të tjerë në vend të Tij (thonë) : ’’Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të mund të na ofrojnë tek Allahu.’’ Padyshim që Allahu do të gjykojë mes tyre në lidhje me atë për çfarë ata ndryshuan. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon
atë që është gënjeshtar, mohues.   
( Ez-Zumer 39:3)


Allahu Azze Ue Xhel thotë:

Dhe adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as i dëmtojnë dhe as u sjellin dobi dhe thonë : ’’Këta janë ndërmjetsuesit tanë tek Allahu.’’ Thuaju : ’’A mos e njoftoni Allahun për çfarë Ai nuk di se çfarë ka në qiej dhe në tokë?’’ Lavdi i qoftë dhe i Lartë është Ai përmbi gjithçka që ata ia mveshin dhe ia bashkojnë Atij si shokë e të barabartë (me Të) !    
(Junus 10:18)


Kujto edhe kurë Allahu do të thotë (në Ditën e Ringjalljes) : ’’O Isa, biri i Merjemes! A mos u the ti njerëzve, ‘Më adhuroni mua dhe nënën time si dy zota përkrah Allahut (dhe duke e poshtëruar Allahun)’ ?  ’’Ai do të thotë : ’’Lavdi të qoftë Ty ! Kurrë nuk më shkonte mua të thosha një gjë të tillë çfarë unë nuk kisha aspak të drejtë ta zija me gojë. Sikur ta kisha thënë një gjë të tillë, Ti padyshim që do ta dije atë. Ti e di se ç’ka thellë në brendësinë time edhe pse unë nuk di asgjë se ç’ke Ti në Veten Tënde. Padyshim që Ti dhe Vetëm Ti je i Gjithëdituri për Gajbin (për gjithçka të panjohur, për të gjitha të fshehtat).  
 (El-Ma'ideh 5:116)



(Përkujto) Ditën kur Ai do t'i mbledhë ata të gjithë së bashku dhe pastaj do t'u thotë melekëve: "A ju ishi ata që u adhuruat prej këtyre njerëzve ?"  [40]  Ata (melekët) do të thonë: "I lartësuar je Ti ! Ti je Vali (Zoti) ynë në vend të atyre. Përkundrazi,  ata adhuronin xhindet;  shumica e tyre besonin në ta." [41]  
(Sebe'ë  34: 40-41)


Ata të cilëve u thërrasin [si Isai (Jesus) - biri i Merjemes (Maria), Uzeiri (Ezra) ose ndonjë melek e tjer] vetë duan (për veten e tyre) mënyrë e rrugë për të drejtë hyrje e afrimi tek Zoti i tyre (Allahu), secili prej tyre do të deshte të jëtë më i afërti dhe ata [Isai (Jezusi), Uzeiri (Ezra), melekët e tjer] vetë shpresojnë për mëshirën e Tij dhe kanë frikë Ndëshkimit të Tij. Vërtet që Ndëshkimi i Zotit tënd është për t’u pasur frikë !  
(El-Isra 17: 57)



Dhe lexoju atyre ndodhinë e Ibrahimit (Abrahamit). [69] Kur ai i tha babait të tij dhe popullit të vet: "Çfarë adhuroni ju ?" [70]  Ata i thanë: "Ne adhurojmë idhujt dhe ndaj tyre ne jemi gjithnjë tepër të përkushtuar." [71]  Ai u tha: "A ju dëgjojnë kur u thërrisni (atyre) ? [72]   "Apo mos u sjellin dobi, a mos u dëmtojnë ?" [73]
 (Esh-Shu'ara 26: 69-70-71-72-73)



Nëse ju u luteni dhe u thirrisni atyre, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, por dhe sikur ta dëgjonin atë, ata nuk mund t’ju përgjigjen juve (për kërkesën tuaj) dhe Ditën e Kijametit ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. Dhe askush nuk mund të të njoftojë ty (O Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) si Ai i Cili është i Mirënjohuri, i Gjithëdituri i çdo gjëje.
 (El-Fatir 35:14)


Interpretimi i Kuranit me tefsirin marrë nga
http://www.thenoblequran.com/ 


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf el-Albani)

Shkodër, 4 Dhul Ka’ida 1433.





No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.