بِسْمِ اللَّهِ
الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
تَبَارَكَ الَّذِي نَزَّلَ
الْفُرْقَانَ عَلَىٰ عَبْدِهِ لِيَكُونَ لِلْعَالَمِينَ نَذِيرًا
I Lartësuar me Madhështi qoftë Ai i Cili
zbriti Kriterin e së Vërtetës (Kur’anin, Kriterin e qartësimit të së drejtës
dhe të gabuarës) te robi i Tij (Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), që të
jetë këshillues për gjithë Aleminim (për njerëzit dhe xhindet). [El-Furkan
25:1]
Fjalë që meritojnë të jenë të shkruara në Arë
Të gjitha Lavdërimet janë
për Allahun, Zotin e të gjitha botëve (gjithsisë), I Cili na urdhëroi për ta
ndjekur të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe për të thirrur
në rrugën e Tij, Salavatet
dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,
për familjen e tij shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekin ata në mirësi deri në
Ditën e Ringjalljes!
E në vijim:
Imaam Abu Muhammed el
Berbehari (v. 329 H rahimehUllah), ka thënë në Sherh us-Sunetit e tij:
Allahu pastë mëshirë mbi ju! Shqyrtojeni me kujdes fjalën e çdokujt që ju
dëgjoni, e në veçanti atë të kohës tuaj. Mos nxitoni të veproni me të shpejtë dhe
mos nxitoni të merrni pjesë (përziheni) në asgjë prej saj derisa ju të pyesni
dhe të merrni vesh se: A ka folur ndonjë prej shokëve të Profetit sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, për të, ose ndonjë prej dijetarëve? Atëherë, nëse ju gjeni
një transmetim prej tyre në lidhje me të, kapuni për të, por mos shkoni përtej
saj në asgjë dhe mos i jepni përparësi asgjëje mbi ta, se të tillët kështu bien
në Zjarr.
Në shpjegimin e mësipërm Shejh Salih el-Feuzan (hafidhahUllah)
përmend:
Mos nxito për ta pranuar si të saktë çdo gjë që ti mund të dëgjosh prej njerëzve,
e veçanërisht këto të kohës së vonshme (sotme). Se tashmë ka shumë prej atyre që
flasin lidhur me shumë çështje të ndryshme, nxjerrin vendime Fetare dhe e
përshkruajnë veten e tyre me të dyja, i ditur dhe fjalë drejtë. Kjo është për
rastin e kohës tonë e veçanërisht pas shfaqjes së mediave dhe përhapjes së
teknologjive të reja moderne në kohën tonë. Të tilla sa tashmë gjithkush mund
të flasin lirshëm dhe ta nxjerrin atë që është e vërtetë të pavlefshme; nga kjo
kuptojmë se këto janë fjalë pa vlerë të vërtetë - të folurit për çfarëdo që ata
dëshirojnë në emër të dijes dhe në emër të Fesë Islame.
Kjo tashmë
ka arritur deri në atë pikë saqë ju i gjeni njerëzit e devijimit dhe anëtarët e
grupeve të ndryshme të devijuara dhe të humbura nga Feja Islame, të flasin
gjithashtu për Islamin.
Tashmë
të tillë individë janë bërë ata të cilët flasin në emër të Fesë Islame
nëpërmjet mjeteve të teknologjive të reja moderne dhe nëpër mediat e kohës tonë
të tilla si radijo dhe kanale të ndryshme televizive e satelitore. Prandaj (ju O
Musliman) duhet të jeni shumë të kujdesshëm ndaj këtyre rreziqeve!
Ajo që
është mbi ju O Musliman, dhe mbi ju O nxënës dije (individualisht), për ti
verifikuar çështjet dhe për të mos nxituar për të përqafuar çdo gjë dhe gjithçka
që ju dëgjoni.
Ajo që
është mbi ju, është për ta verifikuar të vërtetën (saktësinë) e asaj që ju
dëgjoni, duke e kërkuar se: "Kush tjetër e pretendon apo e bën (thotë) të
njëjtën deklaratë me këtë? ',' Këto mendime dhe koncepte prej nga ku (dhe kush)
vijnë apo nga e kanë origjinën ? ',' Ku dhe kush është referenca e saj opo
autorizusi i burimit? '
Pyetni
se ku (çfarë - apo nga kush i kanë) janë dëshmitë (argumentet) që e mbështesin
atë (që e thonë) nga Kurani dhe Suneti? Dhe të jeni vigjilent (kureshtar për
Fenë dhe Dijen tuaj) përpara se ta merrni atë (dmth; Dijen tuaj prej çdokujt)
duke kërkuar dhe pyetur, se ku dhe nga kush ky individ i cili po e prezanton
(shfaqë) veten e tij dhe po e vëndosë atë (veten e tij përpara) në radhët e të
diturve) ku ka studiuar ky dhe nga kush i ka marrë njohuritë e tij Fetare
për (Dijen e Fesë Islame)? Sepse është me shumë rëndësi (obligim) e sidoemos në
kohën tonë të dihet se ku - nga – dhe tek kush e mori Dijen që i studijoj
njohuritë e Fesë Ilsmame çdo person që flet për Fenë e Allahut Azze ue Xhel ?.
Secila
nga këto çështje kërkon kujdes dhe verifikim përmes kërkimit dhe të pyeturit, sidomos
në kohët e sotme. Se nuk është e drejtë (e saktë - normale) që çdokush që flet
duhet të konsiderohet si i ditur apo burim dije, edhe nëse ai është i shprehur
apo gojëtar (dmth; që flet bukur – orator etj), ai mund ti manipulojnë fjalët
për ti joshur (kënaqur dhe tërhequr) dëgjuesit e tij dhe të tjerët përrreth.
Mos
merrni dhe pranoni prej askujt derisa ju të jeni të vetëdijshëm për qëllimin dhe
nivelin e asaj që ai posedon prej njohurive (dijes Fetare) dhe të kuptuarit të
saj (dmth; a e ka kuptuar ai këtë dije Fetare sipas të kuptuarit e të parëve
(Selefëve) tanë të mirë Radija_Allahu anhum ue raduan). Se ndoshta fjalët e
dikujt mund të jenë të pakta, por ama ata posedojnë kuptim të vërtetë (saktë -
plotë), dhe në të kundërt e saj, një tjetër mund të ketë fjalë të bukura (dmth;
flet bukur është orator etj), por në
fakt ai është injorant për atë shkallë (dmth; dije Fetare për të cilen flet)
dhe aktualisht ai nuk zotëron asgjë nga të kuptuarit e vërtetë prej Fesë Islame.
Përkundrazi
ai vetëm ka aftësinë për ti kënaqur njerëzit me fjalët dhe fjalimin e tij e kështu
që njerëzit janë të mashtruar prej tij. Megjithatë përveç këtij, ka dhe të
tillë prej atyre që e vendosin veten përpara me perceptimin se ai është i
mençur – ditur ose dijetar, dhe se ai
është një prej atyre që e kupton të vërtetën dhe mendon se ai është një
mendimtar i aftë etj… e kështu me radhë. Pra nëpërmjet këtyre mënyrave si dhe mjeteve
të tilla moderne, ai është në gjendje ti mashtrojë dhe ti gënjejnë njerëzit,
duke i marrë ata me vete (në humbje) prej rrugës së vërtetë.
Prandaj
vërtetë që ajo çfarë meriton që t'i jepet konsideratë është, se nuk është sasia
e fjalëve të rrallitura bukur e me radhë, opo që dikush mund të diskutojë
(debatojë) gjerësisht një temë. Përkundrazi kriteri që është për t'u
konsideruar është se çfarë përmban fjalimi brenda tij nga dija e vërtetë, dhe çfarë
përmban nga parimet e përcaktuara dhe të transmetuara të Islamit.
Se
ndoshta një fjalë apo fjalim i shkurtër që lidhet me - ose ka një bazë në
parimet e përcaktuara në të ka dobi më të madha sesa në një shumicë e madhe
fjalësh që thjesht shëtisin (pa kuptim), dhe faktikisht me anë të dëgjimit ju
nuk mund të merrni shumë përfitim prej tyre.
Ky
pra! është realiteti që është i
pranishëm në kohën tonë, një person dëgjon një sasi të madhe fjalësh të cilat brenda
tyre posedojnë shumë pak prej dijes së vërtetë. Dhe ne shohim praninë e shumë folësve
(që flasin dhe thërrasin) dhe akoma ka shumë pak njerëz (prej atyre që flasin) të
posedojnë kuptim të vërtetë Fetar ".
Shkëputur
nga: "Një dhuratë me vlerë për lexuesin, prej komentimit mbi Librin Sherh
Us-Suneh", fq 102-103 | nga Shejh Salih Ibn Feuzan el-Feuzan
(hafidhahUllah)
Përshtati
dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër
23 Sheuual 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.