Shejkh, Doktor Felāh bin Ismā'īl Mundikār hafidhehUllaah
Dhe çfarë është më shumë se kjo, ata thonë:
"Ne kemi parë se kanë zbritur Melaiket në vendet e Shamit dhe Damaskës, në Siri,"
Ata thanë:
"Ne i pamë ata!" Si ashtu? "Ata thanë: afrohu, betohemi në Allaahun i kemi parë, i kishin fytyrat e bardha! Trupat e bardhë!
Kuajt e bardhë! Shpatat e bardha!"
Gjëja e vetme që kishte mbetur për tu thënë nga ta ishte se edhe 'fytyrat dhe
urina e kuajve të tyre ishte e bardhë.'
O njerëz, ku janë provat e faktet? Ku është besimi? Ku janë bazat? Ku është Akideja? Ku janë?
Kanë humbur, të gjitha kanë humbur.
Kjo është Fitne.
Nuk kemi baza.
Betohem në Allaahun o vëllezër, Akidja jonë
pohon se sikur të zbresin Melaiket, ti nuk i sheh dot.
Melaiket kanë dy gjendje; ose zbresin në
formën e tyre të padukshme.
Dhe në këtë rast, as ti dhe as babai yt apo gjyshi yt nuk mund t'i shohin ata.
Përse?
Për shkak se ato janë botë e fshehtë.
Kemi botë të padukshme dhe kemi botë të dukshme. Zoti ynë (Xhel’le ue
Ala) është Gjithëdijshmi i botës së padukshme dhe botës së dukshme, Krijuesi i botës së padukshme dhe botës së dukshme. E padukshme dhe e
dukshme.
E padukshmja kurrë nuk mund të bëhet e dukshme. E pamundur!
Me përjashtim të Profetit, a je ti Profet? Atëherë ju kurrë nuk do ta shihni të
fshehtën.
I Gjithëdijshmi i të padukshmes dhe të dukshmes.
"Përveç ndonjë të Dërguari që e ka zgjedhur." el-Xhin,
27
"Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt." el-Xhin, 26
Ky është një ajet në Kur'an! Ti si i paske parë Melaiket?
Pra, gjendja e parë është e gjendja e padukshme (forma e engjëjve është e
padukshme). Betohem në Allahun, nuk do mund ti shihni
ata.
Ky është Xhibrili i cili erdhi tek Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), në
xhaminë e
Profetit.
Kur ai (Xhibrili) i tha: "O Muhammed thuaj 'Amin,"ai tha: "Amin
".. Xhibrili ishte duke e bërë du'a dhe Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem) thoshte: "Amin."
A panë
Sahabët ndonjë gjë? Kurrsesi!
Përveç nëse ju jeni më të mirë se Sahabët. Askush nuk mund ta shohin atë,
përveç Muhammedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), Muhammedi e shikonte të
fshehtën (nga ajo që Allaahu, ja ka lejuar atij).
Por nëse engjëjt zbresin dhe marrin një formë
tjetër.
Melaiket mund të marrin një formë tjetër, nëse marrin formën e ndonjë
forme që mund të shikohet, nuk mund që as ti e as babai jot e as gjyshi
jot të
pohoj se ky është prej
melekëve.
Betohem në Allaahun, nuk mundesh.
Unë u thashë atyre që prej ditës së parë kur ata mi sollën këta tranmetime;
Ata thanë: "Betohemi në
Allaahun, Melaiket kanë
zbritur në Sham, në Damask!"
Çfarë është kjo?
(Ata thanë) "atëherë le të shkojmë bashkë me ta."
Melaiket
kanë
zbritur! Si ashtu!?
Ata thanë se ka fotografi.
O xhemat, kini frikë Allaahun.
Ne kemi dy gjendje, në gjendjen e padukshme, betohem në
Allahun, nuk mund të shihen. Dhe gjendja e dukshme, nëse
vijmë me
atë
gjendje të dukshme, çdo
kush që i
sheh, nuk mund t'i dalloj ato asnjëherë.
Xhibrili ka hyrë tek Sahabet, ka thënë Umeri
dhe të tjerët:
"Hyri
tek ne një njeri..."
Dhe kush ishte ai që kishte hyrë? Ai ishte Xhibrili.
Ai (Xhibrili) kishte marrë një formë tjetër. Atë ditë që
kishte marr formë tjetër,
ata (Sahabët) e panë atë në formën që ai mori.
"Një njeri ... me rroba shumë të bardha ...flokë të shumë zeza
... askush prej nesh nuk e njihte atë ... nuk shiheshin tek ai gjurmë të udhëtimit
... "
Pra, të
gjitha këto gjëra të çuditshme gjendeshin tek ai, por prapëseprapë ata nuk mund
të vinin
në përfundim
se ai është Melaike.
Ai erdhi më një
pamje të çuditshme dhe u ul përballë të Dërguarit
të
Allaahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dhe i vendosi duart e tij mbi kofshët. Të
gjitha këta gjëra
janë për t'u
çuditur,
megjithatë ata nuk mund të pohonin se ai është...
(Melaike).
Umeri! Vetë Umeri
nuk mund të pohonte se ai ky është prej
engjëjve.
Kush na qenke ti që po pohon se këta që kanë
zbritur janë Melaiket?
Natyrisht,
sipas transmetimit që ata
e tregojnë se ata kanë
zbritur me pamjen e tyre, bardh....bardh, gjithçka e bardhë. Ata mendojnë se
çdo gjë e bardhë është Melaike.
Mund të jetë shejtan.
Kjo çështje
o vëllezër është çështje
e bazave dhe unë i thërras njerëzit në të.
Çështja e dytë, betohem në Allaahun
sikur të zbrisnin Melaiket dhe Allaahu t'i urdhëroj Melaiket të zbresin në Damask, sot nuk do gjendej as Beshari e
as babai e tij dhe asnjë tjetër.
Sepse nëse zbresin Melaiket, do
të thotë se
ajo çështje ka marr fund! Melaiket
zbritën në (luftën)
e Bedrit dhe beteja morri fund (fituan Muslimanët).
Melaiket
zbresin ndërsa
Beshari deri tani është i
gjallë, me muaj të tërë po bën
gjithë ato
vrasje!
O ju njerëz, nuk kanë
themele, nuk kanë
logjikë!
Të gjitha këto imagjinata që i
sjellin, ndërsa
bazat (e Akides) që i
kemi, kanë
humbur fare.
Kur do të zgjohemi o vëllezërit e mi?