Friday, March 9, 2012

Një përkthim të veçantë për Motrat me El-Istikameh


Një përkthim të veçantë për Motrat me El-Istikameh

Sipas Shejkh ul-Islam Ibn Tejmije (rahimehUllah)

Mënyra më e mirë për Motrat për të thënë Duanë për t’ja larguar, stresin, pikëllimin dhe ankthin, është ajo që transmeton:

Imam Ahmed (rahimehUllah), në Musned (1/391), dhe të tjerë kanë transmetuar në autoritetin e Ibn Mes'udit (radija-Allahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: 

 "Çdo rob i cili goditet me shqetesim ose pikëllimin, dhe pastaj thotë:

"O Allah, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde, balli im është në dorën Tënde. Dispozitat e Tua mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Unë të lutem Ty me çdo emër  me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose qe e ke zbritur në librin Tënd, ose ia ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, ose qe e ke mbajtur të fshehur ne diturinë Tënde, bëje  Kuranin pranverë  të zemrës sime dhe dritë te gjoksit tim, shëndritje për pikëllimin dhe largimin e dëshpërimit. "

Allahu do t’ja zëvendësojë atij fatkeqësinë dhe pikëllimin me gëzim.
Ata e pyeten: O i Dërguari i Allahut, a nuk duhet ta mësojmë ne atë?
Ai tha: "Sigurisht, kushdo që e dëgjon atë duhet ta mësojë."

Sheikh ul-Islam Ibn Tejmije (rahimehUllah) është pyetur në lidhje me një grua që e dëgjoi hadithin: "O Allah, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robereshes Tënde, balli im është në dorën Tënde ... (deri në fund të hadithit. Dhe ajo vazhdimisht e thoshte këte dua. Kështu qe asaj ju tha që të thoshte, "O Allah unë jam robëresha Jote, e bija e robit Tënd… deri në fund të saj." Megjithatë, ajo nuk pranoi që ta thoshte këtë dhe vazhdoi në formulimin origjinal të hadithit. A është ajo e sakte  në këtë apo jo?

Ai u përgjigj:

"Përkundrazi, është me e përshtatshme për të që të thotë, "O Allah unë jam robëresha Jote (أمتك), bijë (بنت) e robit Tënd (عبدك), i biri i robëreshës Tënd (أمتك). "

اللهم إني أمتك بنت عبدك ابن أمتك

Kjo është më e përshtatshme dhe më e mirë edhe pse shprehja e saj "Unë jam robi Yt (عبدك), i biri (ابن) i robit Tënd" ka një këndvështrim në gjuhën Arabe si në fjalën Zeuxh (dmth që mund të përdoret për burrin apo gruan). Dhe Allahu e di më së miri."

Mexhmu Fetaua Vol. 22, fq. 488.

Duaja në Arabisht:

اللهم إنى عبدك وابن عبدك وابن أمتك ناصيتى بيدك ماض فى حكمك عدل فى قضاؤك أسألك بكل اسم هو لك سميت به نفسك أو علمته أحدا من خلقك أو أنزلته فى كتابك أو استأثرت به فى علم الغيب عندك أن تجعل القرآن ربيع قلبى ونور صدرى وجلاء حزنى وذهاب همى

Pra, sipas Shejkh ul-Islam është më mirë për gratë që të thonë:

اللهم إني أمتك بنت عبدك بنت أمتك

Dhe pjesa tjetër e duas është saktësisht e njëjtë.


http://uponistiqaamah.blogspot.com

http://coveredpearls.wordpress.com/2012/03/01/the-best-way-for-sisters-to-say-the-supplication-to-alleviate-grief-distress-and-anxiety/

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër  Shkurt 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.