Monday, November 30, 2015

Të Kuptuarit Terrorizëm - Një Guidë për Mësuesin dhe Studentin

Të Kuptuarit Terrorizëm
Një Guidë për Mësuesin dhe Studentin

Qëndrimi i Muslimanëve Sunni es-Selefij kundrejt Grupeve dhe Kryengritësve Terroristë dhe Ekstremistë të
-ISIS & Al-Kaidas-
në Dritën e Kur'anit dhe Mësimeve Profetike.

Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait (Jezusit) dhe Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë ata.

Në vijim:

Mesazhi i Islamit:

Aspekti më i rëndësishëm i Islamit dhe baza e tij më madhështore është thirrja për në adhurimin e Allahut, Zotit të Madhërishëm, Një të vetëm pa i bërë Atij shok në çdo aspekt të adhurimit. Kjo ishte pika e fillimit të thirrjes së të Dërguarve nga Nuhu te Musai, Isai (Jezusi) dhe në fund Muhammedi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-. Thotë Allahu i Madhërishëm:

"Ne kemi çuar te çdo Ummet (popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç e përkrah Allahut)" (Ku’rani. 16:36)

"Bisedë mes një studenti dhe një Imami në lidhje me besimin Islam"

Studenti"Paqja qoftë mbi ty."

Imami: "Paqja bekimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju."

Studenti"Çfarë është Islami?  Dhe kush është një Musliman?"

 Imami:"Islami është feja që iu shpall të gjithë Profetëve të Zotit. Islami është t'i nënshtrohesh Zotit duke e adhuruar vetëm Atë  pa i shoqëruar Atij askënd në adhurim, t’i bindesh urdhërave të Tij dhe të qëndrosh larg nga të gjitha format e politeizmit. Musliman është ai person që ndjek besimin Islam."

Studenti"Cilat janë burimet e fesë Islame?"

 Imami: "Burimet e Islamit janë dy:

1.        Kur’ani, që është libri që iu shpall Profetit Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-. Kur'ani konsiderohet unanimisht nga të gjithë Muslimanët që është Fjala e Allahut, të cilën Ai ia komunikoi njerëzimit nëpërmjet shpalljes tek Profeti i Tij i zgjedhur, Muhammed–sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-.

2.        Sunneti që është tradita ose rruga Profetike. Kjo i referohet fjalimit të Profetit–sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-, veprave, miratimeve të heshtura, pamjes së jashtme dhe karakteri, që është vërejtur nga shokët e tij, të cilat janë të shkruara e të përcjellura brez pas brezi në formë të shkruar dhe traditë gojore. Kjo formë e letërsisë shpesh përmendet si hadith. Muslimanët nuk e adhurojnë Profetin Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- në asnjë formë."

Studenti"Kush është All-llahu?"

Imami: "Allahu është Zoti i Plotfuqishëm. Është një fjalë Arabe që do të thotë: Zoti që vetëm Ai meriton të adhurohet"

Studenti"Kush janë Profetët e Islamit?"

Imami: "Profetët e Islamit janë të njëjtë si Profetët e Jehudëve dhe të Krishterëve të cilëve ne iu referohemi si ‘Ithtarë  të Librit’ Muslimanët gjithashtu besojnë në Profetin e fundit që ka lindur në Mekë në vitin 570CE, emri i të cilit është Muhammed. Muslimanët besojnë në të gjithë profetët e Allahut; si Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai (Jezusi) dhe Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të gjithë ata). Muslimanët besojnë se të gjithë ata janë dërguar për t’i thirrur njerëzit të adhurojnë vetëm Allahun, t’i binden Atij, të bëjnë vepra të mira dhe të largohen nga idhujtaria. Pra, në mesin e këtyre tri feve ndahet një traditë e përbashkët në atë që ata besojnë në shumicën e të njëjtëve Profetë si dhe në shkrimet e shpallura."

Studenti: "Si duhet të sillet një Musliman në mesin e jomuslimanëvë?"

Imami: "Allahu dhe Profeti i Tij i kanë udhëzuar besimtarët për ti trajtuar njerëzit me butësi dhe sjellje të mirë.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Allahu nuk ju ndalon që ju të bashkëpunoni me drejtësi e mirësi me ata të cilët nuk ju luftuan ju për çështje të fesë dhe nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja. Vërtetë, që Allahu i do ata që bashkëpunojnë me barazi."(Kur'an 60:8)

Një prej shokëve të Profetit Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-i quajtur Ibn Abbas -radi-Allahu anhu- ka thënë:

"Përgjigjuni përshëndetjes të selamit nga një Jehudi, i Krishterë, apo Zjarrputist, sepse Allahu ka thënë: 
"Kur ju urojnë me ndonjë përshëndetje, përgjigjuni me më të mirën prej saj, ose të paktën ktheni po atë (përshëndetje).” (Kur’an 4:86)

Një tjetër shok, Ibn Mes'udi -radi-Allahu anhu- i përshëndeste jomuslimanët duke iu bërë atyre me dorë. (Ref: Adab el-Mufrad i Buhariut). Muslimani duhet të jetë i butë, i besueshëm, i sinqertë, i kujdesshëm, dhe bamirës ndaj fqinjëve Muslimanë dhe jomuslimanë.

Një shok i Profetit, Abdullah Ibn Amr -radi-Allahu anhu- gatoi një qengj dhe i tha shërbëtorit të tij:

"A i ke dërguar gjë fqinjit tonë Jehudi deri tani? Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- të thotë: " Nuk ka reshtur engjëlli Xhibril duke më këshilluar mua në lidhje me fqinjin derisa fillova të mendoj se ai do të trashëgojë nga unë! '' (Ref: Buhariu)

Kur Profeti -sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- dhe shokët e tij ishin në Mekë duke u shtypur dhe keqtrajtuar nga fiset pagane, ai përmendi një Mbret Abisinas të Krishterë për të cilin ai tha:

"Nëse do të ishte për të emigruar atëherë shkoni në vendin e Abisinisë, sepse me të vërtetë atje ka një Mbret i cili nuk shtyp askënd"(Ref: Biografia e Pejgamberit nga Ibn Hisham) 
Pra, kjo mënyrë miqësore e marrëdhënieve mes Muslimanëve dhe jomuslimanëve i bën njerëzit të kenë mendim të mirë për Allahun, Islamin, Profetin Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- dhe shokët e tij gjë e cila të çon në një kuptim më të madh te besimi Islam. Dijetari i madh Musliman Ibn Utheimin ka thënë: 
"Shikoni se sa shumë njerëz më parë kanë hyrë në Islam për shkak të sjelljes së mirë të Muslimanëve, prej burrërisë, besnikërisë dhe ndershmërisë së tyre në marrëdhëniet e tyre."

Studenti: "Në ditët e sotme shpesh ne e shohim Islamin dhe terrorizmin të përmenden së bashku. Por, çfarë thotë Islami për terrorizmin?"

Imami: "Islami i ndalon të gjitha format e aktivitetit terrorist.  Megjithatë ka disa fraksione ekstreme te njerëzit, të cilët në emër të Islamit, i terrorizojnë si Muslimanët dhe jomuslimanët. Dhe prej grupeve militante më të njohura prej këtyre janë ato të al-Kaedës dhe ISIS në Siri dhe Irak. Këto grupe terroriste në terminologjinë Islame janë quajtur Havarixhë, sepse termi i referohet atyre që rebelohen kundër Islamit dhe Muslimanëve. Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- i ka paralajmëruar Muslimanët për karakteristikat e tyre dhe i udhëzoi ata të qëndrojnë larg tyre, dhe të mbrojnë vetveten nëse ata sulmohen prej tyre. Ata së pari u rebeluan kundër shokëve të Profetit në kohën e kalifit të katërt, Aliut, duke vrarë disa nga shokët më të mirë të Profetit Muhammed -sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-."

Studenti"Pra, pse këto Havarixhë militantë e vështrojnë pjesën tjetër të njerëzimit të prishur dhe në pikëpamjen e tyre të gjithë njerëzit meritojnë të vriten pa mëshirë? "

Imami: "Për shkak se ata besojnë se ata  janë të vetmit që kanë mbetur me besim të vërtetë në Allah, dhe të gjithë të tjerët përveç tyre janë të pafe ose femohues, jeta e të cilëve nuk ka vlerë. Ata e konsiderojnë veten si njerëzit më të zgjedhur të Allahut, dhe se për pastrimin e tokës nga "armiqtë e Allahut", ata duhet t’i ndëshkojnë të gjithë Muslimanët dhe jomuslimanët me vrasje masive. Kjo është pse ata sillen nëpër rrugë dhe hapin zjarr pa dallim mbi çdo burrë, grua dhe fëmijë pa e menduar dy herë dhe pa dhembshuri. Një prej udhëheqësve të tyre pohon haptazi se: "Sot e gjithë bota është tokë jobesimtare, madje edhe Meka dhe Medina."

Këto Havarixhë janë vrasës të pamëshirshëm të cilët nuk kanë aspak mëshirë, ata vrasin njerëz të pafajshëm, të paarmatosur pa asnjë respekt për jetën. Ata nuk gjyqojnë me Ligjet e Allahut, ata janë ligj për vetveten dhe ata nuk kanë asnjë fe tjetër përveç atë që ata kanë shpikur për veten e tyre, ata vrasin pa dallim Muslimanët dhe jomuslimanët. Ata i djegin Muslimanët të gjallë në kafaze, dhe pastaj pretendojnë devotshmërinë për veten e tyre.! Dhe këtë ju e keni dëgjuar vetë prej veprave të ISIS. Profeti ka thënë: 

"Askush nuk ndëshkon me zjarr përveç Zotit të zjarrit." (Ref: Ebu Daudi) 

Havarixhët janë njerëz që nuk kanë mëshirë, prandaj ata nuk tregojnë aspak mëshirë, siç ka thënë Profeti Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-

"Kush nuk tregon mëshirë për njerëzit, All-llahu nuk do të tregojë mëshirë ndaj atij" (Ref : Muslimi) "

Studenti"Cilat janë shenjat e radikalizmit që unë mund të dalloj tek të tjerët në mënyrë që unë mund t’ju shmangem dhe t’i këshilloj ata?"

Imami: "Ka shenja dhe cilësi të qarta që ju mund të shihni tek dikush që përpiqet për të radikalizuar të tjerët. Më lejoni mua të bëj një listë me disa nga shenjat më të qarta të një ekstremisti:

1) Ai vazhdimisht do të fokusohet mbi situatën politike të regjimeve Muslimane në Lindjen e Mesme, dhe do ta bëjë atë pikën kryesore të diskutimit të tij sikur kjo është çështja më e rëndësishme në Islam.

2) Ai do të abuzojë me sundimtarët Muslimanë duke deklaruar që ata janë jobesimtarë dhe të dalur nga feja; dhe pastaj e justifikon revolucionin e dhunshëm në vendet Muslimane nën flamurin"gjykimi është për Allahun!". Një frazë e përvetësuar dhe e keqpërdoruar nga ekstremistët.

3) Ai do të lavdërojë udhëheqësit e ideologjive ekstremiste të tillë si Sejid Kutubi (vdekur 1966). Sejid Kutubi nderohet nga ekstremistët në të gjithë botën nga Bin Laden deri te Anwar El-Awlaki. Ai ishte një udhëheqës i njohur i partisë Egjiptiane, ‘Vëllazëria Muslimane’. Shkrimet e tij kanë një përhapje të gjërë dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Amerikani i lindur Jemenas, terroristi Anwar El-Awlaki dikur mburrej se ai ishte aq i zhytur në shkrimet e Sejid Kutubit aq sa ai ndjeu praninë e Kutubit me vete në qelinë e tij të burgut!

4) Ai do t’i deklarojë të gjithë Muslimanët që e kundërshtojnë pikëpamjen e tij politike si jobesimtarë.

5) Ai shpeshherë do t’i lavdërojë aktet e dhunës së kryera nga terroristët, qoftë kjo e shpërthimeve vetëvrasëse, prerjen e kokës së pengjeve, vrasjen e jomuslimanëve etj. Ju nuk do të dëgjoni dënimin e këtyre akteve të dhunshme të ekstremizmit apo figurave të tyre në gjuhën e tij."

Studenti"Nëse unë shoh gra Muslimane me mbulesë apo burra me mjekra që falen, a duhet të jem i shqetësuar? A do të përpiqen ata të më rekrutojnë mua?"

Imami: "Në asnjë mënyrë. Muslimanët janë urdhëruar të vishen me modesti të falen pesë herë në ditë, të japin lëmoshë, të agjërojnë Ramazanin e të bëjnë vepra të mira. Kështu që kur ti të shohësh gratë Muslimane me mbulesë, burra të veshur me këmisha të gjata dhe mjekra të rritura, mos i merr këto si shenja të ekstremizmit. Ti kurrë nuk duhet të ngatërrosh besimin Islam me ekstremizmin. Shumica e Muslimanëve praktikues janë ata që e ngrejnë zërin më shumë kundër terrorizmit. Të hash mish hallall, të falesh pesë herë në ditë, të rritësh mjekrën dhe të veshesh me një mbulesë nuk janë shenja të Ekstremizmit! Ne duhet të kemi kujdes nga metodat që përdorin ekstremistët për të rekrutuar të rinjtë Muslimanë, djemtë dhe vajzat. Unë jam i sigurt që ju keni dëgjuar raste kur të rinjtë janë larguar nga shtëpia për t'u bashkuar me ISIS, duke lënë pas familjet e tyre. Ata janë përgatitur në internet nga ekstremistët që i kanë bindur ata të fshehin qëllimet e tyre të vërteta dhe besimet e tyre radikale; të gënjejnë prindërit e tyre, të afërmit, mësuesit, dhe në fund të largohen nga shtëpia. Kjo është haram (e ndaluar) në Islam, sepse kjo përfshin mashtrimin, shkakton thyerje të zemrës njerëzve të dashur – dhe sigurisht që bashkimi me një grup militant e kundërshton besimin Islam. Profeti -sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- nuk do të lejonte që njerëzit të largoheshin dhe të linin pas prindërit e tyre në lot. Ju nuk duhet të mashtroheni nga videot dhe fjalimet e ISIS, sepse ata janë shumë të aftë në manipulimin e së vërtetës, duke i bindur lehtësisht njerëzit me keqinterpretimin e tyre të Islamit. Kjo është arsyeja pse shumë prej të rinjve që bien pre e rrjetit të tyre të mashtrimit dhe lënë shtëpitë e tyre, pendohen më vonë dhe tani janë të izoluar mijëra kilometra larg në një zonë lufte ku njerëzit çdo ditë po vrasin njëri-tjetrin."

Studenti"Çfarë mund të bëj unë nëse e di se dikush është duke u përpjekur që të më ftojë mua për t'u bashkuar me ISIS ose grupe të tjera ekstremiste, apo edhe duke planifikuar një sulm terrorist?"

Imami: Ju duhet t’i tregoni dikujt që i besoni; tregoni një prindëri, një mësuesi ose policit. Është një detyrë në Islam për ta shtypur terrorizmin.

Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

"Çdo popull në mesin e të cilit kryhen mëkate, dhe kanë mundësi për t’i ndryshuar dhe nuk i ndryshojnë, atëherë Allahu dërgon dënimin e Tij mbi të gjithë ata."

Kështu që nëse ju dini që dikush është duke kryer një krim ju nuk duhet të heshtni dhe ta lini atë të ndodhë. Allahu dhe Profeti i Tij na kanë udhëzuar ne për të ndihmuar në ndalimin e veprave kriminale.

Studenti"Pra, çfarë thotë Islami për Xhihadin?"

Imami: "Xhihadi në Islam është i formave të ndryshme. Është që të luftosh në rrugën e Allahut; dhe kjo fillon duke luftuar kundër vetes në bindje ndaj Allahut; për të mësuar Islamin në mënyrë të saktë nga burimet e vërteta; të veprosh me atë çfarë ke mësuar; dhe t’ua mësosh atë të tjerëve me durim edhe nëse ju keni vështirësi në atë rrugë. Pra, ky është Xhihadi që dijetari i madh Ibn el-Kajjim (vdekur 752H) ka përmendur. Dhe nga format e Xhihadit është Xhihadi në fushën e betejës në një luftë të drejtë konvencionale. Shembull i një shpallje të ligjshme të luftës ishte ajo e Luftës së parë të Gjirit më 1990-91 pasi Kuvajti u pushtua nga ushtria e Irakut nën udhëheqjen e Sadam Huseinit. Kështu që Arabia Saudite mbrojti kufijtë e saj me përdorimin e ushtrisë së saj të rekrutuar në një aleancë me vendet e tjera. Në vijim janë disa prej parimeve të rëndësishme dhe udhëzime të Xhihadit siç sqarohen nga Dijetarët Muslimanë:

A) Lufta shpallet nga udhëheqësit që kanë qeveri të ligjshme dhe jo nga qytetarë individualë, apo prej terroritësve, kryengritësve dhe predikuesve mbi mindere, apo përmes rrjeteve sociale!.

B) Kjo luftë duhet të jetë për një kauzë të drejtë, në bindje ndaj Allahut, dhe për adhurimin e Tij.

C) Civilët nuk mund të vriten apo dëmtohen në konflikte dhe luftë. Kjo përfshin sigurinë e të gjithë civilëvë: gratë, fëmijët, murgjit, emisarë, mësues, infermierë, mjekë, punëtorë ndihmës dhe të tjerët.Pretendimi i terroristëve se të gjithë jomuslimanët [dhe madje edhe Muslimanët që nuk pajtohen me ta] janë shënjestra legjitime është kundër mësimeve Islame.

D) Personi nuk lufton për përfitime personale, fisnore, pasurisë, apo parti politike, apo për përdhunim dhe plaçkitje, apo për reputacion, famë dhe aventurë. Terroristët e bëjnë të detyrueshëm atë çfarë ata e quajnë Xhihad në çdo situatë dhe kështu e kanë rrëmbyer termin. Ata luftojnë pa një prijës legjitim, ata vrasin ata që nuk është e lejuar për t’i vrarë, Muslimanët dhe jomuslimanët; ata vendosin bomba në zonat civile; ata vrasin veten në shpërthimet vetëvrasëse, e cila është e ndaluar. Ata vrasin ata të cilët prijësit i kanë ftuar në vendet Muslimane nën garantimin e ruajtjes dhe sigurisë. Pra, ajo çfarë ata veprojnë me asnjë fjalë nuk mund të konsiderohet Xhihad.

Studenti“Faleminderit Imam për kohën tënde. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ty.”

Imami: “Kënaqësia është e imja – Paqja bekimi dhe Mëshira  Allahut qofshin edhe mbi ty. 
Ju lutem na vizitoni ndonjëherë xhaminë tonë.

—Përmblodhi materialin: Abu Khadeejah Abdul-Wahid
—Twitter @AbuKhadeejahSP  SalafiPublications.com

Përshtati në shqip me lejen e autorit: Abu Yusuf al-Albani Twitter @Arbrit_Kraja
A’Shkodera Albania 18 Safar 1437 AH. www.esselefussalih.com

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë analistëve, personaliteteve të medias, shkrimtarë, gazetarë, autorë dhe akademikë të shfaqin drejtësi dhe ta shfajësojnë Islamin dhe Muslimanët nga këta Khavarixhë të këqinj, ideologjia e të cilëve është totalisht e papajtueshme me Islamin, siç parapriu më lart.”

Për më shumë informacion në anglisht dhe shqip vizitoni: IslamAgainstExtremism.Com  AbuKhadeejah.com  SalafiBookstore.com  - Salaf.com - Troid.ca - Esselefussalih.com



Ky material u printua dhe u shpërnda nga vëllezërit e Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër. Nuk lejohet botimi apo printimi i këtij materiali pa lejen paraprake të përkthyesit. Kontakt: QendraEdukimi@gmail.com