Tuesday, August 21, 2012

Mbahuni fort gjithë bashkë pas litarit të Allahut dhe mos u ndani


بسم الله الرحمن الرحيم


Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas litarit të Allahut dhe mos u ndani,

Tefsiri i Al’lame Shejh Rabi ibn Haadi el-Medkhali hafidhahUllah.

Thënien e Allahut Azze ue Xhel:

{Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas litarit të Allahut (Kur’ranit) dhe mos u ndani mes jush dhe mbani në mendje Dhuntinë e Allahut përmbi ju, pasi ju qetë armiq mes njëri-tjetrit, por Ai (Allahu) bëri bashkimin mes zemrave tuaja, kështu që me Mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër (në Besimin Islam); dhe qetë në buzë të greminës së Zjarrit, ndërsa Ai (Allahu) ju shpëtoi prej saj. Kësisoj All-llahu jua bën të qarta për ju Ajetet e Tij (provat, treguesit, shpalljet etj ..) në mënyrë që ju mund të udhëzoheni.} (Al-Imran: 103)


Shejh Rabi ibn Hadi (hafidhahUllah) thotë:


"Pastaj Ai (All-llahu) thotë:


{Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas litarit të Allahut}


Kjo është një (shpallje që i adresohet - drejtohet dhe lëshuar) për gjithë Um’metit deri në vendosjen e Orës (Ditën e Kijametit). Ajo që është mbi ne (Umetin), është për t'u mbajtur fort për litarin e All’llahut dhe askush nuk duhet të ndryshojnë / devijojë. Secili prej nesh është përgjegjës për (zbatimin e) kësaj komande madhështore, dhe kjo pra është mbajtja për litarin e Allahut. Thënia: "Të gjithë së bashku" nënkupton Um'metin dhe kjo e përfshin Islamin në tërësinë e vet:


{Hyni në Islam në mënyrë të përkryer (tërësisht)} (El-Bekareh: 208)


Kjo do të thotë: Mos lëni jashtë asgjë prej Islamit dhe mbahuni (kapuni) fort për të. Thënia: "dhe mos u ndani ": është një urdhër për gjithë Umetin për tu mbajtur fortë (për litarin e All-llahut). Kjo gjithashtu është një ndalesë për të gjithë ne për të mos shkaktuar përçarje. Mos e përçani Um'metin (me ato mënyra) që kurë ju veproni diçka, ajo e përçan Um'metin. Se në të vërtetë ky është një krim (mëkat) i madh dhe një çështje e rrezikshme, dhe Allahut i kërkojmë strehim. Kjo pra bie mbi të gjithë ne për të shpejtuar për tu kapur për litarin e Allahun dhe ti thërrasim njerëzit në këtë. Gjithashtu mbi ne është detyrë që të paralajmërojnë kundër gjithçaje prej çështjeve (shkaqeve) të përçarjes, sepse nëse personi kryen një vepër të risis ose një vepër të keqe, kjo vepër të çon në përçarje.


Allahu thotë:


"Vërtet ata që e ndajnë fenë e tyre dhe shpërndahen në sekte e grupe, ti (o Muhammed) nuk ke aspak të bësh me ta."(En-Aam: 159)


Allahu Azze ue Xhel, e ka liruar (nga përgjegjësia) të Dërguarin e Tij Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, prej atyre që e përçajnë Um'metin dhe që shkaktojë përçarje në Fe. Kjo pra është një dëshmi për rreziqet e risisë dhe të vepruarit me te. Ebu Hurejra (radija_Allahu anhu), si dhe të tjerë i dhanë një shpjegim / komentim. Përmendjes së Allahut Azze ue Xhel:


"Vërtet ata që e ndajnë fenë e tyre dhe shpërndahen në sekte e grupe, ti (o Muhammed) nuk ke aspak të bësh me ta."(En-Aam: 159)


Disa prej tyre (dmth dijetarët) e shpjeguan këtë ajet duke thënë se kjo nënkupton Kufrin. Ndërsa disa të tjerë e shpjegojnë se kjo nënkupton çështjet e Risisë. Por Ajeti nënkupton se ai përfshin çështjet e mosbesimit dhe çështjet e risisë. Sa herë Allahu, ka paralajmëruar kundër çështjes së ndarjes, ashtu siç ne e kemi në këtë Ajet, lidhur me fajësimin e atyre që shkaktojnë përçarje (të përmendur) në Suren En-Aam. Kjo është e ngjashme me atë që Allahu ka paralajmëruar dhe 
fajësuar  kundër çështjes se ndarjes në Suren Er-Rum.

Allahu ka thënë:


"Dhe kryeni faljen e rregullt të përcaktuar ditore (Ekimus-Salat) dhe të mos jeni prej Mushrikunëve(politeist / mohues të Njësisë së Allahut, që i vënë shokë Allahut). Nga ata të cilët e shpërbënë fenë e tyre (të cilët e lanë Islamin e vërtetë) dhe u bënë degëzime (sekte) më vete (duke sjellë bidate në fe … si dhe duke ndjekur dëshirat e tyre boshe). Çdo sekt duke u kënaqur me të vetën (me atë që kanë si besimin të tyre)." (Er-Rum 31-32)


Ai (Allahu) e bëri (cilësoj) shkakun e ndarjes të jetë një nga karakteristikat e politeistëve. Ai na urdhëroi (ne) me faljen e Namazit dhe të mos bëhemi sikurse politeistët në çështjet e përçarjes, për tu ndarë në grupe partiake. Këto cilësi janë prej karakteristikave të politeistëve dhe jo nga karakteristikat e Besimtarëve të vërtetë që i binden Allahut dhe urdhrit të Tij, Fesë së Tij dhe legjislacionit të Tij. Kjo pra nuk është prej karakteristikës së atyre që janë të bindur ndaj Allahut dhe të Dërguarve të Tij. Se cilësitë për shkaqet e përçarjes në grupe partiake janë prej karakteristikave të politeistëve, Çifutëve, Krishterëve dhe idhujtarëve.


 " Çdo sekt duke u kënaqur me të vetën (me atë që kanë si besimin të tyre)." (Er-Rum 31-32).


Shikoni pra se në çfarë pikë çështja e devijimit e ka çuar popullin e saj, dhe kjo është se personi (i devijuar) është i kënaqur me gënjeshtrën dhe njer
ëzit e saj. Ai është i kënaqur me risitë dhe i kënaqur me cilësitë e politeizmit dhe për këtë ai ka Hizbijeh. Ai debaton në emër të saj, dhe ai madje lufton për të. Ai bën çmos me të gjitha forcat për mbrojtjen e asaj që është gënjeshtër (kjo pra si rezultat i të qenit i kënaqur me atë që është me të).

Kjo është një çështje që në përgjithësi ka ndodhur në mesin e politeistëve dhe në shumicën e sekteve që ia atribuojnë veten Islamit. Personi (i devijuar) e poshtërson të vërtetën, e shtrembëron atë dhe paralajmëron kundër njerëzve të saj. Ky person mundet që të jetë edhe i përgatitur për të luftuar kundër tyre (dmth. njerëzit e së vërtetës / Dijetarëve) dhe ti vrasin ata. Ai e ndihmon të pavërtetën, sepse Shejtani e ka zbukuruar për të atë që është gënjeshtër dhe devijim, dhe prej dëmit tij, ne i kërkojmë strehim te Allahu Azze ue Xhel. Ai pra është i kënaqur me këtë t'pavërtetë,  dhe kështu ai e rrezikon jetën e tij duke thirrur për në këtë rrugë dhe e shpenzon tërë pasurinë e tij për hir të saj dhe mbrojtjes së saj. Me keqardhje dhe dhimbje të thellë kjo është një çështje që ka ndodhur.


Me këtë që u tha; ku janë ata që ia atribuojnë veten Islamit në lidhje me mëkatet e rënda dhe 
për fajësimin e atyre që shkaktojnë përçarje në Fenë e Allahut, këta (që heshtin) e përçarjnë Um'metin duke patur Hizbijeh (bashkë me ta) për atë që është gënjeshtër. "Dhe mos u përçani". Ka shumë ajete që kanë brenda tyre kanë ndalimin e përçarjes. Gjithashtu edhe Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka ndaluar përçarjen. Ai e fajësoi atë (përçarjen dhe njerëzit e saj) dhe e sqaroi se destinacioni / përfundimi i sekteve të cilat janë në kundërshtim me Menhexhin e Allahut dhe Akiden e Islamit (dhe Sunnetin e tij) është se ata do të jenë në zjarr të Xhehnemit, duke thënë:

"Dhe ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte, të gjitha ato do të jenë në Zjarr përveç njërit, dhe ky është xhemati. "


Prandaj ne i kemi marrë në konsideratë të gjitha masat që duhen marrë për këtë çeshtje duke paralajmëruar për rreziqet e përçarjes dhe risive në Fe - dhe prej kësaj
 i kërkojmë Allahut strehim. Pra ne i kemi marrë të gjitha masat duke e bërë të qartë dhe paralajmëruar dhe duke bërë thirrje për të mos e përkrahur / ndihmuar dhe mbrojtur risinë dhe njerëzit e saj, ashtu siç i kemi marrë masat me disa prej tyre që e pretenduan Selefizmin. Por ata kanë një lidhje dhe bashkim me njerëzit e risive të mëdha dhe rrezikojnë veten dhe jetën e tyre në mbrojtje të tyre. Ata shpallin luftë kundër Ehlus-Sunetit në emër të tyre (dmth. njerëzve të risisë).

Ne kërkojmë strehim tek Allahu prej (të mos qenit në) gjendjen e së keqes dhe i kërkojmë strehim nga ky devijim."

Burimi "Nafahaatul-Hudaa uel-Iman min Maxhaalisil-Kur'an", fq. 46-48 nga el-Alame Shejh Rabi ibn Haadi el-Medkhali, hafidhahUllah.

http://31097.multiply.com/journal/item/137/Hold-on-to-The-Rope-of-Allaah-and-Dont-Be-Divided-al-Allaamah-Shaykh-Rabee-ibn...


Shënim:  Hadithet e më poshtme janë shtesë e përkthyesit (Ebu Jusuf / Arbrit Kraja)

“Kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit të Prijësave të Udhëzuar pas meje, kapuni fort pas tyre me dhëmballët tuaja”

"Dhe ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte, të gjitha ato do të jenë në Zjarr përveç njërit, dhe ky është xhemati. "


Transmetohet nga Irbad Ibn Sarije i cili ka thënë se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na dha një këshillë e cila na i bëri sytë të derdhnin lotë dhe zemrat të frikësoheshin, kështu që ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, kjo sikur është një hytbe lamtumire, kështu që çfarë na këshillon?” Ai tha:

“Ju kam lënë mbi një dëshmi të qartë, nata e saj është sikurse dita e saj, askush nuk devijon prej saj përveç atij që është i devijuar, dhe kushdo mes jush që do të jetojë gjatë ka për të parë shumë polemika, kështu që kapuni pas asaj që dini nga Suneti im dhe Suneti i Prijësave të Udhëzuar (Khulefai-Rashidin) kapuni pas tyre me dhëmballët tuaja, dhe vazhdoni të bindeni edhe nëse ajo (bindja)  është për një rob Abisinian (Etiopian) sepse besimtari është si ajo deveja e nënshtruar, kudo që e drejtojnë, ajo ndjek nga pas.” 
Trs: Ahmedi 4/126, Ibn Maxheh nr.43, Hakimi 1/96 dhe të tjerë, Hadith Hasen.


Nga Enes bin Malik transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,  ka thënë:

“Ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte, të gjitha ato do të jenë në Zjarr përveç njërit.”
 Ata (Sahabët) pyetën:
“Kush është ky sekt o i Dërguari i Allahut ?”
 Ai iu përgjigj:
“Janë ata që janë në atë që jam unë sot dhe shokët e mi.”

Trs: Taberani në Mu’xhemus-Sagijr nr.724, Tirmidhi 2641, Hakimi 1/125.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër : 15 të Ramazan 1433  deri me 2 Sheual 1433

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.