Sunday, September 25, 2016

Shejkh Muhammed Ibn Hadi el-Medhkali | A del personi prej Selefizmit kur ai rren për dijetarët?

esh-Shejkh, Allameh Muhammed Ibn Hadi el-Medk'hali hafidhahullaah.

Pyet: A del personi prej Selefizmit kur ai rren për dijetarët?

Shejkh Muhammed Ibn Hadi el-Medk'hali hafidhahullaah, përgjigjet.

I themi: Jo, ai nuk del prej Selefizmit, por ai është një Selefi i lig (faasikan), rrencak (kedh-dhaben).

Lajmet që ai përcjell nuk përdoren për argument -dëshmi-, dhe as fjala e tij nuk pranohet; ky është një përson i pabesueshëm.

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani
Mesxhid ‘UTHMAN IBN AF-FAN’
A’Shkodera Albania 23 Dhul Hixheh 1437

Tuesday, September 20, 2016

Gjykimi i Fesë Islame mbi mbartjen e nuskave, hajmalive dhe yshjeve

Gjykimi i Fesë Islame mbi mbartjen e nuskave, hajmalive dhe yshjeve (varseve dhe bylyzykëve)  

Të gjitha falenderimet i takojnë vetem Allahut, Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait dhe Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë ata.

Në vijim:                          Mesazhi i Fesë Islame:

Aspekti më i rëndësishëm i Fesë Islame dhe baza e tij më madhështore është thirrja për në adhurimin e Allahut, Zotin e Gjithësisë, Një të vetëm pa i bërë Atij shok në çdo aspekt të adhurimit. Kjo ishte pika e fillimit të thirrjes së të Dërguarve nga Nuhu te Musai, Isai dhe në fund Muhammedi (صلى الله عليه و سلم). Thotë Allahu i Madhërishëm: "Ne kemi çuar te çdo Ummet (popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç e përkrah Allahut)" (Ku’rani. 16:36)

Gjykimi i Fesë Islame mbi mbajtjen e nuskave, hajmalive dhe yshjeve (varseve dhe bylyzykëve)

Praktika për shkrimin e ajeteve Kur'anore, duave, dhikrit apo emrave të Allahut në copa letre apo lecka dhe për t'i vendosur ata në trup në formë gjerdani, bylyzyku, varseje etj, nuk është transmetuar nga Profeti  (صلى الله عليه و سلم) e as nga shokët e tij. Çdo musliman e di që shembulli më i mirë për t'u ndjekur është vetë Profeti (صلى الله عليه و سلم). Pra, nëse Profeti dhe shokët e tij nuk i kanë përdorur hajmalitë si një mjet për mbrojtje apo për të larguar të keqën, ose si një mjet për të sjellë mirë, atëherë asnjë musliman pas tyre nuk ka pse duhet t’i përdori ato. Feja Islame është plotësuar dhe përsosur nga Allahu i Lartësuar.
Allahu i Lartësuar, thotë në Kur’an: 

“Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si fe.” (Ku’rani 5:3)

Një fe që është e plotësuar dhe e përsosur nuk i nevojiten risi, rituale apo adhurime të reja. Falënderimet i takojnë vetëm Allahut që ju mjaftoi muslimanëve me atë që është shpallur në Kur'an dhe në Sunnetin Profetik, dhe askush nuk i ka kuptuar këto dy shpallje më mirë sesa shokët e tij, Sahabët.
Gjithashtu, Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:

“Kush vepron një vepër që nuk është në përputhje me Fenë tonë, atëherë ajo është e refuzuar.” (trs: Buhari - Muslim)

Ky hadith është argument se një vepër adhurimi nuk mund të veprohet përderisa nuk është e mbështetur me evidencë (nass) nga Kur’ani dhe Sunneti, sipas kuptimit të Sahabëve. Shpeshherë njerëzit mundohen t’i përdorin ajetet Kur’anore dhe hadithet profetike jashtë kontekstit për të mbështetur risitë e tyre në fe, por është kuptimi i Sahabëve që e shfaq (e bën të dukshëm) gabimin e tyre. Njeriu duhet që gjithmonë të pyesi: “A e kanë bërë Sahabët atë cfarë ne jemi duke thirrur për ta bërë?” nësë përgjigjja është: “Jo, ata nuk e kanë bërë”, atëherë as ju mos e bëni atë vepër. Në lidhje me Sahabët RadijAll-llahu anhum, Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an (2:137)

“Kështu pra, nëse ata besojnë kësisoj, ashtu sic besoni ju (o shokët e Profetit), atëherë ata janë të udhëzuar (në Rrugë të Drejtë), por nëse ata shmangen, atëherë ata janë në kundërshti me të vërtetën e të shmangur prej saj.”

Kështu që ndjekja dhe pasimi i Sahabëve është detyrim. Nuk ka dyshim që Profeti (صلى الله عليه و سلم) e ka lejuar rukjen që t’i recitohet një përsoni që është i prekur me sëmundje nga syri i keq ose magjia. Kjo bëhët nëpërmjet recitimit të Kur’anit ose (duave), por ai (صلى الله عليه و سلم) kurrë nuk ka urdhëruar vendosjen apo varjen e hajmalive me ajete Kur’anore nëpër trup, apo në kafshën e udhëtimit, apo në shtëpi dhe vende pune. Nuk ekziston asnjë transmetim i saktë për lejueshmërinë e përdorimit të tyre. Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë: 

“'M'i tregoni  mua ato rukjet tuaja që t'i shoh. S’ka dëm në rukje përderisa nuk përmbajnë shirk.” (trs:Muslimi, nr.200)

Dijetarët kanë rënë dakort që rukjet janë të lejuara për sa kohë ato i përmbahen kritereve te lartpërmendura, dhe se personi beson që rukja është një formë që do të sjellë dobi vetëm se me lejen dhe caktimin e Allahut. Është transmetuar se Profeti (صلى الله عليه و سلم) i është lutur Allahut që t’ia mbrojë dy nipërit e tij, Hasanin dhe Hysejnin duke thënë: 

“Unë i lutem Allahut për ju me Fjalët e Tij më të Përkryera, që t’ju mbrojë ju nga cdo shejtan, egërsirë e keqe dhe prej cdo syri të keq.” (trs. Et-Tirmidhi, Ebu Davud)

Prej kësaj duhet të jetë e qartë që varja e ajeteve Kur’anore dhe duave në trup etj, është një vepër -bidat- e ndaluar, për të cilën nuk ka asnjë argument të saktë nga Kur’ani dhe Sunneti Profetik. Nëse dikush dëshiron që të kërkoje mbrojtje, ai duhet të recitojë nga Libri i Allahut dhe duatë autentike. Ndërsa për atë cfarë ndodh zakonshëm në shumë komunitete muslimane ku njerëzit varin hajmali, nuska ose varëse që nuk janë nga Kur’ani, atëherë kjo është edhe më e rrezikshme, sepse ajo konsiderohet Shirk (sh.p. një formë e politeizmit). Dhe në një transmetim tjetër, Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë: 

“Ai që mbart hajmali, ka bërë shirk.” (Es-Sahehah” nr. 492)

Gjithashtu Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë: 

“Të mos mbetet asnjë gjerdan, qafore prej litarit në qafën e ndonjë deveje, përvecse të këputet ajo dhe të largohet prej aty.” (trs: Buhari Muslim)

Këtu i Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) urdhëron që hajmalitë të largohen. Ruwejfi’ ka thënë: se i Dërguari Allahut (صلى الله عليه و سلم) me tha mua: “O Ruwejfi’, ndoshta do të jetosh shumë gjatë, kështu që pasi të jetosh gjatë, lajmëroji njerëzit se ai i cili e lidh nyje mjekrën e tij, apo e lidh si (hajmali) qafore / gjerdan litarin, apo pastrohet prej nevojave fiziologjike përmes bajgave të kafshëve, apo me asht (kockë), atëherë njoftoi njerëzit se kush vepron kështu, Muhammedi (صلى الله عليه و سلم) është i distancuar prej tij.”  (trs: Ebu Daud, Sahih El-Xhami nr 7910)

Gjithashtu i Dërguri Allahut (صلى الله عليه و سلم) ka thënë: “Kush var dicka (si hajmali) lihet në dorën e saj.” (trs. Ahmed dhe Et-Tirmidhi) Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Ai i cili e lidh një gjë, (pavarësisht cfarë është ajo, e lidh atë në trupin e tij dhe zemrën e tij e lidh për atë gjë), atëherë ai lihet nën kujdesin e asaj gjëje.”

Se’id ibn Xhubeir thotë: “Ai i cili e këput një hajmali prej një përsoni e ka shpërblimin sikur me liru një rob.” trs nga Waki’. Kuptimi "sikur me liru një rob", është, se ajo -këputja e hajmalisë- është e barabartë me atë në shpërblim. Shejkh Abdul-‘Aziz Ibn Baz –Allahu e Mëshiroftë- në komentin e tij në këtë pikë ka thënë: "Kjo në realitet është se ai do ta lirojë këtë rob nga zjarri, dhe liria nga shirku është më e mirë sesa liria nga robëria" Shejkh Ahmed En-Nexhmi –Allahu e Mëshiroftë- ka thënë: "Prej kësaj që parapriu ne dimë që disa njerëz varin hajmalitë në vetet dhe fëmitë tyre - dhe zemrat e tyre janë të lidhura me këto hajmali duke besuar që ato mund të largojnë sëmundjet dhe syrin e keq …etj prej tyre. Sa shumë njerëz kemi parë që janë të lidhur me këto hajmali? Dhe sikur ju ta provonit për t’ja hequr hajmaline njërit prej tyre, ai mendon se ju jeni duke e hedhur atë drejt vdekjes se tij! Disa njerëz u varin kafshëve, mjeteve, shtëpive, etj. të tyre hajmali duke pretenduar se ata jane shkak per të larguar syrin e keq dhe xhindet. Të gjitha këto janë të palejueshme për një musliman që të merret me to, sepse këto janë lidhje dhe mbështetje në dicka tjetër pos All-llahut të Lartësuar. "Nga ky diskutim i shkurtër, duhet të jetë shumë e qartë- për këdo që dëshiron të ndjekë argumentet- se mbajtja e hajmalive dhe nuskave (simboleve) nuk është prej udhëzimit të fesë Islame. Vërtetë këto hajmali vetëm që ia shtojnë personit dobësinë. I Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) pa një burrë që mbante një bylyzyk bronxi.


Kështu që ai (صلى الله عليه و سلم) e pyeti: "çfarë është kjo?”,  ai u përgjigj: "Se ai e mbante për t’a mbrojtur atë nga një sëmundje që e dobësonte." Kështu që i Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) i ka thënë: “Hiqe këtë prej trupit tënd, se kjo nuk ta shton përvecse dobësi”, dhe i ka thënë: “Nëse ti vdes me këtë gjë në trupin tënd, ti kurrë nuk ke për të shpëtuar” (trs. Ahmed, Ibn Hiban dhe e saktësoi El-Hakim, dhe Edh-Dhehebiu ka rënë dakort) 

Fallxhorët, Magjistarët dhe Astrologët.

Muslimanit nuk i lejohet që të shkojë te fallxhorët –ata që lexojnë filxhanin- dhe magjistarët, te ata që pretendojnë se kanë dije për të fshehtën dhe të ardhmen. Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:

"Kush shkon tek fallxhori dhe e pyet atë për ndonjë gjë, namazi i tij nuk do të pranohet për dyzet ditë." (Muslimi 2230)

Gjithashtu në një hadith tjetër të saktë transmetohet se Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë: 

"Kush shkon tek një fallxhor ose magjistar dhe e beson për atë që ai thotë, në të vërtetë ka mohuar atë që i është zbritur Muhammedit (صلى الله عليه و سلم)." (Ebu Davudi 3904)

Fallxhorët marrin frymëzim nga xhindët, pa marrë parasysh nëse ata e perceptojnë atë apo jo. Në një hadith të saktë nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, transmetohet se Profeti (صلى الله عليه و سلم) ka thënë:

“Kur All-llahu vendos për një çështje në qiell, Melekët i rrahin krahët e tyre si nënshtrim për Fjalën e Tij, si të jetë ai (zëri i Fjalës që dëgjohet) si një zinxhir që tërhiqet mbi shkëmbinj të lëmuar -duke arritur ky zë tek të gjithë- dhe duke bërë që ato të jenë të tmerruar.” “…Dhe kur u largohet Melekëve frika, ata pyesin Xhibrilin alejhi selam: “Çfarë ka thënë Zoti ynë o Xhibril?” dhe Xhibrili thotë: “(Zoti ynë) Ka thënë të vërtetën! Dhe Ai (All-ll ahu) është më i Larti dhe më i Madhi.” Ndërkohë xhindët e dëgjojnë atë vjedhurazi, dhe ata rrinë njëri mbi tjetrin kështu i pari dëgjon një fjalë dhe ja përcjell atij që ndodhet poshtë tij, pastaj ky ia thotë tjetrit më poshtë, e kështu me rradhë, derisa i fundit i tyre e dërgon fjalën në gjuhën e magjistarëve ose fallxhorëve. Shpeshherë shkëndija (rënia e yjeve) mund ta godasë Xhindin e keq para se ai të përcjellë fjalën, por ndonjëherë ai mund ta përcjellë atë edhe para se të goditet, pastaj falltari ose magjistari i shton asaj –fjale- njëqind gënjeshtra. Pas kësaj, njerëzit, duke përmendur arsyen pse u besojnë fallxhorëve, thonë: “A nuk na tha një ditë kështu e kështu?” Kështu -që njerëzit i besojnë fallxhorët- për shkak të fjalës që u dëgjua nga qielli.” (trs: Buhari nr 4701)

Nga ky transmetim i saktë, në mënyrë të qartë shpjegohet se si fallxhorët e marrin informacionin e tyre, edhe pse lajmi që ata marrin është i paqartë, dhe kryesisht i pavërtete. Megjithatë, shumë njerëz në naivitetin e tyre mbajnë mend të vetmen thënie të vërtetë nga njëqind gënjeshtra dhe kështu ata zhvillojnë një varësi të rrezikshme me fallxhorin, i cili si shkëmbim merr para nga klientët e tij. Nuk është e pazakontë që në këto kohë të shohësh fallxhorët duke e përshkruar vetveten e tyre në Islam, të cilët e shfaqin në pamje të jashtme devotshmërinë. Ata përfitojnë nga muslimanët e paditur, që nuk e dinë seriozitetin -rëndësinë- e kësaj cështjeje. Prandaj një muslimanit i kërkohet të dijë për besimin Islam dhe gjithashtu të dije atë cfarë e kundërshton atë. Është obligim për t’ju përmbajtur udhëzimit të Profetit (صلى الله عليه و سلم) në qëndrimin larg nga këto çështje që kundërshtojnë besimin e njeriut ndaj All-llahut, të Madhërishmit të Lartit. Askush nuk e di të fshehtën, ose të ardhmen, përveç All-llahut, ashtu siç Ai e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij (صلى الله عليه و سلم) për të shpallur: 

Thuaj (O Muhammed (صلى الله عليه و سلم)) . :“Unë nuk ju them se unë kam Thesaret e Allahut, as edhe që di Gajbin (të fshehtën, të panjohurën) : nuk ju them as edhe se unë jam melek. Unë vetëm ndjek cfarë me shpallet mua (me Frymëzim Hyjnor).” (Kur'an 6:50)

Allahu i Lartësuar, gjithashtu thotë: “Të pyesin ty (Muhammed (صلى الله عليه و سلم)) për Kijametin, -kurë do të jetë casti i përcaktuar për të ? Për të cilën ti nuk ke asnjë dije të thuash ndonjë gjë. Zotit tënd i përket dija e përcaktimit të saj. Ti (Muhammed (صلى الله عليه و سلم)) je vetëm këshillues i atyre që i frikësohen asaj.” (Kur’an 79: 42.45)

Pra, nëse vetë Profeti i Allahut (صلى الله عليه و سلم) nuk e ka ditur të fshehtën, kështu që si mund ta dije dikush tjetër përveç tij?! Çdo informacion që i Dërguari i Allahut (صلى الله عليه و سلم) përcolli për të fshehtën, si Xhehennemi, Xhenneti dhe shenjat e Kijametit të gjitha këto ishin me anë të shpalljes nga Allahu i Lartësuar. Askush nuk mund të pretendojë që ka marrë shpallje pas vdekjes së tij (صلى الله عليه و سلم). Çdokush që pretendon që ka dije për të fshehtën e ka kundërshtuar Kur'anin, Sunnetin dhe konsensusin e Ehlus-Sunneh uel-Xhemah të gjeneratave të hershme -ata kanë pohuar një të drejtë që është vetëm për Allahun, të Lartësuarin, sepse Ai është i Vetmi që e di të fshehtën. Për më tepër, fallxhorët dhe magjistarët kërkojnë ndihmën e shejtanëve nga mesi i xhindëve për të arritur qëllimet e tyre -dhe ky është mosbesim i qartë. Kështu o Musliman qëndroni larg këtyre njerëzve dhe metodave të tyre dhe besoni vetëm në All-llahun e Lartësuar, kërkoni vetëm ndihmën e Tij, shpëtimin e Tij dhe kërkoni mbrojtje vetëm nga Ai, dhe Ai (All-llahu) do t’ju japë ju lehtësim dhe rrugëdalje për vështirësitë tuaja.

Përmblodhi: Abu Khadeejah Abdul-Wahid  hafidhahullaah
Twitter @AbuKhadeejahSP Mesues ne Salafi Publications.

Përshtati me lejen e autorit: Abu Yusuf al-Albani kontribues ne Mesxhid ‘Uthman Ibn AF-FAN’ @Qendra_Selefije  Shkoder Twitter @Arbrit_Kraja
Shkoder 10 Dhul Hixhah 1437 AH. www.esselefussalih.com

Për më shumë informacion në anglisht dhe shqip vizitoni: TawhidFirst.Com | AbuKhadeejah.com | Aqidah.com | SalafiSound.com | Barelwis.com | SalafiBookstore.com | Salaf.com | Troid.ca | Esselefussalih.com |
Ky material u printua dhe u shpërnda nga Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër.

Nuk lejohet editimi, botimi apo printimi i këtij materiali pa lejen paraprake të përkthyesit. Kontakt: jusufal-albani@hotmail.com


Donacionet tuaja janë të mirëpritura për të ndihmuar në botimin dhe shpërndarjen e më shumë fletushkave falas. Mund të kontriboni në PayPal; email: jusufal-albani@hotmail.com

Thursday, August 25, 2016

A mundet një motër të shkojë në pishinë ku janë vetëm vajza - apo te hyjë në dhomat e provave nëpër dyqane?


Pyetje: A është e lejuar për një motër qe te shkoje për te notuar ne një pishine ku ka vetëm gra me pretendimin se te gjitha janë te mbuluara.
Përgjigje:

Përgjigjja është JO dhe kjo është fetvaja e Shejkh Ubejd el-Xhabirij (Allahu e ruajte) dhe e Shejkh Abdullah el-Gudejan (Allahu e mëshiroftë) dhe e disa dijetareve të tjerë, dhe kjo është për shkak të disa arsyeve të ndryshme. 

E para është hadithi, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

”Është e ndaluar për një grua që të heqë xhilbabin (mbulesën) e saj jashtë përveçse në shtëpinë e babës së saj dhe burrit të saj”
Është e ndaluar për atë (Motrën) që të zhveshë veten e saj, dhe po kështu kur ti motër shkon në një dyqan dhe shikon qe dëshiron te blesh ndonjë rrobe aty, mos i përdor dhomat e zhveshjeve te tyre sepse nuk është e lejuar për ty qe ti te përdoresh dhomat e zhveshjeve te tyre dhe qe ti te heqësh mbulesën tende ne dhomat e zhveshjeve te tyre (dyqaneve), pra kjo nuk është mënyra për ta bere atë, por ti duhet te dish se çfarë po kërkon dhe po qe se nuk ndodhet aty ti nuk flet shume, por e le dhe ikën nga aty, dhe ti mos u zhvesh aty ne dhomat e tyre. Kjo është e para gjë:

”Qe nuk është e lejuar për ty qe te heqësh mbulesën tende jashtë shtëpisë tende” 

Dhe e dyta: disa prej grave erdhën tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për te pyetur rreth përdorimit banjave publike dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u tha :

” Është e mallkuar ajo grua e cila përdore banjat publike”
 
Dhe se kjo nuk është e lejuar për ty qe te përdoresh banjat publike ku gratë mblidhen te gjitha se bashku ne atë pishine, kështu qe nuk është e lejuar për ty qe ta besh ketë, sidoqoftë nëse burri yt është i mire dhe i pasur ai mundet qe te ndërtoje ty një pishine ne shtëpi Insha'Allaah.


Shenim

Fetvaja është e Shejkh Ubejd el-Xhabiri hafidhehullaah dhe e Shejkh Abdullah el-Gudejan rahimehullaah, dhe përcillet nga vëllai ynë Selefi Abu Khatixhah Allahu e ruajte.


Nga 
www.salafipublications.com Birmingham Uk.

Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)

Shkodër janar 2012

Tuesday, July 5, 2016

Duhet ta Lexoni fjalen dhe Sqarimin e Detajuar te Shejkhut tone: Shejkh Ubejd el-Xhabirij per Agjërimin me ASTRONOMI

Shejkhu jone: pyetja e trete...pyesin: a te agjerojme fshehtas ne diten e bajramit apo dy ditet e bajramit nese vendi jone ben fiter bajramin para Saudise me nje dite apo dy?
Pastaj a te shkojme te falim  bajramin me ata ne musal-la?
Dhe pyetja e trete dhe e fundit tek ata: a e kane ata obligim zevendesimin e asaj (dite) qe ata kane bere  fiter bajramin me vendin  e tyre duke penguar demin (te keqen) dhe duke marre ne konsiderate se demi nuk eshte se bie mbi cdo person -.

Pergjigja e shejkh Ubejdit -All-llahu e ruajt-:
Dhe pergjigja e jone per meselen qe ka lidhje me agjerimin dhe fitrin me ndjekjen e atyre qe bazohen ne astronomi;
Them:

Se pari: ua permenda ju para nje pyetjeje apo dy ne pergjigje se nuk merret ne konsiderate llogaritja astronomike por ajo qe merret ne konsiderate eshte shikimi; sikurse e permenda me pare ne argumente dhe qe i degjuat ne gjuhet arabe dhe angleze.

Se dyti: nese banoret e atij vendi jane  prej atyre qe sunduesi i tyre nuk bazohet ne shikim, por bazohet ne astronomi; origjina eshte se ata nuk e ndjekin ate (sunduesin) sepse kjo eshte ne kundershtim me sunnetin e  Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem, nuk e ndjeki  ate as ne agjerim e as ne fitr.

Ata per kete mesele kane dy situata.

E para: te kene frike autoritetin, forcen dhe shtypjen e sunduesit zullumqare ...  atehere ne lidhje me agjerimin ata jane  ne zgjedhje pa dyshim, ose te bejn fitrin fshehtas, ose ta konsiderojne ate nafile. Dhe nuk lejohet qe ata ta konsiderojne ate obligim.

Kjo eshte ne ....... dhe ne rastin e fitrit, ata duhet qe te bejne fiter fshehtas....
(Dhe mendoj se me e sakta eshte:" ata duhet te agjerojne fshehtas" sikurse eshte tek saktesimi i shejkut ne fund te fevase , All-llahu e din me se miri) ...nese kane frike prej tij (sunduesit zullumqare).

Dhe me ane te kesaj e mesoni (ju behet e ditur) se nese ata nuk kane frike autoritetin, forcen dhe shtypjen e atij sunduesi zullumqare; atehere ata nuk e ndjekin ate as ne agjerim e as ne fitr.

Ata ndjekin ata te cilet perpiqen dhe bejne te pamunduren ose ndjekin ato shtete te cilat bejne te pamunduren ne kerkimin e shikimit te hilalit (henes) ne perputhje me sheriatin e Muham-medit sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem.

Situata e dyte: eshte se ata nuk e kane frike ate (sunduesin zullumqare), ai as nuk i ndjek dhe as ka interes (se cfare bejne ne agjerimin dhe fitrin e tyre), atehere ceshtja per keta eshte e qarte.

N.q.s. vendi i tyre agjeron bazuar ne astronomi ,ata nuk agjerojne.

Gjithashtu nese ata bejne fiter bajramin ....nese vendi ben fiter bazuar ne astronomi, ata nuk bejne fiter bajramin.

(Ne kete situate) ata ndjekin shtetin me te besueshem ne kerkimin e shikimit te hilalit ne agjerim dhe ne fiter.


Saktesimi prej shejkhut:
Dhe namazi i bajramit me muslimanet ndjek ( ne gjykim) ate qe detajuam ne lidhje me agjerimin dhe fitrin.
Por mund te kete persona te cilet kane pozite ne shtet dhe keta nuk i fshihen syrit (vemendjes) se tij( shtetit).
N.q.s. ata kane frike demin dhe autoritetin e shtypjen e sunduesit , bejne fiter fshehtas dhe prezantojne namazin e bajramit... me falni: ata agjerojne fshehtas.


Perktheu: Astrit Hoxha

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=113734

Sqarim rreth Dyshimeve qe perhapen se mos falja e bajramit bashke me ata qe nuk pasojne shikimin e henes...eshte percarje?

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

Bismil’lah El-Hamdulil’laah ue salatu ue selamu ala ResulUllaah
Emma ba'd

Es-Selamu alejkum ue rahmetullaahi ue barakatuhu.

      Vëllezër të dashur Selefi, Elhamdulil-lah sot në akshamin e 8 Dhul Hixhes 1433  (23-10-2012 /rreth orës 18:00) me lejen e Allahut Azze ue Xhel, na u mundësua që nëpërmjet vëllezërve tanë Selefij të Salafi Publication me qendër në Birmingham, nëpërmjet vëlla Abdulilaah Lahmamit Allahu e ruajtë dhe e shpërbleftë, i cili ndodhej në Medine pranë Shejkh Ubejd El-Xhabiri  hafidhehullaah, na u bë e mundur që ne nëpërmjet tij t'ia drejtojmë një pyetje shumë të detajuar Shejkhut dhe prindit tone Shejkh Ubejd El-Xhabiri hafidhehUllahu Teala, rreth situatës së Bajramit që do të falet ditën e enjte këtu tek ne në vendin tonë- Shqipëri- (kjo sipas lajmërimit të komunitetit) dhe ditën e Xhuma ti bëjmë Kurbanet (po ashtu dhe kjo sipas lajmërimit të komunitetit), duke ja bërë të qartë në detaje pikë për pikë se si është gjendja këtu tek ne në Shqipëri dhe se këtu tek ne komuniteti Musliman ndjek kalendarin dhe jo shikimin e hënës, gjithashtu është pyetur edhe për veçimin tonë nga falja e Bajramit me komunitetit tone ne shesh, të dalim apo mos të dalim në Bajram me ta. Po ashtu i është theksuar rëndësi edhe pasojave…-sic thone disa shebab se kjo shkakton percarje-…qe mund te ndodh prej veçimit tonë. Pyetja është bërë në prani të vëllezërve tanë Selefij këtu në Shkodër Ebu Jusuf el-Albani - Arbrit Kraja dhe vëlla Tauland Kadija - Bilali Shkodrës.

Posedohet Audio e plote.
Përgjigjja është marrë në Arabisht dhe Anglisht.


       Kjo është përgjigjja e Shejkh Ubejd el-Xhabirij HafidhehUllaah

           Ustadh Abdulilaah Lahmami hafidhehullaah: Shejkh Ubejdin e kemi pyetur dhe i kemi thënë: o shejkh, disa vëllezër nga –Shkodra- Shqipëria na kanë lajmëruar se Muslimanët atje, do të bëjnë Bajram ditën e enjte, dhe dita e Arafatit për ta do të jetë të mërkurën. 

     Shejkhu tha: Kjo nuk është e saktë. Si kjo kështu?!! Njerëzit, Ymeti do të bëjë Bajram ditën e Xhuma, po ashtu dita e Arafatit do të jetë të enjten, si pra ata do ta bëjnë të enjten Bajram?!! Shejkhu tha: lërini ata! lërini dhe mos iu bashkanjgjitni atyre. Ju bëni Bajram ditën e Xhuma, bashkë me Muslimanët.

     Pyetësi: Mirë! Ju a ja shpjeguat Shejkhut se Komuniteti ynë nuk pason shikimin e hënës.

      Abdulilaah Lahmami: Kjo nuk është problem o vlla, çfarëdo që të ndjekin… dita e Kurban Bajramit është bërë e qartë, dita e Arafatit është bërë e qartë, e gjithë bota nuk bie në kundërshtim për këtë.

      Pyetësi: dmth ne të mos dalim për Bajram me ata?

     Abdulilaah Lahmami: Si të dilni me ata?!! në një kohë kur ata do të kundërshtojnë gjithe ymetin. Njerëzit –Ymeti- do të mblidhen të enjten në Arafat, ndërsa ju do të agjëroni të mërkurën?!! E çuditshme!

Pyetësi: A të mblidhemi –ne Selefite- ditën e xhuma?

Abdulilaah Lahmami: Pa dyshim, Shejkh Ubejd tha: lërini ata, kjo nuk është e saktë. Si do të bëjnë Bajram ditën e enjte?!! T’u ikë shpërblimi i agjërimit të ditës së Arafatit?!! SubhanAllah! (Mbaroi biseda rreth pyetjes).

      Më pas biseda vijim mes vëlla Ebu jusuf el-Albani - Arbrit Kraja dhe vëlla Abdulilaah Lahmamit i cili në atë moment ishte i pranishëm pranë Shejkh Ubejd El-Xhabiri hafidhehUllahu Teala, në Medine.

Mbas komunikimit të mbrëmshëm me Shejkh Ubejd el-Xhabiri hafidhehUllaah, sot 24 / 10/ 2012 rreth orës 10:30 paradite, vëlla Astrit Hoxha –Allahu e ruajte- dhe vëlla Ebu Jusuf el-Albani nga Shkodra e kanë kontaktuar  përsëri vëlla Ebu Khatixha Abdul Uahid  hafidhehullaah, i cili ndodhej në Haxh, vëllezerit e kanë parashtruar përsëri pyetjen në mënyrë të detajuar dhe të sqaruar qartë rreth situatës aktuale në vendin tonë në mënyrë që të jetë vendimtare dhe sa më kuptimplotë.

     Ustadh Ebu Khatixha - All-llahu e ruajtë-  përcjell dhe thote se mbas komunikimit që kishte patur përsëri me Shejkh Ubejdin hafidhehUllaah per situaten tuaj ne Shkoder.  Ebu Khatixha…Shejhku hafidhehUllaah, më tha se nëse ju (Selefite) e keni parë të qartë hënën me sytë tuaj në fillim të Dhul Hixhes dhe ka qenë shumë e qartë për ju ajo çfarë ka ndodhë në Arabinë Saudite (rreth shikimit të hënës), atëherë ju ndiqeni Dhul Hixhen në vendin tuaj. 

Por!!!  nëse është e bazuar prej kalendarit atëherë në këtë rast ju duhet të ndiqni Arabinë Saudite, kështu pra nëse ata e kanë vendosur fillimin dhe mbarimin e ramazanit prej kalkulimeve të tyre atëherë ju nuk duhet ti ndiqni ata, por nëse ata e kanë filluar ramazanin me anë të shikimit të hënës atëherë ju duhet ti ndiqni ata.

    Dhe po ashtu Shejkhu hafidhehullaah, është pyetur: Po nëse një Selefi që është imam Xhamie në një prej Xhamive të komunitetit, si të veprojë në këtë rast?

     Shejkhu HafidhehUllah, ka thëne se; Ai të mos e prezantojë namazin e Bajramit me ta. Vetën në rastin nëse komuniteti e detyron që ai ta bëjë atë, dhe ai në këtë rast friksohet prej dëmit të tyre, kështu që në këtë rast ai e prezanton namazin me to, por jo me zemrën e tij, dhe ai për këtë i frikësohet Allahut Azze ue Xhel. Por ai duhet të përpiqet qe te beje te munduren që të komunikojë me ta për ta zëvëndësuar atë me dike tjetër. Fund Shkodër 9 Dhul Hixhe 1433.

Allahu e shpërbleftë Shejkh Ubejd me Xhennetin Firdeus, që na qëndroi pranë deri në orët e vona mbas jacisë së 9 Dhul Hixhes, po ashtu dhe vëllezërit tanë Selefi të Salafi Publication, si Ebu Khatixhen - Abdul Ilaah Lahmamin dhe Ebu Hakim (Bilal Davis) dhe po ashtu stafin e Mektebes Selefije të Birmingamit-Salafi Publications. 
Baarakallahu Feek

Ebu Jusuf el-Albani – Arbrit Kraja-  Shkodër 9 Dhul Hixhe 1433.


Ue sal-lAllahu Ala Nebijina Muhammed

Tuesday, June 28, 2016

Du'aja Kunutit Lidhur me ngritjen e duarve dhe thënien 'Amin ' me zë të lartë pas Du'aas së thënë

Du'aja Kunutit
Lidhur me ngritjen e duarve dhe thënien 'Amin ' me zë të lartë pas Du'aas së thënë 

Shejkh' Ubeid el-Xhabiri hafidhehUllah

Shejkh ' Ubeid el-Xhabir: Unë personalisht nuk e konsideroj të lejueshme për të shtuar në Kunut dhe zgjatjen me lutje shtesë, për shkak se kundërshton Sunnetin.

Pyetje nr. 65:

    Gjatë namazit te Teravive, ndërsa Imami është duke recituar lutjet përfundimtare në Kunut, çfarë gjykimi ka lidhur me thënien 'Amin me zë të lartë pas Du’ave që thuhen, si dhe për ngritjen e duarve dhe lutjet shtesë?

Përgjigje nga Shejkh Ubeid 'el-Xhabiri  hafidhehUllah:

Kjo pyetje ndahet në tri pjesë.

      Së pari, lidhur me thënien 'Amin "pas imamit në namaz, nëse është në namazin e Vitrit ose në Tehexhud (e mesnatës) ose ky lloj i namazit, atëherë nuk ka asgjë të keqe me këtë. Dhe ju mund të vazhdoni ta bëni këtë, dhe se është e lejuar për ju të thoni "Amin" pas Imamit. Kjo ndodhë kur ai që falet e dëgjon Imamin duke thënë Du'a të tilla si 'Allaahumme ...' [ose 'Rabbena']. Megjithatë, kur Imami është duke e Lartësuar All-llahun Aze ue Xhel, atëherë ju nuk thoni "Amin," por qëndroni të qetë (të heshtur).

Megjithatë nëse Imami bën Du'a në namazin e mëngjesit, atëherë ju nuk thoni Amin, se kjo është bidat.

     Së dyti, lidhur me ngritjen e duarve gjatë Kunutit, nëse kjo ndodh gjatë Kunutit në sabah (mëngjes), atëherë ju nuk duhet ti ngreni duart tuaja – se kjo është bidat, megjithëse duhet ditur se namazi është i saktë, por ju nuk duhet ti ngreni duart tuaja edhe nëse Imami juaj vazhdon duke i thënë këto Du’a. ...

     Së treti, lidhur me Du’atë shtesë në Kunut siç është e ditur në Kunutin e Hassan bin ‘Ali radija_Allahu anhumma, që ju mësua atij nga vetë Profeti Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë ky Kunut është një Du’a e shkurtër. Unë personalisht nuk e konsideroj të lejuar për të shtuar në këtë Kunut dhe zgjatjen me Du’a shtesë për shkak se kundërshtojnë Sunetin të cilin vetë Pejgamberi Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ja mësoj nipit tij të madh, Hasanit.

      Përveç kësaj, këto fjalët shtesë përmbajnë lëvdata të rreme (të kota) që shpiken në Du’a dhe shkaktojnë vështirësi për ata që falen pas Imamit, ju gjeni edhe Imamë që shpeshherë e bëjnë këtë recitim me një melodi të tillë sikurse duke kënduar, dhe që ndërkohë recitimi me zë të bukur duhet të bëhet vetëm në recitimin e Kur'anit.

Materiali është marrë nga: http://www.salafitalk.com
Për materialet e mëposhtme – kërko në sitin salafitalk.com

  • Shtimi i fjalëve shtesë në Du’anë e Kunutit – Shejkh El-Uthejmin rahimahUllaah.
  • Zgjatja e Du’asë së Kunutit – Shejkh Mukbil  rahimahUllaah – (Përkthyer nga Abu Talhah Dawud Burbank rahimahUllaah)
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 31 Korrik 2012






Abu Yusuf al-Albani - Arbrit Kraja: Du'aja Kunutit Lidhur me ngritjen e duarve dhe thë...: Du'aja Kunutit Lidhur me ngritjen e duarve dhe thënien 'Amin ' me zë të lartë pas Du'aas së thënë  Shejkh' U...