Tuesday, July 31, 2012

Gruaja që nuk martohet në jetën e kësaj dunjaje


Shejkh Muhammed Ibn Saalih el-'Uthejmin RahimehUllah, thotë:

'Nëse gruaja nuk martohet në jetën e kësaj dunjaje, All-llahu Azze ue Xhel, do ta martojë atë në Xhennet me atë që ajo e gjen kënaqësinë e saj.'

(Arkan-ul-Islam, fq. 116)

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër 31 Korrik 2012

Du'aja Kunutit Lidhur me ngritjen e duarve dhe thënien 'Amin ' me zë të lartë pas Du'asë


Du'aja Kunutit
Lidhur me ngritjen e duarve dhe thënien 'Amin ' me zë të lartë pas Du'aas së thënë 

Shejkh' Ubeid el-Xhabiri hafidhehUllah

Shejkh ' Ubeid el-Xhabir: Unë personalisht nuk e konsideroj të lejueshme për të shtuar në Kunut dhe zgjatjen me lutje shtesë, për shkak se kundërshton Sunnetin.

Pyetje nr. 65:

    Gjatë namazit te Teravive, ndërsa Imami është duke recituar lutjet përfundimtare në Kunut, çfarë gjykimi ka lidhur me thënien 'Amin me zë të lartë pas Du’ave që thuhen, si dhe për ngritjen e duarve dhe lutjet shtesë?

Përgjigje nga Shejkh Ubeid 'el-Xhabiri  hafidhehUllah:

Kjo pyetje ndahet në tri pjesë.

      Së pari, lidhur me thënien 'Amin "pas imamit në namaz, nëse është në namazin e Vitrit ose në Tehexhud (e mesnatës) ose ky lloj i namazit, atëherë nuk ka asgjë të keqe me këtë. Dhe ju mund të vazhdoni ta bëni këtë, dhe se është e lejuar për ju të thoni "Amin" pas Imamit. Kjo ndodhë kur ai që falet e dëgjon Imamin duke thënë Du'a të tilla si 'Allaahumme ...' [ose 'Rabbena']. Megjithatë, kur Imami është duke e Lartësuar All-llahun Aze ue Xhel, atëherë ju nuk thoni "Amin," por qëndroni të qetë (të heshtur).

Megjithatë nëse Imami bën Du'a në namazin e mëngjesit, atëherë ju nuk thoni Amin, se kjo është bidat.

     Së dyti, lidhur me ngritjen e duarve gjatë Kunutit, nëse kjo ndodh gjatë Kunutit në sabah (mëngjes), atëherë ju nuk duhet ti ngreni duart tuaja – se kjo është bidat, megjithëse duhet ditur se namazi është i saktë, por ju nuk duhet ti ngreni duart tuaja edhe nëse Imami juaj vazhdon duke i thënë këto Du’a. ...

     Së treti, lidhur me Du’atë shtesë në Kunut siç është e ditur në Kunutin e Hassan bin ‘Ali radija_Allahu anhumma, që ju mësua atij nga vetë Profeti Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë ky Kunut është një Du’a e shkurtër. Unë personalisht nuk e konsideroj të lejuar për të shtuar në këtë Kunut dhe zgjatjen me Du’a shtesë për shkak se kundërshtojnë Sunetin të cilin vetë Pejgamberi Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ja mësoj nipit tij të madh, Hasanit.

      Përveç kësaj, këto fjalët shtesë përmbajnë lëvdata të rreme (të kota) që shpiken në Du’a dhe shkaktojnë vështirësi për ata që falen pas Imamit, ju gjeni edhe Imamë që shpeshherë e bëjnë këtë recitim me një melodi të tillë sikurse duke kënduar, dhe që ndërkohë recitimi me zë të bukur duhet të bëhet vetëm në recitimin e Kur'anit.

Materiali është marrë nga: http://www.salafitalk.com
Për materialet e mëposhtme – kërko në sitin salafitalk.com

  • Shtimi i fjalëve shtesë në Du’anë e Kunutit – Shejkh El-Uthejmin rahimahUllaah.
  • Zgjatja e Du’asë së Kunutit – Shejkh Mukbil  rahimahUllaah – (Përkthyer nga Abu Talhah Dawud Burbank rahimahUllaah)
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 31 Korrik 2012

Monday, July 30, 2012

Çfarë të bëjmë nëse është Bajram në ditë Xhuma?


Çfarë të bëjmë nëse është Bajram në ditë Xhuma?

A bie obligueshmëria e Xhumasë dhe drekës për një person, qoftë ai edhe Imami që e falë namazin e Bajramit?.

Përgjigje:

Nëse Bajrami bie në ditë të Xhuma, atëherë (nuk është obligim) pjesmarrja në namazin e Xhumasë për këdo që ka marrë pjesë në namazin e Bajramit, përveç Imamit. Sigurisht që ai nuk lirohet prej obligimit përveç nëse njerëzit nuk mblidhen për namazin e Xhumasë.

(Shënim i përkthyesit Ebu Jusuf - Shejh Abdul-aziz Bin Baz rahimehUllah, në Mexhmu fataua vol 4, fq 504, fataua nr 556, thotë ; për atë që e ka falë namazin e Bajramit, atij i lejohet të mos e falë namazin e Xhumasë, por në vend të sajë të falë namazin e drekës)

Me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij dhe gjithë shokët e tij!

Komisioni i Përhershëm për Fetaua:
Shejh: Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Shejh: Abdur-Rezak Afifi
Shejh: Abdullah ibn Ku'ud
Rahime-humullah

Fetaua el-Lexhne ed-Da'imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Iftaa, vëllimi 8,fq 179,
fetaua nr.2140

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 30 Korrik 2012



Shejkh Salih Feuzan hafidhehUllah, ka thënë:

"Nëse namazi Bajramit bie në të njëjtën ditë me namazin e Xhumasë, kush e falë namazin e Bajramit nuk e ka obligim namazin e Xhumasë. Mirëpo namazi Xhumasë bëhet Sunet i rekomanduar për të. Përsa i përket asaj që ka të bëjë me Imamin e Xhamisë, ai është i obliguar që ti falë të dyja (namazet) si namazin e Bajramit ashtu dhe namazin e Xhumasë, sepse ai nuk mund ta lënë namazin e Xhumasë për shkak se ata që zgjedhin për ta falur namazin e Xhumasë, kanë nevojë për një imam. (Feuzan 2/257). "

Fetva të gjedhura prej Salih el-Feuzan. Liban:Er-Risaaleh. 1425/2004


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 7 Dhul Hixhe 1433

Sunday, July 29, 2012

Nëse 100 prej jush shoqërohen me Hizbit 99 do të përfundojnë pasues të tyre


Shejh Ahmed Bazmul hafidhahUllah

Gjykimi për pjesmarrjen dhe dëgjim e mesimeve të përkthyera nga njerëzit e dëshirave.

Ndalohet pjesmarrja në Xhamitë e Ehlul bidah, pa marrë parasysh kush është përkthyesi apo kualifikimet e tij.

Kurrën e kurrës asnjëherë askush prej jush që nuk është Dijetar, të mos marrë pjesë në Xhamitë e hizbive, se ai vetëm radhit veten e tij në mesin e atyre që janë në kundërshtim me të vërtetën.

Shejh: Rabia Ibn Hadi el-Medkhali hafidhahUllah, për këtë ka thënë:

Dhe ka shumë prej atyre që ecin dhe shoqërohen me njerëzit e bidatit me argumentin se ata po u bëjnë dobi atyre?
 O vëllai im - ata nuk kanë përfituar nga Dijetarët, kështu që si do të përfitojnë ata prej jush?!

Ata i kanë refuzuar deklaratat e prindërve tanë si: Shejh Bin Bazit (v. 1420 H), Shejh Albanit (v. 1420 H), Shejh Uthejminit (v. 1421 H) etj etj prej Imamëve të Islamit, dhe! a thua do ta marrin atë prej jush???

Kjo është vetëm një gjëneshtër / mashtrim dhe iluzion, dhe në njëqind prej atyre që shoqërohen me ta, nëntëdhjetë e nëntë do të përfundojnë duke u bërë prej pasuesve te tyre (Hizbive).


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 29 Korrik 2012

Ç'gjykim ka pjesëmarrja në konferenca në të cilat ...

Ebu Jusuf - Selefi Shkodër: Ç'gjykim ka pjesëmarrja në konferenca në të cilat ...: Disa dijetarë marrin pjesë në konferencat e njerëzve të bidatit,   a bën që ne të marrim pjesë në këta konferenca? " Pyetësi ...



Saturday, July 7, 2012


Ç'gjykim ka pjesëmarrja në konferenca në të cilat janë ftuar dijetare Selefi por nën mbikëqyrjen e Hizbive?


Disa dijetarë marrin pjesë në konferencat e njerëzve të bidatit, 
 a bën që ne të marrim pjesë në këta konferenca? "



Pyetësi

"Çfarë gjykimi ka pjesëmarrja në konferenca të cilat janë nën mbikëqyrjen e organizatave (të Hizbive), ku në to marrin pjesë disa prej dijetarëve të cilët ne i njohim se janë në Sunnet - dhe All-llahu është llogaritës i tyre. 
Në këtë rast, a bën që dhe ne të marrim pjesë në këta konferenca? "

Shejh Muhammed ibn Hadi el-Medkhali hafidhahUllah:


" (Sa për) mua, dhe përsa i përket të gjitha këtyre organizatava, ju jeni në dijeni me të folurin dhe qëndrimin tim në lidhje me këta (organizata Hizbish). Përveç kësaj, një mënyrë (cilësi) e veçantë e këtyre organizatave është se ata ndjekin për të gjuajtur disa prej dijetarëve. Ajo që unë shoh, është se ju nuk duhet të shkoni tek ata, ka dhe disa prej dijetarëve që nuk janë të vetëdijshëm se këto organizata i gjuajnë ata. Kështu që mos shkoni tek ta (e mos merrni pjesë në këto ligjerata). "



Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Korrik 7, 2012.

Saturday, July 28, 2012

Sa i rëndësishëm është fillimi agjërimit tonë së bashku?


Sa i rëndësishëm është fillimi agjërimit tonë së bashku?

Shejh, Dr Salih el-Feuzan hafidhahUllah, ka shkruajtur:

… Unifikimi në radhët e Muslimanëve nuk bëhet duke filluar agjërimin tonë së bashku. Përkundrazi, unifikimi i Muslimanëve bëhet me korrigjimin (pastrim dhe edukim) e Akides.
Sepse ajo çfarë i ka ndarë (dhe i mban të ndarë) Muslimanët është (Kjo) ndryshimi (dhe dallimi) i tyre dhe dalja (largimi) prej Akides së saktë, e cila bazohet në Kur'an dhe Sunnet dhe në përputhje me interpretimin e paraardhësve të devotshëm (1) të këtij Ummeti, në shkëmbim të ndjekjes të parëve të tyre verbërisht në udhëzim të gabuar.

Secili ka një Akide dhe një Fe të veten. Kjo është ajo që i ka përçarë  njerëzit dhe këtë Ummet.

Prandaj, nëse ju doni për ti bashkuar Muslimanët, (Obligim) është ta korrigjoni me (pastrim dhe edukim) Akiden e tyre në përputhje me Kur'anin dhe Sunnetin. Sa për mos (pastrimin dhe edukimin) e Akides, atëherë është e pamundur që mes tyre të ketë ndonjë unifikim. Unifikimi i vetëm është me Kur'anin dhe Sunetin, jo sipas tekave / epsheve, opinioneve / mendjeve, sekteve dhe Feve (2).

Ky Ummet nuk bashkohet me asgjë tjetër, përveç me atë që u bashkuan ata që ishin para tyre.

Imam Malik [v. 179 Hixhri] rahimehUllah, ka thënë:
"Nuk do të përmirësohet fundi i këtij Ummeti ndryshe, përveç me atë që është përmirësuar fillimi i tij ".
Kur Akidja e Muslimanëve ishte një, ata ishin një trup i vetëm dhe të bashkuar. Dhe kur Akidja e tyre ndryshon, ata ndahen dhe luftojn ... (3)
-----------------------------------------------
 (1) si - Selef us-Salih
(2) [Përkthyesi]: Dijetarët e Sunetit kanë thënë (parafrazuar): Disa pika të Vllazërimit Mysliman (el-Ikhuanul-Muslimun) që janë: Mungesa në fokusimin e mësimdhënies Akide dhe (Teuhid), mungesa për qortimin ndaj Shirkut dhe bidatit, bashkim i pakufizuar (dallim), dhe mungesa e zbatimit të devotshmërisë Islame dhe të Uela - uel-Bera.

Themeluesi i tyre ka thënë: "Ne do ta falim njëri-tjetrin në të cilën ne ndryshojmë, dhe do të bashkohemi në atë që pajtohemi për të." Ky parim u hodh poshtë (u kundërshtua / refuzua) në mënyrë të pakufizuar prej Dijetarëve të Ehlus Sunnetit.

- Referimet janë menjëherë në dispozicion.

(3) Shejh Salih el-Feuzan HafidhahUllah, Në Shpjegimin e Akhsar el-Muk’htasiraat, vol.2 / fq. 62.

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 28 Korrik 2012

Thursday, July 26, 2012

Fëmitë a mund të ndërmjetësojnë për prindërit dhe gjyshërit?


Fëmitë a mund të ndërmjetësojnë për prindërit dhe gjyshërit?

Pyetje:
Fëmitë që vdesin në moshën një vjeçare, a mund të ndërmjetësojnë për prindërit dhe gjyshërit e tyre?

Përgjigje:
 Nëse Allahu dëshiron i lejon ata të ndërmjetësojnë për prindërit e tyre, por! përsa i përket ndërmjetësimit të gjyshërve, dija e kësaj qëndron me Allahun.

Dhe me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe Selamet qofshin për Profetin tonë Muhamedin,(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për Familjen e tij dhe gjithë shokët e tij!

Komisioni i Përhershëm për Fataua
Fetaua el-Lexhneh ed-Daa.imeh lil-Buhuuth el-Ilmijeh uel-Iftaa. 4/ 343/ 

Përshtati dhe përktheu :Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër / 26 Korrik 2012

Monday, July 23, 2012

Si ta kërkosh dijen ...?


Si ta kërkosh dijen nëse nuk mundesh të shkosh tek Dijetarët


Shejh Ahmed bin Umar Bazmul HafidhahUllah


Pyetje:
Një person i cili dëshiron të kërkojë dije, çfarë duhet të bëj nëse ai nuk është në gjendje që ti arrijnë njerëzit e Dijes? A i mjafton atij Dija e marrë prej librave, dhe në kët rast ç’farë Metodologjie ndiqet për këtë veprim?

Shejhu e përsërit pyetjen dhe pyet:

A është personi Arabisht folës apo jo?

Pyetësi i përgjigjet se ai është Arabisht folës.

Shejhu përgjigjet:

Përsa i përket kërkimit të Dijes, origjina e saj është se Muslimani udhëton tek Dijetarët për të mësuar - kërkuar Dije prej tyre, nëse ai nuk ka Dijetar në vendin e tij. Ajo çfarë është më e mirë për te, është që ai të udhëtojë tek Dijetarët nëse ai është në gjendje ta bëjë këtë.
 I gjithë Falendërimi është për Allahun Azze ue Xhel, që tashmë në kohën tonë mënyra e komunikimit me Dijetarët është bërë e lehtë dhe e përhapur gjithandej. Është bërë e lehtë për ne për të komunikuar me Dijetarët të cilët janë në Akide të sigurt dhe Menhexh të shëndoshë, por ne do të shtrojmë (përmendim dhe shtjellojmë) disa çështje të lehta për atë që kërkon dije në kohën tonë, në mënyrë që një person mund të kërkojë Dije, ndërsa ai është mbrenda shtëpisë së tij.

Kjo bëhet në mënyrat e mëposhtme:

1. Nëse ai ka mundësi financiare dhe është në gjendje të thërrasë një Dijetar (të Sunetit), ai dhe një grup nga shokët e tij mund të prezantojë një klasë me atë Dijetar. Kjo është një mënyrë për të kërkuar Dije.

2. Gjithashtu një tjetër mënyrë e cila është e lehtë, është kur personi udhëton për në Arabinë Saudite për Haxh apo Umre dhe gjatë vizitës së tij ai blen kaseta të njerëzve të Dijes të cilët janë të njohur për Akiden dhe Menhexhin e tyre të saktë. Gjithashtu (një person) mund të kërkojë dikë tjetër i cili udhëton për (Haxh apo Umre) për ti blerë këto kaseta për të. Më pas personi i dëgjon këto inçizime, dhe n’çrast kështu ai dëgjon fjalët e njerëzve të Dijes. Kjo, me lejen e All-llahut, është sikur ai të jetë përpara Dijetarit.

3. Nëse një individ është në gjendje për ti ndjekur klasat në radio, për shembull klasat e Shejh Salih el Feuzan (Allahu e ruajt) ose të tjer përveç tij prej Dijetarëve të cilët janë të njohur, ku mësimet e tyre transmetohen në stacionin e radio Kur'anit (në Arabisë Saudite). Mbi personin është që të jetë i përqëndruar në ndjekjen e këtyre mësimeve. Kjo gjë është shumë e mirë, por në të njëjtën kohë, unë ju paralajmëroj ju prej disa stacioneve që kanë mësime me individë që çeshtjet e tyre nuk janë të njohura, ose ata janë të njohur që kanë devijuar prej Menhexhit Selefi. Dhe në kët rast personi nuk e merr Dijen nga këto stacione pasi këta individë janë të panjohur ose kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe Menhexhi Selefi, kështu që personi nuk lejohet të marrin Dije prej tyre. Kjo për shkak se Dija është prej Fesë; Kështu që le të shohë gjithësecili prej jush se nga kush e merr Dijen e tij. (Fjalë e paqartë) Dhe në qoftë se ju e kërkoni Dijen nga një person i bidatit apo një personi që ju nuk e njifni fenë e tij, dhe ju nuk e dini nëse Menhexhi i tij është i saktë apo jo. Dije se Menhexhi (i një individi) njifet ose nga të qenit i përhapur ose duke i pyetur Dijetarët Selefi. Ju u thoni atyre: Ne kemi një person kështu dhe kështu, a njifni ju këtë person? Nëse ata përgjigjen: Po, ne e njofim atë që ka Akide dhe Menhexh të saktë, atëherë ju mund të merrni Dije prej tij, por nëse ata thonë, ne nuk e njohim atë atëherë ju duhet të vazhdoni të pyesni dhe të kërkoni derisa ju të gjeni më shumë rreth tij (se kush është).

4. Me anë të internetit, në paltalk ka dhoma posaçërisht për Dijetarë si:  Shejh Rabi el Medkhali, Shejh Ahmed en-Nexhmi dhe Shejh Zejd el-Medkhali dhe të tjerë si ta prej Dijetarëve Selefi (Allahu ju zgjastë jetën). Ka edhe dhoma për disa nxënës Dije Selefi, ku një person mund ta hapë internetin dhe të hyjë në këto dhoma dhe dhe i ndjek mësimet për veten e tij. Unë gjithashtu ju paralajmëroj ju prej mësimeve intensive në disa drejtime; psh, rasti nëse nuk është i njohur ai që jep mësim. Një përson mund të thotë: Unë vetëm marr mësimim dhe vazhdoj me rrugën time! Unë ju tërheq vërejtjen për këtë. Unë jua tërheq vërejtjen prej marrjes mësime nëpër dhomat që kanë individë të cilët janë të panjohur ose janë të njohur për Akide dhe Menhexh të gabuar.
Nuk duhet të mashtroheni, dhe mos u mashtroni prej asaj që një individ mëson (kuptim i të dy trajtave: mëson për vete ose u mëson të tjerëve) në një universitet të tillë dhe të tillë apo në të tilla dhe të tilla institucione etj etj, se vërtetë këto tituj: (BA, MA, PhD) nuk i mjaftojnë një personi dhe nuk i bëjnë dobi dhe nuk ja plotësojnë urinë. Respektimi (dhe njohja) e një individi është lavdata (Tezkija) e Dijetarëve Selefi për të, dhe njohuria e tyre për te. Një individ thjesht është doktor, që në fakt ai është një revolucionar. Pra, jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që mos mashtroheni me gradën apo titullin e tij (fjalë e paqartë), unë jam duke ju informuar ju për burimet e të kërkuar Dije, por në disa prej tyre këtu mund të ketë një lloj rreziku, kështu që unë kam (dhe duhet) për t'ju paralajmëruar dhe tërhequr vërejtjen ju nga ky rrezik.

Mënyrë tjetër për të kërkuar Dije e ngjashme me atë që u përmend në pyetje nga ana e pyetësit është leximi i  librave.

Por edhe në leximit e librave ka gjëra që personi duhet të jetë i kujdesshëm prej tyre:

1. Nëse personi nuk ka Dije, ai mund të keqkuptojnë diçka

2. Ose ai mund ti shqiptojë fjalët në mënyrë të gabuar

3. Ose ai mund të lexojë prej gjithëkujt që vjen dhe shkon (dmth; person i luhatshëm / i pa përqëndruar në Akide dhe Menhexh) dhe kështu që çështjet i bëhen atij të ngatërruara. Për shembull; një herë ai lexon prej njerëzve të Ehlus Sunetit, dhe një herë tjetër lexon prej njerëzve të bidatit, dhe pastaj ai nuk bën dallim mes të dyjave. Por nga ana tjetër (për shembull) në qoftë se ai e di gjuhën arabe, dhe ai i kupton fjalët dhe është ulur me njerëzit e Dijes dhe i ka disa baza (parime), baza që me lejen e All-llahut, me to ai është në gjendje për të vazhduar leximin, shkrim dhe hulumtimin (kërkimin), atëherë kjo është në rregull.

Por ai duhet të jetë i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm për çështjet e mëposhtme:

1. Ai duhet t'u referohet fjalëve të Dijetarëve, dhe jo të varet (mbështetet) në të kuptuarit e tij

2. Ai duhet të jetë i kujdesshëm dhe ti lexojë librat e njerëzve të Sunetit, ato që njihen vetëm me Akide dhe Menhexh të shëndoshë!

3. Kur ai është në gjendje (apo e ka) mundësin për ti arritur (takuar) Ulematë, ai duhet ta bëjë këtë. Të shkojë tek ata, për t'u konsultuar me ata dhe për ti pyetur ata.

4. Leximi i librave prej tij bëhet për arsye të nevojës, ai nuk duhet ta bëjë këtë një mënyrë tijën (rrugë) për të kërkuar Dijen, përkundrazi, ai e merr atë nga goja e Dijetarëve ashtu siç Selefët e morën atë nga i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe kështu me rallë të tjerët dhe ata që erdhën pas tyre e morën atë (Dijen) prej Selefëve. Kjo është (rruga) mënyra se si Dija duhet kërkuar. Nëse një person i thjesht e merr atë (Dijen) vetëm nga librat, dhe lexon prej atyre që nuk njihen, atëherë ky person mund të devijojë. Vërtetë që Dija merret vetëm duke e kërkuar atë dhe duke i mbajtur lidhjet e forta (me njerëzit e Dijes). Qëllimi i të kërkuarit Dije nuk është thjesht (vetëm) që të kesh sasi të bollshme informacioni; por vërtetë që ka çështje që janë të lidhura me Dijen, e tillë si sjellja (morali) dhe të kuptuarit e saj. Kjo është për arsye se injoranca dhe gabimet shtohen dhe rriten për përsonin që e ka bërë leximin e librave një zakon në vend të ulur me Dijetarë.

Këto janë disa mënyra (rrugë) për të kërkuar Dije, ku me ç’rast me të, unë këshilloj veten time dhe ju.

Dhe All-llahu di më së miri, Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Familjen e tij dhe shokët e tij.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Korrik 23 2012. 
Es Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Barakatuhu

Sunday, July 22, 2012

Fetaua për Motrën Selefijeh


Fetaua për Motrën Selefijeh





Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.


Bismil’lah El-Hamdulil’laah ue salatu ue selamu ala ResulUllah
Emma ba'd

Selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu.


Ali ibn Ebu Talib, radija_Allahu anhu ka thënë:
"Shikoni se prej kujt po e merrni këtë dije, sepse vërtetë ajo është Fe"
(El-Kifaje të Hatib Bagdadit: fq/121)

Transmetohet se Ibn Mesudi, radija_Allahu anhu ka thënë:
"Njerëzit vazhdimisht do të jenë në hajr përderisa ata ta marrin diturinë (dijen e tyre) nga të Mëdhenjët (Dijetarët), e nëse ata e marrin atë (dijen) nga të vegjlit (el-esagir) dhe të këqinjët e tyre, atëherë do të shkatërrohen"
(Xhamiu Bejanul-Ilm: fq/248)

Abdullah ibn Mubarek është pyetur se kush janë të vegjlit (el-esagir), ai tha se të vegjlit janë:
"Ata të cilët flasin me logjikën e tyre; a nuk e keni parë se i vogli (sagiri) transmeton nga i madhi, por prapseprap nuk është i vogël"
(Xhamiu Bejanul-Ilm: fq/246)


 "Shejh: Abdullah Al esh-Shejh rahimehUllah ka thënë:
"Allahu i ka bërë Dijetarët ndërmjetës mes të Dërguarve dhe njerëzve."
(ed-Durar 4 / 388)
Imam el-Axhurri rahimehUllah :v. 360 H, ka thënë:
"Dijetarët janë dritat e robërve, ndriçuesit e vendeve, shtyllat e Umetit dhe burimet e diturisë. Ata shkaktojnë zemërimin e Shejtanit. Me ndihmën e tyre, zemrat e besimtarëve jetojnë dhe për shkak të tyre, zemrat e të humburve vdesin. Ekzistenca e tyre në tokë është si ekzistenca e yjeve në qiell nga të cilat një udhëtar udhëhiqet nga ata, në tokë e në det. Kur ata shuhen, udhëtari bie në konfuzion (dyshim). Kur ata shkëlqejnë,  ai sheh qartë"
(Ahlak-ul-Ulema: fq/10)

Hasan el-Basri rahimehUllah ka thënë:
"Gjithë bota është një errësirë, përveç qëndrimit me Dijetarë."
(Xhami Bexhanit-il-ilm 1 / 114)

Shejh: Ibn Berxhes rahimehUllah ka thënë:

"O nxënës! Nëse ju doni dije nga burimet e saj atëherë ju duhet të rrini me Dijetarët e Mëdhenj (Kibarul-Ulema), me ata që kanë mjekra të bardha dhe trupat e tyre janë dobësuar, dhe kanë humbur fuqinë e tyre në kërkim të dijes dhe të edukimit. Rrini me ta para se ata të vdesin dhe përfitoni nga thesari i tyre para se ata ta marrin atë me vete. Ashtu si një njeri që e ndjen mungesën e shikimit të hënës së plotë në një natë të errët"
(el-'Aua'ik: fq. 26)

Dijetarët janë ata që i frikësohen Allahut më shumë se askush tjetër në tokë.

Në një hadith i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: 

"Edhe peshqit në detë bëjnë dua për to" (Dijetarët)


Prandaj ju o Vëllezer dhe Motra Selefije të bëjmë kujdes për vetet dhe familjet tona, dhe ta marrim këtë Dije prej më të mëdhenjëve (Dijetarët), dhe se vërtetë neve na ka mbërritur prej:


Ebu Mesud Ukbe bin Amr el-Ensari el-Bedri radija_Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Prej shprehjeve të Pejgamberve të mëparshëm që i ka arritur njerëzit është: Në qoftë se ske turp ban çfarë të duash” Trs: Buhari.

Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, gjatë komentimit dhe shpjegimit të këtij  Hadithi ''Në qoftë se ske turp ban çfarë të duash'', thotë se: 

“Turpi me të drejtën e Allahut” është dy llojesh:

1: Duhet të kesh turp prej Allahut Azze ue Xhel, që të sheh ty duke vepruar atë që të ka ndaluar.
(këto janë haramet, veprat e turpshme e të pa moralshme)

2: Duhet të kesh turp prej Allahut Azze ue Xhel, nëse nuk vepron atë që të ka urdhëruar.
(këto janë obligimet, si Namazi... etj)


" Kjo është Feja që All-llahu Azze ue Xhel e ka zgjedhur për ne"

Këtu mbaron përmbledhja dhe këshilla ime: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja).
Lus Allahun Azze ue Xhel, që ky përkujtim t'më bëjë dobi mua dhe juve.

Ue sal-lAllahu Ala Nebijina Muhammed

"O Allah! Unë kërkoj strehim te Ti nga e keqja e nefsit tim.''

Një dhuratë dhuruar Familjeve Selefije të trojave Shqipfolëse.
Allahu i shpërblen robërit e Tij sipas njetit të tyre.
Elhamdulilah


Pse Profeti (صلى الله عليه وسلم) martoj një numër grash?



1- "Derisa vdekja të na ndaj" . . . ! (Një shpjegim i një hadithi rreth martesës)

2- " Zgjidhni atë që është fetare, që të keni begati." Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehullah

3- “...  jetoni me gratë në mënyrë të ndershme”

4- Rruga për një martesë të lumtur:  Shejkh Bin Baz rahimehullah

5- Pasuria, fëmijët dhe bashkëshortja janë të gjitha sprova – Shejkh Feuzan hafidhehullah

6- Zgjedhja e një burri (Selefi) Shejkh Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahimehullah

7- Personi që kërkon martesë a lejohet të gjykohet në bazë të Imanit të tij? Shejkh Rabia el-Medkhali hafidhehullah

8- Marrëdhënie romantike me një vajzë

9- Parandalimi i shtatzanisë në fillim të martesës, Shejkh Uthejmin rahimehullah

10-  Në Ahiret gruaja zgjedhë atë burrë që dëshiron, Shejkh Uthejmin rahimehullah

11- Një motër dëshiron të martohet me një vëlla që është i martuar

12- Nuk ka ndonjë të keqe që burri të lajë gruan e tij dhe gruaja atë.

13- Gjykimi i përdorimit të hapave për kontrollin e lindjeve.

14- Gjykimi në lidhje me zgjatjen e flokëve nga femrat

15- Shejkh Muhammed Nasir Udin el-Albani rahimehullah për Martesën

16- Gruaja mund ta ofroj veten e saj për martesë

17- Nënshkrimi i kontratës së martesës në Kishë

18- Burri zbukuron veten për gruan e tij

19- Hadithe të ndryshme te saktësuara për udhëtimin e grave

20- Ai është Xheneti dhe Xhehnemi juaj

21- Ç'gjykim kanë ato gra që u zbulohen duart dhe këmbët në Namaz?

22- I vdes gruaja dhe tani dëshiron të martohet me motrën e saj

23- A lejohet që gratë të  heqin qimet prej gushave dhe këmbëve të tyre?

24- Femrat që shkurtojnë flokët e tyre nga nevoja

25- Një fetva e detajuar rreth çështjes së mbajtjes se lenteve nga gratë

26- Vendosja e lenteve me ngjyra , për gratë

27- Periudha mes fjalës së dhënë për (fejesë) dhe konsumimit të martesës

28- Vdekja e një Nëne shtatzënë

29- Rrefuzon për tu martuar pas vdekjes së burrit 

30- Mos qëndroni larg bashkëshorteve tuaja për më shumë se gjashtë muaj pa lejen e saj, Shejkh Uthejmin rahimehullah

31- A është e dëshirueshme Martesa me më shumë se një grua?

32- Mbulesa para prindërve të cilët janë Mosbesimtarë

33- Menstruacionet dhe Namazi

34- Martesa me dëshmi të rremë  

35- Gratë me pantallona veshur në shtëpi

36- Këshillë për një burrë që e trajton gruan e tij me ashpërsi

37- Marrja gusël edhe në qoftë se ejakulimi nuk ka ndodhur

38- I dashuri dhe e dashura të dy përqafojnë Islamin, a janë ata burrë dhe grua?

39- Mbeta shtatzënë nga marrëdhëniet e paligjshme seksuale

40- Momenti kur Sejidah Aishah ka qeshur 

41- Një grua a e bën të pavlefshëm namazin e një gruaje tjetër?

42- Gruaja që shërben burrin e saj

43- Tridhjetë vjet bashkë

44- Ai humbi gruan dhe Fenë e tij

45- Një përkthim të veçantë për Motrat me El-Istikameh

46- A me lejohet mua të martohem edhe pse unë jam vetëm 12 vjeç?

47- Femrat që reklamojnë përshkrimet e tyre në gazeta dhe revista në kërkim të martesës?

48- Namazi i një gruaje me fëmijë të vegjël

49- Gjëja më e mirë pas Imanit dhe gjëja më e keqe pas Kufrit (gruaja)

50- Kurora dhe Pesha ( bashkëshortja)

51- Lotët e fshehta

52- Ndikimi i turpit në gjetjen e një burri të mirë për motrën Muslimane!

53- Këndvështrimi i Sahabëve për nikabin e gruas Muslimane Shejkh Muhammed Nasir Udin el-Albani rahimehullah

54- Mosha e përshtatshme për martesë Shejkh Abdulaziz ibn Baz rahimehullah

55- Tallja me hixhabin

56- Si duhet të vishen vajzat tona Muslimane

57- Thjeshtërit - Fëmijët nga martesa me prindër të ndryshëm

58- Fustanet dhe Bluzat

59- A lejohet gruaja të therin bagëti?  Shejkh Abdulaziz ibn Baz rahimehullah

60- Lidhja e zemrës tuaj për një vajzë të veçantë ?

61- Gjykimi mbi një grua që refuzon të bëhet grua e dytë

62- Vdekja e gruas shtatzënë?

63- Një Bashkëshort që ka biseda pa kriter me të tjera Gra?

64- Përdorimi i hapave që ndalojnë menstruacionet

65- Shejkh Muahammed Nasir Udin el-Albani rahimehullah, për sekrecionet e gruas

66- Marrja gusël edhe në qoftë se ejakulimi nuk ka ndodhur

67- A është e lejuar qe gruaja me menstruacione të prekin Kuranin? Shejkh Mukbil el Wadie Rahimehullah

68- "Përse nuk më ke treguar mua?"

69- Bashkëshorti me shaka i thotë gruas së tij: "Ti je e divorcuar!"

70- Nëna këmbëngul që djali i saj ta ndaj gruan e tij

71- Duke qenë i sjellshëm me nënën pa bërë gjynah

72- A lejohet që kur të bëj dua ta lus Allahun të ma përshpejtojë martesën?

73- Nënshkrimi i kontratës se martesës për të marrë nënshtetësinë

74- Martesa e internetit a është kjo mënyra për ta njohur (burrin apo gruan)

75- Një motër dëshiron të martohet me nxënës dije.

76- Mangësitë dhe gabimet e gruas – Shejkh Feuzan

77- A i lejohet një motrës të shkojë në pishinë ?

78- Nuk i lejohet një gruaje të udhëtojë për umre pa mahrem – Shejkh Abdulaziz ibn Baz rahimehullah

79- Çfarë gruaje!

80- Një burrë fal teravitë në shtëpi me familjen e tij?

81- Divorcon gruan e katërt dhe marton një tjetër

82- Marrja e nënshtetësisë së mosbesimtarëve

83- Çfarë duhet të themi kur ta marrim përsëri një grua pasi që divorci të jetë theksuar mbi të

84- Burri refuzon të ketë fëmijë me gruan e tij

85- Ulni shikimet tuaja ndaj femrave

86- Lejueshmëria e femrave të pastrojnë krahët dhe këmbët | Ibn Baz

87- Gruaja urren që bashkëshorti i saj të praktikojë poligaminë.

88- ’’Në qoftë se ske turp ban çfarë të duash’’

89- "Më ndajë mua"

90- Një femër që ka pasur të dashur para se të kthehet në Islam

91- Vendosja e ndonjë instrumenti mjekësor mbrenda në vaginë për ekzaminim.

92- Më Marto Mua Dhe Shoqen Time

93-  "A i lejohet gruas të falet me këmbë të zbuluara?"

94- Martohuni

95- Drejtimi i mjetit nga Gratë

96- A e zhvlerëson agjërimin (gruaja me) shijimin e ushqimit?

 97- Kur u fillon fëmijëve agjërimi?

98- Dhurata për Nënën dhe të porsalindurin

99- Gruaja që nuk martohet në jetën e kësaj dunjaje

100- Rreziqet e qëndrimit ne tokat e Kufarëve

101- Gruaja thotë Amin pas burrit dhe djalit?

102- Ç’gjykim ka për gratë heqja e qimeve mes vetullave? Shejh Ibn Baz

103- Kujdestaria e fëmijëve pas divorcit - Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin Rahimehullah

104- Fëmitë a mund të ndërmjetësojnë për prindërit dhe gjyshërit e tyre?

105- Disa hadithe të ndryshme te saktësuara për udhëtimin e grave

106- Ç’farë është më parimore për gruan Muslimane - Dija - Burri - Fëmitë apo shtëpia?

107- Cilësitë e Gruas së Drejtë

108- Ç’gjykim ka dhënia e vajzës për martesë për një person që nuk falet?

109- Një praktikë e pistë e ndaluar prej të Dërguarit të Allahut.



112-  Përgjigje lidhur me martesën e Profetit me Aishen kurë ajo ishte vetëm 9 vjeçe.

113-  Gruan apo Nënën, cilën të marr për Haxh?

114-  Ju a do të ishit kënaqur me këtë për motrën apo vajzën tuaj?
115 - Shejkh Mukbil Rahimehullah| Durim në Martesë

116 - A do të ribashkohen bashkëshortët në Xhennet? | Shejkh Uthejmin Rahimehullah

117 - Shejkh Abdulaziz ibn Baz rahimehullah | Divorci vetëm me qëllim nuk llogaritet

118 - Shejkh Abdur-Rahmaan Es-Sa`di rahimehullah| Divorci nga Zemërimi

119 -  El-HAMU (Kunati i gruas) është vdekja vetë.

120 -  Shejkh Abdulaziz ibn Baz rahimehullah | Shkaqet e Divorcit

121 - Shejkh Abdul-Aziz Aal esh-Shejkh hafidhehullah | Të martohet apo ti bindet Nënës

122 - Të prezantuarit e vajzës për Martesë për te devotshmit
http://ebujusuf.blogspot.com/2012/11/te-prezantuarit-e-vajzes-per-martese.html

123 -  A janë të barabartë Burrat dhe Gratë përsa i përket namazit

124 -  Mos shpejto në divorc derisa ta këshillosh atë

125 - "20 Këshilla për Motrën time para Martesës" Nga Shejkhu fisnik Bedr bin Ali El-Utejbi hafidhehUllah.

126 -  Shejkh Feuzan hafidhehUllah | Të Rinjtë dhe Martesa

127 -  Shejkh Muhammed bin Ramzaan El-Haxhiri hafidhehullah; A lejohet ti vizitosh dhe urosh festat prindërve mosbesimtar




















Ue sal-lAllahu Ala Nebijina Muhammed