Tuesday, February 28, 2012

Humbja e kohës është më e keqe se sa vdekja



Humbja e kohës është më e keqe se sa vdekja

Ibn Kajim El-Xheuzije rahimehUllah, ka thenë: 

"Humbja e kohës është më e keqe se sa vdekja,
sepse
Vdekja të ndan ty nga kjo botë,
ndërsa
Humbja e kohës të ndan ty nga All-llahu Aze ue xhel."


Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Janar 2012

"Përse nuk na pranohen Duatë tona?"



Përse nuk na pranohen Duatë tona?

Ibrahim ibn Adhami (rahimehUllah), ishte një dijetar i shekullit të tretë, një mësues dhe një shoqërues i Sufjan eth-Theurit (rahimehUllah). Ai u pyet në lidhje me thënien e All-llahut të Lartësuar:

"Dhe Zoti juaj thotë: 
"M’u lutni Mua, Unë do t'ju përgjigjem (lutjes tuaj)... " (Gafir, 40:60)
"Kështu që ne bëjmë dua dhe nuk na pranohen” 
 Ai u tha atyre:

Ju e njihni All-llahun, por ju nuk i bindeni Atij.

Ju e lexoni Kuranin, por ju nuk veproni sipas Tij.

Ju e njihni Shejtanin, por prapë ju jeni pajtuar me të.

Ju thoni se e doni të Dërguarin e All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, por ju e braktisni Sunnetin e tij.

Ju thoni se e doni Xhenetin, Por ju nuk veproni për ta fituar atë.

Ju thoni që keni frikë nga zjarri, por ju nuk i ndaloni vetvetet tuaja nga mëkatet.

Ju thoni: 
"Me të vërtetë vdekja është e vërtetë - hak" 
por ju nuk përgatiteni për të.

Ju e zëni veten tuaj duke gjetur (apo gjurmuar) gabimet e të tjerëve, por ju nuk i shikoni gabimet tuaja.

Ju hani prej asaj që All-llahu ju ka furnizuar, por ju nuk e falënderoni Atë.

Ju e varrosni të vdekurin tuaj, por ju nuk merrni mësim nga kjo.

Marrë nga Khushu fis-Salaat të Ibn Rexheb el-Hanbeli (rahimehUllah)

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër, 2 Shkurt 2012.

Monday, February 27, 2012

Ndikimi i turpit në gjetjen e një burri të mirë për motrën Muslimane!


Ndikimi i turpit në gjetjen e një burri të mirë për motrën Muslimane!

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Shejkh Salih el-Feuzan Allahu e ruajte


Të gjitha falënderimet i përkasin Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), mbi familjen e tij, shokët e tij, dhe te gjithë ata që e ndjekin udhëzimin e tij deri ne Ditën e Gjykimit.


Në përpjekje për të gjetur një bashkëshort të përshtatshëm disa nga motrat tona Muslimane shpesh mbështeten në metoda të palejueshme dhe të ulta të tilla si, të lira në përzierjen me burrat, nëpërmjet internetit, si chat dhoma, faqe martese në 
internet, rrjetet sociale, dërgimin e fotografive dhe të tilla si këto etj.



Fatkeqësisht disa prej motrave tona kanë qenë të mashtruara për të besuar që kjo teknikë është më efektive për marrjen (apo gjetjen) e një bashkëshorti, duke hequr kështu prej vetes perden e turpit, modestisë, dhe dinjitetit.

O motra ime në Islam! Beso në Allahun dhe ndiq metodologjinë e bekuar të Islamit, kur ti të zgjedhësh një burrë.

Shejkh Salih Feuzan (Allahu e ruajtë) shpjegon se si Allahu e shpërblen një grua të turpshme dhe modeste me një burrë të mirë.

Shejkhu (Allahu e ruajtë) ka thënë ...


Allahu i Lartësuar thotë në lidhje me ngjarjen e Musës ,عليه الصلاة والسلام:

وَلَمَّا وَرَدَ مَاءَ مَدْيَنَ وَجَدَ عَلَيْهِ أُمَّةً مِنْ النَّاسِ يَسْقُونَ وَوَجَدَ مِنْ دُونِهِمْ امْرَأتَيْنِ تَذُودَانِ قَالَ مَا خَطْبُكُمَا قَالَتَا لا نَسْقِي حَتَّى يُصْدِرَ الرِّعَاءُ
وَأَبُونَا شَيْخٌ كَبِيرٌ * فَسَقَى لَهُمَا

“Dhe kur arriti tek uji i Medjenit, gjeti aty disa burra qe po u jepnin ujë (bagëtive) dhe aty pranë pa dy gra te cilat po i ndalonin mbrapa (tufën e tyre). Ai u tha:” Si është puna me ju?" Ata i thane: “ Ne nuk mund t’u japim ujë (tufës tone), derisa barinjtë te heqin (tufat e tyre). Dhe babai ynë është burrë tepër i thyer ne moshe.” (El-Kasas: 23)


Deri në thënien e te Lartësuarit:

فَجَاءَتْهُ إِحْدَاهُمَا تَمْشِي عَلَى اسْتِحْيَاءٍ قَالَتْ إِنَّ أَبِي يَدْعُوكَ لِيَجْزِيَكَ أَجْرَ مَا سَقَيْتَ لَنَا

“Pastaj shkoi tek ai njëra nga dy (gratë) duke ecur e turpëruar. Ajo i tha:” Me te vërtete qe te kërkon babai im qe te mund te te shpërbleje ty për atë qe u dhe ujë për ne (tufës sonë).” Kështu kur shkoi tek ai dhe i tregoi ndodhinë, ai tha :” Mos u frikëso. Ti ke shpëtuar prej një populli Dhalimun (politeist, mosbesimtar, keqbërës)." (El-Kasas: 25)


Kështu që turpi i këtyre dy grave i ndaloi ata nga përzierja me burrat në gropën e ujit, kështu që ata priten derisa një bari u shfaq, deri atëherë ata nuk ishin në gjendje për t'i dhenë ujë kopesë së tyre pa u përzier me burrat.

Dhe kur babai i tyre e dërgoi njërën prej tyre për te Musa alejhi sel-lam, për ta kërkuar atë që të takohet me babain e tyre, ajo erdhi tek Musa عليه الصلاة والسلام, me turp (dmth, e turpshme).

Rezultati ishte se Allahu i Lartësuar, e zgjodhi atë (gruan e turpshme) si një bashkëshorte për të Dërguarin e Tij, për Musen عليه الصلاة والسلام, për atë që 
Ai i ka folur direkt. Ky pra ishte rezultati i saj (shpërblimi) si shkak i qëndrueshmërisë së saj në mbartjen e turpit dhe të druajtjes, dhe duke u larguar prej përzierjes me burrat.



Ashtu si Allahu i Lartësuar thotë:

الطَّيِّبَاتُ لِلطَّيِّبِينَ وَالطَّيِّبُونَ لِلطَّيِّبَاتِ

"Gratë e pastërta janë për burrat e pastër, dhe burrat e pastër janë për gratë e pastërta". (En-Nur :26)


Kjo ndodhi (ngjarje) paraqitet në Kuranin Fisnik për t'u marrë nga ana e besimtareve si një shembull i drejtë deri në Ditën e Gjykimit.



Fjalimi i Shejkh Salih el-Feuzan ( hafidhahullaah) është nxjerrë nga faqja e tij zyrtare.

http://www.alfawzan.ws/node/2310

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)

A'Shkodera, Shkurt 27, 2012

Sunday, February 26, 2012

Cili është dallimi mes Xhinnëve dhe Shejtanëve? A janë ata të njëjtë?


بسم الله الرحمن الرحيم

Shejkh Muham-med ibn Salih el-Uthejmin hafidhehUllah

Pyetje: Allahu të shpërbleftë me të mira. Abdul Mexhid Muham-med ka një pyetje. Ai pyet, "Cili është  dallimi mes Xhinnëve dhe Shejtanëve? A janë ata të njëjtat specie? “


Përgjigje: Sa për Shejtanët, ata mund të jenë nga Xhinnët dhe qeniet njerëzore. Kjo është e njëjtë me thënien e Allahut Aze ue xhel, ku thotë:


“Dhe kësisoj Ne kemi caktuar për çdo Pejgamber armiq - shejtanët nga njerëzit dhe xhinët duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të stolisura  për  mashtrim. Po të kishte dashur Zoti yt, ata nuk do ta kishin bërë atë, kështu që  lëri ata në të tyren me trillimet e tyre.” [ En-Aam 6;112]

Dhe ndonjëherë shejtanët janë ndër ata që nuk posedojnë inteligjencë siç gjendet në  thënien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),


 ''Qeni i zi është shejtan'' (Muslimi 1165)

        
Xhinnët janë pasardhës të Iblissit . Allahu Aze ue xhel, thotë:

“… A do të zgjidhni ju atëherë më mirë atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij mbrojtës e ndihmues  sesa  Mua, ndërkohe që ata (Iblisi dhe pasardhësit e tij) janë armiq të hapur për ju ? Sa i poshtër është këmbimi  për  Dhalimunët (idhujtarët, politeistët, dhe zullumqarët,etj)”  [El-Kehf 18;50]




Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 2011.

Friday, February 24, 2012

Këndvështrimi i Sahabëve për nikabin e gruas Muslimane


Këndvështrimi i Sahabëve për Nikabin e gruas Muslimane


Pyetje nr 6:
[Vazhdimi i një diskutimi në lidhje me gruan që mbulon fytyrën e saj ]

Shejkh: El-Albani rahimehUllaah, përgjigjet:

"Ibn Abbasi dhe Ibn Umer, nga më kryesorët e Sahabëve radija_Allahu anhum, e shpjeguan ajetin:

"... Përveç vetëm asaj që është dukshme " [1]

Që janë fytyra dhe të dy duart. Dhe ata (të cilët pretendojnë se një femër duhet ta mbulojnë fytyrës së saj) nuk kanë gjetur as edhe një transmetim të vetëm autentik (të saktë) prej Sahabëve me anë të cilës ata mund ta mbështesin opinionin (mendimin) e tyre se është Uaaxhib (obligim) që gruaja të mbulojë fytyrën e saj ". [2]


[1] "Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimin e tyre (nga të veshtruarit e gjërave të ndaluara), dhe ti mbrojnë vendet e turpit (nga shikimi ,veprimet e paligjshme e imorale ne marredhenie me to) si dhe të mos i nxjerrin hapur zbukurimet e tyre përveç asaj që eshtë e dukshme ... "  {Sure un-Nur, 24:31}

[2] Sa për një shpjegim më të detajuar rreth kësaj çështje, referojuni librit të Shejkhut me titull : "Xhilbabi i gruas Muslimane siç është në Ku'ran dhe Sunnet."

Burimi: silsilat ul-huda ue nur - vargu udhëzimi dhe drita kaseta nr. 135

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër 2011

Mosha e përshtatshme për martesë Shejkh Abdulaziz ibn Baz


Mosha e përshtatshme për martesë
Shejh Abdul-Aziz Bin Baz
RahmetUllahi alejhi



Pyetje:
Cila është mosha e përshtatshme për martesë për burrat dhe gratë, për shkak se disa motra të reja nuk e pranojnë martesën me ata që janë më të mëdhenj në moshë se ato? Gjithashtu, disa vëllezër nuk dëshirojnë të martohen me motra që janë më të vjetra se ata. Ne kërkojmë një përgjigje nga shkëlqesia juaj, Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje:
Unë i këshilloj gratë e reja të mos e refuzojnë martesën me një burrë për shkak të moshës së tij, si për shembull dhjetë, njëzet apo tridhjetë vjet më i vjetër sesa ajo. Kjo nuk është një arsye, sepse i Dërguari (alejhis-salatu ues-sel-lem), është martuar me Aishen Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ai ishte pesëdhjetë e tre vjeç dhe ajo ishte nëntë vjeçe. Pra, të jesh më i vjetër në moshë nuk të dëmton. Nuk është gjynah që gruaja të jetë më e vjetër, dhe as nuk është gjynah që burri të jetë më i vjetër, sepse Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), u martua me Hatixhen Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ajo ishte dyzet vjeçe dhe ai ishte njëzet e pesë vjeç, kjo para se ti zbriste atij shpallja. Kjo ishte Hatixhja pra Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër se ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Pastaj ai u martua me Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ajo ishte e vogël - gjashtë apo shtatë vjeçe dhe ai ishte pesëdhjetë e tre vjeç.

Ka shumë nga ata që flasin nëpër radio apo televizione që mundohen ti largojnë njerëzit, nga martesa mes grave dhe burrave të moshave të ndryshme kjo është e gjithë e gabuar, dhe duke thënë se është e gabuar, nuk është e lejuar për ta që ta thonë ketë gjë. Është e detyrueshme për një grua që të shohë tek burri i saj (i ardhshëm), dhe në qoftë se ai është i drejtë dhe i përshtatshëm, ajo duhet të bie dakord, edhe nëse ai është më i vjetër sesa ajo. Njëkohësisht, një njeri duhet të përkushtohet që të gjejë një grua të drejtë dhe besimtare, edhe nëse ajo është më e vjetër se ai, në qoftë se ajo është ende e re dhe pjellore.

Me pak fjalë, mosha nuk duhet të jetë një justifikim dhe ajo nuk duhet të konsiderohet diçka e turpshme, për aq kohë sa burri është i drejtë dhe gruaja është e drejte.


Shejh: Abdul-Aziz Bin Baz rahmetUllahi alejhi
Fetaua Islamijeh: Libri i martesës,vol 5, fq 169/170

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2011

teme e ngjashme 

Përgjigje lidhur me martesën e Profetit me Aishen kurë ajo ishte vetëm 9 vjeçe.


Nga Shejkh Muhammed El Akil hafidhehUllah


Shejkh Muhammed bin el Hadi el-Medhkali hafidhehUllah, lexon pyetjen:

Pyetësi thotë: Cila është përgjigjja më e mirë për t'iu përgjigjur me të një Mobesimtarit kur ai me pyet mua për martesën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me Aishen radija_Allahu anhu kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçe?

Shejkh Muhammed El Akil hafidhehUllah, përgjigjet:

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është më i ditur se ne dhe se ai kafiri. I thuhet këtij kafiri perëndimor: Çfarë po ndodh me bijat tuaja sot? Cila është gjendja e bijave tuaja? O një fatkeq. Vajto për veten tënde o njëri fatkeq, nëse ti do të vajtosh. Se statistikat perëndimore nuk gjejnë as edhe një virgjëreshë në shkollat tuaja të mesme (dhe as në të gjitha shkollat), kurrë. Këto janë statistikat e tyre (perëndimorëve).


Nëse më turpëron (më shan) tek ti një imoral atëherë kjo është dëshmi për mua se jam i rregullt.

Ne e kemi paraqitur këtë për mjekët të cilët janë specialistë. A  dëmtohet një vajzë e re që të martohet herët nëse ajo e ka arritur pubertetin? (Përgjigje) Jo. Kjo nuk e dëmton atë aspak. Kjo është ajo që mjekët thanë.

Kjo çështje është shumë normale. Kur vajza të arrijë pubertetin (moshën e pjekurisë), edhe nëse ajo është nëntë vjeçare, për të, që ajo të martohet nuk e dëmton atë asgjë, nuk e dëmton atë asgjë.

Kjo nuk është ndonjë gjë për t'u turpëruar prej saj. Turp është për vajzën për të bërë Zina (imoralitet) me dashnorin e saj në krevatin e babës dhe nënës së saj me asnjë mosmiratim. Kjo është diçka që të jetë e turpshme. Sa për atë që tregon prirja e natyrshmërisë së njeriut (Fitra), dhe se njerëzit e mençur kanë rënë dakord për lejueshmërinë e saj (dmth martesës), atëherë kjo nuk është asgjë për t'u turpëruar me të.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 16 Dhul Ke’ide 1433.

Thirrja në Teuhid i bashkon zemrat: Shejkh Abdul-Aziz Aalish-Shejh



Thirrja në Teuhid i bashkon zemrat
 Shejkh Abdul-Aziz Aalish-Shejkh rahimehUllah.


Pyetje:

Çfarë thoni ju lidhur me ato që thonë:



'' Ne i humbëm njerëzit me fjalën Teuhid''?


Përgjigje:


Kjo thënie nuk është e saktë.


Teuhidi (Njëshmëria e Allahut) është ajo që i bashkon përfundimisht zemrat, dhe i bën radhët e Muslimanëve një, dhe e bën popullin Musliman një Umet të bashkuar.
Ne nuk do të jemi një Umet i bashkuar përderisa ne të jemi nga ata të cilët e adhurojnë Allahun Subhanehu ue Te'ala Një të Vetëm, duke e bërë adhurimin tonë të sinqertë vetëm për Të.

Allahu i Lartësuar thotë;

''Ata dëshirojnë që të besh ujdi (në fe nga mirësjellja jote) me ta, në mënyrë që edhe ata të bënin ujdi me ty.'' (El-Kalem, 68:9)

Do të thotë që paganët (idhujtarët) do të dëshironin që ju të braktisnit Teuhidin (adhurimin e Allahut Një të vetëm) dhe që ju të mos e shpallni shkëputjen tuaj nga politeizmi, kështu që ata do të kënaqem me ju dhe ju duan. Por përkundrazi Teuhidi është i nevojshëm, dhe ai që e don atë le ta doje dhe ai që e urren atë le ta urrejë atë.


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012
Albania

Tallja me hixhabin


Tallja me Hixhabin


Pyetje:
Cili është gjykimi mbi dikë që tallet me një grua Muslimane qe ka te veshur hixhabin e duhur sipas Islamit ,ose e përshkruan atë si një fantazmë apo dhe fjalë te tjera fyese të ngjashme me këtë?

Përgjigje:
Kushdo që tallet me një burrë apo grua Muslimane për zbatimin e Sheriatit Islam, është Kafir (mosbesimtar). Kjo është pa marrë parasysh nëse ata janë duke bërë shaka me një grua Muslimane të veshur me hixhabin e duhur islam ose për çfarëdo çështje tjetër të Sheriatit. Abdullah ibn Umer (Allahu qoftë i kënaqur me ata dy) transmeton se: Gjatë fushatës në Tabuk një njeri ka thënë në një kuvend (grumbull njerëzish),

"Unë nuk kam parë kurrë askënd si këto lexuesit e Kuranit tone. Ata kanë barqe të mëdha, dhe me gjuhet më të gënjyera dhe ata janë më frikacakët kur ndeshen me armikun. "Një burrë tjetër i tha:" Ti po gënjen dhe ti je një hipokrit. Unë patjetër do ti them të Dërguarit te Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) per ketë që ju keni thënë ".Lajmi kishte mbërritur të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), atëherë ju shpall Kurani (në lidhje me këtë incident ). Abdullah ibn Umer tha se: "Unë e pashë atë (burrin) të kapur për shalën e devesë së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), duke ja penguar kalimin me gurë dhe ndërkohë që i thoshte:" O i Dërguari i Allahut, ne ishim vetëm duke luajtur dhe tallur "i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte duke lexuar ajetin Kuranor :

{Ne qofte se i pyet ata (për këtë gjë), atëherë shprehen hapur:’’Ne vetëm po flasim kot dhe për shaka.” Thuaju:”A me Allahun (Aze ue Xhel), me Ajetet e Tij (provat, shenjat, shpalljet) dhe me te Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) po talleni?”
(Teube,9:65)

{Mos falni aspak; ju (hipokrite) keni mohuar pasi patet besuar e nëse Ne falim disa prej jush, Ne do te ndëshkojmë te tjerë nga mesi juaj, sepse ishin Muxhrimune (mosbesues, politeiste, kriminele).} (Teube,9:66)

Kështu që përqeshja e besimtarëve është baraz me përqeshjen e Allahut, argumentet e Tij dhe të Dërguarit të Tij.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe Shokët a tij!

Komisioni i Përhershëm i Dijetareve për kërkime shkencore dhe 'Ifta
Abdul-`Aziz ibn `Abdullah ibn Baz
Abdullah ibn Ghudejan
Abdullah ibn Qa`ud
Abdul-Rezzak Afify
(Allahu i Mëshiroftë te gjithë)

Burimi: Al Ifta


Përshtatur dhe përkthyer nga : Arbrit Kraja /  Ebu Jusuf

Shkoder 2011

Thursday, February 23, 2012

Si duhet të vishen vajzat tona Muslimane


Si duhet të vishen vajzat tona Muslimane ?

Pyetje: 
Disa njerëz e kanë bërë atë zakon të tyre që tu vishen vajzat e tyre me veshje të shkurtër, të shtrënguar që përshkruan trupin e saj, qofshin ata të  reja apo të vjetra. Unë shpresoj se ju mund ti udhëzoni dhe këshilloni njerëzit e tillë.


Përgjigje:

Është obligim për një person që të vëzhgojë përgjegjësinë tij. Për te është që ti frikësohet Allahut dhe të parandalojë të gjithë ata të cilët kanë kontroll mbi vajzat e tij dhe prej veshjes së tyre me rroba të tilla, sepse është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), se ai ka thënë:

"Dy lloje prej banorëve të Xhehenemit unë nuk i kam parë akoma ..."

Pastaj ai përmendi:

"... gra të veshura, por të zhveshura, tërheqëse në ecjen e tyre, dhe kokat e tyre prijnë sikurse kurrizet e deveve. Ata nuk do të hyjnë në Xhennet apo të ndjejnë aromën e Tij ..."

Këto gra që veshin funde të shkurtra janë të veshura, sepse ata janë të veshura me rroba, por ata janë të zhveshura për faktin që pjesët e tyre private janë të ekspozura. Sepse i gjithë trupi i një femre, është auret i saj në lidhje me shikimin nga jo mahremët, duke përfshirë këtu fetyrën duart dhe këmbët e saj. Në mënyrë të ngjashme, e zveshur është ajo grua që vesh rroba të shtrënguara (ngushta), edhe pse ajo duket se është e veshur por në realitet ajo është e zhveshur, sepse përshkrimi i detajuar i formës së trupit të saj në veshjen e ngushtë, është lakuriqësi. Për një grua është që të ketë frikë Allahun dhe të mos i zbulojë bukuritë e saj. Ajo nuk duhet të shkojë në tregje përveçse e veshur me rroba që njerëzit mos të kthejnë kokat nga ajo, dhe ajo nuk duhet të parfumoset që të mos i tërheqin meshkujt me ç'rast ajo do të kishte frikë se ajo është një grua e pa ndershme (zinaqare).


Për gruan Muslimane është që të mos e lërë shtëpinë e saj, përveçse për një kërkesë më nevojë. Dhe në qoftë se ajo e lë shtëpinë e saj për atë nevojë ajo nuk duhet të dalë e parfumosur, e zbukuruar apo të ecin në një mënyrë të pa moralshme (të poshtër). Le të jetë e ditur se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

" Unë nuk kam lënë prapa meje një fitne (Sprovë) më të dëmshme për burrat se sa gratë."

Sprova e femrave është e madhe dhe pothuajse askush nuk është i sigurt nga ajo. Është dhe i takon popullit tonë Musliman për të mos ndjekur shtigjet dhe rrugët e armiqve të Allahut, të tillë si çifutët, Krishterët dhe të tjerët. Sepse me të vërtetë, kjo çështje është me rëndësi të madhe.  Është transmetuar prej Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë:

"
 Vërtetë që Allahu i jep afat një shtypësi deri në kohën që ai e  kapë atë, atëherë ai nuk e lejon atë që të shpëtojë."

Ai pastaj lexoj fjalët e më të Lartësuarit:

{ I tillë është Mbërthimi (Ndëshkimi i ashpër) i Zotit tënd,  kur  Ai mbërthen vendbanime,kur ato punojnë të gabuarën. Vërtet që idhimshëm shumë, tepër i ashpër është Mbërthimi i Tij.}
[Hud:102]

Këto propagandues të Islamit që thërrasin për zbulimin e fytyrave të grave dhe përzierjen e lirë të burrave dhe grave janë në devijim të qartë dhe injorancë të madhe, sepse ato janë në kundërshtim me udhëzimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata janë injorantë dhe/ose flasin injorancë , për atë që  ka ndodhur në ato vende që kanë qenë të prekura me këto çështje. Ata kërkojnë arratisje (të largohen) nga kjo fatkeqësi, por si është e mundur për   ta, kur ata morrën një qëndrim të tillë? Ajo u është bërë një zakon që nuk do të ndryshohet, përveçse me një përpjekje të madhe. Dhe Allahu është  Ndihmëtar.

Fetaua Islamije në lidhje me Fëmijët Muslimanë fq.152, Shejkh Muhamemed Ibn Salih El Uthejmin rahimehUllah
[Fetaua Manar el-Islam: 3/809]


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani /Arbrit kraja
Shkodër Shkurt 2012

Tuesday, February 21, 2012

Shaykh Muhammed al-Madkhalee requesting Shaykh al-Fawzaan to clarify a m...




Shaykh al-Fawzan:
Pointing towards: Muhammad… shaykh muhammed.
Shaykh Muhammed ibn Hadee al-Madkhalee:
Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

hayyakAllah noble Shaykh Saalih. And may you be reward for us. And we thank our Islamic university that has been granted succsess and its chancellor. And the deanship of graduate studies, for these kinds of beneficial meetings.
So may they be rewarded and have their reward doubled.
Noble shaykh with regard to that what has preceded a little while ago.
And that is the speech about beginning with inviting people to the tawheed and the sunnah.
And that it  “chases” people away.

There is a question that they pose at us, the teachers. And this is very good and blessed occasion. We would like your children to listen to your directions with regard to another point. That has spread and is mentioned. And it has been answered but at this blessed congregation, mentioning it is good. And that is that the da’wah of shaykh Muhammad ibn Abdul-Wahaab,rahmetullahi teala alejhi, come to make takfir upon the Muslims and the societies. So we would like you to explain this statement that is being attributed to this da’wah. By which Allah has brought great benefit. And may Allah reward you with good.

Shaykh al-Fawzan:
May Allah bless you.
I have pointed this out. I have pointed this out briefly.
Those that say about the shaykh that he brought a new way.

I said:
I challenge you that you show us what this new methodology is. By which the shaykh left the way of the people of knowledge and the salaf as-saalih. Show us this. As for (all the things) that is being said about the shaykh, this is not strange.
Those (accusations) were made against the prophets. They were described as being crazy. And being magicians and that they were liars. They were described with many (false) attributes.
The imams were described with some of these (accusations). And from them is shaykh Muhammad ibn Abdul-Wahaab.
And this is not strange and does not hurt the shaykh. Rather he will be raised by Allah because of it.
Allah will rise him because of it. And the one who says that he makes takfir upon the Muslims. And that he did ‘this or that’…etc. we say these are the books of the shaykh they are present. His books are available and all praise is due to Allah.
Bring us evidence from his books that he makes takfir upon the Muslims. He only makes takfir of those that Allah and His Messenger declared as being kufaar.
And which the Muslims are in agreement of their being kufaar. As for him being independent in a matter and that he  makes takfir because of it. Without being preceded by the people of knowledge. And without a proof in neither the book of Allah nor the sunnah of his Messenger. Then this is a false accusation. It will not be looked back upon it. Nor it will get any attention.
Bring us from the speech of the shaykh that which confirms that what you say. And these are his books which are with us now.
And you should not listen to the things that are being said about a person from the scholals. Without returning back to his speech and his writings. 
End.

Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër - Albania






Shejkh Muham-med ibn hadi el-Medkhali hafidhehUllah, i kërkon Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah, të mbajë një fjalim ndaj akuzave që hidhen ndaj Shejkh Muhammed ibn Abdul-Uehab rahimehUllah.


Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah:
Bën me shenjë në drejtim të: Muham-med ... Shejh Muhammed.
Shejh Muhamed ibn hadi el-Medkhali:

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh.


Haj’jekAllah Shejkh i nderuar Salih. Për këtë ne të falenderojmë ty, si dhe Universitetin tonë Islamik, që i është dhënë sukses bashkë me rektorët e tij, si dhe dekanët e diplomuar për studime, për këto lloj takimesh të dobishme.
Ata u shpërblefshin me të mira dhe shpërblimi i tyre u dyfishoftë për këtë.
Shejh i nderuar në lidhje me atë që ka paraprirë pak kohë më parë.
Dhe këtu është fjala për fillimin e thirrjes së njerëzve për në Teuhid dhe Sunet.

Dhe se kjo "i çon" njerëzit larg.
Ketu është një pyetje që ata e paraqesin tek ne si mësues. Dhe ky është nje rast shumë i mirë dhe i bekuar për ta përmendur këtu. Ne do të dëshironim, si fëmijët tuaj për të dëgjuar udhëzimin dhe këshillën tëndë në lidhje me një pikë tjetër. 
Kjo është përhapur dhe është përmendur, dhe ka marrë përgjigje por në këtë asamble (grumbullim) të bekuar, përmendja e saj është me dobi. Dhe kjo është se Daueti i Shejkh Muhammed ibn Abdul-Uehab RahmetUllahi teala alejhi, ka ardhur për të bërë tekfir mbi Muslimanët dhe shoqërinë. Pra, ne do të donim nga ti që të na shpjegosh ne këtë thënie që është duke ju atribuar këtij daueti, me të cilin Allahu ka sjellë dobi të mëdha. All-llahu ju shpërbleftë me të mira.

Shejkh el-Feuzan:
Allahu ju bekoftë.
Unë e kam theksuar këtë më parë. Unë e kam theksuar këtë në një kohë të shkurtër.
Atyre që e thonë këtë në lidhje me Shejkhun, që ai solli një mënyrë të re (daueti) unë ju thashë:
Unë ju sfidoj ju, që ju të me tregoni se çfarë është kjo metodologji e re, me të cilen Shejkhu e ka lënë rrugën e njerëzve të dijes dhe Selef us-Salih.Na e tregoni këtë. Sa për të gjitha ato gjëra, që janë thënë në lidhje me Shejkhun, kjo nuk është diçka e çuditshme.
Këto akuza janë bërë kundër Profetëve alejhi salatu ue sel-lem. Ata u përshkruan si të çmendur, magjistarë dhe gënjeshtarë. Ata u përshkruan dhe më me shumë atribute (false).


Imamët (Dijetarët tanë) janë përshkruar me disa prej këtyre akuzave. Dhe prej tyre është dhe Shejkh Muhammed ibn Abdul-Uehab.Dhe kjo nuk është e çuditshme dhe nuk e dëmton Shejkhun, përkundrazi ai do të ngritet nga All-llahu për shkak të kesaj.

All-llahu do ta rrisë gradën e tij për shkak të kësaj. Dhe ai që thotë se ai bën tekfir mbi Muslimanët dhe se ai e bëri "këtë apo atë"... etj, ne i themi se këto janë librat e Shejkhut, ata janë të pranishëm në mesin tonë. Librat e tij janë të disponueshem dhe i gjithë falënderimi i takon All-llahut.
Të na sjellin dëshmi nga librat e tij, se ku ai e bën këtë tekfir mbi Muslimanët. Ai vetëm bën tekfir ndaj atyre që All-llahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i shpallën si kufarë.

Dhe në atë, mbi të cilën Muslimanët kanë rënë dakord se ata janë kufarë.

Sa për atë që ai është i pavarur në një çështje dhe se ai bën tekfir për shkak të saj, pa u paraprirë nga njerëzit e dijes dhe pa asnjë provë prej Librit të Allahut dhe Sunetit të Dërguarit të Tij Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë kjo është një akuzë false. Kësaj ne nuk duhet t’i hedhim asnjë vështrim. Dhe se ajo nuk duhet të tërheqë ndonjë vëmendje.
Na sillni ne një fragment nga fjala e Shejkhut që e konfirmon atë që ju thoni. Dhe këto janë librat e tij RahmetUllahi teala alejhi, të cilat janë prezent me ne tani.
Dhe se ju nuk duhet ti dëgjoni gjërat, që janë duke u thënë në lidhje me një person prej Dijetareve, pa u kthyer përsëri fjalimit dhe shkrimit te tij.



Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf ( Arbrit Kraja)
Shkodër -Janar 2012. Albania