Tuesday, June 5, 2018

Në Lidhje me Mashtrimet e Besmir Cacani

Për çfarë dhe cilën xhami po i kërkon lekët Besmir Cacani?

Më kanë informuar dhe kontaktuar selefij të besueshëm se vëllezërit janë duke mbledhur fonde për xhaminë Selefije në Shkoder?

I kam thënë jo, -nuk kemi asnjë lidhje me këtë- ne akoma nuk kemi bërë projektin e as nuk kemi marrë leje ndërtimi, por e ushtrojmë aktivitetin e xhamise në një ambient me kontratë pa qera deri në marrjen e lejes së ndërtimit.

I kërkova informacion se në çfarë baze po mbledhin fondet?

Më dërguan shkresën që përhapet nëpër telegrame, forume dhe tjera rrjete sociale.

Sa vijon bëj me dije se në këtë letër ka disa gënjeshtra dhe mashtrime.

Gënjeshtra e parë: Bëj me dije se Besmir Cacani nuk ka përfaqësuar asnjëherë xhematin dhe Selefitë e Shkodres edhe pse shefi i tij Xhemal Jakupi i bën tezkije posht e përpjetë.

Selefitë kanë qenë dhe vazhdojnë- Elhamdulil’llah- të organizuar në xhemat dhe bëjnë dawetin të bazuar në Kur’anin Fisnik, dhe Sunnetin e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue se-lem) sipas kuptimit të -Selefëve- parëve tanë të mirë EsSelefusSalih.

E dyta: Xhamija për të cilën ai flet asnjëherë nuk ka qenë e nuk është xhami Selefije. Ajo xhami është pronë e K.M.SHqë historikisht nuk është drejtuar qoftë edhe një ditë të vetme nga një selefij.

Gënjeshtra e tretë: Thuhet se ai është imam dhe drejtues i kësaj xhamie.

E vërteta është krejt ndryshe.

Që nga shtatori i vitit të kaluar imam në këtë xhami është një person që quhet Husejn që i përket xhematit teblig.

Ndërsa në lidhje me korrektimin tuaj, ai është i pavlerë dhe nuk e mbulon dot mashtrimin tuaj. 
Ju jeni mësuar me fjalët formulë kur ziheni ngushtë e me presh në dorë: “ishte keqkuptim”, “pa dashje” etj... 
Duhet ta dinë të gjithë se korrektimi i juaj erdhi vetëm pas kontakteve që kam pasur me vëllezërit ku iu kishin mbërritur mashtrimet tuaja, duke ua bërë të qartë atyre mashtrimet tuaja dhe si qëndron e vërteta bazuar në fakte.
Ju jeni ne dijeni se Besmir Cacani nuk është imam në atë xhami sepse drejtuesit tuaj lidhin e zgjidhin bashkë me të.
Ju e dini se Besmir Cacani pasi është larguar nga xhamia e Shtojit të vjetër para rreth 10 muajsh ka shkuar në Turqi. 
Dhe prej aty banda e saafikeve e ka vendosur imam në një xhami në Belgjike. Dhe kjo afërsisht ...para 6 muajsh.

Si ka mundësi që të tjerët t’i kapërdijnë këto mashtrimet tuaja për keqkuptim.

Pastaj në lajmërimin e korrektuar thoni që ...nuk pranojmë më apo ndërpritet dërgimi i të hollave...
Po për ato të holla që u janë dërguar cilën “xhami “ do të“rikonstruktoni”.

Allahu na ruajt prej mashtruesave.

Nuk ju kam gjurmuar se nuk është as prej Fese time e as nuk e kam në edukatën time, por...(Më kanë kontaktuar selefij të besueshëm se vëllezërit janë duke mbledhur fonde për xhaminë Selefije në Shkoder) ishte ky mashtrim i juaji shkaku për ta bërë këtë sqarim publik.

Është detyrë fetare e imja që ta bëja këtë sqarim haptas sepse mashtrimin tuaj e keni bërë haptas.

Jeni saafika në dituri dhe në pasuri.
Të parën kujtoni se e keni zgjidhur me këtë fitnen e fundit dhe ngatërresën që po futni në mesin e dijetarëve.

Ndërsa të dytën duke mashtruar Selefitë dhe njerëzit me këto “rikonstruksionet” fallso të xhamijave.

(Dijeni se i njohim mirë rrenat dhe mashtrimet tuaja)

Shejkh Rebi Ibn Hadi el-Medk'halij hafidhehullaah thotë.

"Dy cilësi të neveritshme unë i urrej: arrogancën dhe gënjeshtrën -Rrenën-
Po sikur të jenë (gjinden) të dyja këta (bashkë) tek një person?

Audhu billah

Rrena është më e keqe se Bidati.
Ndërsa rrencaku nga mesi i Ehlus-Sunnetit është më i Neveritshëm se Bidatçiu.”

Abū Yusuf al-Albani
Ramazan 1439.

Në Lidhje me Xhemal Jakupi


Shkurtimisht Në Lidhje me Xhemal Jakupin


Në lidhje me Xhemal Jakupin

Ne na ka bashku me atë menhexhi Selefij.
Qysh se e kena kuptu që ai punon vetëm për famën e tij dhe për karrier dhe e kemi kapur duke gënjyer ne jemi distancuar prej tij.

Ne e kemi kapë duke rrejt
Të tjerët e kanë kapë edhe ma tepër.

Ndërsa pse nuk e bajm hizbij ne xhemalin?

Ne nuk gjykojmë njerëzit pse nuk përputhemi me ata dhe nuk jemi për të gjykuar.
Ne themi për atë se asht rrencak dhe karrierist dhe kërkon famë.

Ne nuk jena si ai dhe albani që nëse nuk je me ata të gjykojnë për hizbij.

Deri dje ishim Selefij për ata por kur nuk ju shkuam pas banen tahdhir kundër nesh.

Ky është hizbizmi.
Ose me ne ose në të kundërtën je hizbij.

Nëse jeni parimor...atëherë pse nuk i përmbaheni fetwasë së Shejkh Muham-med Bin Hadī -Allahu e ruajtë- që të gjithë e pranuat?

Abū Yusuf al-Albānī
Shkoder
Ramazan 1439 H.