Tuesday, October 30, 2012

Nëse gruaja hyn në Xhennet dhe burri në Xhehenem, kush do të jetë burri i saj ?





Nëse gruaja hyn në Xhennet dhe burri në Xhehenem, kush do të jetë burri i saj ?


Shejkh Muhammed ibn Saalih el-Uthejmin RahimehUllah


Pyetësi:

Ne dimë që Allahu ka përgatitur Hyri për robërit e Tij besimtarë, në Ditën e Gjykimit në Xhennet. Mirëpo, nëse ka gra besimtare që Allahu i futë në Xhennet - prej Mëshirës së Tij, por bashkëshorti i saj ishte një person i keq në jetën e kësaj dunjaje dhe për këtë nuk hyri në Xhennet, kështu që kush do të jetë burri i saj? Ju lutem na bëni që të përfitojmë prej përgjigjes tënde Allahu të shpërbleftë.


Përgjigje

Përgjigjja për këtë pyetje vjen prej thënies së Allahut të Lartësuar:

’’… Atje ju do të keni gjithçka që do t’ju dëshirojë shpirti dhe për ju atje do të ketë çfarë të kërkoni. Kënaqësi nga (Allahu), gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.’’  (Fusilet: 31-32)

Gjithëashtu thënia e Tij Azze ue Xhel:

’’… Dhe në të do të ketë çfarë t’u dojë shpirti, gjithçka që mund të kënaqë sytë; dhe aty ju do të banoni përgjithmonë’’  (Ez-Zukhruf: 71.)

Prandaj nëse një grua është prej banorëve të Xhennetit dhe ajo nuk ka qenë e martuar më pare  – ose burri i saj nuk është prej banorëve të Xhennetit, kështu që, nëse ajo hyn në Xhennet atëherë atje ka burra prej banorëve të Xhennetit që nuk kanë qenë të martuar në këtë dunja, dhe me këtë unë dua të them se, ata burra që nuk kanë qenë të martuar do të kenë gra prej Hyrive dhe gra prej grave të kësaj dunjaje, nëse ato e dëshirojnë këtë.

Prandaj lidhur me gruan ne themi, se nëse ajo nuk e ka një burrë, ose nëse ajo e kishte një burrë në jetën e kësaj dunjaje mirëpo ai nuk është prej banorëve të Xhennetit, atëherë në qoftë se ajo dëshiron të martohet, atëherë ajo do të ketë atë (burrë) të cilin ajo e dëshiron, kjo sipas kuptimit të përgjithshëm të ajeteve. Megjithëse tani mua nuk më kujtohet diçka më specifike në lidhje me këtë çështje.

Dhe me Allahun Azze ue Xhel qëndron Dija dhe i gjithë suksesi.



Muhammed ibn Saalih el-Uthejmin RahimehUllah



Tema të ngjashme:


Në Ahiret gruaja zgjedhë atë burrë që dëshiron | Shejkh Uthejmin

Gruaja që nuk martohet në jetën e kësaj dunjaje | Shejkh Uthejmin


 A do të ribashkohen bashkëshortët në Xhennet? | Shejkh Uthejmin




Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf) 
Shkodër 15 Dhul Hixhe 1433

Gjashtëdhjetë vjet nën sundimin e një Imami (prijësi) të padrejtë është më mirë sesa një natë pa te


Në një artikull të botuar në Sahab.net përcillet një thënie e artë e të parëve tanë të mirë nga Shejkh Abdur- Rahman ibn Naasir es-Sa’di rahimehUllah, ku thuhet

''Gjashtëdhjetë vjet nën sundimin e një Imami (prijësi) të padrejtë është më mirë sesa një natë pa te''


http://www.sahab.net...ic=116845&st=60


Përktheu: Arbrit Kraja 
Shkodër 14 Dhul Hixhe 1433

Obligueshmëria për të marrë dy gusla të Xhumanë nëse dikush zgjohet xhunub



Obligueshmëria për të marrë dy gusla të Xhumanë nëse dikush zgjohet xhunub

Shejkh Muhammed Nasir ud-Din el-Albani rahimehUllah,
Ai është Fakih dhe Muhadith.
Nr kasetës 1 / 386 lidhur me parimin e Fikhut se një uaxhib (obligim) nuk mund të mjaftojë për një tjetër uaxhib
Përkthyer në Anglisht nga Abdulilah ibn Rabah Lahmami 
Obligueshmëria për të marrë dy gusla të Xhumanë nëse dikush zgjohet xhunub

Shejkh el-Albani rahimehullah thotë:

Një shembull, një grua duhet të marrë gusël (bëj dush) për xhunubllëk (papastërtisë seksuale) dhe pastaj ajo ka vënë re Haid (menstruacionet). Ajo qëndroi në këtë gjendje. Pastaj ajo e pastron veten pas periudhës (ciklit) së saj. A duhet që ajo të bëjë një gusël opo dy. Njëri prej tyre të jetë gusli i xhunubllëkut dhe tjetri të jetë gusli i menstruacioneve. Nëse ne e dimë parimin se një uaxhib (obligim) nuk mjafton për një tjetër uaxhib, atëherë ajo është e obliguar për të bërë dy gusla. Njëri prej tyre të jetë gusli xhunubllëkut dhe tjetri është gusli i menstruacioneve.

Gjithashtu kjo mund të ndodhë edhe tek disa burra dhe unë nuk po them tek të gjithë burrat. Kushdo që e konsideron guslin e Xhumasë si uaxhib siç ka ardhur në një hadith sahih:

"Gusli i Xhumasë është uaxhib mbi çdo të rritur" 

dhe nëse ky burrë i rritur është bërë në gjendje papastërtie qoftë duke ëndërruar apo prej marrëdhënieve seksuale. Kështu që nëse ai është në gjendje xhunëbllëku të Xhumanë. A është e mjaftueshme për të që të bëjë vetëm një gusël për xhunëbllek dhe Xhuma? Unë them se kushdo që e konsideron gusëlin e Xhumasë si uaxhib sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe kjo është ajo që unë personalisht pajtohem me të,  atëherë ai duhet të bëjë dy gusla, i pari të jetë për xhunëbllekun dhe i dyti për Xhumanë.

Sa për atë që e sheh guslin e Xhumasë se nuk është uaxhib dhe kjo është ajo që shumica e dijetarëve e konsiderojnë si të tillë, atëherë ai mund të bëjë vetëm guslin e parë dhe ky është gusli i xhunëbllëkut dhe pastaj (njëkohsisht po me këtë gusël) ai të bëjë njetin në zemrën e tij se me të (njëkohësisht bashkë me guslin e xhunëbllëkut) ai është duke bërë apo marrë edhe gusëlin e Xhumasë.

Mirëpo nëse ky e konsideron guslin e Xhumasë si Sunet dhe jo uaxhib, atëherë ai ka tre qëndrime, dhe më i sakti prej tyre është se ai bën dy gusëla ashtu siç kemi thënë për atë që e konsideron si obligimin guslin e Xhumasë. Arsyeja është se shpërblimi për të do të shkruhet, si për guslin e xhunebllekut ashtu dhe për guslin Xhumasë ... "
Pyetsi:
O Shejkh lidhur me parimin që ju keni përmendur se një uaxhib nuk mund të mjaftojë për një tjetër uaxhib (dmth se nëse dikush është xhunub të Xhumanë, atëherë ai duhet të bëjë dy gusla dhe jo një,  pra gusël për xhunëbllëk dhe gusël për Xhumanë), atëherë po lidhur me tehijatul Mesxhid o Shejkh, a nuk është uaxhib për një burrë që vjen në Xhami për ta falur farzin e Sabahut ( a nënkupton kjo se uaxhibi i tehijatul Mesxhid bie me një tjetër uaxhib)? 

Shejkh el Albani rahimehUllah thotë: Unë them atë se hadithi është i qartë për të gjithë insha-Allah. Pyetjen siç e kam kuptuar unë nga vëllai se një burrë vjen në Xhami dhe se namazi është duke u faluar dhe burri nuk e falë tehijatul Mesxhid kështu që a bie namazi i tehijatul Mesxhid duke hyrë në namaz farz bashkë me imamin?

... Pra pyetja referohet për një burrë që dëshiron të falë farzin e Sabahut në Xhami. Kjo nuk na shqetëson ne (në kët pikë) nëse ai falet me imamin apo vetëm. Pra nëse ai e falë farzin e Sabahut, atëherë a bie tehijatul Mesxhid (dmth se nuk bëhet më uaxhib)?

Pyetësi gabimisht mendon se unë do ti përgjigjem kësaj pyetje me një përgjigje tjetër për parimin që kam përmendur se një uaxhib nuk mjafton për një uaxhib tjetër. Dhe unë do të them se burri që erdhi për të falur farzin e Sabahut dhe ai e falë atë (farzin e sabahut) para se të e falë tehijatul Mesxhid atëherë tehijatul Mesxhid ka rënë. Prandaj disa nga dëgjuesit gabimisht mund të mendojnë nga kjo se një uaxhib (obligim) e ka zëvendësuar një tjetër uaxhib (obligim). 

Unë them se kjo situatë ndryshon nga ajo që ishte para saj. Dhe ne dëshirojmë prej vëllezërve tanë të cilët janë në dyshim që të sjellin një shembull tjetër përveç këtij shembulli që përmban një uaxhib që mjafton për një tjetër uaxhib. Sa për këtë shembull, atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

"Nëse ndonjëri prej jush hyn në Xhami, atëherë ai mos të ulet derisa të falë dy rekat." 

Pra, ky person që fali farzin e Sabahut, përpara ai nuk u ul derisa i fali dy rekat. Kjo është për kedo që e konsideron ‘Tehijatul Mesxhid’ si uaxhib, atëherë ai e thotë atë se në këtë mënyrë ky uaxhib ka rënë, ky shembull është një kritikë ndaj parimit që një uaxhib nuk mjafton për një uaxhib tjetër. 

Unë do t'ju përgjigjen me një shembull tjetër; një burrë thotë se unë do të agjëroj një ditë apo një javë në çdo muaj, pastaj vjen Ramazani dhe ai ka për qëllim të agjërojë me ditën e Ramazanit një Nadrh (betim që ai e ka bërë dhe e ka shkelur). Unë ju pyes, agjërimi i njërit a mjafton për agjërimin e dy uaxhibeve!!! Uaxhibit të Ramazanit dhe uaxhibit të Nadhr (betimit). Ky është një shembull (për çfarë është nënkuptuar) dhe një shembull tjetër që është më i qartë se i mëparshmi. Një njeri ka humbur disa ditë të Ramazanit dhe ai ka për ti plotësuar dhe ai pret derisa Ramazani tjetër vjen dhe ai ka për qëllim që (njëkohësisht) ta bëjë agjërim bashkë me agjërimin që ai e ka humbur. Kush thotë se një (uaxhib) mjafton për një uaxhib tjetër. 
Tehijatul Mesxhid ndryshon sepse ai përmban një Illaah (arsye që ajo të bëhet uaxhib) dhe se nuk është për tu ulur derisa robi ti falë dy rekat. Kështu që ky burrë që fali farzin e Sabahut atëherë ai me këtë e ka përmbushur uljen pas namazit.

Mbi obligimin e guslit të Xhumasë
Fet'h 2 / 453 

Transmeton Malik nga Nafi dhe ky prej Abdullah ibn Umer radija_Allahu anhuma se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

"Nëse dikush prej jush vjen në Xhuma atëherë le të marrë gusël."

Ky është një urdhër për ata që vijnë në namazin e Xhumasë qoftë mashkull apo femër.
Nga Ebu Se'id el Khudri radija_Allahu anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

" Gusli ditën e Xhuma është obligim mbi çdo person të rritur (Muhtalim)".

Ata që thanë se nuk është obligim:

"Kushdo që merr abdest të Xhumanë, atëherë ky është një bekim dhe kushdo që merr gusël atëherë gusli është më i mirë."

Por kjo mund të kuptohet nga ajeti: 
"Nëse njerëzit e Librit do besonin, kjo do kishte qenë më mirë për ta." 
A të themi se besimi nuk është i obliguar???

Ibn Khuzeime (3:129): Një Sahabi e urdhëroi tjetrin që të bëjë një tjetër gusël ditën e Xhuma përveç guslit të xhunëbllekut.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 13 Dhul Hixhe 1433.

Thursday, October 25, 2012

Mbërritja vonë në namazin e Bajramit


Mbërritja vonë në namazin e Bajramit

Pyetje:
Ç’gjykim ka për atë që kap vetëm teshehudin bashkë me xhemat në namazin e Bajramit dhe në namaz për shi? Ai duhet që ai pastaj të falë dy rekate dhe të veprojë siç imami ka vepruar apo çfarë duhet të bëjë ai?

Përgjigje:
Kush e kap vetëm teshehudin bashkë me imamin në namazin e Bajramit apo në namazin për shi, ai duhet të ngrihet dhe të falë dy rekat pasi imami të japi selam. Në këto (dy) rekatë ai duhet të veprojë ashtu siç ka vepruar Imami (më parë) me anë të Tekbireve, recitim, rukus dhe sexhdes.

Komisioni i Përhershëm për Fetaua:
Shejh: Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Shejh: Abdullah bin Ghudayaan
Shejh: Abdur-Rezak Afifi
Rahime-humullah

Fetaua el-Lexhne ed-Da'imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Iftaa, vol 8,fq 307, fetaua nr.4517


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf )
Shkodër 10 Dhul Hixhe 1433

Monday, October 22, 2012

Saturday, October 20, 2012

Shejkh Feuzan | O Muslimanë! Bërja e Kurbanit jashtë vendit është kundër Sunetit ... dhe lënje e Sunnetit të mos hahet prej Kurbanit

Bërja e Kurbanit jashtë vendit është kundër Sunetit ... dhe lënje e Sunnetit të mos hahet prej Kurbanit

الشيخ الفوزان يرد على الجمعيات الخيريةفي مشروع الأضحية
السلام عليكم ورحمة الله وبركاته

أيها المسلمون : الأضحية سنة مؤكدة في حق من يستطيعها تذبح في البيوت ويأكلون منها في بيوتهم ويهدون منها لجيرانهم ،ويتصدقون منها على من حولهم من الفقراء .

واما ما أحدثه بعض الناس من دفع ثمن الأضحية للجمعيات الخيرية لتذبح خارج البلد وبعيداً عن بيت المضحي ،فهذا خلاف السنة وهو تغيير للعبادة،فالواجب ترك هذا التصرف وأن تذبح الأضاحي في البيوت وفي بلد المضحي ،كما دلت عليه السنة ،وكما عليه عمل المسلمين من عهد رسول الله صلى الله عليه وسلم حتى حصل هذا الإحداث فإني أخشى أن يكون بدعة،وقد قال النبي صلى الله عليه وسلم “من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد”،وقال عليه الصلاة والسلام :”وإياكم ومحدثات الأمور ،فإن كل محدثة بدعة، وكل بدعة ضلالة”.

ومن أراد أن يتصدق على المحتاجين فباب الصدقة مفتوح ،ولا تغير العبادة عن وجهها الشرعي باسم الصدقة – أعوذ بالله من الشيطان الرجيم:((وما آتاكم الرسول فخذوه وما نهاكم عنه فانتهوا واتقوا الله إن الله شديد العقاب))

.الحشر:7

بارك الله لي ولكم في القرآن العظيم .

فضيلة الشيخ الدكتور صالح بن فوزان الفوزان عضو هيئة كبار العلماء ،وعضو اللجنة الدائمة للإفتاء،عضو مجمع الفقه الإسلامي مجلة الدعوة –العدد1878-في 27/11/1423


Shejkh Feuzan hafidhahUllah.

O Muslimanë! Kurbani është një Sunnet i fortë për atë që është në gjendje të bëjë atë. Dhe është për tu therur në shtëpi, të hani prej tij në shtëpitë tuaja, të jepni prej tij për fqinjët tuaj, dhe një pjesë tjetër prej tij ta jepni si sadaka për njerëzit e varfër që janë përreth jush.

Përsa i përket asaj që disa njerëz e kanë shpikur, sikurse është pagesa e çmimit (vlerës) të kurbanit tek shoqatat bamirëse gjoja se ata e therin kurbanin për ju jashtë qytetit tuaj, apo larg prej shtëpisë së atij që e ofron kurbanin, atëherë kjo është në kundërshtim me Sunetit e të Dërguarit të Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe e ndryshon një akt të adhurimit.

Kështu që është obligim për (Muslimanët) ti lënë këto veprime (marrëveshje apo transaksione) njëanë dhe ti therni kurbanët në shtëpitë tuaja dhe në qytetet tuaja, pasi njeriu e bën kurbanin siç ka ardhur në Sunnet dhe siç ka qenë praktikuar prej Muslimanëve që në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, deri sa kjo shpikje u shfaq (u shpik). Dhe unë kam frikë se kjo mund të jetë një bidat, dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

"Kush shpik diçka të re në Fenë tonë që nuk është prej saj ajo është e refuzuar"

Dhe Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

" Veprat më të këqija janë ata të shpikurat në Fe, dhe çdo shpikje  në Fe është bid'at, dhe çdo bid'at është devijim dhe e çdo devijim e ka përfundimin në zjarr" 

Prandaj kushdo që dëshiron tu japin për sadaka atyre në nevojë, atëherë dera e lëmoshës (sadakas) është e hapur, por ama mos sillni ndryshime kundrejt mënyrës së saktë të Sheriatit në një vepër adhurimi, duke e quajtur atë një sadaka, kërkoj strehim në Allahun nga Shejtani i mallkuar,

Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) atëherë merreni atë dhe çfarëdo që ai jua ndalon juve,  atëherë hiqni dorë prej saj (mos e bëni atë), dhe kini frikë Allahun, vërtetë që Allahu është i Ashpër në ndëshkim” [El-Hashr: 59: 7]

Allahu më bekoftë mua dhe ju me anë të Kur'anit Famëlartë.


Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, ka thënë:

"... Kurbani është një adhurim i përcaktuar qartë, sepse në qoftë se qëllimi pas kurbanit do ishte për t'u ardhur në ndihmë njerëzve me mish, atëherë njerëzit do të kishin blerë mish dhe ta jepnin atë si lëmoshë (sadaka) ditën e Kurban Bajramit. Përkundrazi, gjëja më e rëndësishme është bërja e Kurbanit për Allahun Azze ue Xhel,
Allahu i Lartësuar ka thënë:

"Nuk është as mishi i tyre dhe as gjaku i tyre që arrin tek Allahu, por është përkushtimi (devotshmëria) juaj që e arrin Atë." (Surja Haxh :22: 37)

Atëherë, nëse ju i dërgoni të hollat për kurbanin tënd në një qytet tjetër që kurbani yt të bëhet për ty atje, atëherë me këtë veprim ju e keni kundërshtuar urdhrin e Allahut Azze ue Xhel,
sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:

"Pastaj hani prej tyre dhe ushqeni me të edhe të varfërit që po kalojnë një jetë të vështirë "(Surja Haxh: 22: 28)

Kështu që ti nuk është e mundur të hash prej kurbanit tënd kur ajo të jetë prerë në Somali? ... Jo! Kështu që ju e keni kundërshtuar urdhrin e Allahut. Dhe shumë prej Dijetarëve kanë thënë:

"Ngrënia prej kurbanit është obligim dhe personi bën gjynah, nëse ai e lë atë"

Dhe prej kësaj ne dimë se thirrja (veprimi) për ti dërguar paratë për kurban jashtë qytetit të personit është një thirrje (veprim) që nuk është i saktë. Dhe kjo nuk është e dobishme – e hijshme që njerëzit që të marrin pjesë në këtë veprim, përkundrazi kurbani bëhet në shtëpitë tuaja me familjet tuaja dhe duke i manifestuar ritet e Islamit në qytetin tuaj.

Dhe të gjithë ata që kanë dëshirë apo dëshirojnë për ti ndihmuar vëllezërit e tyre në ato vende ku ata gjenden në nevojë, atëherë lë ti ndihmojnë ata me para dhe rroba e me të tjera gjëra.
Por sa për një rit prej riteve të Islamit që ne e veprojmë atë për tu afruar pranë Allahut duke bërë Kurban dhe duke ngrënë prej saj, atëherë kjo kurrë nuk është me vend për njerëzit për ta braktisur këtë. "

Fundi i fjalës së Shejkhut. (kaseta me titull: Ritet e Haxhit pjesa parë)
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 4 Dhul Hixhe 1433




Friday, October 19, 2012

Kush flet keq për Dijetarët Allahu do t'ia vdesë zemrën e tij



Imam Ahmed rahimehUllah, ka thënë:

Kush flet keq për Dijetarët, Allahu do t'ia vdesë zemrën e tij para se Ai t'ia japë vdekjen atij (dmth vdekjen në këtë dunja).


Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 4 Dhul Hixhe 1433.

Tuesday, October 16, 2012

Uthejmin | " Pyesni njerëzit e dijes nëse nuk dini"


Shejkh Muhammed ibn Salih el-'Uthejmin rahimehUllah, thotë: 

Unë u them të gjithë Muslimanëve se obligimi tyre i përgjithshëm është që ata të ndjekin dijetarët ata të cilët janë të njohur mirë dhe që posedojnë Dije të bollshme dhe të saktë në Akiden dhe Menhexhin e tyre. 
Kjo është sepse Allahu Azze ue Xhel thotë: 

" Pyesni njerëzit e dijes nëse nuk dini" 

[Marrë nga Revista El-Besaa'ir, (nr. 4)]
http://www.troid.ca/index.php/comprehensive/common-issues

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 30 Dhul Ka’ide 1433

Shejkh Abdullah el-Ghudejan | Gjëra që nuk kanë nevojë për t'u pyetur


Ç'gjykim ka për përdorimin e parfumit që të kesh erë të këndshme?

Shejkh Abdullah el-Ghudejan rahimehUllah:

"O vëlla ti po më pyet mua se; Ç'gjykim ka për përdorimin e parfumit që të kesh erë të mire!!?"

A mundet që një njeri të pyes një pyetje të tillë si kjo? Ç'është kjo fjalë?

Kjo ngjan ose është sikurse dikush të më pyesi mua "Unë kam martuar një grua kështu që çfarë të bëj me gruan time?"

Në realitet, disa prej këtyre pyetjeve nuk kanë nevojë për t'u pyetur. Kjo është ajo që një pyetës më pyeti në Ha'raam! "



Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 30 Dhul Ka’ide 1433

Abdul-Aziz Aal esh-Shejkh | Të martohet apo ti bindet Nënës


Të martohet apo ti bindet Nënës

 Shejkh Abdul-Aziz Aal esh-Shejkh hafidhehUllah

Pyetësi:
Një prej të rinjve / ose një vëlla dëshiron të martohet, por nëna e tij ngulmon që ai të mos martohet derisa ai të ndërtoj një shtëpi për vete. Në këtë rast a është ky vëlla gjynahqar për mosbindje ndaj nënës së tij në këtë çeshtje?

Shejkh Abdul-Aziz Aal esh-Shejkh hafidhehUllah:

"Pasha Allahun, nëse dëshira e tij për martesë është e fortë dhe ai frikësohet në vetvete për vonimin e martesës prej frikes së kryerjes diçka të ndaluar, atëherë nuk ka asnjë dyshim se martesa është e rëndësishme dhe në këtë rast është shumë më e rëndësishme.

Prandaj nëse shpirti e dëshiron martesën dhe se shtyerja e saj do të krijojë dëm apo stres (shqetesim) në zemrën e tij ose ti hapë atij dyert drejt së keqes - ne i kërkojmë Allahut mirëqenie për vete dhe atë, atëherë në këtë rast martesa bëhet prej çështjeve më të rëndësishme. Kështu që ky i ri le të përpiqet për ta bindur nënën e tij dhe me lejen e Allahut, tani ajo ndoshta është duke na dëgjuar ne. Le ta bëjnë ajo sa më të lehtë martesën për djalin e saj dhe pjesët tjera të çështjeve le të vijnë pas."




Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 30 Dhul Ka’ide 1433

Monday, October 15, 2012

Shejkh Uthejmin | Pranimi i fjalës prej një personi të besueshëm në kohën tonë



Shejkh Muhammed Ibn Salih el-'Uthejmin rahimehUllah, Për pranimin e Lajmit prej personit të besueshëm në kohët tona

Dijetari fisnik pohon se lajmi i një transmetuesi të besueshëm në kritikimin e një thirrësi pranohet në kohën tonë dhe se lajmi i një transmetuesi të besueshëm nuk ka nevojë për verifikim. Ndërsa lajmi i një gjynahqari të pabindur duhet të vërtetohet (verifikohet) sipas urdhërit të Allahut.

Kur Dijetari fisnik, el-'Alame el-' Uthejmin rahimehUllah, është informuar se tre prej Dijetarëve të Ehlus-Sunetit, përkatësisht Shejkhët: Salih el-Feuzan, 'Abdullah el-Ghudejan dhe' Abdul-Muhsin el-'Abbad rahimehUllah, kanë refuzuar ' Adnaan 'Ar'uur, ai e pranoj këtë lajm prej tyre pa pyetur për verifikim, kjo, sepse sipas tij ata janë thikat (të drejtë dhe prej transmetuesve të besueshëm). Kështu që me këtë veprim Shejkhu hafidhehUllah, tregon dhe demonstron se si Selefët (të parët tanë të mirë) e pranonin lajmin e një të besueshmi në refuzim ndaj devijuesve pa pyetur për verifikimin dhe konfirmimin siç veprohet me (rastin) lajmin e një fasiku (gjynahqari të pabindur). http://www.sunnahpublishing.net/audio/uthayminarur.wma

Pranimi i fjalës prej një personi të besueshëm në kohën tonë:
Shejkh Uthejmin rahimehullah.





Pyetje:
 Disa prej thirrësve akuzojnë një thirrës tjetër. Kështu që kurë ai flet për te, ai thotë se ai është mirëinformuar prej një personi që njihet mirë për dijen dhe drjtësinë e tij. Dhe kurë unë i them atij a ke ti ‘verifikimin dhe konfirmimin’ ai më thotë se ‘verifikimi dhe konfirmimi’ është për atëherë kurë transmetuesi është fasik (gjynahqar i pabindur). Kështu që, cili është mendimi juaj për këtë?

Përgjigje:

Kjo fjalë – thënie (kalam) është e saktë (Sahih), thënia është e saktë. Kur çështja është duke u folur në publik dhe është e qartë, atëherë kur një njeri i besueshëm ju informon juve për këtë, nuk ka asnjë nevojë për verifikim dhe konfirmin sepse Allahu Azze ue Xhel thotë:

{O ju që keni besuar ! Kur një njeri i lig e i poshtër (fasik) vjen te ju me ndonjë lajm atëherë verifikojeni dhe konfirmojeni atë} (El-Huxhurat 49:6)

Mirëpo, mund të jetë ose ndodhë kjo që personi është i besueshëm, por në veten e tij ai ka disa dëshira, kështu për këtë aspekt, besueshmëria e tij dobësohet në këtë rast.


Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera Albania 29 Dhul Ka’ide 1433


KËRKOJ PREJ VËLLEZËRVE QË I FRIKËSOHEN ALLAHUT AZZE UE XHEL, QË PËRKTHIMET E MIJA TË MOS EDITOHEN DHE BËHEN AUDIO NËPER FORUME PA LEJEN TIME DHE PA MË LAJMËRUAR MUA, KJO PËR ÇDO MATERIAL TIMIN. ALLAHU JU SHPËRBLEFTË PËR MIREKUPTIMIN