Tuesday, April 30, 2013

Kush ka të drejtë të bëjë Tefsik dhe Tekfir mbi njerëzit? - Shejkh Salih el-Feuzan



 Kush ka të drejtë të bëjë Tefsik dhe Tekfir mbi njerëzit?
-Shejkh Salih el-Feuzan-

Shejkh Feuzan:
 Kjo është e drejtë dhe kompetencë e dijetarëve,  e dijetarëve me mprehtësi,
të cilët e dinë se kush e meriton të emërtohet me kufër, fisk (mëkat) dhe bidat.
Kjo çështje është në kompetencën e dijetarëve.


Përktheu: Astrit Hoxha
Burimi: http://www.esselefussalih.com/2013/04/30/kush-ka-te-drejte-te-beje-tefsik-dhe-tekfir-mbi-njerezit/  

Monday, April 29, 2013

Këshillë për fillestarët që preokupohen me gabimet e të tjerëve – Shejkh Salih el-Feuzan


Këshillë për fillestarët që preokupohen me gabimet e të tjerëve
-Shejkh Salih el-Feuzan-

Pyetje: Dëshirojmë nga shkëlqësia juaj një këshillë (orientim) për  disa nxënës të vegjël të dijes, të cilët gjëja e parë që fillojnë nga kërkimi i diturisë është se ata: fillojnë e flasin në këto gjëra (në gabimet dhe në të metat e të tjerëve) dhe se: a ka ky filan person këtë( të metë, mangësi) a ka filani tjetër atë?
 Përgjigja: Kjo (që bëjnë këta) është Fitneh, (e cila është) të folurit për njerëz dhe zënia e kohës(preokupimi) me mangësitë e njerëzve dhe gabimet e tyre. Sidomos nëse (ky veprim) bëhet nga një fillestar (në kërkimin e diturisë). Kjo e pengon atë nga kërkimi i diturisë dhe ndoshta edhe e ndalon atë nga këkimi i saj. Si rrjedhojë (e këtij veprimi ), ai urren filan person e filan person  dhe heq dorë nga kërkimi i diturisë.  Kështu që, kjo (që bëjnë këta) është fitneh që duhet të largohen prej saj.
Është obligim për të riun që të ketë për synim kërkimin e diturisë  dhe mos të dëgjojnë atë çfarë thonë njerëzit  për filanin e al-lanin(për këtë e për atë).
Së pari, kjo gjë e bën atë që të ketë urrejtje për nxënësit e dijes dhe ia largon dëshirën dhe interesin për kërkimin e diturisë.
E dyta,.......vazhdo me leximin>>>>>

Thënia: “Besimi është në zemër” - Shejkh Salih el-Feuzan

Thënia: “Besimi është në zemër”
-fjalë e drejtë me të cilën është për qëllim e kota dhe e pavërteta-
-Shejkh Salih ibën Feuzan el Feuzan-

Pyetja: Çfarë mund të na thoni rreth atij personi që kur i thuhet “frikësohu Allahut” lidhur me disa gjynahe – sikur rruajtja e mjekrës, pirja e duhanit, zgjatja e rrobës nën nyjen e këmbës -, ai thotë: besimi është në zemër dhe nuk është besimi tek lëshimi i mjekrës, braktisja e duhanit apo tek zgjatja e rrobës. Poashtu ai të thotë: vërtetë Allahu nuk shikon trupat tuaj – ka për qëllim mjekrën, duhanin apo rrobën – , por shikon zemrat tuaja?
Shpresoj tek një përgjigje e juaja o shejh i nderuar, në mënyrë që të mësojë ai që thotë se besimi është në zemër?
Përgjigja: Këtë fjalë e thonë shpesh disa njerëz të paditur ose sofizta. Kjo është fjalë e drejtë, mirëpo me të është për qëllim e kota dhe e pavërteta, sepse ai që e thotë këtë fjalë, dëshiron të justifikojë gjynahun e tij; sepse ky person pretendon se mjafton besimi që është ne zemër nga veprimi i adhurimeve dhe braktisja e gjynaheve. Padyshim që ky është një mashtrim i qartë, sepse besimi nuk është vetëm në zemër, përkundrazi besimi –sikurse e ka përkufizuar Ehlus-Sunneh uel Xhema’ah – , është fjalë e gjuhës, besim i zemrës dhe punë e gjymtyrëve.
Ka thënë imam el Hasen el Basri – Allahu e mëshiroftë – :...vazhdo me leximin>>>>>>

Wednesday, April 24, 2013

Gjykimi i shpërthimeve në Boston – Shejkh Salih el-Feuzan

Gjykimi i shpërthimeve në Boston

-Shejkh Salih el-Feuzan-


Ne e duam Xhihadin dhe nxisim në të, por ky nuk është Xhihad!
Ne e kemi thënë se ky nuk është Xhihad.
Ky është Shkatërrim!
Ky veprim është vrasje  e njerëzve pa të drejtë. Ky është Xhihad?!
Ai edhe veten e tij e vret pa të drejtë. A është ky Xhihad?
Ky nuk është Xhihad.
Xhihadi ka dispozita, kushte dhe rregulla. Atë e merr përsipër, e drejton prijësi (udhëqësi, sundimtari) i muslimanëve dhe thërret në të......vazhdo me leximin>>>>>

Monday, April 22, 2013

Si e realizon muslimani Teuhidin?

Si e realizon muslimani Teuhidin?
-Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin- 


Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi! Si e realizon muslimani Teuhidin o shejh i nderuar?

Përgjigja: Ai e realizon duke qënë i sinqertë në dëshminë La ilahe il-lAllah; dmth nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Çdo gjë që adhurohet përpos Allahut është e kotë (baatil),.......vazhdo me leximin>>>>>

Tuesday, April 16, 2013

Faqja e re selefijeh ne gjuhen shqipe.

Kjo eshte faqja e re selefijeh ne gjuhen shqipe. Mund te rregjistroheni ne menyre qe te merrni vazhdimisht emaile me artikujt me te fundit.

Ndersa per audio nga dijetare te perkthyera ne gjuhen shqipe, ketu:

Rëndësia e Namazit – Shejkh Muhammed ibn Salih el-’Uthejmin

Rëndësia e namazit
-Shejkh Muham-med ibn Salih el-Uthejmin-


Namazi është shtylla e dytë prej shtyllave të Fesë Islame dhe është shtylla më e fortë e saj pas dy Dëshmive.
Namazi është lidhje midis robit dhe Zotit të Tij. Ka tënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:

“إن أحدكم إذا صلى يناجي ربه”
“Me të vërtetë kur falet ndonjëri prej jush komunikon në fshehtësi me  Zotin e tij” Transm. Bukhariu. ..............vazhdo me leximin >>>>>