Thursday, January 31, 2013

Jeta është Sprovë ! siç kuptohet prej Sures El-'Ankebut







Jeta është Sprovë!

(siç kuptohet prej Sures El-'Ankebut)

Shejkh Salih ibn ’Abdil- ‘Aziz Aalish-Shejkh hafidhehUllah.

Një mësim i regjistruar [1] dhe i përkthyer ekskluzivisht për bakkah.net

dhe u përkthye nga vëlla Abul-'Abbaas Moosa Richardson hafidhehullah.


Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Paqja dhe Bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit për mbarë njerëzimin, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndoqën dhe e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit, në vazhdim:

Tema kryesore e Sures El-'Ankebut, sikurse shumë prej dijetarëve të Ehlus-Sunnetit e kanë përmendur, është fitneja (sprovat dhe trazirat). Sprova është përmendur që nga fillimi i sures ku Allahu Xhel-le ue 'Ala, thotë [2]:

’’Elif - Lam - Mim . A mendojnë njerëzit se do të lihen pa u trazuar ngaqë thonë: ’’Ne besojmë’’ dhe nuk do të provohen ?. Dhe sigurisht që Ne i provuam ata të cilët qenë para tyre. Dhe vërtetë që Allahu do ta bëjë të njohur (të vërtetën e) atyre që janë të vërtetë dhe (po kështu) vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur (gënjeshtrën e) atyre që janë gënjeshtarë…’’

Pra sprova është përmendur në mënyrë specifike në fillim të sures.

Mirëpo, me çfarë lloj sprovash janë sprovuar njerëzit ? Njeriu mund të vihet në sprovë për shkak të intelektit të tij, ose prej dunjasë. Ai mund të vihet në sprovë nga prindërit ose nga familja e tij. Ai mund të vihet në sprovë me anë të jetëgjatësisë të gjatë të tij. Sprovë e tij mund të jetë ajo se ai nuk përballet me asnjë vështirësi në gjithë në jetën! Pra, realiteti është se njeriu mund të sprovohet nga një shumëllojshmëri sprovash, të gjitha ato janë të përmendura në këtë sure.

Pra në këtë sure, el-'Ankebut, Allahu Xhel-le ue 'Ala, përmend llojet e sprovave dhe themelet mbi të cilat ata janë ndërtuar. Ai gjithashtu përmend se si një njeri mund të ruhet nga këto lloj sprovash.

Kjo për shkak se jeta e kësaj bote, në realitet është thjesht një sprovë. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë, sikurse transmetohet nga ' Ijadh ibn Himaar radija_Allahu anhu, dhe është përmbledhur nga Imam Muslimi në Sahihun e tij:[3]

"Allahu Xhele-le ue Ala, ka thënë: "O Muham-med ! Vërtetë Të kam dërguar vetëm për të vënë në sprovë ty dhe për ti vënë tjerët në sprovë me ty. " 

Pra jeta, në të vërtetë që është vetëm një sprovë. Dhe kjo sprovë -  është vetëm me anë të gjërave të këqija apo vetëm me anë të gjërave të mira? 

Kjo sprovë është njësoj si me të këqijat dhe të mirat!

Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [4]:

’’… Dhe Ne do t'ju provojmë me të keqen dhe me të mirën dhe te Ne ju do të ktheheni’’

Shikoni atë çfarë përmend Allahu Xhel-le ue Ala, në fillim të kësaj sures:

’’A mendojnë njerëzit se do të lihen ...’’

Cilët apo kush janë ata që përfshihen në fjalën (njerëz)? Kjo fjalë përfshin të dy besimtarin e mosbesimtarin. Kjo fjalë përfshin të dy të vjetrin dhe të riun. Kjo fjalë i përfshin të gjitha kategoritë e njerëzve pasi ata bashkëveprojnë me të gjitha kategoritë e tjera.

’’A mos mendojnë njerëzit se ata do të lihen pa u trazuar vetëm ngaqë thonë: ’’Ne besojmë në Allahun’’ dhe nuk do të përballen me sprovën ?’’

Ju thoni ne jeni besimtarë, mirëpo kur mund të konsiderohet besimi juaj me Iman të vërtetë? Kjo është atëherë kur sprovat vendosen para jush, dhe ju i kaloni ato me sukses me Urdhrin e Allahut Xhel-le ue Ala.

Ju mund të sprovoheni edhe nga vetvetja juaj! Ka njerëzit që janë vënë në sprovë për shkak të bukurisë dhe cilësisë tyre të mirë. Një grua mund të sprovohet nga bukurija dhe prejardhja e saj, dhe një burrë mund të sprovohet nga pasuria e tij. Dikush mund të provohet nga prindërit e tij. Kështu që ju në këtë sureh do të gjeni të përmendura të gjitha llojet e këtyre sprovave, origjinën e tyre dhe zgjidhjet për to.

Sprova e Prindërve mosbesimtarë

Merrni këtë shembull: 

Në pjesën e parë të sures Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [5]:

’’Dhe Ne kemi urdhëruar për njeriun të jetë i mirë dhe i përkushtuar ndaj prindërve të tij, por nëse ata përpiqen të të bëjnë ty të Më bashkosh Mua ndonjë gjë tjetër (në adhurimin si shok a të barabartë) për të cilën gjë ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre. Tek Unë është kthimi juaj …’’

Kini parasysh këtu që disa prindër shkaktojnë sprovë dhe përpiqen që ta bëjnë fëminë e tyre për të bërë shirk. A nuk është kjo një sprovë? Vërtetë kjo është një sprove jashtzakonisht e madhe!

Dijetarët e Tefsirit kanë përmendur se ky ajet ishte shpallur rreth ngjarjeve që përfshijnë Sa’d Ibn Ebi Uekas radija_Allahu anhu, kur nëna e tij u përpoq ta kthente atë përsëri në mosbesim. Edhe me këtë lloj situate, Allahu Xhel-le ue Ala, e urdhëroi atë për ta mbajtur lidhjen me prindërit e tij dhe ti shoqëroj ata me butësi, por jo për t'iu bindur atyre. 

Ai Xhel-le ue Ala, tha se [5]:

’’Por nëse ata përpiqen të të bëjnë ty të Më bashkosh Mua ndonjë gjë tjetër (në adhurimin si shok a të barabartë) për të cilën gjë ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre. Tek Unë është kthimi juaj dhe Unë do t’ju tregoj gjithçka që ju patët punuar.’’

Dhe Ai thotë në fillim të këtij ajeti:

’’Dhe Ne kemi urdhëruar për njeriun të jetë i mirë dhe i përkushtuar ndaj prindërve të tij’’

Kjo është një sprovë e jashtëzakonshme! Mirëpo atëherë cila është rrugëdalja për të dalë prej saj? Përgjigja është; me kuptimin e drejtë të legjislacionit të Allahut Xhel-le ue Ala, që ju nuk iu bindeni atyre, kur ata t’ju urdhërojnë ju me kufër, shirk, apo mosbindje ndaj Allahut Xhel-le ue Ala. Mirëpo sidoqoftë ju akoma duhet ta mbani lidhjen me to dhe ti shoqëroni me butësi.

Ka disa njerëz të cilët janë sprovuar me këtë sprovë, dhe ata i shoqërojnë prindërit e tyre, por jo me butësi, por me ashpërsi, dhe kështu që në këtë pikë ata kanë rënë në ndalesa të kësaj cilësie.

Ai që mund të jetë i durueshëm me një çështje të vështirë si kjo, duke i shoqëruar ato me butësi dhe nuk iu bindet atyre (kur ato ta urdhërojnë për mosbindje ndaj Allahut), ai është i vetmi që është i suksesshëm në trajtimin e sprovave në një rast të tillë.


Sprova e të qënit pakicë

Një tjetër lloj sprove është kur një person vështron një numër të madh njerëzish mosbesues në Allahun Xhel-le ue Ala. Ata nuk besojnë, dhe pastaj shfaqët njëri dhe mendon se ai dhe njerëzit e besimit janë shumë pak dhe mobesimtarët, hipokritët, kriminelët, ose të pabindurit janë shumicë. Si mund ta mbajë-ruaj veten në rrugë të drejtë, si? Kjo është një lloj sprove që sulmon zemrën.

Vërtetë shumë pak nga njerëzit qëndrojnë të pa lëkundur në këtë lloj situate. Shumica e tyre shikojnë njerëzit - shumica janë në të keqen, kështu që ata bien në të. Në këtë sure është përmendur kjo çështje, së bashku me zgjidhjen! Prandaj lexojeni këtë sure dhe mendoni mbi të. [6]

Sprova në shikimin e kënaqësive të mobesimtarëve

Një lloj tjetër sprovet që është përmendur në këtë sure është se një njeri sheh armiqtë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, që qëndrojnë gjatë dhe kanë jetesë të sigurtë. Ai sheh si ata qëndrojnë gjatë në tokë, duke gëzuar fuqinë e tyre dhe duke i shtypur të tjerët, dhe këta janë armiqtë e Allahut Xhel-le ue Ala, politeistë!

Kjo mund ta çojë atë që të fillojë të ndjekë kënaqësitë e dunjasë dhe të bashkohet me ta në ndalimin e të tjerëve nga rruga e Allahut. Allahu Xhel-le ue Ala, thotë: [7]:

’’Vërtetë e zbukuruar është jeta e kësaj bote për ata që nuk besojnë dhe që tallen me ata që besojnë. Por ata të cilët u binden Urdhrave të Allahut dhe përmbahen nga ato gjëra që Ai i ka ndaluar, do të jenë tepër lart atyre në Ditën e Ringjalljes…’’

Kjo ishte nga surja el-Bekare. Në këtë sure, suren El-'Ankebut, Allahu Xhel-le ue Ala, e përmend historinë e Nuhit ' alejhis-selam, vetëm në dy ajete. Cila është lidhja e kësaj historie me temën e sures, që është sprova?
AllahuXhel-le ue Ala, thotë [8]:

’’Dhe vërtet që Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai qëndroi mes tyre një mijë pa pesëdhjetë vjet (duke i ftuar ata të besojnë në Njësinë e Allahut si një Zot i Vetëm) dhe Tufani i përmbyti ata duke qenë Dhalimunë. Pastaj Ne e shpëtuam atë dhe ata me të në barkë dhe e bëmë atë (barkën) si një Ajet për gjithë Aleminin (për njerëzit, për xhindët)’’

Historia e Nuhit gjendet këtu vetëm në dy ajete? Cila është arsyeja për këtë? Gjithë këtë kohë, 950 vjet, ai i kishte ftuar ata, ndërsa besimtarë ishin shumë pak, sikur është kuptuar nga një tjetër sure [9]:

’’Dhe askush nuk besoi më të përveç një pakicë’’

Disa nga dijetarët e kanë shpjeguar se numri i besimtarëve kishte arritur vetëm 13 njerëz.Të tjerë thanë se kishin besuar vetëm shtatëdhjetë-burra dhe gra.
Ai qëndroi në mesin e tyre një mijë vjet, ndërkohë që ishte shirku ai që mbizotëronte dhe praktikohej adhurimi idhujve: Wadd, Suwaa, Jaghuth, Je'uk, dhe Nasr. [10] Dhe ai i këshillonte dhe i ftonte ata ditën dhe natën, fshehurazi dhe haptazi, dhe askush nuk u përgjigj përveç këtij numri të vogël. A nuk do të përballen zemrat me sprovë?

Vërtetë kjo ishte sprovë. Kjo nuk ishte vetëm 10, 20, apo 50 vjet, apo edhe 100 vjet. Kaluan 200 vjet, 300, 400, 500, derisa u plotësuan plotë 1000 pa 50 vjet. Pastaj në fund erdhi rrugëdalja nga Allahu Xhel-le ue Ala.

Prandaj njeriu mund të vihet në sprovë duke parë qëndrueshmëri të gjatë të armiqve. Pra kjo sure shkakton (dmth bën të qartë) që besimtari i vërtetë të marrë mësim dhe të kuptojë se kjo është për një arsye. Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [11]:

’’Dhe vërtetë që Allahu do ta bëjë të njohur (të vërtetën e) atyre që janë të vërtetë dhe (po kështu) vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur (gënjeshtrën e) atyre që janë gënjeshtarë…’’

Kur do të bëhet kjo e njohur? Kur të ndeshesh me sprovën dhe ta kesh trajtuar atë me sukses. Pra tema e sures, sikurse ne jemi duke vënë në dukje, është sprova, edhe me historinë e Profetit Nuh, mësimi këtu është sprova, dhe çfarë do t'ju shpëtojë (ju) nga sprova që zgjat për një kohë të gjatë.

Disa njerëz gabimisht mendojnë se çështja e Allahut do ti arrijë ata megjithatë që ata duan. Jo, por më saktë Urtësia e Allahut është Gjithëpërfshirëse. Ai do ti sprovojë njerëzit, ashtu siç Ai sprovoj Nuhin 'alejhis-selam, dhe popullin e tij, ndërsa jetonin në mesin e njerëzve të tyre (duke i ftuar ata për tek Allahu) për 950 vite, dhe mbas gjithë kësaj kohe, vetëm një grup i vogël njerëzish iu përgjigj.
Pra një mënyrë për të arritur sukses në përballjen e sprovave është përmendur këtu në këtë Sure, dhe ajo është me anë të durimit. Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [12]:

’’Pastaj Ne e shpëtuam atë dhe ata me të në barkë dhe e bëmë atë (barkën) si një Ajet  (shenjë-argument) për gjithë Aleminin (për njerëzit, për xhindët)’’


Sprova në Argumentim (debatimit)

Më pas në tregimin e Ibrahimit alejhi selam, ne shohim një tjetër lloj sprove - kundërshtarë që argumentojnë dhe luftojnë kundër ftesën, ata nuk nënshtrohen, përkundrazi ata vetëm thurin plane dhe kurtha. Disa gjëra prej dunjasë që ata i duan janë bërë shumë të dashura për ta, siç thotë Allahu Xhel-le ue Ala [13]:

’’Dhe (Ibrahimi) tha: "Ju keni zgjedhur për adhurim idhuj  në vend të Allahut dhe dashuria mes jush është vetëm në jetën e kësaj bote, por Ditën e Kijametit  ju do ta mohoni njëri-tjetrin ..."

Kështu që në argumentim (debatim) është një lloj sprove. Pak njerëz kanë durim mbi të Vërtetën, duke qëndruar në të pa u ndikuar nga kjo lloj sprove, dyshimet që politeistët dhe mobesimtarët mund të fusin apo hedhin në mendjen e dikujt. Këto mendime të dyshimta bëhen të ripërtëritshme me kalimin e kohës.

Sprova e Dëshirave dhe Epsheve

Pas kësaj, Allahu Xhel-le ue Ala, përmend ngjarjen e Lutit 'alejhis-selam. Në të është përmendur sprova e epsheve të njerëzve që shkuan kundër natyrës Fitres së njeriut. Kjo së bashku me një sërë dëshirash të tjera dhe promovimi i tyre i jashtëm, ata pretendonin se nuk kishte asgjë të keqe në to. Ata do ta refuzonin këdo që i ndalonte ata nga veprimet e tyre.

Ai (Luti alejhi selam) i ndaloj ata, dhe u tha: "Dhe kryeni edhe El-Munker (mosbesim, mohim dhe veproni ligësi e poshtërsi të tjera) në takimet tuaja ? !" Por populli i tij nuk dhanë asnjë përgjigje, veçse  thanë : "Sille Ndëshkimin e Allahut mbi ne, nëse je që  flet të drejtën." [14]

Kjo ishte një sprovë e madhe për Lutin kur gruaja e tij prej shtëpisë së tij, kishte hyrë në të keqen e tyre dhe u bë si ata, duke i inkurajuar burrat (e atij vendi) që të kenë marrëdhënie me burrat që erdhën apo vinin në tokën e tyre, dhe tjerë si ta.
Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [15]:

’’Më tej Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij përveç të shoqes ; ajo ishte me ata që mbetën pas (duke rënë në Ndëshkim)’’

Pra edhe dëshirat janë një lloj sprove. Si mund ti shpëtojë dikush dëshirave dhe epsheve të tij? Ai u shpëton atyre duke i njohur se ata janë një burim sprove.

Allahu Xhel-le ue Ala, qëllimshëm (për diçka të caktuar) e bëri epshin në (krijesat) trupat e njerëzve, të jetë diçka që i shpie ata për ta ruajtur prejardhjen e tyre (duke patur fëmijë), dhe gjithëashtu për ta sprovuar atë si rob. A ka durim ai apo jo ? A ecën ai përpara i vendosur në atë që Allahu dëshiron prej tij, apo ai kthehet në dëshirat e tij dhe humbet lidhjet me dorën e tij pas tyre, duke shkuar pas çdo gjëje që ai dëshiron?

Pra në këtë tregim, sprova ishte diçka që të çon për në lëshimin e Ndëshkimit të Allahut Xhel-le ue Ala, mbi atë që nuk ndalon duke bërë gjëra që Ai, Azze ue Xhel, i ka ndaluar.


Fitneja e Mosbindjes me Dijeni

Një tjetër lloj sprovet është kur njerëzit kanë dije, shoqëria e din se çfarë është e saktë, por nuk veprojnë sipas dijes. Një njëri të paditur mund ta mësosh, por kur dituria është përhapur në një shoqëri dhe njerëzit i njohin kufijtë dhe kanë sadopak mendjehollësi, ama ata e kundërshtojnë atë që dinë (me veprat e tyre, sh.p), a nuk është kjo fitneh?!

Dija nuk ishte bekim për ta, por në fakt ishte një sprovë. Allahu Xhel-le ue ‘Ala përmend se fiset e popullit të  “Adit dhe Themudit ishin njerëz të  dijes. Ata dinin dhe kishin mendjehollësi, por edhe me këtë  ata rebeluan dhe nuk u bindën. Allahu Xhel-le ue ’Ala, thotë : [16] (përkujtoni shkatërrimin e)

“Edhe Aadi, edhe Themudi ! Dhe me të vërtetë që (shkatërrimi i tyre) duket qartë për ju nga vendbanimet e tyre (të rrënuara plotësisht). Shejtani ua bëri që t’u duken të drejta punët e sjelljet e tyre dhe i largoi ata nga Udha (e Drejtë) edhe pse ishin të zgjuar e të aftë”

Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e tyre, dhe i largoi nga Rruga (e Drejtë ), ndërkohë  që  ishin njerëz mendjeprehtë (të zgjuar e të aftë)! A ishin ata injorantë? Jo. A kishin mangësi nga dija e tyre? Jo. Ata kishin dije, por Shejtani ua kishte zbukuruar atyre veprat e tyre, dhe si shkak i kësaj, i largoi nga Rruga e Drejtë! E gjithë kjo ndërkohë që ata kishin mprehtësi (zgjuarsi dhe aftësi) dhe largpamësi.
Kjo është një sprovë e pamasë, që një njëri të ketë dije, ama i bindet Shejtanit, duke lënë pas dore dijen që ka marrë nga Zoti i tij, Xhel-le ue ‘Ala, dhe nga i Dërguari i Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Sprova e Debatimit

Gjithashtu fuqia mund të jetë sprovë, siç janë debatet dhe dialogjet sprovë në shumë situata. Sot, dialogjet në përgjithësi janë duke u shumuar: debatimi me të krishterët, debatimi midis njerëzve, debatimin midis feve, midis medh’hebve, midis sekteve, etj. Ky debatim është një lloj sprovet!

Programe për këtë ide, aktualisht po transmetohen në televizor, ngaqë kanë efekt në ata me zemra të dobëta. Shikon fetë dhe sektet e ndryshme – ky adhuron diçka, e ai adhuron diçka tjetër. Personi mund të futet në dyshime dhe të sprovohet për shkak të kësaj. Ama, besimtari i vërtetë e din se kjo shumëllojshmëri dhe varietet është vetëm se një argument tjetër se E Vërteta është vetëm se një rrugë, dhe se ata njerëz tjerë janë siç thotë Allahu Xhel-le ue ‘Ala:[17]

‘‘Duke punuar fort e të raskapitur … Ata do të hidhen në Zjarrin e nxehtë flakërues’’

Ata donin që të ndjekin rrugën për tek Allahu, Xhel-le ue ‘Ala, por gabuan. Por sa për çëshjen e debatimit – a debaton njeriu apo jo? A argumenton apo jo? Kjo me të vërtetë është sprovë.

Por, kush është ai që duhet t’i debatojë ato? Ai që ka dije, jo çdokush! Kështu që kjo duhet përmendur këtu se, siç e dinë vetë disa nga ju, disa njerëz që hynë nëpër debatime qoftë me Muslimanë të prishur, të krishterët, çifutët, apo fe të tjera dhe ideologji të humbura, nganjëherë ata mposhten, ose kundërshtari është më i fortë. Kështu që njerëzit sprovohen nga kjo.

Allahu Xhel-le ue ‘Ala, e ka sqaruar në këtë Sure se sprova do përhapet nëse debatimi nuk bëhet nga dijetari që debaton në mënyrën më të mirë.
Allahu Xhel-le ue ‘Ala thotë:[18]

‘‘Dhe mos diskutoni me popujt e Librave të Parë (çifutët e kristianët), përveç se në një mënyrë që është më e mirë (me fjalë e punë të mira, me mirësjellje duke i ftuar ata në Islam me Vargjet e Tij), përjashtuar ata që bëjnë padrejtësi nga mesi i tyre dhe u thoni: ‘‘Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në çfarë ju është shpallur juve; Ilahu (Zoti) ynë dhe Ilahu (Zoti) juaj është Një i Vetëm (Allahu) dhe Atij ne i jemi nënshtruar si Muslimanë.’’

Deri ku Ai Xhel-le ue ‘Ala tha:[19]

‘‘Përkundrazi, Ajetet e qarta janë ruajtur në gjokset e atyre të cilëve u është dhënë dija …’’

Pra, Allahu na ndalon neve që të debatojmë Njerëzit e Librit (çifutët dhe të krishterët), vetëm nëse bëhet në mënyrën më të mirë. Por kush duhet ta bëjë debatin? Ai që debaton është ai që e din Kur’anin, siç thotë Allahu Xhel-le ue Ala:[19]

‘‘Përkundrazi, Ajetet e qarta janë ruajtur në gjokset e atyre të cilëve u është dhënë dija …’’

... Vijon ... 

... Përkthimi është i përfunduar por pjesa e mbetur është në rishikim e sipër insha-Allah. Allahu iu shpërbleftë.

Përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera 17 Rebb'i 1 1434


Published on 27 Jan 2013

Life is a Fitnah! As Understood From Sūrah Al-'Ankabūt



Shaykh Sālih bin 'Abdul-'AzīĀl us-Shaykh



الشيخ صالح بن عبد العزيز آل الشيخ



From a recorded lecture: from the second side of cassette entitled Maqaasid As-Suwar wa Atharu Thaalika fit-Tafseer (مقاصد السّور وأثر ذلك في فهم التفسير).



Translated by Abul-'Abbaas Moosa Richardson [bakkah.net]




Surat Al-`Ankabūt (The Spider) سورة العنكبوت

Recitation by Sudais and Shuraym (shuraym.com)

(English Translation of the Meanings of the Qur'ān by Muhsin Khan

Abu Khadeejah Abdul Waahid - Those from whom knowledge is taken

Tuesday, January 29, 2013

Disease of the Hearts and Their Cures – Shaykh Rabee’ – Abdulilah Lahmami

Gruas që i është dhënë divorci a ka të drejtë të komunikjë me burrin


Nëse burri i ka dhënë gruas talakun (divorcin) a ka të drejtë gruaja të flasë edhe komunikojë me burrin  e saj ndërkohë që është në periudhën e idetit (pritjes)?

Përgjigje:


Thotë shejkh Muham-med ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah: 

“E divorcuara rexh’ijeh (me të drejtë këthimi nga burri i saj gjatë kohës së pritjes) duhet që të qëndrojë në shtëpinë e burrit të saj derisa ti përfundojë koha e pritjes. Në këtë situatë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e burrit të saj, i lejohet asaj që ti zbulohet atij, të stoliset, të zbukurohet, të parfumoset, lejohet që ajo ti flasë burrit dhe ansjelltas, të ulet me të dhe të bëjë çdo gjë përveç të kënaqurit me marrëdhënie intime, apo kontaktit direkt”

Marrë nga libri Fetawa Islamijeh 3/310

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 16 Rebbi'1 1434.

BaarakAllahu Feek.


Monday, January 28, 2013

Rruga për një martesë të lumtur



English version 👉 https://drive.google.com/open?id=1g0GE4hLYtPg0G0nklDIaNctPEwyqlyxa

Rruga për një martesë të lumtur


Shejkh Abdul-Aziz bin Baz rahimehUllah



Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.


Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekin ata në mirësi deri në Ditën e Ringjalljes!


Sa për atë që vijon

E lexova këtë fetaua në sahab.net dhe menjëherë ndjeva se do të ishte e dobishme për ta përkthyer për shkak të rëndësisë që kjo temë mbartë dhe se shumë vëllezër dhe motra Selefije janë në kërkim të mënyrave për të patur një jetë të suksesshme dhe të lumtur martesore. Pra, këtu ne kemi një pyetje të paraqitur në një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë, Imamit Shejkhut dhe prindin tonë: Abdul-Aziz bin Baz RahimehUllaah.

All-llahu Xhel-le ue Ala, na dhuroftë të gjithve martesa të lumtura dhe të bereqetshme.
                                                                            

Pyetje:
Si mund ta ndërtojmë një jetë të lumtur martesore?
Dhe çfarë (këshille) keni për ata burra që janë neglizhent dhe të pakujdesshëm kur është fjala për divorcin?
Ndoshta ju mund të keni disa udhëzime o i nderuar Shejkh.

Shejkh Abdul-Aziz bin Baz rahimehUllaah

 Përgjigjet:

"Nuk ka dyshim se është obligim për të dy ata (bashkëshortët) të jetojnë me njëri-tjetrin me ndershmëri dhe harmoni sepse:

 All-llahu Azze ue Xhel, thotë:

{Dhe jetoni me ta në mënyrë të ndershme}. [4:19]

Pra, është detyrë e burrit për të jetuar me gruan e tij me ndershmëri, mirësi dhe anasjelltas. Të dy së bashku duhet të jetojnë me ndershmëri dhe mirësi. Burri duhet të përpiqet shumë për ta bërë këtë, po ashtu dhe gruaja.
k
All-llahu i Madhëruar thotë:

{Dhe ato (gratë) kanë të drejta (mbi bashkëshortët e tyre, për shpenzimet, për jetesën, për pasurinë e tjer) të barabarta (me të drejtat e burrave të tyre) mbi ta (edhe për bindje, respekt e tjer) në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë më tepër (përgjegjësie) mbi to}. [2:228]

Kështu që të dy ata duhet ta ushtrojnë veten e tyre në të folur (komunikim) me njëri-tjetrin me edukatë (moral) dhe sjellje të mirë, duke qenë të përmbajtur dhe duke mos thënë atë që nuk është e përshtatshme (e hijshme), duke u përmbajtur nga goditjet (kundërshtimet … etj) me njëri-tjetrin. Ata të dy duhet të jetojnë në dashamirësi gjatë gjithë kohës dhe të flasin (mes vetes) me fjalën e ngrohtë dhe të butë, të praktikojnë sjellje me moral të mirë dhe ti përmbushin obligimet e tyre. Burri duhet ta kryej atë që Allahu i ka obliguar atij, prej mirëmbajtjes (obligimeve si bashkshort ) së bashku me moralin, fjalën dhe sjelljen e mirë. Gjithashtu gruaja duhet ta nënshtrojnë veten për burrin e saj duke treguar respekt dhe t'i bindet atij në çdo gjë që është e mirë / e drejtë dhe të flasë me të (burrin) me atë mënyrë që është më e mira (e mundshme).

Ajo nuk duhet ta pengojë atë nga e drejta e tij (dmth marrëdhëniet martesore) të cilat Allahu i ka ligjëruar për të. Ata duhet të bashkëpunojnë bashkë në të mira dhe të përpiqen të kenë një jetë (martesore të lumtur) dhe sa më të shëndetshme me njëri-tjetrin dhe larg debatit dhe shtypjes (dhunës).

Pra, duke e pasur këtë, gjendja dhe çështja (martesore) ndreqet dhe drejtohet drejt mirësisë, lumturisë dhe dashurisë. Sa për keqtrajtim dhe shtypje (dhunë) së bashku me një marrëdhënie të trazuar, atëherë marrdhënia martesore asnjëherë nuk do të ndreqet dhe bëhen e mirë (e shëndoshë / e lumtur).

Ne lusim All-llahun për siguri."


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 1 Gusht 2012.

Sunday, January 27, 2013

Një nënë pyet nëse një Melaike ja zgjon vajzën për namaz


Një grua pyet Shejkh Salih el-Feuzan për një Melaike që vjen për ta zgjuar vajzën e saj për të falur namazin sabahut

All-llahu Subhanehu ue te'ala në Urtësinë e Tij të madhe ka krijuar krijesa të ndryshme, mes tyre Melaiket, Xhinnët dhe natyrisht Njerëzit. Lidhur me këto krijesa të ndryshme, një ngjarje interesante iu transmetua Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllaah, nga nëna e kësaj vajze; pyetja ishte siç vijon:

"Unë kam një vajzë jetime, [dmth babai i ka vdekur, pasi që nuk është kusht që fëmijës ti vdesë edhe nëna, që të konsiderohet jetim] dhe gjatë natës një njeri vjen tek ajo dhe e zgjon atë për namazin e Sabahut dhe gjithëashtu e urdhëron atë që  të zgjojë vëllezërit dhe motrat e saj për namaz. Pra pyetja ime është; a mund të jem e sigurt se kjo krijesë që vjen është Melaike? A zbresin Melaiket në tokë? "

Shejkhu hafidhehUllaah i'u përgjigj:

"All-llahu 'Alem [All-llahu e di më mirë], por ai mund të jetë një prej vëllezërve tanë Xhinnë, nuk është e thënë që patjetër të jetë Melaike, ndoshta është prej vëllezërve tanë Xhinnë".

[e përcjellë në Sahab]


Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf el-Albani)
Shkodër 17 Rebb’i 1 1434.

Të ngjashme:


"Xhin-nët a kanë fuqi për ti rrëmbyer njerëzit ?"


El´Allâmeh Mukbil bin Hâdî el-Wâdi´î

RahmetUllahi Teala Alejhi


Adhurimi All-llahut me Dashuri Shpresë dhe Frikë


Adhurimi All-llahut me Dashuri Shpresë dhe Frikë
Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah:

 Pyetësi thotë:
"Ata që thonë: "Ne e adhurojnë All-llahun vetëm me dashuri për të dhe nuk i frikësohemi Ndëshkimit të Tij dhe nuk e dëshirojmë shpërblimin e Tij: "Kush janë këta dhe ç’gjykim ka kjo thënje të tyre?"

Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhehUllah:

"Kjo është një thënje Sufijeh, dhe është gabim, Allahu na ruajtë, kjo është në kundërshtim me metodologjinë e gjithë Profetëve alejhimus salatu ue selam.

Allahu subhaneu ue te'ala thotë në Kur'anin famëlartë:

"Ata vërtet që ishin që nxitonin të bënin punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Neve me shpresë dhe frikë dhe gjithnjë nënshtroheshin ndaj Nesh". Surja El-Enbija, Ajeti 90.

"Ata të cilëve u thërrasin [si Isai - biri i Merjemes, Uzeiri ose ndonjë melek e tjer] vetë duan (për veten e tyre) mënyre e rrugë për të drejtë hyrje e afrimi tek Zoti i tyre (Allahu), secili prej tyre do të deshte të jetë më i afërti dhe ata [Isai, Uzeiri, melekët e tjer] vetë shpresojnë për Mëshirën e Tij dhe kanë frikë Ndëshkimin e Tij.Vërtetë që Ndëshkimi i Zotit tënd është për t’u pasur frikë ! " Surja El-Isra Ajeti 57

Prandaj kush e adhuron All-llahun Aze ue xhel:

Vetëm me frikë ai është Khaarixhi (Khawarixh)

Vetëm me shpresë është Murxhi'ah

Dhe vetem me dashuri është Sufi.

Dhe (në fund) 
Kushdo që e adhuron All-llahun subhanehu ue te'ala, me Dashuri, Shpresë dhe Frikë, atëherë ai është Besimtar me Teuhid. "


Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 16 Rebb’i 1 1434.

Gjykimi i deklarimit të dikujt me titullin “Shehid”


Gjykimi i deklarimit të dikujt me titullin “Shehid”
Shejkhul-‘Al’llamah Muham-med ibn Saalih el-Uthejmin –Allahu e mëshiroftë-
(Fatawa Islamijeh, Darus-salam, vl 1, fq.195-200)


Pyetje: Kam lexuar një hadith nga Ebu Hurejra, sahabiu i nderuar, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Pejgamberi fisnik sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ku thotë:

“Cilët nga ju i konsideroni të jenë Shehida (dëshmorë)?”

Ata thanë: “O I Dërguari i Allahut! Çdokush që vritet në rrugë të Allahut, është shehid (dëshmor).”

Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj :

Atëherë shehidët në Ummetin tim janë vetëm një pakicë.”

Ata thanë: “Kush atëherë, O i Dërguar i Allahut?” Ai tha: 

“Kushdo që vritet në rrugë të Allahut, është shehid, dhe kushdo që vdes në rrugë të Allahut është shehid, dhe kushdo që vdes nga murtaja është shehid, dhe kushdo që vdes nga sëmundjet e stomakut është shehid, dhe kushdo që mbytet (në ujë) është shehid.” (Muslimi nr.1915)

Kështu që, a do rregjistrohet si shehid personi që mbytet duke qenë i dehur (nga alkooli), duke pasur parasysh, sipas textit të hadithit, që personi i mbytur konsiderohet shehid? Kërkojmë nga Shkëlqësia juaj të na këshilloni.

Përgjigje: Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, do të dëshiroja të theksoj që në këto kohëra, fjala Shehid (dëshmor) është bërë diçka e lirë tek shumë njerëz, aq shumë saqë ata deklarojnë si shehida edhe ata që nuk duhet cilësuar si të tillë. Kjo është haram, sepse nuk i lejohet përsonit t’ia atribuojë shehidllëkun dikujt tjetër, përveç nëse është konfirmuar nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Dëshmia e Profetit për shehidllëkun e një personi, mund të ndahet në dy kategori:

E para: Kjo është kur ai cilëson një person të veçantë si shehid, siç është në Hadithin e saktë ku Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit në Malin Uhud me Ebu Bekrin, ‘Umerin dhe ‘Uthmanin. Ndërkohë që ata ishin mbi të, ai (mali) u tund, kështu që Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:
“Rri i qëndrueshëm Uhud, se mbi ty janë një Profet, një Siddik1, dhe dy shehida.” (El-Bukhari nr.3675, Ebu Daud nr.4651, dhe Ahmedi 5:331, 338.)

Kështu që, çdonjërit të cilit specifikisht i është dëshmuar shehidllëku nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ne e afirmojmë statusin e tij si shehid, duke besuar dëshminë e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe duke iu bindur atij në këtë.

E dyta: Kategoria e dytë e atyre që Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu ka dëshmuar shehidllëkun, janë ata që i ka përmendur në terme të përgjithshme, siç gjindet në Hadithin që përmendi pyetësi, ku thotë që: “Kushdo që vritet në rrugë të Allahut, është shehid, dhe kushdo që vdes në rrugë të Allahut është shehid, dhe kushdo që vdes nga murtaja është shehid, dhe kushdo që vdes nga sëmundjet e stomakut është shehid, dhe kushdo që mbytet (në ujë) është shehid”, dhe të tjerë ku shehidllëku është konfirmuar në hadith në termin e përgjithshëm. Në lidhje me këtë kategori, nuk lejohet që ta zbatojmë për një përson të caktuar. Ne vetëm mund të themi që: Kushdo që është përshkruar kështu është shehid; por nuk i themi asnjërit në veçanti si shehid, sepse përshkrimi i përgjithshëm i një shehidi është ndryshe nga të atribuarit me shehidllëk një personi të caktuar. Buhariu e ka shpjeguar këtë në Sahihun e tij duke thënë: “Kapitulli: Nuk duhet thënë për një person: Shehid.” Ai përmendi si argument për këtë, fjalën e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem

''Allahu e din më mirë se kush është Muxhahid në Rrugën e Tij'' (El-Bukhari, Libri i Xhihadit, kapitulli nr.77)
Dhe fjalët e tija :

''Dhe Allahu e din më mirë se kush është plagosur në Rrugën e Tij'' (El-Bukhari, Libri i Xhihadit, kapitulli nr.77)

Transmetuar nën këtë titull ështe hadithi i gjatë i mirënjohur që tregon historinë e një burri që ishte me Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një betejë dhe ishte trim, duke çarë përpara, duke mos lënë asnjë luftëtarë armik që shkëputej pa e ndjekur atë dhe pa e vrarë me shpatën e tij. Sahabët RadijAllahu ‘anhum, e lavdëruan atë para Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj Buhariu tregoi hadithin ku Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:

“ Në të vërtetë, një njëri kryen vepra që para njerëzve duken si vepra të njerëzve të Xhennetit, por në fakt, ai është një nga njerëzit e Zjarrit (Xhehennemit).” (El-Bukhari nr.2898.)

Kjo provon se pamjet e jashtme mund të jenë zhgënjyese dhe që gjykimet në Ahiret (Botën Tjetër) do të bazohen mbi të vërtetën, jo sipas paraqitjeve të jashtme. Historia e këtij njëriu e transmetuar nga Buhariu rahimehullah nën këtë titull duket shumë qartë, në lidhje me Sahabët rahijAllahu ‘anhum, ata e lavdëruan atë sipas asaj që shfaqej nga veprat e tija, por Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atyre:

“Ai është një nga njerëzit e Zjarrit (Xhehennemit).”

Kështu që një nga Sahabët, radijAllahu ‘anhum, e ndoqi atë dhe i qëndroi afër. Dhe vepra e fundit e atij njeriu ishte se, ai vrau vetvehten me shpatën e tij. Prandaj, ne nuk gjykojmë gjendjen e njerëzve në Ahiret sipas paraqitjes së jashtme, ne vetëm se përmendim transmetimet në terme të përgjithshme – dhe Allahu e din më së miri nëse ky (gjykim) mund të zbatohet për këtë njëri që përshkuhet kështu (si i mbytur në ujë) apo jo. Autori i El-Fat’h2 ka përmendur se Umer ibn al-Khattab radijAllahu ‘anhu, iu drejtua njerëzve duke i thënë: “Ju mund të thoni në betejat tuaja se, filani ra shehid dhe filani vdiq si shehid, por mundet që të jetë hedhur nga kali i tij. Kështu që mos thoni kështu! Por thoni siç tha i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

“Kushdo që ka vdekur në Rrugën e Allahut ose u vra, është shehid (dëshmor).” (Muslimi nr.1915 dhe Ahmedi 2:522.)

Kjo është çfarë ai tha siç ndodhet në El-Fat’h dhe hadithi është hasen (i mirë). Bazuar në këtë, ne dëshmojmë atë çfarë është afirmuar nga transmetimi: Nëse bëhet fjalë për një person në veçanti, ne dëshmojmë shehidllëkun e atij personi që është përmendur nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Nëse është në termin e përgjithshëm, ne dëshmojmë në përgjithësi, por nuk e adresojmë për një person të veçantë, sepse gjykimi për Botën Tjetër bazohet sipas të vërtetës, jo sipas shfaqjes së jashtme. E lusim Allahun e Lartësuar të na forcojë në fjalë të qëndrueshme dhe të na përmirësojë zemrat dhe veprat tona.

Bazuar në këtë, si përgjigje e pyetjes, a është shehid nëse një person mbytet si shkak të qenurit dehur, ne themi: Ne nuk pohojmë për këtë person të mbytur se është shehid, qoftë nëse ka pirë alkool, u deh dhe pastaj u mbyt si shkak të qenurit dehur, apo nuk ka pirë hiq (d.m.th edhe nëse është mbytur pa pirë alkool. sh.p).

Meqë përmendëm të dehurit, është detryrë të dimë se të pish alkool është një nga gjynahet e mëdha dhe është obligim për çdo musliman me arsyetim të shëndoshë që t’i largohet, ashtu siç është urdhëruar nga Zoti (‘Azze ue Xhel) i tij. Kushdo që e pin atë derisa dehet, rrihet me kamzhik për shkeljen e parë (të ligjit sheriatik, sh.p), po ashtu për shkeljen e dytë dhe përsëri për shkeljen e tretë. Nëse e bën për herë të katërt, ka nga dijetarët që thonë se ai duhet vrarë, bazuar në një hadith për këtë qëllim. Të tjerë thonë se nuk duhet të vritet, sepse hadithi është abroguar (shfuqizuar). Ka të tjerë që bëjnë dallim (sipas situatave), si Shejkhul-Islam Ibn Tejmijah, i cili ka thënë: “Ai duhet vrarë nëse është rrahur tre apo katër herë dhe nuk është ndaluar (nga kjo shkelje).” Shejkhul-Islam ka thënë se njerëzit duhen vrarë nëse ata nuk do të shmangen nga të pirët përveç nëse vriten. Kjo do të thotë se nëse të pirët bëhet e zakonshme mes njerëzve dhe nuk e ndalin, edhe mbas dënimit, atëherë duhen vrarë.

1. Siddik: Një njëri i besueshëm ose i besuar, d.m.th Ebu Bekr, mbi të cilin Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia dhuroi këtë emër, ngaqë ai pohoi besimin e tij për udhëtimin mrekullues të Profetit drejt El-Aksa (Jerusalem) dhe në shtatë qiejt.

2.  Fet’hul-Bari: Shpjegimi i Sahih Bukharit nga Ibn Haxher el-‘Askaleni.

Përktheu dhe përshtati: Emin Shkodrani (Ebu Abdullah Duraj)
Kanada, Montreal, 15 Rabi El-Eu’uel 1434

BaarakAllahu Feek.