Tuesday, October 28, 2014

Beteja e shekullit 21-të kundër Dhunës së Ekstremistëve dhe Terrorizmit të ISIS &Al-Kaidas në Irak & Siri

Betejta e Shekullit 21-të Kundër Dhunës së Ekstremistëve  dhe Terrorizmit të ISIS & Al-Kaidas në Irak & Siri

Duhet ta lexoni: Qëndrimin e Muslimanëve Selefij kundrejt -Kryengritësve Ekstremistë- në Dritën e Kur'anit dhe Mësimeve Profetike

Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait (Jezusit) dhe Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë ata. Në vijim:

1. Mesazhi i Islamit
Aspekti më i rëndësishëm i Islamit dhe baza e tij më madhështore është thirrja për në adhurimin e Allahut, Zotit të Madhërishëm, Një të vetëm pa i bërë Atij shok në çdo aspekt të adhurimit. Kjo ishte pika e fillimit të thirrjes së të Dërguarve nga Nuhu te Musai, Isain (Jezusin) dhe në fund Muhammedi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-. Thotë Allahu i Madhërishëm:

"Ne kemi çuar te çdo Ummet (popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç e përkrah Allahut)" (Ku’rani. 16:36)

2. Islami i në të cilin Selefitë thërrasin, Kërkon që Muslimanët të Sillen me Drejtësi me Jo-Muslimanët

Ka thënë Allahu i Madhërishëm në Kur'an:

"All-llahu nuk ju ndalon që ju të bashkëpunoni me drejtësi e mirësi me ata të cilët nuk ju luftuan ju për çështje të fesë, dhe nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja. Vërtetë që Allahu i do ata që bashkëpunojnë me barazi. Janë vetëm ata të cilët ju luftuan ju për çështje të fesë dhe që ju kanë dëbuar ju nga shtëpitë e tuaja si edhe që kanë ndihmuar për t’ju dëbuar ju, që Allahu jua ndalon juve të bëni shoqëri me ta. "(Kur'ani 60: 8-9)

 Profeti Muhammed -sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- ua mësonte shokëve të tij atë që shpallej në Ku’ran, dhe në anën tjetër ata vepronin në pajtim me të. Profeti është angazhuar në beteja me armikun, por ai gjithmonë ka mbajtur drejtësi. Ai asnjëherë nuk i dëmtonte gratë, fëmijët dhe ata që nuk i luftonin, dhe po ashtu ua ndaloi këtë të tjerëve. Ai disa herë ka bërë marrëveshje me më të ashpërit prej armiqve duke shpresuar që ndonjë e mirë do të rezultonte prej saj. Ai bëri marrëveshje paqeje me Jehudët e Medinës, me Idhujtarët e Mekkes dhe me Nesara (të Krishterët). Këto janë fakte të pamohueshme. Islami nuk është ashtu siç pohohet nga disa, një Fe e etur për gjak, Islami nuk e dëshiron luftën thjesht për të luftuar. Fatkeqësisht,"Ekstremistët-Islamikë" të kohëve të sotme e kanë prishur bukurinë -imazhin- e Islamit, deformuar konceptin e Xhihadit dhe kthyen njerëz të panumërt larg prej pamjes të mesazhit të vërtetë të Profetit Muhammed –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-.

"Padyshim që tek i Dërguari i Allahut (Muhammedi a.s.), ju keni një shembull mjaft të mirë." (Kur'ani 33:21)

3. Xhihadi në Islam ka Udhëzime të Qarta
Xhihadi në Islam është i llojeve të ndryshme, dhe prej tyre është Xhihadi në fushën e betejës në një luftë të drejtë konvencionale. Në vijim janë disa prej parimeve të rëndësishme dhe udhëzime të Xhihadit siç sqarohen nga Dijetarët Selefij:

1- Lufta shpallet nga udhëheqësit dhe qeveritë, jo nga qytetarët individualë, apo prej kryengritësve dhe predikuesve nga minderet, apo përmes rrjeteve sociale! Këto deklarime te pavarura të Xhihadit dhe luftës nuk mbajnë asnjë ligjshmëri në Islam. Shembull i një shpallje të ligjshme të luftës ishte ajo e Luftës së parë të Gjirit më 1990-91 pasi Kuvajti u pushtua nga ushtria e Irakut nën udhëheqjen e Sadam Huseinit. Kështu që Arabia Saudite mbrojti kufijtë e saj me përdorimin e ushtrisë së saj të rekrutuar në një aleancë me vendet e tjera.

2- Muslimani regjistrohet në një ushtri të ligjshme që udhëhiqet nga një prijës i një vendi Musliman, i cili ka autoritetin dhe drejtimin e qeverisë. Militantët dhe rebelët nuk kanë legjitimitet apo autoritet ligjor.

3 - Ushtria Muslimane (nën një udhëheqje legjitime) duhet të ketë aftësinë dhe forcën e nevojshme për të luftuar, apo të sprapsin një sulm nëse ata janë duke mbrojtur vendin e tyre. Nëse nuk i kanë aftësitë e nevojshme, atëherë këto nuk angazhohen me armikun në betejë. Në një situatë të tillë, Muslimanët lejohen të tërhiqen dhe të iniciojnë marrëveshje paqeje.

4- Ata që nuk luftojnë nuk vriten apo dëmtohen në konflikte dhe beteja. Kjo përfshin gratë, fëmijët, murgjit, emisarë, mësues, infermierë, mjekë, punëtorë ndihmës dhe të tjerët. Xhihadistët pretendojnë se të gjithë jo-Muslimanët janë të lejuar për t’i vrarë, që bie në kundërshtim me mësimet Islame.

5- U lejohet qeverive të vendeve Muslimane që të bëjnë marrëveshje paqeje me jo-Muslimanët në dobi të përgjithshme të popullit të tyre, dhe të ndërpresin luftimet. Njerëzit janë të detyruar tu binden marrëveshjeve dhe të mos i shkelin ato. Kjo pavarësisht nëse prijësit e Muslimanëve janë të devotshëm apo shtypës. Nuk lejohet të dëmtohen ata që janë nën paktin e mbrojtjes. Profeti –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë:

"Ai që vret një nga (jo-Muslimanët) me të cilët kemi marrëveshje, s'do ta ndjejë erën e Xhennetit."

6- Xhihadi bëhet vetëm për Allahun e Plotfuqishëm, për Fenë e Tij, me sinqeritet dhe ndërgjegjshmëri duke kërkuar kënaqësinë e Tij të  bazuara në udhëzime të qarta. Personi nuk bën Xhihad për përfitime personale, apo fisnore, ose pasurisë, apo partiake politike, apo shkaqe nacionaliste, apo për shuarje gjakrash etj, apo për të përdhunuar dhe plaçkitur, apo për reputacion, famë dhe aventurë.

4. Xhihadi Në Pikëpamje Të Ekstremistëve
"Pra, ka ekstremistë të cilët e obligojnë Xhihadin në çdo situatë pa zbatuar ndonjë prej kushteve ose parimeve. Ata bëjnë kështu edhe në qoftë se Muslimanët janë të dobët dhe të pafuqishëm, madje edhe nëse ata nuk kanë një Prijës të tyre. Pra, secili e lufton "armikun" dhe angazhohet në beteja dhe përleshje pa një Prijës të legjimituar, dhe ata i vrasin jo-Muslimanët të cilët nuk është e lejuar për t’i vrarë. Ata vrasin njerëz të cilët kanë marrëveshje me vendet Muslimane dhe ata vrasin ata që janë të mbrojtur nga marrëveshjet dhe konventat. Kështu që kjo është ekstremizëm dhe jo Xhihad. Përkundrazi, këta ekstremistë shkojnë edhe më tej duke hedhur në erë shtëpitë dhe ndërtesat rezidenciale të ndërtuara në zonat e qyteteve. Ata pa mëshirë vrasin Muslimanë dhe jo-Muslimanë, të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra. Ata përhapin terror dhe frikë në Muslimanë dhe jo-Muslimanë që jetojnë nën mbrojtjen e qeverive Muslimane. Pastaj ata kanë guximin për ta thirrur atë Xhihad! Përkundrazi kjo është korrupsion dhe jo Xhihad. Ata tërheqin Muslimanët në të keqe, shkatërrim dhe rrënim. Xhihadi ka kushte që udhëhiqen nga principe, të cilat janë bërë të qarta në librat e komentimit të Kur'anit, Sunnetit Profetik dhe jurisprudencës Islame. "(Këto janë fjalët e Shejkh Salih el-Fewzan -Allahu e ruajtë-, Riad, Arabia Saudite)

5. Therjet e Pamëshirshme në Siri dhe Irak Në Emër të Xhihadit
Shfaqja e ideologjisë së ISIS, Isil apo Al-Kaidës në Irak në shekullin e 21-të faktikisht nuk është një fenomen i ri. Qeveritë Muslimane gjatë shekujve kanë ndeshur këto lloje të lëvizjeve rebele të njohur në terminologjinë Islame si Khavarixh. Bashkë me Shi’itët (të trupëzuara në regjimin bashkohor Iranian), këta Khavarixh kurrë nuk kanë pranuar asnjë legjitimitet përveç të tyrin. Qëllimi i tyre është të marrin pushtetin dhe të krijojnë një regjim prej brutalitetit të pamëshirshëm, në emër të "drejtësisë"! Dijetari i madh Sirian, Selefij dhe historian, Ibn Kethir -Allahu e Mëshiroftë-, i cili ka vdekur më shumë se shtatë shekuj më parë shkroi fjalët e mëposhtme që tingëllojnë fuqishëm në kohët tona, kjo një ndjenjë dhe mendjemprehtësi e thellë e këtij dijetari. Ai ka thënë, në lidhje me Khavarixhët:

"Nëse fuqizohen këta njerëz  do të bëjnë fesad në krejt tokën, në Irak e Sham, e nuk do të lënë (të gjallë) as foshnje (djalë e vajzë), as burrë e as gru, sepse njerëzit në pikëpamjen e tyre janë prishur deri në atë shkallë sa nuk bën dobi tek ata vetëm se vrasja e të gjithëve…"(El-Bidajeh, 10 / 584-585).

Kjo është një kujtesë e zymtë e asaj që mund t'u bien vendeve në qoftë se në këto vende lejohen ekstremistët që të lulëzojnë pa i zaptuar. Dhe sot, ne po dëshmojmë përmbushjen e këtyre fjalëve të Ibn Kethirit në duart e ISIS dhe rebelëve të tjerë xhihadistë në Irak, Siri dhe vende të tjera. Këto vrasës të cilët, në emër të Islamit kanë ndërmarrë vrasjen masive të njerëzve mbi bazën që ndreqja nuk mund të bëhet përveçse nëpërmjet vrasjes së të gjithëve. Vrasjet e kryera nga ISIS, Al-Kaeda dhe grupe të tjera ekstremiste janë më të këqija sesa vrasjet e kryera nga gjynahqarët, sepse gjynahqarët nuk pretendojnë se ata kanë të drejtën për të vrarë nga Perëndia, ndërsa ekstremistët pohojnë se Zoti i Plotfuqishëm i ka urdhëruar Vetë ata me këtë therje, dhe për këtë arsye ata besojnë se ata janë duke bërë Punën e Perëndisë! Për këtë arsye, përgjigjja ndaj këtyre Ideologjive ekstremiste duhet të jetë menduar mirë, e fortë dhe me bazë në doktrina Islame. Në nivelin teologjik, ekstremistët duhet të luftohen me transmetime Kur'anore dhe Profetike të mbështetura nga thëniet dhe shkrimet e hershme të brezave të dijetarëve Muslimanë. Kjo ka një efekt të dyfishtë. 

Së pari: Kjo ndihmon për të mbyllur propagandën Xhihadiste, metodë që e pretendojnë të jetë sipas Kur'anit dhe mësimeve të Profetit Muhammed (që natyrisht, është e pavërtetë). 

Së dyti: Kur të rinjtë Muslimanë dyshojnë, sidomos në Perëndim, t’i dëgjojnë dhe t’i lexojnë këto refuzime, ata do t’i dëgjojnë përmes argumenteve të rreme të ekstremistëve.

6. Njohja e një ekstremisti apo e një personi që është  duke u kthyer në ekstremist të dhunshëm
Ka disa shenja dhe cilësi që janë të dukshme në një Ekstremist që janë të njohura për atë që e di çfarë është duke kërkuar. Njohja e këtyre shenjave është thelbësore në luftën kundër radikalizimit të rinisë Islame në Perëndim. Po rendisim vetëm disa prej këtyre tipare:

1-Ata i fokusojnë të rinjtë vazhdimisht mbi situatën politike të regjimeve Islame dhe Lindjen e Mesme, dhe duke e bërë atë epiqendër, pikë kryesore të diskutimit fetar.

2- Duke qortuar haptazi prijësit Muslimanë të cilët ata i konsiderojnë të jenë tiranë, dhe duke bërë thirrje për rebelim në vendet Muslimane, nën flamurin "gjykimi është për Allahun" - një frazë e përvetësuar prej ekstremistëve, dhe e keqpërdorur.

3- Duke lavdëruar krerët e ideologjive ekstremiste të tillë si Sej’jid Kutub (v 1966). Kutub nderohet nga xhihadistët e gjithë botës nga Bin Laden, Eimen ​​Ez-Zewahiri, Anwar El-Awlaki dhe Ebu Katada. Ai ishte një lider i spikatur i grupit Egjiptian "Vëllazëria Muslimane". Shkrimet e tij janë të përhapura dhe të përkthyera në dhjetëra gjuhë, duke përfshirë gjuhën Shqipe dhe Anglisht. Amerikani i lindur Jemenas, terroristi Anwar El-Awlaki dikur mburrej se ai ishte aq i zhytur në shkrimet e Sej’jid Kutub aq sa ai ndjeu praninë e Kutubit me vete në qelinë e tij të burgut!

4- Ekstremistët (Khavarixhë) dhe ata që janë nën ndikimin e tyre dallohen me veçorinë e deklarimit të Muslimanëve, të cilët e kundërshtojnë pikëpamjen e tyre politike si jo-Besimtarë. Ata i shohin prijësit Muslimanë që kryejnë mëkate apo vepër tiranie të jenë jo-Besimtarë. Deklarimi i Muslimanëve si jo-Besimtarë referohet në terminologjinë Islame si Tekfir. Për këtë arsye, ekstremistët referohen shpesh si Tekfīrsa.

5- Ekstremistët në Perëndim shpeshherë i lavdërojnë aktet e dhunës së kryera nga grupet "xhihadiste", qoftë kjo e shpërthimeve vetëvrasëse, prerjen e kokës së pengjeve, vrasjen e jo-Muslimanëve etj etj, Dikush nuk e sheh në fjalimin e tyre dënimin e ekstremizmit të dhunshëm apo figurat e tij.

7. Të mos mashtrohet njeri nga ekstremistët për shkak të pamjes së tyre të jashtme apo devotshmërisë
Mbi një mijë vjet më parë, dijetari i madh Selefi El-Āxhurrī -Allahu e Mëshiroftë- (V.360 Hixhrij) ka thënë në lidhje me kryengritësit ekstremistë: 

"As dijetarët e lashtë e as të këtyre kohëve, kurrë nuk ndryshuan ndaj Khavarixhëve. Ata i konsideruan ata si njerëz të këqinj e që ishin të pabindur ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, edhe pse ata faleshin, agjëronin dhe e sforconin veten në adhurim. Por e gjithë kjo nuk kishte asnjë përfitim (dobi) për ta." (Esh- Sheri’eh 1/135).

Një tjetër dijetar i madh Selefij, Ibn el-Xhewzī -Allahu e Mëshiroftë- (v.1200CE) ka thënë: 

"Ata lejuan vrasjen e foshnjeve, por ata nuk e lejojnë ngrënien e çdo fruti të pemëve pa paguar për të! Ata e lodhën veten me adhurim, dhe shpeshherë qëndrojnë të zgjuar, por ata ngritën shpatat e tyre kundër Muslimanëve. Madje edhe vetë Shejtani nuk mund ta kishte imagjinuar shtrirjen e ligësisë së tyre! " ( Telbīs Iblis, fq. 91)

8. Çfarë mund të bëj nëse unë i njoh ekstremistët që janë nxitës apo thurjen e një sulmi terrorist?
Qëndrimi i një Selefiu kundrejt atyre që nxisin ose planifikojnë akte terroriste si shpërthimet vetëvrasëse, rrëmbimet apo vrasjet është se Muslimanët duhet të njoftojnë autoritetet. Kjo pavarësisht nga fakti nëse këto akte kryen në vendet Muslimane apo jo-Muslimane. Komunitetet Muslimane duhet të jenë në ballë të vulosjes se këtyre akteve jo-Islamike, që në mënyrë të rreme janë bërë në emër të Islamit. Pejgamberi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë:

"Çdo popull në mesin e të cilit kryhen mëkate, dhe kanë mundësi për t’i ndryshuar dhe nuk i ndryshojnë, atëherë Allahu dërgon dënimin e Tij mbi të gjithë ata."

I Dërguari –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-  i përshkroi këta Khavarixhë, duke shpjeguar se ata nuk kanë kuptim të Islamit, ai tha:

“Ata e lexojnë Kur’anin por ai nuk i tejkalon gërmazet e tyre. Ata largohen nga Feja (Islame) sikurse shigjeta kalon përmes gjahut.”

Prindërit gjithashtu kanë një përgjegjësi të madhe për të edukuar fëmijët e tyre në kuptimin e vërtetë dhe të saktë të Islamit sipas Selefëve, në mënyrë që ata të mos mashtrohen nga këta mashtrues.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë analistëve, personaliteteve të medias, shkrimtarë, gazetarë, autorë dhe akademikë të shfaqin drejtësi dhe ta shfajësojnë Islamin dhe Muslimanët nga këta Khavarixhë të këqinj, ideologjia e të cilëve është totalisht e papajtueshme me Islamin, siç parapriu më lart.

Për më shumë informacion në anglisht vizitoni: IslamAgainstExtremism.Com  AbuKhadeejah.com SalafiBookstore.com Salaf.com Troid.ca

Përmblodhi materialin: SalafiPublications.com

Përshtati në Shqip me lejen e Autorit: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A’Shkodera Albania 3 Al-Muharram 1436 AH.
www.esselefussalih.com
 

Ky material u printua dhe u shpërnda nga vëllezërit e Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër. Nuk lejohet botimi apo printimi i këtij materiali pa lejen paraprake të përkthyesit. Kontakt: QendraEdukimi@gmail.com

Tuesday, October 21, 2014

Paralajmërim Kundër Grupeve Terroriste ISIS & AL-KAIDA Dhe Qëndrimi i Saktë i Islamit Në Lidhje Me Ta


PARALAJMËRIM
KUNDËR
GRUPEVE TERRORISTE

ISIS
& EL-KAIDA

DHE QËNDRIMI
I SAKTË I ISLAMIT
(Sipas Kuptimit Të Selefëve)
NË LIDHJE ME TA

“Terroristët e ISIS
Dhe
Al-Kaida janë Armiqtë Nr 1 të Islamit”
-Myftiu I Arabise Saudite, Shejkh ‘Abd Al-Aziz Aal-Shejkh-
20/08/2014
Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait (Jezusit) dhe Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë ata. Në vijim:
Profeti Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- ka njoftuar për shfaqjen e afërme dhe periodike (do vazhdojnë të rishfaqen) - pas vdekjes së tij - e një grupi të njohur si Khauarixhë (renegatë ekstremista). Ai tha se ata do ta braktisin shoqërinë Muslimane, do të largohen nga Islami, do t’i nxjerrin nga feja Muslimanët në llogari të disa gjynaheve të tyre dhe do të luftojnë kundër tyre. Dhe me të vërtetë, ata u shfaqën ashtu siç paralajmëroi Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-, në më pak se 30 vjet pas vdekjes së tij dhe ata janë paraardhësit ideologjik të terroristave të El-Ka’ides dhe ISIS.


1: KHAUARIXHËT DHE PËRSHKRIMI I TYRE1

Nga thëniet e mirënjohura dhe autentike të Profetit –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- në lidhje me këtë grup, është edhe thënia e tij: “Ata largohen nga Feja (Islame) sikurse shigjeta kalon përmes gjahut” dhe “Besimi i tyre nuk i tejkalon grykat e fytit të tyre” dhe “Ata e lexojnë Kur’anin por ai nuk i tejkalon gërmazet e tyre,” duke treguar injorancën (e tyre) dhe pretendimin e kotë për dituri. Ai po ashtu ka thënë: “Ata flasin me fjalimin më të mirë nga krijesat,” do të thotë bukur, mënyrë tërheqëse (joshëse) e të shprehurit dhe “Namazi dhe agjërimi juaj (d.m.th Shokëve të Profetit) është asgjë në krahasim me të tyrin (Khauarixhëve),” d.m.th ata nga pamja e jashtme shfaqin devotshmëri dhe “(Ata janë) të rinj në moshë, budallenj në intelekt” dhe “Të shprehurit e tyre është e bukur, tërheqëse, megjithatë veprat e tyre janë të këqija” dhe “Ata janë më të këqijtë ndër krijesat” dhe “Ata thërrasin për tek Libri i All-llahut, ama ata nuk kanë asgjë të bëjnë me të.” Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- vazhdoi më tej dhe gjithashtu tha “Ata janë më të këqijtë e të gjithë të vrarëve nën kupën e qiellit” dhe “Nëse do t’i arrija, do t’i vrisja sikur të vrarit e ‘Adit [popull i hershëm i shkatërruar (nga Allahu)]” që do të thotë, (do t’i vrisja) secilin prej tyre derisa mos të mbesë as edhe një prej tyre, siç e ka shpjeguar dijetari i hershëm, Ibën Haxher. Ai (Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-) po ashtu ka thënë për ta, “Ata janë qenjtë e Xhehennemit.”


2: PRIJËSIT MUSLIMANË KANË URDHËRUAR QË TË LUFTOHEN KHAUARIXHËT

Profeti -sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- i ka nxitur prijësit Muslimanë që t’i luftojnë ata sa herë që të shfaqen me trazirat dhe gjakderdhjen e tyre. Ai ka thënë: “Kudo që t’i hasni, vritini ata, sepse ka shpërblim në Ditën e Gjykimit për atë që i vret ata.”2 Për këtë arsye, prijësit Muslimanë që nga koha e Khalifes së katërt të drejtë ‘Ali ibn Ebi ‘Talib –Allahu qoftë i kënaqur me të-, kurrë nuk kanë ndaluar prej të luftuarit kundër Khauarixhëve sa herë që ata shfaqeshin dhe trazonin Muslimanët. Ky funksion zbatohet nën drejtimin e prijësve dhe nuk është detyrë që ndërmerret nga nënshtetasit. Sidoqoftë, nëse sulmohen nga Khauarixhët, individët nënshtetas mund të luftojnë për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasurinë e vet.
1Këto transmetime gjinden në koleksionet e haditheve të el-Bukharit,   Muslimit, Ebu Davudit, Ibn Maxhah dhe të tjerë.
2Transmetuar nga Ibn Maxhah (nr. 176)


3: DEXH-XHALI (ANTI-KRISHTI) DO TË SHFAQET NË MESIN E USHTRIVE TË TYRE

Profeti Muhammed –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- gjithashtu ka thënë: “Ata nuk do pushojnë së shfaquri, duke u bllokuar sa herë që të dalin, deri atëherë kur në mesin e ushtrive të tyre të shfaqet Dexh-xhali (Anti-Krishti).” Kjo tregon se Khauarixhët do të luftojnë përkrah Dexh-xhalit kundër prijësve Muslimanë dhe nënshtetasve të tyre, të cilët do të pasojnë Isain (Jezusin) –alejhis-selam- kur ai të kthehet për ta përfunduar misionin e vet.


4: DOKTRINA DHE VEPRAT E KHAUARIXHËVE NUK I PËRKASIN ISLAMIT

Është mëse e qartë nga këto tekste profetike se Khauarixhët, mësimet dhe veprat e tyre janë vlerësuar të jenë absolutisht të kundërta (reciprokisht të papajtueshme) me Islamin. Në fakt, mendimi i disa dijetarëve muslimanë -të hershëm dhe të sotëm- është se Khauarixhët janë femohues, jobesimtarë, të cilët nuk i përkasin Islamit. Kjo ngaqë Profeti Muhammed –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë se ata dalin nga Islami sikurse shigjeta përshkon përmes gjahut. Sahabiu (shok i Profetit –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-) Ebu-Umemeh el-Bahili –Allahu qoftë i kënaqur me të- ka thënë: “Qenjtë e Xhehennemit, ata dikur ishin Muslimanë por u kthyen në mosbesimtarë.”3 Gjithashtu, ngaqë ata e bënë të lejuar atë që është e ndaluar sipas Sheriatit Islamik, e cila është vrasja e njeriut pa të drejtë. Ata e shpallën këtë krim si të lejuar dhe ia mveshën Islamit, gjë e cila konsiderohet si Kufr i madh (mosbesim që të nxjerr nga Islami).


5: DIJETARËT E ISLAMIT PËR KHAUARIXHËT

Imam el-‘Axhurri (vd. 360 Hixhrij) thotë në librin e tij të titulluar esh-Sheri’ah (Sheriati): “Nuk i lejohet atij që e shikon kryengritjen e një Kharixhiu që është revoltuar kundër prijësit, qoftë ky (prijës) i drejtë apo shtypës, kështu që ky person është revoltuar dhe ka mbledhur një grup pas vetes, ka nxjerrë shpatën dhe e ka bërë të lejuar vrasjen e Muslimanëve, nuk është e përshtatshme për atë që e sheh këtë, që të mashtrohet nga recitimi i Kur’anit të këtij personi (kharixhij), apo zgjatja e qëndrimit të tij në namaz, as agjërimi i tij i vazhdueshëm, as fjalët e tij të mira dhe të mrekullueshme në dituri, kur t’i qartësohet atij se metodologjia dhe rruga e këtij personi është ajo e Khauarixhëve.”4  Ibn Hazëm el-Endelusi (vd. 456 Hixhrij) ka thënë: “Ata nuk pushojnë në përpjekjen për ta përmbysur gjendjen normale të Muslimanëve (duke e shndërruar në kaos) dhe të përçajnë fjalën e besimtarëve. Ata e drejtojnë shpatën kundër njerëzve të fesë dhe përkushtohen nëpër tokë si njerëz të prishur. Përsa i përket Khauarixhëve dhe Shi’ave (fraksion tjetër i devijuar, sh.p), çështja e tyre në këtë aspekt është aq shumë e mirënjohur saqë personi do të rëndohej në përmendjen e saj.”5

 

3Transmetuar nga Ibn Maxhah (nr. 176)
4 Esh-Sheri’ah (fq.28)
El-Fasl fil-Milal el-Ehua uel-Nihal (5/98)


Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh (vd. 728 Hixhrij) ka thënë: “Dhe zakoni i Muslimanëve kurrë nuk ka pushuar të jetë në këtë (metodologji) [në luftimin kundër Khauarixhëve], ... në hadithin e Ebu Umames, përmbledhur nga Tirmidhiu dhe të tjerët se ata (khauarixhët) janë “Ata janë më të këqinjtë prej të vrarëve nën këtë qiell dhe sa i shkëlqyer është ai që vritet nga dora e tyre.” Që do të thotë se ata janë më të dëmshëm për Muslimanët se çdokush tjetër, ngaqë nuk gjinden më të dëmshëm për Muslimanët sesa ata, as Çifutët e as të Krishterët. Për shkak se ata u përkushtonin (përpiqeshin) të vrasin çdo Musliman që nuk pajtohej me mendimet e tyre, duke e konsideruar gjakun e Muslimanëve, pasurinë e tyre, dhe vrasjen e fëmijëve të tyre si të lejueshme, ndërsa bënin tekfir mbi to (i quanin mosbesimtarë). Dhe ata e konsideronin të gjithë këtë të jetë adhurim, për shkak të injorancës së tyre dhe shpikjeve të tyre që i shkaktoi ata të devijojnë ...”6
Ibn Tejmijeh gjithashtu ka thënë: “Ehlis-Sunneti (Muslimanët Sunni që pasojnë Islamin e origjinës) janë të një mendimi se ata (khauarixhët) janë bidatçinj të devijuar, të cilët është obligim t’i luftosh ata, duke u bazuar në tekstet autentike (hadithet e sakta profetike) dhe në atë se nga veprat më të virtytshme të Prijësit të Muslimanëve, Aliut –Allahu qoftë i kënaqur me të- ishte luftimi i tij kundër Khauarixhëve, po ashtu Sahabët (shokët e Profetit –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-) u pajtuan me të, që të luftojnë kundër tyre.”7


6: DIJETARËT E SOTËM SELEFIJ8 PËR KHAUARIXHËT

Nipërit e Dijetarit të Islamit Muhammed ibn ‘Abdul-Uehhab (vd. 1205 Hixhrij) i refuzuan fraksionet e Khauarixhëve që u shfaqën me doktrina ekstremiste në kohën e tyre. Dijetarët e atyre vendeve nuk kanë pushuar duke folur dhe duke shkruajtur kundër Khauarixhëve që prej 200 viteve të fundit, derisa arritëm epokën bashkëkohore të Dijetarëve Selefij si psh Shejkh Ibën Baz, Shejkh el-Albani, Shejkh Ibën el-‘Uthejmin, Shejkh Rab’i bin Hadi, Shejkh Mukbil bin Hadi, Shejkh Ahmed en-Nexhmij, Shejkh Zejd el-Medkhalij, Shejkh ‘Abdul-Mu’hsin el-‘Abbad, Shejkh ‘Abdullah el-Gudejan, Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij, Shejkh Muhammed bin Hadi dhe të tjerë.
Askush nga Muslimanët nuk ka folur me koherencë (lidhje logjike) dhe fuqishëm kundër ekstremistave Khauarixhë dhe doktrinave të tyre në mënyrë të qëndrueshme dhe të pandërprerë ashtu siç kanë folur Dijetarët Selefij, Institutet Selefije, xhamitë, qendrat dhe Selefijtë në përgjthësi. T’i bashkëngjitësh këto Khauarixhë me Islamin, lëre pastaj me Selefizmin është një krim dhe padrejtësi e madhe.


 

6Minhaxh es-Sunnah (5/248)
7Minhaxh es-Sunnah (6/116)
8Selefij: Shqip do të thotë “Pasues të të parëve”. Janë Muslimanët Sunnij që pasojnë Islamin e origjinës (Kur’anin dhe Sunnetin Profetik) sipas metodologjisë dhe të kuptuarit të Shokëve të Profetit Muhammed –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem- dhe të gjithë atyre që i pasuan ata më përpikshmëri. (shënim i përkthyesit)


7: ORIGJINA E KHAUARIXHËVE BASHKËKOHORË

Khauarixhët që u shfaqën në tokat e ndryshme Muslimane gjatë fundit të shekullit të 20, burojnë nga shkrimet dhe doktrinat e Sejjid Kutub, një Egjiptian ku në ditët e tij para-Islame ishte i ndikuar nga filozofitë materialiste europiane (marksizëm, komunizëm) për pesëmbëdhjetë vite të jetës së tij siç, thuhet nga vetë biografi i tij Salah el-Khalidi në librin Sejjid Kutub Min el-Milad ila el-Istishhad. Ai gjithashtu për një kohë ishte i përfshirë edhe me partinë laike Uafd.

Në fillim të viteve 1940, ai gjithashtu ishte redaktor për Kurorën Egjiptiane, një gazetë zëdhënëse për Freemasonic Grand Lodge (Institucion Masonik) në Egjipt, në të cilin ai tregonte mbështetje të fortë për forcat Amerikane dhe Britanike kundër Hitlerit. Kur ai filloi të shkruante për Islamin nga fundi i 1940, Sejjid Kutubi ndërthuri të kaluarën e tij komuniste e socialiste me atë pak njohuri Islame, dhe duke u bazuar mbi vlerësimet e tij të deformuara mbi historinë Islame, ai përgënjeshtroi Islamin e disa prej shokëve të Profetit –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-. Pasi u bë anëtar i Vëllazërisë Muslimane në vitin 1953, ai filloi t’i zhvillonte më të plota doktrinat e tij ekstremiste dhe zemërimi i stilolapsit të tij arriti të bie përtej dinastisë së parë Islame në pushtet, Khalifati i Fisit Umejjeh, dhe mbi të gjitha shoqëritë e sotme Muslimane. Ai duke u shprehur qartë i shpalli të gjitha shoqëritë Islame të jenë shoqëri femohuese, në të cilat asgjë nga Islami nuk gjindej në to. Ai pohoi se ata ishin rikthyer në injorancën e tyre para-Islamike (Xhahilijeh). Duke u bazuar në këtë gjykim të turpshëm dhe tiranik, ai hartoi shkrime të stilit Leninist, që bënin thirrje për revolucione mbarëbotërore në të gjitha tokat Muslimane pa dallim. Duke përmbajtur urrejtje kundrejt shoqërisë Muslimane, mbi këto shkrime lindën grupet ekstremiste të tekfirit (që i nxjerrin njerëzit nga Islami), të cilët u përhapën nëpër vende të ndryshme Muslimane gjatë dekadave të ardhshme.

Ata shtrembëruan konceptin e Xhihadit -një luftë e drejtë konvencionale për të parandaluar apo larguar shtypjen- dhe aspektet e tjera të Islamit për të justifikuar këto doktrina ekstremiste. Pastaj ata filluan të nxisin për kryengritje dhe rebelime nëpër vendet Muslimane. Bazuar në parimet e kësaj ideologjie anti-Islamike, Khauarixhët janë përfshirë në atentate, vendosje bombash dhe vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm në tokat Muslimane gjatë viteve 70, 80 dhe 90 përpara se ata ta eksportojnë terrorizmin në Perëndim. Në të vërtetë, Khauarixhët kanë kryer terrorizëm kundër shoqërive Muslimane pothuajse për 1400 vjet.


8: El-KAIDA DHE ISIS

Udhëheqësit e El-Kaidës dhe ISIS janë pasues të doktrinave të Sejjid Kutub. Kohëve të fundit, fraksione të Khauarixhëve prej vendeve të tjera hynë në Siri atëherë kur tashmë ishte nxitur revolucioni kundër udhëheqësit Nusajri, Beshar el-Asad. Këtyre ekstremistëve u është dhënë përkrahje taktike nga fuqitë Perëndimore ngaqë përmbysja e Beshar el-Asad  është një objektiv strategjik rajonal. Në ‘Irak, pjesërisht për shkak të mungesës së presionit të krijuar nga një ushtri e dobët, e pamotivuar dhe e demoralizuar, ata që njëkohë ishin të lidhur me el-Kaidën morën kontroll mbi pjesët e tij veriore dhe shpallën atë që pretendojnë "Shtetin Islamik." Sikurse i përshkroi Profeti Muhammed –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-, ata që i bashkohen të pretenduarit "Khalifati Islamik" dhe “Khalifit” mashtrues Ebu Bekr el-Bagdadi, janë të rinj, injorantë dhe budallenjë, që udhëhiqen nga epshet, emocionet dhe mungesa e dijes së Sheriatit Islam. Është gabim pretendimi që gjoja qeveritë Muslimane mbështesin ISIS, e veçanërisht ato të Gadishullit Arabik sepse Khauarixhët e ISIS i konsiderojnë qeveritarët e atyre vendeve dhe nënshtetasit e tyre që tregojnë besnikëri për qeveritarët e vet, të jenë tradhëtarë, femohues, të cilët konsiderohen më të këqinj se Jomuslimanët dhe më të denjë për t’u vrarë. Nuk ka kuptim që qeveritë Muslimane t’i mbështesin këta njerëz.


9: VEPRAT BARBARE TË ISIS

Sa i përket akteve barbare të kryera nga këta njerëz, të tilla si lavdërimi i prerjes së kokave përmes mediave, për më tepër Imam Ibn Shihab ez-Zuhri (V. 124 Hixhrij) -Allahu e Mëshiroftë- ka thënë: “Kurrë nuk është sjellur ndonjë kokë e prerë tek Pejgamberi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-, madje as në Ditën e (Betejës së) Bedrit. Një kokë e prerë është sjellur tek Ebu Bekri –Allahu qoftë i kënaqur me të-, dhe ai e ndaloi këtë (veprim) .”9 Prerja e kokave të armikut në luftë nuk është një praktikë e sjellur nga Islami dhe as nuk ka qenë një praktikë e Profetit ose shokëve të tij. ISIS, el-Nusrah dhe fraksione të tjera, tani janë duke luftuar njëri-tjetrin në disa pjesë të Sirisë dhe Irakut, kjo një tregues për devijimin e tyre të rëndë. Kjo në realitet dëshmon se ata nuk janë të motivuar nga Islami, por nga pasuria, pushteti dhe dëshira për udhëheqje. Ata rekrutojnë të dobëtit dhe të rinjtë vetëm për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave të tyre personale dhe përdorën Islamin si mjet për arritjen e këtij qëllimi.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë analistëve, personaliteteve të medias, shkrimtarë, gazetarë, autorë dhe akademikë të shfaqin drejtësi dhe ta shfajësojnë Islamin dhe Muslimanët nga këta Khauarixhë të këqinj, ideologjia e të cilëve është totalisht e papajtueshme me Islamin, siç parapriu më lart.

Për më shumë informacion në anglisht vizitoni: Takfiris.Com, IslamAgainstExtremism.Com & Shariah.Ws
Përmbledhur nga Abu Iyaad -Allahu e ruajtë-
(Salafi Publications. 26/08 / 2014CE). v4.0

Përktheu në shqip: Emin Shkodrani & Abu-Yusuf al-Albani (Arbrit  Kraja)
www.esselefussalih.com
 

9. El-Sunen el-Kubra të el-Bejhakiut, (9/132).

Ky material u printua dhe u shpërnda nga vëllezërit e Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër. Nuk lejohet botimi apo printimi i këtij materiali pa lejen paraprake të përkthyesave. Kontakt: QendraEdukumi@gmail.com




A eliminojnë Selefitë çdo ditë një thirrës? Shejkh Ahmed el-Nexhmi

Po ashtu, ky është një tjetër përkujtim prej Ulemave se ata nuk "eliminojnë" askënd; por në fakt  është vete personi ai, që zgjedh të largohet nga Sunneti për në bidat, dhe për këtë mënyrë ‘Ulematë e refuzojnë atë, për arsye të mbrojtjes së Umetit.

Eshtë pyetur Esh-Shejkh Al'llameh Ahmed en-Nexhmi  (rahimehUllaah) 

Pyetje: Disa Hizbijunë thonë se Selefitë çdo ditë eliminojnë një thirrës. Si mund ta hedhim poshtë këtë pretendim?

Shejkh Ahmed el-Nexhmi  (rahimehUllaah) u përgjigj:

 Ata (Selefitë) nuk eliminojnë askënd. Por është vetë personi, -Ai- që eliminon veten e tij, kur ai zgjedh për të ndjekur bidatin dhe bidatçitë. Na'am!


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A’Shkodera …February 2012

Shejkh Feuzan - Preokupimi i vetes me dije apo punë?

Shejkh Feuzan - Preokupimi i vetes me dije apo punë?

Shejkh Saalih El-Feuzaan hafidhehUllaah,  është pyetur me pyetjen e mëposhtme:

A është më mirë ta përkushtojmë veten me kërkimin e dijes, apo ta zëmë atë me tregti (kërkimin e pasurisë)?

Përgjigje:
S'ka (pikë) dyshimi se nuk ka asgjë të barabartë me kërkimin e dijes, mirëpo kërkimi i dijes nuk të pengon ty për ta angazhuar veten me tregti (kërkimin e pasurisë), në mënyrë të qartë ai e kërkon dijen në kohën e saj dhe preokupohet me tregtinë (kërkimin e pasurisë) në kohën e saj.
http://www.alfawzan.af.org.sa/node/12870 

Shejkh Saalih El-Feuzaan hafidhehUllaah, gjithëashtu thotë:

"Ne nuk kemi asnjë justifikim për të qenë dembelë në kërkimin Dijes. Allaahu e ka bërë të lehtë çdo mënyrë për ta kërkuar atë." (Edeeb Talib ul 'Ilm fq.21)

Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)

A’Shkodera 24 Muharrem 1434.

Thursday, October 9, 2014

Aqeeqah (Slaughter of an Animal) for the Baby on the Seventh Day

Aqeeqah (Slaughter of an Animal) for the Baby on the Seventh Day

1. An `Aqeeqah is the animal or animals that are slaughtered on the seventh day after the birth of a baby.
From Samurah (radiyallaahu `anhu) that Allaah’s Messenger (salallaahu `alaihi wassallaam) said:
“A child is held in pledge by his `aqeeqah that is slaughtered on his behalf on the seventh day, the harm is removed from him (i.e. the head is shaved) and he is named.”
(Reported by Ahmad (7/5), Abu Dawood (2838), At-Tirmidhee (1522). It was graded Saheeh by: At-Tirmidhee, Al-Haakim, Abdur-Razzaaq Al-Ishbeelee and others.)
2. Legislated Ruling of the `Aqeeqah:
Ibn Mundhir (rahimahullaah) stated:
“It is a custom established in the Hijaaz region past and present, and practised by the Scholars. Maalik (d.179H) mentioned that it is an affair concerning which there is no differing amongst them. From those who held that the `aqeeqah should be done is: `Abdullaah Ibn `Abbaas, `Abdullaah Ibn `Umar and `Aa’ishah, the Mother of the Believers (radiyallaahu `anhum).
A large body of scholars have followed in this affair the Sunnah of Allaah’s Messenger (salallaahu `alaihi wassallam) – and when it is established by Sunnah, then it becomes incumbent to speak with it – and this practice is not harmed by those who turn away from it.
However, the practice was rejected by the People of Opinion (As-haabur-Ra’ee) who did not hold the `aqeeqah to be a Sunnah. In that they opposed the existing body of narrations from the Messenger of Allaah (salallaahu `alaihi wassallam), and from his Companions (radiyallaahu `anhum), and those Taabi`een who narrated it.”
(Tuhfatul-Mawlood, p.69.)
Abu Zinaadah (rahimahullaah) said:
“The `aqeeqah is an affair practiced by the Muslims and leaving it off was hated.”
Ahmad Ibn Hanbal (d.241H, rahimahullaah):
“I do not like that a person who has the ability to perform an `aqeeqah on behalf of his child, yet he does not do so. It should not be left because the Prophet (salallaahu `alaihi wassallam) said: “The child is held in pledge by his `aqeeqah.” And this is the severest of what has been narrated in this affair.”
(Tahfatul-Mawlood, 100-102)
Al-Haarith said to Abu `Abdillaah Ahmad Ibn Hanbal: “What if a person does not have something to slaughter?” He replied:
“If he was to take a loan, I have hope that Allaah will replace it for him due to him giving life to the Sunnah.”
3. The Time for the Slaughtering of the `Aqeeqah:
At-Tirmidhee (rahimahullaah) said:
“Acting upon this affair with the Scholars: is that the `aqeeqah is slaughtered on behalf of the child on the seventh day – and if it is not possible on the seventh day, then on the fourteen. And if that is not possible, then on the twenty first day.”
(As-Sunan 4/86)
This order is reported from the Prophet (salallaahu `alaihi wassallam) wherein he said:
“The `aqeeqah is on the seventh, or the fourteenth or the twenty first.”
(Reported by At-Tabaraanee in Al-Awsat (4882), Majma` az-Zawaa’id (4/59). It was authenticated by Ad-Diyaa’ from the hadeeth of Buraidah; and it is supported by the hadeeth of `Aa’ishah (radiyallaahu `anhaa) reported by Al-Haakim in Al-Mustadrak (4/238-239))
4. The Meaning of the saying of the Prophet (salallaahu `alaihi wassallam): “Every child is in pledge by his `aqeeqah.”
Yahyaa Ibn Hamzah said: I asked `Ataa Al-Khurasaanee: What is the meaning of: “Every child is in pledge by his `aqeeqah.” So he said:
“He is prevented from the intercession of his son.”
Others who said the same: Al-Hasan Al-Basree, `Ataa Ibn Abee Rabaah, Qataadah, Ahmad Ibn Hanbal and Al-Baghawee.
(See: Al-`Iyaal of Ibn Abee Dunyaa (76), Sharhus-Sunnah of Al-Baghawee (11/268), Sunan al-Kubraa of Al-Bayhaqee (9/299), Tahfatul-Mawlood (p.119))
And this pledge remains in place until the `aqeeqah is performed – or that a person performs an `aqeeqah on his own behalf. It is reported from the Prophet (salallaaahu `alaihi wassallam) that he performed an `aqeeqah on his own behalf after he was appointed as a Prophet.
(Reported by `Abdur-Razzaaq (7960), At-Tabaraanee in Al-Awsat (994), Ad-Diyaa’ in Al-Mukhtaarah (1832,1833), At-Tahaawee in Mushkilul-Aathaar (1053,1054), and graded authentic by Al-Albaanee in As-Silsilah (2726))
Likewise some of the righteous Salaf performed the `aqeeqah on their own behalf, such as `Ataa’, Al-Hasan, Ibn Seereen and others (rahimahumullaah).
5. How many are to be slaughtered on behalf of the girl and the boy?
Umm Kurz Al-Ka`biyyah (radiyallaahu `anhaa) said: I heard Allaah’s Messenger (salallaahu `alaihi wassallam) say:
“On behalf of the boy there are two equivalent sheep, and for the girl just one.”
There occurs in a narration:
“It does not harm whether the animal is male or female.”
Meaning a male or female sheep.
Imaam Ahmad Ibn Hanbal said:
“Equivalent means: The two sheep should be the same or similar.”
(Abu Dawood (2835,2834), At-Tirmidhee (1016), Ibn Maajah (3162), Al-Haakim (4/237/238), Ibn Hibbaan (5313). It was authenticated by At-Tirmidhee, Al-Haakim, Ibn Hibbaan and others)
Ibn Abee Mulaikah said: Abdur-Rahmaan Ibn Abee Bakr had a boy, so it was said to `Aa’ishah: “O Mother of the Believers, slaughter a camel in his behalf.”
So she replied:
“Refuge is with Allaah! Allaah’s Messenger (salallaahu `alaihi wassallam) said: Two equivalent sheep.
(Ibn Abee Dunyaa in Al-`Iyaal (59), At-Tahaawee in Sharh Mushkil al-Aathaar (1042), Al-Bayhaqee in As-Sunan Al-Kubraa (9/310))