Friday, August 31, 2012

Cilësitë e Gruas së Drejtë


Cilësitë e Gruas së Drejtë

Marrë prej Komentimit të Sures En-Nisa – nga Tefsiri Ibën Kethir RahimehUllah.



All-llahu i Madhëruar thotë

[فالصلحت]

(Kështu, gratë e drejta)

[قنتت]

(janë Kanitat), të bindura me çiltërsi ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre, si Ibn Abbasi radija_Allahu anhu, dhe të tjerët e kanë komentuar.

[حفظت للغيب]

(dhe ruajnë në mungesë të bashkëshortëve të tyre) Es-Sudi dhe të tjerët thanë se kjo do të thotë se ajo e mbron nderin e saj dhe pasurin e burrit të saj kur ai nuk është aty, si dhe thënien e Allahut Azze ue Xhel:

[بما حفظ الله]

(çfarë Allahu i urdhëruar ato të ruajnë.) do të thotë, burrë i mbrojtur është ai që All-llahu e mbron. Ibn Xherir transmeton se Ebu Hurejra radija_Allahu anhu, ka thënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

خير النساء امرأة إذا نظرت إليها سرتك, وإذا أمرتها أطاعتك, وإذا غبت عنها حفظتك في نفسها ومالك

“Gruaja më e mirë është ajo që kur ti shikon në te, ajo të kënaq ty, dhe kur ti e urdhëron atë ajo të bindet ty, dhe kur ti mungon, ajo mbron nderin e saj dhe pasurinë tënde”. Pastaj, i Dërguari i Allahut Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, recitoi Ajetin:

 [الرجال قوامون على النسآء]

(Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave) deri në fund të saj. Imam Ahmedi rahimehUllah, ka regjistruar se Abdur-Rahman bin Auf radija_llahu anhu, ka thënë se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

«إذا صلت المرأة خمسها, وصامت شهرها, وحفظت فرجها, وأطاعت زوجها, قيل لها: ادخلي الجنة من أي الأبواب شئت»

“Nëse gruaja i falë pesë namazet, e agjëron Ramazanin, e ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj; atëherë do t’i thuhet asaj (në Ditën e Gjykimit): "Hyr në Xhennet nga cilado derë prej dyerve të tij që ti dëshiron”


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani [Arbrit Kraja]
A'Shkodera 14 Shewal 1433.

Thursday, August 30, 2012

Robi mes tij dhe Allahut, ka një perde.


Imam Ibnul Kajim El-Xheuzije (rahimehUllah) thotë në El Feua-Id- fq 54: Robi mes tij dhe Allahut, ka një perde.

Robi mes tij dhe Allahut, ka një perde dhe një tjetër në mes tij dhe njerëzve. Kushdo që grisë (dmth, e largon) këtë perde mes tij dhe Allahut, Allahu do t'ja heq perden mes tij dhe njerëzve.
------------------------------------------------------------------------

“Turpi me të drejtën e Allahut”


"Në qoftë se ske turp ban çfarë të duash"

Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, gjatë komentimit dhe shpjegimit të këtij  Hadithi ''Në qoftë se ske turp ban çfarë të duash'', thotë se: 

“Turpi me të drejtën e Allahut” është dy llojesh:




Ebu Mesud Ukbe bin Amr el-Ensari el-Bedri radija_Allahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Prej shprehjeve të Pejgamberve të mëparshëm që i ka arritur njerëzit është: Në qoftë se ske turp ban çfarë të duash” Trs: Buhari.

Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, gjatë komentimit dhe shpjegimit që ai i bën këtij  Hadithi dhe prej dobive të nxjerra prej tij thotë se: 
“Turpi me të drejtën e Allahut” është dy llojesh (dmth ndahet në dy pjesë):



1: Duhet të kesh turp prej Allahut Azze ue Xhel, që të shef ty duke vepruar atë që të ka ndaluar.
(këto janë haramet / dmth, veprat e turpshme e të pa moralshme)

2: Duhet të kesh turp prej Allahut Azze ue Xhel, nëse nuk  vepron atë që të ka urdhëruar.
(këto janë obligimet: si Namazi etj)

Burimi:
Komentimi i 40 Haditheve të Imam Neueuiut rahimehUllah: Hadithi 20 të, me shpjegimin dhe komentimin e Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah. 


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër : 13 Sheual 1433.

Wednesday, August 29, 2012

A kanë patur Sahabet ndonjëherë ndryshime në Akide?


A kanë patur Sahabet ndonjëherë ndryshime në Akide?



Shejh Salih el-Feuzan hafidhahUllah është pyetur me pyetjen e më poshtme:

Në lidhje me thënien se “ Sahabet radija_Allahu anhum, kishin mendime të ndryshme në disa çeshtje të Akides”

Sa e saktë është kjo që ata thojmë se Sahabet radija_Allahu anhum, kishin mendime të ndryshme në disa çeshtje të Akides?

Përgjigje:

Kush e ka thënë këtë?

Kurrë nuk është përmendur asnjëherë që Sahabet radija_Allahu anhum, kishin ndryshime  në ndonjë çeshtje të Akides kurrën e kurrës asnjëherë!

Ato janë larg prej kesaj!

Kjo kurrë nuk ka ndodhur!

Ai që e deklaron këtë se ata (radija_Allahu anhum)  kanë patur mendime të ndryshme në disa çeshtje të Akides është gënjeshtar!!

Dhe Allahu e di me se miri.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhammed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër : 11 Sheual 1433.



Pse Profeti (صلى الله عليه وسلم) martoj një numër grash?


Lidhur me Martesën e Profetit (صلى الله عليه وسلم) me një numër grash.

Pyetje:  Pse Profeti (صلى الله عليه وسلم) martoj një numër grash?


Përgjigje: 

Tek All-llahu qëndron Urtësija e pakufizimit dhe kjo është prej Urtësisë së Tij, që Ai i Lartëmadhëruari, ua lejoj burrave në Sheriatet e shpallura më parë dhe në sheriatin e Profetit tonë Muhammed (صلى الله عليه وسلم) të marrin për lidhje martesore më shumë se një grua.
Leja për tu martuar me më shumë se një grua nuk ishte posaçërisht vetëm për Profetin tonë Muhammedin (صلى الله عليه وسلم). Por edhe Jakubi alejhi ue sel-lem, pati dy bashkëshorte dhe ndërsa Sulejmani i biri Daudit alejhimus salatu ue sel-lem, kishte nëntëdhjetë e nëntë gra dhe ai i vizitoi (dmth. duke pasur marrëdhënie me ta) të gjitha ata në një natë, me shpresë se Allahu, do ta bekojë atë me një djalë nga çdo njëra prej tyre, të cilët do të luftonin në rrugën e Allahut.

Kjo nuk është një diçka e re në Sheriat, dhe as nuk e kundërshton atë një mendje e shëndoshë, dhe as kërkesa e Fitres; [1] Në të vërtetë urtësia e bën të nevojshme atë. Sepse gratë janë më shumë në numër se meshkujt, ashtu sikurse regjistrimet vazhdimisht e provojnë këtë, një burrë mund të posedojë forcë fizike aq shumë saqë ai ka nevojë për më shumë se një grua, në mënyrë që ai mund të jetë në gjendje që të kënaq dëshirat e tij në një mënyrë të lejuar, dhe jo në një mënyrë ndaluar Haram. Përndryshe ai do jetë i detyruar ti përmbaj dëshirat e tij, ose gruaja mund të jetë duke vuajtur prej ndonjë sëmundje, diçka që mund ta pengojë atë për t'i plotësuar nevojat e tij, të tilla si menstruacionet apo gjakderdhjet pas lindjes, ose diçka tjetër që e pengon një burrë për t'i plotësuar dëshirat e tij me të (gruan). Kështu që ai mund të ketë nevojë për një grua tjetër që me të cilën ai mund ti plotësojë dëshirat e tij, në vend se ti shtypin ato, ose kryerjes së akteve të shëmtuara (zinas).
Kështu që poligamia e grave është e lejuar dhe e justifikuar, logjikisht, në përputhje me Fitren dhe Sheriatin Islam, dhe kjo ka qenë e lejuar për tu praktikuar që prej Profetëvë të vjetër - me të vërtetë mund të thuhet se është obligim në disa raste të domosdoshmërisë ose keni nevojë për ndonjëherë - atëherë kjo nuk është për t'u habitur që Profeti ynë, Muhammedi (صلى الله عليه وسلم) veproi kështu.

Ka edhe shumë arsye të tjera pse ai u martua me një numër grashë të cilat kanë qenë të përmendura nga dijetarët, të tilla si forcimi i lidhjeve midis tij dhe disa prej fiseve arabe - kështu që ndoshta kjo mund të sjellë në njëfarë forcë për Islamin dhe ndihmë në përhapjen e Mesazhit nëpërmjet rritjes së harmonisë, duke afirmuar lidhjet e dashurisë dhe të vëllazërisë. Ajo mund të ketë qenë edhe për t'i dhënë strehim dhe ngushëllim të vejave, për atë që ata kishin humbur, sepse kjo është lirim prej brengosjes dhe lehtësim nga vështirësitë. Sheriati Islam e ka përshkruar mënyrën për njerëzit dhe komunitetin për t'ju ardhur në ndihmë atyre që humbasin burrat e tyre në Xhihad ose ... etj, ekziston gjithashtu një strehë dhe shpresë për kujdesin dhe rritjen e të vegjëlve, dhe që ndihmon në rivendosjen e një ekuilibri natyror dhe në rritjen e numrit të popullsisë dhe kjo i ndihmon ata që dëshirojnë për të përhapur Fenë e Allahut - Islamin.

Nevoja për të (poligaminë) nuk është vetëm për të kënaqur dëshirat, siç është dëshmuar edhe nga vetë fakti që Pejgamberi (صلى الله عليه وسلم) nuk u martua me virgjëresha ose gra të reja, përveç Aishes radija_Allahu anha, pjesa tjetër e grave të tij ishin të moshuara dhe të martuara më parë. Në qoftë se ai do kishte qenë i shtyrë (i prirë) prej dëshirës dhe epshit fizik që të martohet me një numër grashë, ai do të kishte zgjedhur virgjëresha të reja në mënyrë që të kënaqte epshin e tij, veçanërisht pasi ai kishte emigruar, ku tokat ishin çliruar dhe shteti Islam ishte themeluar. Atëherë pushteti Muslimanëve ishte i vendosur dhe fuqia e tyre u rrit, dhe çdo familje e dëshironte që ai të martohej me bijën e tyre - por ai nuk e ka bërë këtë. Ai u martua vetëm për qëllime fisnike dhe konsiderata të larta, të cilat janë të qarta për ata që i kanë studiuar rrethanat e seciles prej martesave të tij. Nëse ai t’kishte qenë një njeri i dhënë pas pasioneve .. etj, ajo do të njihej prej Siras së tij (Biografisë / historisë) të ketë ndodh kur ai ishte ende i ri dhe i fortë. Por kjo kur ai kishte vetëm një grua, bashkëshorten i tij fisnike, Hatixhe bint Khuwallid radija_Allahu anhu, që ishte më e vjetër se ai. Në qoftë se do kishte raste të tilla, ai do të kishte qenë i njohur për sjelljen e padrejtë me gratë e tij fisnike, të cilat ishin të moshave dhe të bukurive të ndryshme. Por në fakt, ai nuk ishte i njohur për asgjë tjetër, përveç për drejtësinë dhe ndershmërinë të tij absolute në sjelljen e tij personale dhe pastërtisë morale, kjo njëkohësisht që kur ai ishte një djalë i ri dhe burrë i vjetër. E gjithë kjo vlen për të vërtetuar mirësjelljen, cilësitë, karakterin dhe moralin e tij të lartë si dhe integritetin e tij në të gjitha çështjet. Kështu që ai është njohur si i tillë madje edhe nga armiqtë e tij.

[1] Fitreh: gjendja e natyrshme në të cilën ne jemi krijuar.

Komisioni i Përhershëm për Fetaua
[ Fetaua Islamijeh, Darussalem, Besim, Vol 1 - fq. 296-298] 
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 11 Sheuual 1433.

Tuesday, August 28, 2012

A është Drita e Profetit (صلى الله عليه وسلم) prej Dritës së Allahut?


A është Drita e Profetit (صلى الله عليه وسلم) prej Dritës së Allahut?

Pyetje: A ishte drita e Muhammedit (صلى الله عليه وسلم) prej Dritës së Allahut, apo prej ndonjë dritë tjetër?

Përgjigje: drita e Profetit (صلى الله عليه وسلم) është drita e Mesazhit dhe e Udhëzimit përmes të cilës Allahu e udhëzon kë të dojë nga radhët e krijesave të Tij. Pa dyshim, drita e Mesazhit dhe drita e udhëzimit janë nga Allahu.

Allahu i Lartësuar,thotë:

"Nuk i është dhënë ndonjë qenie njerëzore që Allahu t’i flasë atij përveç se (të jetë) me Frymëzim, ose nga pas Hixhabit (perde, pengesë), ose (që) të sjellë të Dërguar që të shpallë me Lejen dhe Vullnetin e Tij çfarë do Ai. Vërtet që Ai është më i Larti, Më i Urti Gjithëgjykues. Dhe kështu Ne të kemi dërguar ty (O Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)) Ruhun (Frymëzim dhe Mëshirë) nga Urdhri e Vullneti Ynë. Ti nuk e dije as ç’është Libri as ç’është Imani (Besimi), por Ne e kemi bërë atë (këtë Kuran) dritë, që Ne të udhëzojëme anë të tij atë që Ne duam prej robërve tanë. Dhe padyshim që ti (O Muhammed (صلى الله عليه وسلم)) që po udhëheq (njerëzimin) në Udhën e Drejtë (në Fenë e Allahut në Islam). Në Udhën e Allahut të Cilit i përket gjithçka ç’është në qiej dhe në tokë. (Po!) Vërtet se tek Allahu më në fund do të shkojnë të gjitha çështjet (për  gjykim)." [Esh-Shura 42:51-52-53]

Por kjo dritë nuk është pjesë e Vulës së Eulijave, si disa nga Panteistët pretendojnë, pasi ai ishte mish, gjak dhe kocka … etj.

Ai është krijuar nga një baba dhe një nënë dhe ai nuk kishte asnjë krijim (lindje tjetër) para lindjes së tij. Për sa i përket transmetimeve të cilat pretendojnë që Allahu, e krijoi dritën e Profetit Muhammed (صلى الله عليه وسلم) apo se Allahu, e ka mbushur Dorën e Tij me Dritë prej Fytyrës së Tij dhe se ky Grusht (i Dritës) ishte Muhammedi (صلى الله عليه وسلم), ose që Ai vështroj në të dhe pastaj ai u bë pika Drite, ku prej secilës prej tyre u bënë Profetët Alejhimus salatu ue sel-lem, apo se Ai i ka krijuar të gjitha krijesat prej Dritës së Tij (صلى الله عليه وسلم), kjo dhe të gjitha transmetimet e tilla nuk mund t'i atribuohen Pejgamberit (صلى الله عليه وسلم).

Referoju në faqen 366 pas vëllimit të tetëmbëdhjetë të librit Mexhmu Fetaua të Shejkhul Islam Ibn Tejmije rahimehUllah.

Me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhammed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.

 Komisioni i Përhershëm për Fetaua.


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 10 Shewal 1433.

A është Profeti صلى الله عليه وسلم, i gjallë në varr?


A është Profeti صلى الله عليه وسلم, i gjallë në varr?

Pyetje:
Lidhur me jetën e Profetit صلى الله عليه وسلم, a është Profeti i gjallë në varrin e tij fisnik pas kthimit të shpirtit në trupin e tij, ashtu siç ishte në jetën e kësaj bote, apo i gjallë në qiellin më të lartë duke jetuar në jetën e varrit (El-Barzakh) [1], pa shqetësime, siç ka thënë Pejgamberi صلى الله عليه وسلم, kur vdekja iu afrua atij:

"O Allah, me Shoqëruesit më të lartë". (që janë Profetët Alejhimus salatu ue sel-lam, në shkallën më të lartë të Xhennetit)

Dhe a është trupi i tij tani si atëherë kur ai u vendos në varrin e tij pa shpirt, ndërsa shpirti i tij është në qiellin më të lartë, dhe do të bashkohet me trupin e tij në Ditën e Ringjalljes? sikurse,

Allahu i Lartësuar, thotë:

"Dhe kur shpirtrat të bashkohen (me trupin e tyre)". [Et-Tekvir 81:7]

Përgjigje:
Profeti ynë, Muhammed صلى الله عليه وسلم, është i gjallë në varrin e tij, duke jetuar jetën e varrit (El-Barzakh), ku ai është duke shijuar lehtësinë dhe rehatinë të cilën Allahu e ka përgatitur për të, si një shpërblim të mrekullueshëm për atë që ai ka kryer në jetën e kësaj bote. Por shpirti i tij nuk është bashkuar me trupin e tij që të jetë i gjallë (në varr) ashtu siç ishte në këtë botë, dhe as nuk lidhet me të në varr, në mënyrë që ai të jetojë si të dëshiroj deri në Ditën e Ringjalljes. Por përkundrazi, kjo është jeta e varrit (El-Barzakh), dhe jeta në varr nuk është sikur jeta e kësaj bote apo jetës në Ahiret. Prandaj bazuar mbi këtë, ne e dimë dhe është e qartë se ai ka vdekur, ashtu siç Profetët Alejhimus salatu ue sel-lam,  dhe të tjerë njerëz para tij kanë vdekur, përveç Isait Alejhi ue sel-lem, i cili do të zbresë në fund të kohës, ku më pas edhe ai do të vdesë si gjithë të tjerët.

Allahu i Lartësuar, thotë:

"Dhe Ne nuk i kemi siguruar ndonjë qenie njerëzore para teje pavdekësine (O Muhammed صلى الله عليه وسلم). Atëherë në qoftë se ti do të vdesësh, a do të jetojnin ata përgjithmonë?" [El-Enbija 21:34]

Dhe Ai i Plotëfuqishmi, thotë:

"Gjithçka është në të (në tokë) do të shuhet (vdesë). Ndërsa do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit tënd, gjithë Madhështi e Lavdi. "[Err-Rrahman 55:26-27]

Dhe Ai i Plotëfuqishmi, thotë:

"Sigurisht që ti (O Muhammed صلى الله عليه وسلم) do të vdesësh dhe padyshim që edhe ata do të vdesin." [Ez-Zumer 39:30]

Dhe të tjerë shembuj të tillë në mesin e Ajeteve të cilat dëshmojnë se All-llahu i solli vdekjen atij. Dhe për shkak se Sahabët e kanë larë trupin e tij dhe e kanë qefinosur atë dhe kanë falur (xhenazen) mbi të dhe pastaj e kanë varrosur atë. Sikur ai të kishte qenë i gjallë, si në jetën e kësaj bote, ata nuk do ta kishin trajtuar atë sikiurse ata trajtuan të tjerët që vdiqën.

Fatimja radija_Allahu anha, ka kërkuar trashëgiminë nga babai i saj (صلى الله عليه وسلم) sepse ajo besoi që ai ka vdekur, dhe asnjë prej Sahabëve radija_Allahu anhum, nuk e kundërshtoi atë në këtë besim. Ebu Bekri, radija_Allahu anhu, iu përgjigj asaj duke thënë se asgjë nuk mund të trashëgohet nga Profetët [2].

Sahabët radija_Allahu anhum, ranë dakord mbi zgjedhjen e prijësit (Halifit) të Muslimanëve që do ta pasonin atë pas Profetit صلى الله عليه وسلم,  gjë e cila rezultoi në zgjedhjen e Ebu Bekrit radija_Allahu anhu, si Halife. Sikur ai (صلى الله عليه وسلم) të kishte qenë i gjallë, sikurse ai ishte në jetën e kësaj bote, ata nuk do të kishin vepruar kështu.

Prandaj kjo tregon se kishte consensus (Ixhma) mes tyre për vdekjen e tij (صلى الله عليه وسلم). Kur sprovat dhe problemet u përhapën (shumëfishuan) gjatë Halifetit të Uthmanit dhe Aliut radija_Allahu anhum, deri atëherë para dhe pas kësaj, ata nuk shkonin tek varri i tij në mënyrë që të kërkonin këshillën e tij, ose për një rrugëdalje nga këto sprova dhe probleme që u përhapën (shumëfishuan), apo për rrugën që duhet të ndiqnin në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për ta. Nëse ai do ishte i gjallë, sikurse ai ishte në jetën e kësaj bote, ata nuk do ta lënin pas dore (neglizhonin) për ta bërë këtë, kur ata ishin në nevojë për dikë (dmth, Profeti në këtë rast do kishte përparsi para të gjithve) që mund ti udhëzojë ata më një zgjidhje për të dalur prej sprovave që ata kanë përjetuar (rrethuar ata).

Për sa i përket shpirtit të Profetit صلى الله عليه وسلم , ai është në qiellin më të lartë (I'llijun - që është rregjistri i veprave të rregjistruara, ku Melaiket dëshmojnë), sepse ai është më i miri prej krijesave, dhe për shkak se All-llahu i ka dhënë atij El-Uasilah, që është pozita më e lartë në Xhennet.

[1] El-Barzakh: Është jeta në varr që është periudhë mes vdekjes dhe Ringjalljes, ku gjendja e Besimtarëve do të jetë në qetësi, ndërsa e Mosbesimtarëve është një vuajtje (ndëshkim).

(2) Bukhari, Fet-h-ul-Bari, nr. 4240 dhe 4241; Muslimi, Sahih [Sharh En-Neueuiu] vol. 12, fq. 76; Ebu Daud, nr. 2968, 2969 dhe 2970; dhe En-Nesa'i, vol. 7, fq. 133.

Komisioni i Përhershëm për Fetaua. Fetaua nr. ( 4283 ) 
Shejh `Abdul-`Aziz ibn `Abdullah ibn Baz 
Shejh `Abdul-Rezzak `Afify  
Shejh   `Abdullah ibn Ghudejan    
Shejh `Abdullah ibn Ka`ud    
Rahime-humUllah

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera. 9 Shewal 1433

Sunday, August 26, 2012

Ç’farë është më parimore për gruan Muslimane - Dija - Burri - Fëmitë apo shtëpia?


Pyetje: Çfarë është më e mirë (parimore) për një grua Muslimane, kujdesi ndaj shtëpisë dhe burrit të saj, opo përkushtimi i kohës së saj për të kërkuar dituri, si dhe për të sjellë një shërbëtore për tu marrë me kujdesin e shtëpisë?

Përgjigje: Po, është obligim për gruan Muslimane të përpiqet për të kuptuar Fenë e saj sa më shumë që të jetë e mundur, por shërbimi (kujdesi) ndaj burrit të saj, bindja ndaj tij si dhe rritja e fëmijëve të saj, janë edhe këto obligime të rëndësishme.

Ajo duhet të bëjë kohë për të mësuar çdo ditë, edhe nëse ajo është pak. Ose ajo duhet të vënë mënjanë pak kohë për lexim dhe pastaj pjesën tjetër të kohës së saj ta lënë për punët e saj të përditshme. Në këtë mënyrë ajo nuk do bëhet neglizhente për të mësuar dhe as nuk do ta lënë pas dore punën dhe fëmijët dhe duke mos ia lënë ata një shërbëtori për tu kujdesur për to.
Duke e kërkuar ekuilibrin (balancimin) në këtë çështje, duke lënë mënjanë kohë për të mësuar, edhe nëse ajo (koha) është pak, dhe kohë për punët e shtëpisë së saj, kjo do të jetë e mjaftueshme për të.

[Shejh Salih el-Feuzan në el-Fetaua el-Xhaami'eh li'l-Mar'ah el-Muslimah, vol 3, fq. 1085]

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër : 9 Sheual 1433

Friday, August 24, 2012

National Conference Birmingham | 21st September 2012 |


In the name of Allāh, the Most Merciful, the Bestower of Mercy.
As-salāmu 'alaikum wa rahmatullāhi wa barakātuh.

Embedded image permalink

National Conference Birmingham | 21st September 2012 | "The Clear Distinction between Truth & Falsehood" | SPREAD THE WORD!! pic.twitter.com/aPVMsi7U



Was-salāmu 'alaikum wa rahmatullāhi wa barakātuh.

Salafi Publications, Birmingham, England.
--------

t. 0121.773.0033
t. 0121.773.0003
f. 0121.773.4882

www.salaf.com
www.salafiaudio.com
www.aqidah.com
www.asharis.com
www.takfiris.com
www.spubs.com
www.salafitalk.com
www.themadkhalis.com
www.manhaj.com

Shejh Ibn Baz - Shejh Rabia është një Imam në Sunnet


Një person erdhi dhe ju ankua Shejh Bin Bazit rahimehUllah duke i thënë se: “Shejh Rabi bin Hadi el-Medkhali po rrefuzon këtë, këtë e këtë.” Shejh Ibn Baz ju përgjigj :”Frikësoju Allahut! Se me të vërtetë që Shejh Rabia është një Imam në Sunnet!”


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër : 6 Sheual 1433

Thursday, August 23, 2012

A ka Profeti (صلى الله عليه وسلم) Dije për të Fshehtën (Gajbin)?


A ka Profeti (صلى الله عليه وسلم) Dije për të Fshehtën (Gajbin)?

Pyetje: 

Aktualisht a është Profeti (صلى الله عليه وسلم) i pranishëm dhe që shef gjithçka? Që do të thotë, a ka ai dije për të fshehtën (Gajbin), në mënyrë që e tashmja dhe e fshehta janë një për të?

Përgjigje: 

Në thelb, çështjet e të fshehtës (Gajbit), ata janë të ditura vetëm për Allahun.

Allahu, i Lartësuar thotë:

{Dhe vetëm me Të janë çelësat e Gajbit (gjithçka të fshehtë e të panjohur), askush nuk i di perveç Atij. Ai di gjithë ç’ka në tokë e në det; nuk ka asnjë gjethe që bie dhe Ai të mos ketë Dijeni për të; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në Shkrim të Qartë} (En-Aam 6:59)

Allahu, i Lartësuar thotë:

{Thuaj : Askush në qiej dhe në tokë nuk e di Gajbin (të fshehtën, të panjohurën) veç Allahut, as nuk mund ta ndjejnë se kurë do të ringjallen} [En-Neml 27:65]

Por All-llahu i Lartësuar, informon kë të dojë prej të Dërguarve e Tij nga gjërat e caktuara prej të fshehtës.

Dhe Ai, i Lartësuari thotë:

{(Ai i Vetëm është) i Gjithëdituri i Gajbit (i të panjohurës) dhe askujt nuk ia shpall Gajbin (fshehtësinë) e Tij, përveç ndonjë të Dërguari (nga njerëzit) të cilin Ai e ka zgjedhur (Ai i njofton atij nga e fshehta, sa të dojë Ai) dhe pastaj Ai bën një grup (Melekësh) roje të ecin para tij dhe pas tij} (El-Xhin 26-27)

Dhe Allahu, i Lartësuar thotë:

{Thuaj (O Muhammed صلى الله عليه وسلم):" Unë nuk jam një gjë e re në mesin e të Dërguarve (të Allahut) (dmth. unë nuk jam i Dërguari i parë), dhe as nuk e di se çfarë do të bëhet me mua e as me ju . Unë vetëm ndjek atë që më është shpallur mua, dhe unë nuk jam tjetër veçse një këshillues (qortues) i qartë. "[El-Ahkaf 46:9]

Është transmetuar në një hadith të gjatë Sahih në autoritetin e Umm 'Ala, radija_Allahu anha, se ajo ka thënë:

"Mëshira Allahut është mbi ty, O Ebu Es-Sa'ib. Unë dëshmoj se Allahu, I-Plotfuqishëm, I-Gjithëfuqishëm, të ka nderuar ty. "

I Dërguari i Allahut (صلى الله عليه وسلم) i tha:

"Çfarë të njoftoj ty se All-llahu e ka nderuar atë?"

" (Ajo tha :) Unë u përgjigja: ". U flijofshin nëna dhe babai im për ty, Unë nuk e di " Ai (صلى الله عليه وسلم)  tha:

"Sa për atë, sigurisht ka ardhur tek ai prej Zotit të Tij, dhe unë shpresoj se kjo mirësi të vijnë tek ai, por pasha All-llahun, unë jam i Dërguari i All-llahut dhe nuk e di  se çfarë do të ndodhë me mua."

(Ajo tha :) I thashë: ". Pasha All-llahun, unë kurrë nuk do të dëshmoj për asnjëri pas kësaj" [Buhari nr. 1243, 2687, 3929 dhe 7003]

Transmetuar nga Ahmedi dhe Buhariu në Sahihun e tij në Librin e Funeraleve, dhe në një tjetër transmetim:

" Unë jam i Dërguari i All-llahut, dhe nuk e di çfarë do të ndodhë me atë." [Buhari nr. 3929]

Është transmetuar në hadithe të shumta (Sahih) që Allahu e informoi Profetin (صلى الله عليه وسلم) se çfarë  (dmth, si) do të jetë fundi i disa prej Sahabëve radija-Allahu anhum, dhe Ai u dha atyre lajmin e mirë të Xhennetit. Është raportuar në hadithin e 'Umer bin el-Hatab, radija_Allahu anhu, i transmetuar nga Buhari dhe Muslimi, se Xhibrili e pyeti Profetin (صلى الله عليه وسلم) në lidhje me kohën e Orës (dmth, Kijametit), dhe ai u përgjigj:

"I  pyeturi nuk di më shumë se pyetësi." [Buhari nr 50. dhe Muslimi në kapitullin nr, 8]

Ai nuk shtoi asgjë për këtë përveç për ti përmendur atij disa nga shenjat e Kijametit, që dëshmon se ai e dinte vetëm atë të fshehtë për të cilën Allahu e ka informuar atë, pa atë (informimin e Tij) pjesa tjetër është e fshehtë, por Ai e informon atë kur është e nevojshme.

Komisioni I Përhershëm për Fetaua.
[marrë nga Fetaua Islamijeh, Darussalem, Vol 1 - Besim, fq 288-290] 

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 5 Shewal 1433.

Tuesday, August 21, 2012

Mbahuni fort gjithë bashkë pas litarit të Allahut dhe mos u ndani


بسم الله الرحمن الرحيم


Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas litarit të Allahut dhe mos u ndani,

Tefsiri i Al’lame Shejh Rabi ibn Haadi el-Medkhali hafidhahUllah.

Thënien e Allahut Azze ue Xhel:

{Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas litarit të Allahut (Kur’ranit) dhe mos u ndani mes jush dhe mbani në mendje Dhuntinë e Allahut përmbi ju, pasi ju qetë armiq mes njëri-tjetrit, por Ai (Allahu) bëri bashkimin mes zemrave tuaja, kështu që me Mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër (në Besimin Islam); dhe qetë në buzë të greminës së Zjarrit, ndërsa Ai (Allahu) ju shpëtoi prej saj. Kësisoj All-llahu jua bën të qarta për ju Ajetet e Tij (provat, treguesit, shpalljet etj ..) në mënyrë që ju mund të udhëzoheni.} (Al-Imran: 103)


Shejh Rabi ibn Hadi (hafidhahUllah) thotë:


"Pastaj Ai (All-llahu) thotë:


{Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas litarit të Allahut}


Kjo është një (shpallje që i adresohet - drejtohet dhe lëshuar) për gjithë Um’metit deri në vendosjen e Orës (Ditën e Kijametit). Ajo që është mbi ne (Umetin), është për t'u mbajtur fort për litarin e All’llahut dhe askush nuk duhet të ndryshojnë / devijojë. Secili prej nesh është përgjegjës për (zbatimin e) kësaj komande madhështore, dhe kjo pra është mbajtja për litarin e Allahut. Thënia: "Të gjithë së bashku" nënkupton Um'metin dhe kjo e përfshin Islamin në tërësinë e vet:


{Hyni në Islam në mënyrë të përkryer (tërësisht)} (El-Bekareh: 208)


Kjo do të thotë: Mos lëni jashtë asgjë prej Islamit dhe mbahuni (kapuni) fort për të. Thënia: "dhe mos u ndani ": është një urdhër për gjithë Umetin për tu mbajtur fortë (për litarin e All-llahut). Kjo gjithashtu është një ndalesë për të gjithë ne për të mos shkaktuar përçarje. Mos e përçani Um'metin (me ato mënyra) që kurë ju veproni diçka, ajo e përçan Um'metin. Se në të vërtetë ky është një krim (mëkat) i madh dhe një çështje e rrezikshme, dhe Allahut i kërkojmë strehim. Kjo pra bie mbi të gjithë ne për të shpejtuar për tu kapur për litarin e Allahun dhe ti thërrasim njerëzit në këtë. Gjithashtu mbi ne është detyrë që të paralajmërojnë kundër gjithçaje prej çështjeve (shkaqeve) të përçarjes, sepse nëse personi kryen një vepër të risis ose një vepër të keqe, kjo vepër të çon në përçarje.


Allahu thotë:


"Vërtet ata që e ndajnë fenë e tyre dhe shpërndahen në sekte e grupe, ti (o Muhammed) nuk ke aspak të bësh me ta."(En-Aam: 159)


Allahu Azze ue Xhel, e ka liruar (nga përgjegjësia) të Dërguarin e Tij Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, prej atyre që e përçajnë Um'metin dhe që shkaktojë përçarje në Fe. Kjo pra është një dëshmi për rreziqet e risisë dhe të vepruarit me te. Ebu Hurejra (radija_Allahu anhu), si dhe të tjerë i dhanë një shpjegim / komentim. Përmendjes së Allahut Azze ue Xhel:


"Vërtet ata që e ndajnë fenë e tyre dhe shpërndahen në sekte e grupe, ti (o Muhammed) nuk ke aspak të bësh me ta."(En-Aam: 159)


Disa prej tyre (dmth dijetarët) e shpjeguan këtë ajet duke thënë se kjo nënkupton Kufrin. Ndërsa disa të tjerë e shpjegojnë se kjo nënkupton çështjet e Risisë. Por Ajeti nënkupton se ai përfshin çështjet e mosbesimit dhe çështjet e risisë. Sa herë Allahu, ka paralajmëruar kundër çështjes së ndarjes, ashtu siç ne e kemi në këtë Ajet, lidhur me fajësimin e atyre që shkaktojnë përçarje (të përmendur) në Suren En-Aam. Kjo është e ngjashme me atë që Allahu ka paralajmëruar dhe 
fajësuar  kundër çështjes se ndarjes në Suren Er-Rum.

Allahu ka thënë:


"Dhe kryeni faljen e rregullt të përcaktuar ditore (Ekimus-Salat) dhe të mos jeni prej Mushrikunëve(politeist / mohues të Njësisë së Allahut, që i vënë shokë Allahut). Nga ata të cilët e shpërbënë fenë e tyre (të cilët e lanë Islamin e vërtetë) dhe u bënë degëzime (sekte) më vete (duke sjellë bidate në fe … si dhe duke ndjekur dëshirat e tyre boshe). Çdo sekt duke u kënaqur me të vetën (me atë që kanë si besimin të tyre)." (Er-Rum 31-32)


Ai (Allahu) e bëri (cilësoj) shkakun e ndarjes të jetë një nga karakteristikat e politeistëve. Ai na urdhëroi (ne) me faljen e Namazit dhe të mos bëhemi sikurse politeistët në çështjet e përçarjes, për tu ndarë në grupe partiake. Këto cilësi janë prej karakteristikave të politeistëve dhe jo nga karakteristikat e Besimtarëve të vërtetë që i binden Allahut dhe urdhrit të Tij, Fesë së Tij dhe legjislacionit të Tij. Kjo pra nuk është prej karakteristikës së atyre që janë të bindur ndaj Allahut dhe të Dërguarve të Tij. Se cilësitë për shkaqet e përçarjes në grupe partiake janë prej karakteristikave të politeistëve, Çifutëve, Krishterëve dhe idhujtarëve.


 " Çdo sekt duke u kënaqur me të vetën (me atë që kanë si besimin të tyre)." (Er-Rum 31-32).


Shikoni pra se në çfarë pikë çështja e devijimit e ka çuar popullin e saj, dhe kjo është se personi (i devijuar) është i kënaqur me gënjeshtrën dhe njer
ëzit e saj. Ai është i kënaqur me risitë dhe i kënaqur me cilësitë e politeizmit dhe për këtë ai ka Hizbijeh. Ai debaton në emër të saj, dhe ai madje lufton për të. Ai bën çmos me të gjitha forcat për mbrojtjen e asaj që është gënjeshtër (kjo pra si rezultat i të qenit i kënaqur me atë që është me të).

Kjo është një çështje që në përgjithësi ka ndodhur në mesin e politeistëve dhe në shumicën e sekteve që ia atribuojnë veten Islamit. Personi (i devijuar) e poshtërson të vërtetën, e shtrembëron atë dhe paralajmëron kundër njerëzve të saj. Ky person mundet që të jetë edhe i përgatitur për të luftuar kundër tyre (dmth. njerëzit e së vërtetës / Dijetarëve) dhe ti vrasin ata. Ai e ndihmon të pavërtetën, sepse Shejtani e ka zbukuruar për të atë që është gënjeshtër dhe devijim, dhe prej dëmit tij, ne i kërkojmë strehim te Allahu Azze ue Xhel. Ai pra është i kënaqur me këtë t'pavërtetë,  dhe kështu ai e rrezikon jetën e tij duke thirrur për në këtë rrugë dhe e shpenzon tërë pasurinë e tij për hir të saj dhe mbrojtjes së saj. Me keqardhje dhe dhimbje të thellë kjo është një çështje që ka ndodhur.


Me këtë që u tha; ku janë ata që ia atribuojnë veten Islamit në lidhje me mëkatet e rënda dhe 
për fajësimin e atyre që shkaktojnë përçarje në Fenë e Allahut, këta (që heshtin) e përçarjnë Um'metin duke patur Hizbijeh (bashkë me ta) për atë që është gënjeshtër. "Dhe mos u përçani". Ka shumë ajete që kanë brenda tyre kanë ndalimin e përçarjes. Gjithashtu edhe Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka ndaluar përçarjen. Ai e fajësoi atë (përçarjen dhe njerëzit e saj) dhe e sqaroi se destinacioni / përfundimi i sekteve të cilat janë në kundërshtim me Menhexhin e Allahut dhe Akiden e Islamit (dhe Sunnetin e tij) është se ata do të jenë në zjarr të Xhehnemit, duke thënë:

"Dhe ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte, të gjitha ato do të jenë në Zjarr përveç njërit, dhe ky është xhemati. "


Prandaj ne i kemi marrë në konsideratë të gjitha masat që duhen marrë për këtë çeshtje duke paralajmëruar për rreziqet e përçarjes dhe risive në Fe - dhe prej kësaj
 i kërkojmë Allahut strehim. Pra ne i kemi marrë të gjitha masat duke e bërë të qartë dhe paralajmëruar dhe duke bërë thirrje për të mos e përkrahur / ndihmuar dhe mbrojtur risinë dhe njerëzit e saj, ashtu siç i kemi marrë masat me disa prej tyre që e pretenduan Selefizmin. Por ata kanë një lidhje dhe bashkim me njerëzit e risive të mëdha dhe rrezikojnë veten dhe jetën e tyre në mbrojtje të tyre. Ata shpallin luftë kundër Ehlus-Sunetit në emër të tyre (dmth. njerëzve të risisë).

Ne kërkojmë strehim tek Allahu prej (të mos qenit në) gjendjen e së keqes dhe i kërkojmë strehim nga ky devijim."

Burimi "Nafahaatul-Hudaa uel-Iman min Maxhaalisil-Kur'an", fq. 46-48 nga el-Alame Shejh Rabi ibn Haadi el-Medkhali, hafidhahUllah.

http://31097.multiply.com/journal/item/137/Hold-on-to-The-Rope-of-Allaah-and-Dont-Be-Divided-al-Allaamah-Shaykh-Rabee-ibn...


Shënim:  Hadithet e më poshtme janë shtesë e përkthyesit (Ebu Jusuf / Arbrit Kraja)

“Kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit të Prijësave të Udhëzuar pas meje, kapuni fort pas tyre me dhëmballët tuaja”

"Dhe ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte, të gjitha ato do të jenë në Zjarr përveç njërit, dhe ky është xhemati. "


Transmetohet nga Irbad Ibn Sarije i cili ka thënë se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na dha një këshillë e cila na i bëri sytë të derdhnin lotë dhe zemrat të frikësoheshin, kështu që ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, kjo sikur është një hytbe lamtumire, kështu që çfarë na këshillon?” Ai tha:

“Ju kam lënë mbi një dëshmi të qartë, nata e saj është sikurse dita e saj, askush nuk devijon prej saj përveç atij që është i devijuar, dhe kushdo mes jush që do të jetojë gjatë ka për të parë shumë polemika, kështu që kapuni pas asaj që dini nga Suneti im dhe Suneti i Prijësave të Udhëzuar (Khulefai-Rashidin) kapuni pas tyre me dhëmballët tuaja, dhe vazhdoni të bindeni edhe nëse ajo (bindja)  është për një rob Abisinian (Etiopian) sepse besimtari është si ajo deveja e nënshtruar, kudo që e drejtojnë, ajo ndjek nga pas.” 
Trs: Ahmedi 4/126, Ibn Maxheh nr.43, Hakimi 1/96 dhe të tjerë, Hadith Hasen.


Nga Enes bin Malik transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,  ka thënë:

“Ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte, të gjitha ato do të jenë në Zjarr përveç njërit.”
 Ata (Sahabët) pyetën:
“Kush është ky sekt o i Dërguari i Allahut ?”
 Ai iu përgjigj:
“Janë ata që janë në atë që jam unë sot dhe shokët e mi.”

Trs: Taberani në Mu’xhemus-Sagijr nr.724, Tirmidhi 2641, Hakimi 1/125.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër : 15 të Ramazan 1433  deri me 2 Sheual 1433