Friday, March 30, 2012

Shejkh Rabia: Refuzon Falih el-Harbi në çështjen e taklid




Shejkh Rabi Ibn Hadi el-Medkhali hafidhehullah

 Refuzon Falih el-Harbi në çështjen e taklid 

Për t’ja mundësuar lexuesve Shqiptar të njihen me disa nga parimet e gabuara te Falih el-Harbi, këtu është një përkthim i shkurtër i një pjese të rëndësishme të këtij artikulli, i cili Insha-All-llah do t'i japë lexuesit një pasqyrë në këtë çështje. Lus Allahun Xhel-le ue'Ala, që Ai të na lejojë të shohim të vërtetën si të vërtetë dhe ta ndjekim atë, dhe Ai të na lejojë ne të shohim të pavërtetën si të pavërtetë, në mënyrë që ne mund të qëndrojmë larg nga ajo.

Shejkh Rabia hafidhehullah tha:

Ai dhe grupi i tij i fshehur kanë hyrë në bodrumet e errësirës, atje poshtë të ndrydhur lotojnë dhe mbrojtja e tyre është me gënjeshtra dhe falsifikime, dhe ata sulmojnë ose shprehimisht ose tërthorazi çdo individ që flet të vërtetën, në atë masë saqë abuzimi i tyre ka arritur për të nënvleftësuar (përçmuar) Imamët e El-xherh uet Ta’dil dhe parimet e tyre themelore. Kjo është e detyrueshme në këtë pikë që unë të shtjelloj disa çështje që kam diskutuar me të në dy pjesë të këshillave, që unë i anashkalova më parë për t’i treguar atij mirësi.

Kjo ndodhi se Falih kishte nxituar për të bërë Tabdi  (deklarimi i dikujt si një bitadçi) dhe Texhdi, kështu që disa prej të rinjve kërkuan prej tij provat (dëshminë) që mbështesin këtë tabdi, dhe ata nuk gjetën provat (dëshminë) e nevojshme. Pastaj ai përdori për të shpikur një parim, i cili ishte për të hequr tabdin prej bazava të Imamëve të El-xherh uet Ta’dil, dhe ai ndërtoi mbi këtë diferencimin midis tabdi dhe Riuajah.

Prandaj ai beson se është e nevojshme për të pyetur për arsyet pse Ru’uat (transmetuesit e hadithit) janë kritikuar, por kur është fjala për ata, që ai mban qëndrim ndaj tyre si bitadçi, atëherë kjo nuk është kusht (apo e nevojshme) për të pyetur rreth arsyeve për këtë tabdi dhe kritikim, edhe nëse ata (që ishin kundërshtuar) ishin prej më të mirëve të Selefive. 

Atëherë ai ende nuk duhet të pyetet për arsyet pse ata kanë qenë të deklaruar bitadçi, në vend të kësaj ai i deklaron ata që i kërkojnë arsyet për këtë tabdi të jenë bitadçi. 

Ai e themeloi këtë parim si një bazë të tij, duke thënë se është obligim për t’i ndjekur verbërisht dijetarët, dhe ata të mos pyeten për dëshmi.

Kush ishin ata të cilët ishin pyetur për të ndjekur verbërisht dijetarët? Vërtet ata ishin studentë inteligjent të dijes, madje dhe disa prej mësuesve në mesin e tyre ishin mjekë (nga universitetet Islame) dhe jo njerëz të thjeshtë. Ai gjithashtu i përshkroi ata, që nuk i ndjekin verbërisht dijetarët si shkatërrues të mesazhit të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ose si mohues të Kuranit, Sunnetit dhe Islamit. Ai dhe pasuesit e tij mendojnë, se ai është imami i vetëm që e mbron Fenë, kështu që ai i mbështet ata dhe ata e mbështesin atë për të sulmuar krerët e Ummetit të Sunnetit dhe Xhematit. Të fortin dhe të dobëtin nga ata, ata i deklarojnë bitadçi dhe shpallin gjykime tiranike mbi ta.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012

Thursday, March 29, 2012

Marrëdhënie romantike me një vajzë


Marrëdhënie romantike me një vajzë

Pyetje: 
Shtatë vjet më parë, kam pasur një marrëdhënie romantike me një vajzë, që jetonte në lagjen time. Unë atëherë isha njëzet vjeç dhe ajo ishte tetëmbëdhjetë. Ne vazhdonim të takoheshim dhe me kalimin e kohës ne u rritëm pranë njëri-tjetrit, gjatë një periudhe prej shtatë vjetësh. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur gjëra mes nesh, si përqafime dhe puthje. Unë ndjej ende dashuri për të. Megjithatë, kur unë vendosa për t'u martuar, babai im donte të më martonte me një vajzë nga të afërmit tanë. I pyeta disa dijetarë në lidhje me këtë çështje; një Shejh më tha se martesa me këtë vajzë, me të cilin kam pasur një lidhje do të jetë batil (e pavlefshme), për atë që, ajo çfarë është e bazuar mbi batil është batil. Tani unë jam i hutuar se cilën të zgjedh për grua. Nëse unë zgjedh të dytën, a do të gaboj unë me vajzën e parë? Ju lutem të më përgjigjeni. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: 
Nëse çështja është siç e keni përmendur, është e lejueshme për ty që të martohesh me vajzën e parë, nëse të gjitha kushtet dhe elementet thelbësore në kontratë janë përmbushur. Puthja që keni bërë nuk ndikon në vlefshmërinë e martesës së propozuar.Megjithatë, duke u martuar me vajzën e dytë, në bindje ndaj babait tuaj, është prej të qenurit i sjellshëm dhe i mirë me prindërit dhe të afërmit tuaj, nëse kushërira e sugjeruar është e udhëzuar. Gjithashtu, të jetë, dhe të bëhet e qartë për ty se ajo që keni bërë me vajzën e parë është Haram (e ndaluar), dhe se ju duhet të pendoheni dhe të kërkoni  faljen e Allahut.


Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,familjen e tij dhe shokët e tij.


Shejh: Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz , rahimehUllah
Shejh: Abdullah ibn Ghudejan, rahimehUllah
Shejh: Abdul-Rezak Afify, rahimehUllah

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Mars 2012.

Devijuesit e fshehur


Devijuesit e fshehur
Autor: Shejkhu Fisnik Al'Allameh ish Myftiu në jug të Arabisë Saudite
Ahm-med En-Nexhmi (RahmetUllahi Teala Alejhi)
Burimi: "el-Fatawa el-Xhalijeh en el-Manahixh ed-Da'wijah" Vol.1 fq.43 .Pyetja nr 34 Daarul Menhexh  Botimi 2-të

Pyetje: 
Ai qe ka njohuri ndaj njerëzve te bidatit, a është e mundur për të që të paralajmërojë kundër tyre? Megjithatë, ka prej atyre njerëzve te bidatit, qe fshihen në mesin e njerëzve të Hadithit, aq shume saqe shumica e njerëzve janë mashtruar prej tyre. Si mund të  shmangemi prej tyre?


Pergjigje: 
Realiteti është që njerëzit ndryshojnë dhe kjo nuk ka dyshim. Megjithatë, në shumicën e rasteve çështja është se çdo individ, që e fsheh një të keqe si secret, duke qenë në devijim, atëherë patjetër Allahu do t’ja ekspozoje atë, ose mbi vështrimin e fytyrës se tij ose  prej gjuhës së tij.
Sa për atë që shfaqet tek njerëzit, se ai është Selefi dhe në Sunet dhe ndërkohë ai është një person i risive (bitadit), atëherë  patjetër Allahu do ta ekspozoje atë pa marrë parasysh se sa kohë ai mbetet i fshehur në mesin e njerëzve Selefij. Domosdoshmërisht që prej tij do të dalë diçka që tregon dhe na drejton ne në atë që ai ka devijuar. Mbrojtja është tek Allahu.
  
Prandaj, kur diçka vihet re se ai ka devijuar,  atehere është një domosdoshmëri që të paralajmërohet prej tij . Sa për rastin kur asgjë nuk shfaqet prej tij, atëherë nuk ka asnjë force apo fuqi përveç Allahut.


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'ShkoderaAlbania.

Ushtria i detyron burrat të rruajnë mjekrën | fetva nga: Shejkh: Salih el-Feuzan



Shejkh: Salih ibn Feuzan el-Feuzan
Burimi: box.net/shared/leojxenc2p
Referimi: Darulhadith.com
http://aFatwa.com

Ushtria i detyron burrat të rruajnë mjekrën | fetva nga: Shejkh: Salih el-Feuzan




Pyetje: 
Cili është gjykimi mbi rruajtjen e mjekrës për një periudhë të caktuar, në qoftë se dikush është duke shërbyer në një vend që i detyron ushtarët të rruhen? 
A është kjo e lejuar?

Shejkh: Salih el-Feuzan:
Jo. Ai nuk duhet t’u bindet atyre në atë që përfshin mosbindje ndaj Allahut. Ai duhet ta lërë  mjekrën. Ai ose duhet të jetë në ushtri me mjekër ose të përmbahet nga mosbindja ndaj Allahut.

http://afatwa.com/army-compels-the-men-to-shave-fatwa-by-al-fawzan/

Përshtati dhe përktheu:  Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)

Shkodër Dhjetor 2011

Jo çdo njeri që bie në bidat deklarohet bidatçi


Shejkh Rabi ibn Hadi El Medkhali (hafidhahUllah) gjithashtu ka thënë: 
Jo çdo njeri që bie në bidat deklarohet bidatçi  

Jo çdo njeri që bie në bidat deklarohet bidatçi, sepse nëse ne do ta miratonim këtë parim, ne do të bënim Tabdi mbi shumicën e Imamëve të Islamit (Rahime-humUllah). Shejhul Islam ibn Tejmije (rahimehUllah) ka thënë:

"Me të vërtetë shumë prej Selefëve dhe Khalifëve ranë në bidat pa qenë të vetëdijshëm për të, ose për shkak të veprimit me një hadith të dobët, ose prej kuptimit të hadithit në një mënyrë tjetër përveç asaj ç'ka Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë pasur për qëllim, ose për shkak të Ixhtihadit. "

Aktualisht ne kemi Imamët e Ixhtihadit; dhe Ixhtihadi i tyre mund t’i çojë ata në gabime  apo  bidat.
Pra, nëse ne e njohim atë që eshtë në Menhexh të shëndoshë dhe me qëllime të shëndosha, duke qenë i larguar nga dëshirat dhe duke qenë i etur për të vërtetën (hakun); dhe nëse ne e njohim atë  me këtë (cilësi) dhe ai bie në bidat, atëherë ai nuk deklarohet bidatçi.

Por nëse ne e njohim atë, si një njeri që shkon pas dëshirave, epsheve dhe qëllimeve të keqija, dhe ne i dimë çeshtjet rreth tij dhe që na tregojnë se ai dëshiron bidatin,  atëherë ai deklarohet bidatçi. Ju i gjeni ata (Selefët) duke gjykuar me Tabdi shumë njerëz për shkak të kësaj.

Dhe shumë njerëz ranë në bidat, por nuk u quajtën 
bidatçi
, sepse ata (Selefët) e njihnin Menhexhin e tyre të shëndoshë dhe qëllimet e mira, etjen e tyre për të vërtetën dhe qëndrueshmerinë e tyre në Menhexhin e pastër që ata përshkuan.

[cituar nga Shejkh: Ahm-med ibn Umar Bazmul hafidhahUllah, në 'Sijanatus Salafi Min Weswasati Wa Talbeesaat Ali El-Halebi': fq: 165] 

http://salafitalk.net/st/viewmessages.cfm?Forum=25&Topic=4564

kliko në linkun e mëposhtëm për më shumë sqarime prej fjalëve të Shejh Rabisë HafidhahUllah, se kush është Ali Hasen dhe Ebul Hasen el Maribi, mbi mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre...
http://www.dusunnah.com/images/PDFs/rabeeonmaribi.pdf

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Shkurt 2012

Esh-Shejkh El-Alameh El-Feuzan shkatërron Një parim te Falih El-Harbi


Dijetari apo nxenesi i dijes a është i detyruar që të përmend provat, kur ai deklaron dikë prej Ehlus-Sunetit bidatçi ?
Shejkh el-Feuzan, hafidhahUllah

Esh-Shejkh El-Alameh El-Feuzan shkatërron
Një parim te Falih El-Harbee

Allahu të dhëntë mirësi: Shkëlqesia juaj, ky pyetës thotë: Është një person që thotë se dijetari apo nxënësi i dijes nuk është i detyruar që të përmend provat, kur ai deklaron dikë prej Ehlus-Sunetit që të jetë bidatçi. Dhe kjo është obligim për njerëzit e përgjithshem për të bëre taklid  ne bërjen e tij tabdi (dmth deklarimi i dikujt si një bidatçi) per këte person. A është kjo thënie e saktë?

Shejkh el-Feuzan, hafidhahUllah, u përgjigj: Fjala e askujt nuk pranohet përveç se me dëshmi, fjala e askujt nuk pranohet përveç se me dëshmi dhe veçanërisht në çështjet e rrezikshme, siç është bërja tabdi e dikujt prej Ehlus -Sunetit. Si mundet ai të jetë prej Ehlus-Sunetit, kur tabdi është bërë per te. Askush nuk mund të jetë nga Ehlus-Sunetit, përveç .një personi i cili është i sigurt (i mbrojtur) prej bidateve. Dhe kjo thenie nuk është aspak e lejueshme, kjo thenie është  baatil (gënjeshtër). Dhe ai që e bën tabdi dike, atëherë padyshim që ai duhet të përmend dëshminë që tregon bidatin e tij, në mënyrë që të mund të shihet nëse ai është një bidatçi apo jo.



ne Anglisht:

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012

Wednesday, March 28, 2012

Alkaida Muxhahidune në rrugën e Shejtanit.


Shejkh Allameh Abdul Muhsin ibn Hamad el-Abbad (Allahu e ruajte dhe ja zgjaste jeten)
Burimi: http://rapidshare.com/files/335307350/Shaykh_Abdulmuhsin_Abbaad_about_Al_Qaida.mp3.html 
Referenca: Darulhadith, Suedi



Pyetje:
 Disa thonë se rrjeti organizata e Alkaides janë Muxhahidune, ndërsa të tjerë thonë se ata janë Khawarixh.

Shejh el-Abbad: Çfarë, çfarë?

Pyetësi: Disa thonë se organizata e Alkaides janë Muxhahidune, ndërsa të tjerë thonë se ata janë Khawarixh.

Çfarë mendoni ju?

Shejh el-Abbad: Po, ata janë Muxhahidune në rrugën e Shejtanit.


http://afatwa.com/al-qaidah-khawarij-or-mujahidun/
Pershtati: Ebu Jusuf el-Albani
Shkoder

Shejkh: Salih el-Feuzan :Ky është medhebi i Khauarixhëve


Për atë që bën tekfir mbi prijësin dhe thërret për në kryengritje.

Pyetje:
Ai që bën tekfir mbi sundimtarët dhe inkurajon (i nxit) Muslimanët për revoltë dhe kryengritje kundër prijësit të tyre. A është që të konsiderohet prej Havarixhëve?

Përgjigje:
Ky është medhebi i Khauarixhëve. Kur një individ e bën atë (revoltën) të lejueshme kundër sundimtarëve Musliman, dhe më e rënda që është për të, të deklarojë që ata (prijësat) të jenë mosbesimtarë. Ky është medhebi i Khauarixhëve.

Shejkh: Salih el-Feuzan  Allahu e ruajtë dhe ja shtoftë jetën.
El-Ixhabat el-Muhimmah fi Meshaakil il-Mudlahimmah:
Përmbledhur nga Muham-med ibn Fehad el-Husejn.

Përshtati dhe përktheu : Ebu Jusuf
Shkodër

Tuesday, March 27, 2012

Gruaja në Ahiret zgjedhë atë burrë që dëshiron


Shejh: Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin (rahmetUllahi alejhi) thotë:

"Gruaja që ka pasur disa burra në këtë jetë (dunja), në Ahiret (është e drejta e saj) që të zgjedhë atë burrë që ajo dëshiron të jetë me të  (martohet)" 

(el-lika 'el-Maftuh 202)

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf / Arbrit Kraja
Shkodër Mars 2012

Shejkh Mukbil: Në lidhje me el-Khumejnin


Shejh: Allameh Mukbil ibn Hadi el-Wâdi (rahmetUllahi alejhi)


Khumejni një Kafir dhe el-Ikhuanul Muslimun




Shejh: Mukbil: 
Në lidhje me el-Khumejnin, thotë se ai është një udhëheqës në devijim dhe një Kafir (Mosbesimtar), dhe se el-Ikhuanul Muslimun i shkundin minberet e tyre, kur ata e lavdërojnë atë duke thënë:
"el-Imam el-Khumejni!"

http://afatwa.com/muqbil-about-al-khumayni-the-kafir-and-al-ikhwan-al-muslimun/
http://www.darulhadith.com/manhaj/ikhwan/wadi_om_khu_ikh.html

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf / Arbrit Kraja
Shkodër Mars 2012

Shejkh el-Luhejdan per Shejkh Rebi bin Hadi el-Madkhali


Shejkh: Allamah Salih ibn Muham-med el-Luhejdan (rahimehUllah)

Burimi: http://www.darulhadith.com/manhaj/php_luhaydan_om_madkhali.html
Referimi: Darulhadith, Suedi
www.aFatwa.com

Pyetje: 
Kam dëgjuar dhe lexuar se si disa flasin per Shejhun fisnik Rebi ibn Hadi el-Madkhali, ku dhe paralajmërojnë kundër tij dhe marrjen e diturise prej tij. Ata thonë se ai nuk është nga Ehlus-Suneh uel-Xhemat, gje qe e cila me ka hutuar mua. 
Cili është gjykimi per këtë?

Shejkh el-Luhejdan:
Ai padyshim qe i përket dijetarëve dhe nxënësve te Shejkh Abdul Aziz ibn Baz (rahmetUllahi alejhi) ne el-Medine. Ai ishte një nga profesorët e Universitetin të el-Medinës. Unë nuk di për të qe te kete devijuar Akideh apo karakter (moral). Gjithëçka qe une di për të, është se ai është i mirë  dhe i përket të mires, dhe se ai u kundërvihet njerëzve që përhapin Fitne.

Pershtati dhe perktheu: Ebu Jusuf

Pjesemarrja ne varrimin e nje bitadçiu ne kohen e Selefeve te pare.



Pjesëmarrja ne varrimin e një bidatçiu në kohën e Selefeve të parë.

Bismil-lah El-Hamdulil-lah ues salatu ues selamu ala Resulullah 
Emma-ba'd
Shejkh Zejd ibn Muhammed ibn Hadi el-Medkhali rahimahUllaah ligjëroi:

"Kur Bishr el-Merisi vdiq, as edhe një Sunni i vetëm nuk mori pjesë ne xhenazen e tij , dhe kjo ndodhi edhe pse në atë kohë njerëzit e Sunnetit ishin të përhapur në tokë , përveç një personi prej Ehlis-Sunnetit mori pjesë, dhe ai e dinte atë që Bishr el-Merisi  ishte prej grupit të mohimit (dmth ata mohojnë dënimin e varrit dhe ndërmjetësimin në Ditën e Ringjalljes ). Sidoqoftë ai mori pjesë në varrim vetëm për të bërë dua kundër tij dhe jo për të bërë dua për të ! Kështu që kur Bishr u vendos në varrin e tij ky Sunni beri dua:

"O Allah! Nëse ky rob i Juaji e ka mohuar dënimin e varrit, atëherë le ta shijojë ai dënimin e varrit në atë mënyrë, që në të cilën asnjë njeri nuk e ka shijuar kurrë më parë që nga fillimi i krijimit ! "

Kështu që kur njerëzit bënin dua për te, ai gjithashtu vazhdonte të bënte dua kundër tij:

"O Allah! Nëse ky rob i Juaji e ka mohuar ndërmjetësimin në Ditën e Ringjalljes, atëherë mos lejo asnjë prej robërve të tu që të ndërmjetësojë për të. "

Kur ai u kthye te shokët e tij të Ehli-Sunnetit, ata i thanë atij:

" Ti pohon se je një person i Sunnetit, por ti more pjese ne varrimin e Bishr?!"

Ai u përgjigj:

"Mos u nxitoni deri sa unë t'ju informoj për atë që kam bërë. "

Kështu që ai i informoi ata në lidhje me atë që ai kishte bërë dhe kishte thene , ata e besuan atë dhe qeshën, pasi fillimisht u mërzitën dhe u zemëruan me të ".

Shih: Tarikh Baghdad të el-Hatib (7/22), Akhber edh-Dhiraf uel-Mutamexhinin e Ibnul-Xheuzi  (fq.70),  nga libri: et-Ta'lik el-Matin ‘ala Asl  es-Sunneh ue I'tikad ed-Din  i dy Imamëve er-Razijein nga Shejh  Zejd ibn Muhamed ibn Hadi el-Medkhali, (fq. 196)




Përshtati dhe përktheu: Abu Yusuf al-Albani  (Arbrit Kraja)
Shkodër Mars, 2012

Nuk ka ndonjë të keqe që burri te laje gruan e tij,dhe gruaja ate.


Nuk ka ndonjë të keqe që burri të lajë gruan e tij dhe gruaja atë.

Pyetje:
Vërtet, ne kemi dëgjuar shpesh nga njerëzit e thjeshtë të thonë se gruaja është e ndaluar për burrin pas vdekjes së saj. Ata thonë se nuk është e lejuar për burrin që ta shikojë atë (gruan e tij pas vdekjes) , dhe se ai nuk është i lejuar as që ta vëndosin (ulin) atë në vendin e saj në varr.
A është kjo e saktë? Ne i lutemi hirësisë tuaj të na jepni një përgjigje, Allahu ju bekoftë.

Përgjigje:

Argumentet legjislative të Islamit dëshmojnë se nuk ka asgjë të keqe që gruaja ta lajë burrin e saj (pas vdekjes) dhe që ta shikojë atë, dhe nuk është e ndaluar që burri të lajë gruan e tij, dhe gruaja atë, dhe t'a shikojnë njëri tjetrin. Esma 'bint Umejs radija_Allahu anha, ka larë burrin e saj Ebu Beker es-Sidik radija_Allahu anhu, dhe Fatima radija_Allahu anha, ka dëshiruar që' Aliu radija_Allahu anhu (bashkëshorti i saj), ta lajë atë (pas vdekjes së saj) (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Dhe Allahu është dhënësi i suksesit.

Shejh Abdul-Aziz Bin Baz `(rahmetUllahi alejhi)
Fetaua Islamijeh, Vol.3, fq 57, Darus'salem.

Përshtati dhe  përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër / Mars,2012.

Një motër dëshiron të martohet me një vëlla që është i martuar


Një motër dëshiron të martohet me një vëlla që është i martuar

Nga: Shejkhu Fisnik Ahmmed  En-Nexhmi  rahimehUllaah

Pyetje:

Ky pyetës nga Anglia pyet: Cila është këshilla juaj për një motër që dëshiron të martohet me një burrë që tashmë është i martuar?

Përgjigje:

 "Allahu e shperblefte me të mira. Po. Nuk ka ndonjë gjë të ndaluar në këtë veprim. Bile duhet që ajo dhe të gjitha gratë të mos frikësohen dhe të mos ndalohen (privohen) nga martesa me një burrë që ka një grua, dy ose tre gra. Po."

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera Mars 2012

Një prej mëkateve më të këqija


Është transmetuar se Ebu Bekr Es-Sidik (radija-Allahu anhuka thënë:

 "Një prej mëkateve më të këqija është kur një person e konsideron mëkatin e tij të lehtë (të vogël)."

Ebu Bekr El-Dajnuri, El-Muxhalasah ue Xheuahir El-'Ilm: paragrafi;2318.



Burimi:
http://www.sayingsofthesalaf.net/index.php/tag/abu-bakr-al-siddiq/www.sayingsofthesalaf.net#ixzz1nuROEj00

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu jusuf)
Shkoder Mars 2012