Thursday, December 10, 2015

ISIS XHIHAD NË RRUGË TË SHEJTANIT

ISIS XHIHAD NË RRUGË TË SHEJTANIT

Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait (Jezusit) dhe Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë ata.

Aspekti më i rëndësishëm i Islamit dhe baza e tij më madhështore është thirrja për në adhurimin e Allahut, Zotit të Madhërishëm, Një të vetëm pa i bërë Atij shok në çdo aspekt të adhurimit. Kjo ishte pika e fillimit të thirrjes së të Dërguarve nga Nuhu te Musai, Isai (Jezusi) dhe në fund Muhammedi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-.
Thotë Allahu i Madhërishëm:"Ne kemi çuar te çdo Ummet (popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç e përkrah Allahut)" (Ku’rani. 16:36)

Në vijim: Dijetari Musliman, Shejkh Salih el-Feuzan –Allahu e ruajtë-  ka thënë: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe lavdërimet e Tij qofshin mbi Profetin tonë, mbi familjen dhe shokët e tij.

Domosdoshmëria e Sigurisë Publike
Nuk ka dyshim se përhapja e sigurisë (qetësisë në shoqëri) është një domosdoshmëri e nevojshme, jetike dhe se njerëzimi është më në nevojë për të sesa për ushqim dhe pije. Për këtë arsye, Profeti Ibrahim (alejhi selam) në lutjen e tij i dha përparësi kërkimit të sigurisë para furnizimit, ku ai tha:
"Zoti im, bëje këte qytet (Mekën) vend sigurie (të sigurt) dhe furnizoji banorët e tij me fruta (ushqim)." (2: 126)
Kjo sepse në prani të frikës njerëzit nuk shijojnë as ushqimin dhe as pijen. Rrugët përmes të cilave transportohet furnizimi nga një vend në tjetrin janë prerë për shkak të frikës dhe për këtë arsye, Allahu vendosi dënim prej dënimeve më të rënda (nëpërmjet pushtetarëve) për ata (terroristë, kriminelë dhe rebelë), të cilët i presin rrugët (me anë të cilave furnizohen dhe varen jetesat e njerëzve) duke thënë:
"Shpërblimi për ata që bëjnë luftë kundër Allahut dhe të Dërguari të Tij dhe kryejnë mizori (shkatërrime) në tokë është vetëm që ata të vriten, ose të kryqëzohen, ose t’u pritet njëra dorë dhe këmba tjetër (dora e djathtë dhe këmba e majtë), ose të dëbohen nga vendi i tyre: Ky është turpi i tyre në këtë botë dhe për ata në Jetën e Fundit ka ndëshkim të madh. "(05:33).

Pesë Gjërat e Mbrojtura nga Islami
Islami erdhi për të mbrojtur pesë gjëra dhe ata janë: feja, jeta, mendja, nderi dhe pasuria. Për ruajtjen e tyre janë vënë masa të rrepta kundrejt atyre që i shkelin apo i nëpërkëmbin, të kujtdo qofshin ato, si të Muslimanëve, ashtu edhe të jo-muslimanëve që qëndrojnë në vendet Islame në bazë të marrveshjeve që kanë bërë me Muslimanët. Të tillët kanë të drejta të njëjta me Muslimanët. Profeti (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
"Ai që vret një nga (jo-muslimanët) me të cilët kemi marrëveshje, s'do ta ndjejë erën e Xhennetit."
Dhe Allahu i Lartësuar, thotë:
"Dhe në qoftë se ndonjë prej mushrikëve kërkon mbrojtjen tënde , atëherë siguroi atij strehim, me qëllim që ai të dëgjojë Fjalën e All-llahut. (Kur’anin) dhe pastaj përcilleni në vend të sigurt"(9:6).

Të Drejtë edhe me Armiqtë e Pabesë!
Kur Muslimanët vërejnë shenja tradhtie prej atyre me të cilët kanë marrëveshje dhe kanë arsye që të frikësohen, nuk u lejohet t’i luftojnë ata derisa t’u bëjnë të ditur që marrëveshja mes tyre ka mbaruar, prandaj nuk duhet t’i befasojnë ata me luftë pa i lajmëruar. Allahu i Madhëruar thotë: 
"Në qoftë se ti (Muhammed a.s) ke frikë nga tradhtia e çfarëdo populli, kthejua prapa (marrëveshjen) atyre që të jeni të barabartë (që të mos ketë më marrëveshje mes teje dhe atyre). Vërtetë që All-llahu nuk i do tradhtarët. "(8:58).

Mbrojtja e Gjakut, Pasurisë dhe Nderit të Qytetarëve jo-Muslimanë
Ata që hyjnë nën besën e Muslimanëve prej jo-muslimanëve janë:
 a)Ai që futet në vendet Islame pasi i është dhënë atij siguri për të kryer misionin e posaçëm që ka marrë përsipër dhe pastaj të kthehet i sigurtë në vendin e vet pasi ta ketë kryer atë.
b) Ai që hyn pas ndonjë pakti, apo marrëveshjeje mes Muslimanëve dhe jo-muslimanëve. Ky person është në sigurinë e Muslimanëve derisa të mbarojë marrëveshja që është vendosur mes dy palëve. Nuk i lejohet askujt që ta dëmtojë atë ashtu siç atij nuk i lejohet të dëmtojë ndonjë prej Muslimanëve.
c) Ai që hyn nën sundimin e Muslimanëve duke paguar taksën e tyre (kjo e përjashton atë nga shërbimi ushtarak dhe Muslimanët janë të obliguar t’i ofrojnë atij mbrojtje të plotë për të drejtën e tij që të praktikojë fenë e tij pa u dëmtuar dhe të mbrojnë gjakun, pasurinë dhe nderin e tij).

Shkelja e Mbrojtjes të jo-Muslimanëve është Tradhëti
Islami, u siguron qetësinë, gjakun, pasurinë dhe nderin të gjitha këtyre kategori jo-muslimanësh. Kushdo prej Muslimanëve që i armiqëson apo i dëmton ata, atëherë ai ka tradhëtuar Islamin dhe për këtë ai meriton të dënohet me ashpërsi, sepse drejtësia është obligim si kundrejt Muslimanëve ashtu edhe kundrejt jo-muslimanëve, edhe nëse ata nuk janë prej atyre që hyjnë në marrëveshje me ne apo nën mbrojtjen dhe sundimin tonë.  Allahu i Madhëruar thotë:
"…dhe urrejtje ndaj disa njerëzve të cilët ju ndaluan ju njëherë nga vizita e El-Mesxhid el-Haram (e Xhamisë së Shenjtë në Mekë) të mos bëhet shkak që t'ju çojë ju në tejkalime (armiqësi)." (5:2)
 Allahu i Madhëruar, thotë:
"O ju që keni besuar! Jini të fortë për Allahun si dëshmitarë të drejtë e mos lejoni që armiku dhe urrejtje ndaj të tjerëve (që ishin të padrejtë për ju) t’ju bëjë që ti shmangeni drejtësisë. Jini të drejtë: kjo është më afër përkushtimit (drejtësisë). "(5: 8).

Për Ata që Terrorizojnë Shoqërinë
Sa për ata që e dëmtojnë rendin dhe qetësinë (e shoqërisë dhe sjellin çrregullime nëpër tokë), ata janë Hauarixhë (renegatë ekstremistë), hajdutë ose plaçkitës rrugësh, rebelë. Sidoqofshin dhe çfarëdoqofshin, me ta (dhe me ata që mendojnë krime të ngjashme me ta) për secilën prej këtyre kategori duhen ndjekur një sërë ndëshkimesh të ashpëra për t’i ndaluar dhe për t’u treguar kufirin, në mënyrë që qyterarët Muslimanë dhe ata jo-muslimanëve…(prej tre grupeve që përmendëm më lartë) të mbrohen nga e keqja e tyre. Ata të cilët bëjnë shpërthime në çdo vend, duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm –jeta dhe pasuria e të cilëve duhet mbrojtur dhe respektuar- duke lënë gratë e tyre të veja dhe fëmijët jetimë, këta janë ata për të cilët Allahu ka thënë:
 "Dhe nga njerëzit është edhe ai, fjala e të cilit mund edhe të të kënaq Ty në jetën e kësaj bote dhe i cili e lut në Allahun të dëshmojë për çfarë ai ka në zemër, megjithatë ai është më grindaveci nga kundërshtarët.” (2:204)
“Ndërsa kur largohet prej teje, përpjekja e tij në tokë është të bëjë Fesad (dëme, shkatërrime djallëzi) në të dhe të shkatërrojë prodhimet (drithërat) dhe bagëtitë; Allahu nuk e do Fesadin (shkatërrimin).” (2:205)
“Dhe kur i thuhet atij: “Kije frikë Allahun”, ai udhëhiqet nga arroganca (krenarija, mospërfillja) në krime të mëtejshme. Kështu, për të është i mjaftueshëm Xhehennemi, dhe vërtet ai është vendi më i keq për të ndenjur!" (2:206)

Tradhtia dhe Padrejtësia nuk është Xhihad
Dhe është e habitshme sesi këta njerëz mëkatarë- të cilët braktisën dhe kanë dalë kundër rregullave të Islamit -i quajnë këto vepra të tyre si “Xhihad në rrugë të Allahut”. Kjo është prej shpifjeve më të mëdha ndaj Allahut, sepse ‘Allahu’ e ka quajtur këtë padrejtësi (fesad) dhe jo “Xhihad” Megjithëatë, ne nuk duhet të habitemi që (ideologjikisht) me veprat e tyre na kujtojnë paraardhësit e tyre prej Hauarixhëve (renegatë) të cilët gjykuan ndaj shokëve të Profetit (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem) se ishin të pa fe, dhe vranë Uthmanin dhe Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre), edhe pse ata ishin dy prej prijësave të drejtë dhe prej dhjetë të përgëzuarve me Xhennet. I vranë ata dhe (jolegjitimisht) këtë vepër të tyren e quajtën “Xhihad në rrugë të Allahut”. Por në të vërtetë ai ishte Xhihad në rrugën e Shejtanit (djallit). Allahu i Madhëruar thotë:  "Ata që besojnë, (ata) luftojnë për çështjen e Allahut, ndërsa ata që nuk besojnë, (këta) luftojnë për çështjen e Taghutit (të Shejtanit)." (4:76).

Islami është i Pastër nga Veprat e Terroristëve:
Profeti Muhammed Urdhëroi Vrasjen e Tyre
Islami nuk duhet të bëhet përgjegjës për veprat e tyre siç thojnë armiqtë e Islamit nga radhët e mosbesimtarëve dhe hipokritëve të cilët thonë:  feja Islame është fe e terrorizmit. Ata argumentohen me veprimet e këtyre kriminelëve. Por në të vërtetë veprimet e tyre nuk i përkasin Islamit. Ato nuk i pranon as Islami e as ndonjë fe tjetër. Përkundrazi, këto veprime (ideologji) rrjedhin nga mendimet e Hauarixhëve që për vrasjen e tyre Profeti (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem), i urdhëroi shokët e tij duke u thënë: ''Kudo që t’i gjeni, vritini ata (renegatë Hauarixhë)." Ai gjithashtu premtoi shpërblim të madh për atë që i vret ata, por nuk lejohet t’i vrasë ata veçse prijësi i Muslimanëve, ashtu siç vepruan Sahabët nën udhëheqjen e prijësit të tyre Ali Ibn Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Terroristët i Mësuan Ideologjitë e Tyre nga Njerëzit Politizues dhe Radikalë, Institucione jo-Muslimane
Disa hipokritë apo injorantë pretendojnë se këto mendime (ideologji) të devijuara serviren në shkollat Islame nga ku edhe diplomohen njerëzit e tillë, sepse gjoja programet e këtyre shkollave përfshijnë edhe këto mendime, prandaj ata kërkojnë me ngulm ndryshimin e këtyre programeve shkollore. Por (si përgjigje) ne u themi: Vërtetë, se poseduesit e këtyre ideologjive (të terrorizmit) nuk janë diplomuar nga shkollat e Muslimanëve e as nuk kanë marrë dije nga dijetarët Muslimanë. Kjo për shkak se ata (vetë) me gjuhët e tyre deklarojnë se studimi në këto shkolla, institute dhe universitete Islame nuk lejohen, (sepse ata e konsiderojnë të gjithë shoqërinë Muslimane të dalë nga Islami, të kthyer në (kufër) mosbesim).

Terroristët i Nënçmojnë Dijetarët Muslimanë për ta bërë sa më të lehtë Devijimin e rinisë të papjekur
Ata i nënçmojnë dijetarët Muslimanë duke i cilësuar ata si injorantë dhe i akuzojnë për servilizëm ndaj qeveritarëve si "sherbëtorë të paguar prej Sulltanëve". Përkundrazi, ata e marrin dijen prej njerëzve (ideologë) me ideologji të devijuara, të rinj në moshë dhe të papjekur (budallenj) në intelekt dhe të papërvojë, e për këtë shkak akuzojnë dijetarët ashtu siç bënë edhe paraardhësit e tyre me dijetarët e Sahabëve, që madje i quajtën ata jobesimtarë.

Detyra mbi Dijetarët Muslimanë dhe Prindërit
Ajo që ne sot shpresojmë është që pas këtij çasti, prindërit të tregohen të vëmendshëm për fëmijët e tyre dhe të mos i lejojnë ata të shoqërohen me thirrësit që posedojnë këto ideologji të devijuara dhe shkatërruese, sepse ata i drejtojnë të rinjtë në përqafimin e mendimeve të gabuara nga metodologjitë e devijuara. Pra, ata nuk duhet t’i lënë fëmitë të marrin pjesë në tubime të dyshimta, apo të shkojnë në udhëtime të panjohura, si në "kampet e pushimit" të cilat nuk janë asgjë tjetër përveçse vende “gjuetie” për ata që duan ti devijojnë të tjerët! Gjithashtu edhe dijetarët e kanë obligim të udhëzojnë njerëzit ashtu siç duhet, t’u mësojnë atyre akiden [Islamin] e pastër me çdo mjet dhe mënyrë, në shkolla, xhami, apo nëpërmjet mjeteve të medias, në mënyrë që të mos u lënë shkas njerëzve të devijuar të cilët lëvizin në errësirë, atëherë kur ne jemi të pavëmendshëm!. Allahu u dhëntë të gjithëve sukses për marrjen e dijes së dobishme dhe veprimin e punëve të mira.Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
Publikuar në gazetën al-Riyadh 2003.


Përmblodhi: Abu Iyaad Amjad Rafiq   Salafi Publication Birmingham Uk
Twitter @abuiyaadsp - Safar 1437 / nëntor 2015

Përshtati nga Anglishtja me lejen e autorit: 

Abu Yusuf al-Albani -Arbrit Kraja-  www.esselefussalih.com
Twitter @Arbrit_Kraja @Qendra_Selefije
A’Shkodera Albania 27 Safar 1437 AH/ dhjetor 2015  

—Terroristët luftojnë  në rrugë të Shejtanit (Djallit):
Shejkh Saalih el-Feuzan: Dijetar Musliman Sunni shpjegon obligueshmërinë e ruajtjes së sigurisë dhe qëtësisë publike për Muslimanët dhe jo-muslimanët; se terroristët të cilët përhapin frikë në shoqëri luftojnë në rrugë të Shejtanit - prandaj është obligim për dijetarët Muslimanë dhe prindërit për ti mbrojtur të rinjtë e tyre nga ideologjitë e ekstremistëve dhe terroristëve barbarë dhe ta shfajësojnë Islamin prej poshtërsive të këtyre terroristë me anë të themeleve të Fesë Islame.

Për më shumë informacion në anglisht dhe shqip vizitoni: IslamAgainstExtremism.Com AbuKhadeejah.com SalafiBookstore.com  - Salaf.com - Troid.ca – www.Esselefussalih.com  www.shariah.ws

Donacionet tuaja janë të mirëpritura për të ndihmuar në botimin dhe shpërndarjen e më shumë fletushkave falas; në PayPal: QendraEdukimi@gmail.com

©Salafi Publications, 472  Coventry Road, Birmingham
United Kingdom, B10 0UG
tel:  0121 773  0033
url: Salafibookstore.com

Ky material u printua dhe u shpërnda nga vëllezërit e Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër. Nuk lejohet botimi apo printimi i këtij materiali pa lejen paraprake të përkthyesit.Kontakt: QendraEdukimi@gmail.com

Monday, November 30, 2015

Të Kuptuarit Terrorizëm - Një Guidë për Mësuesin dhe Studentin

Të Kuptuarit Terrorizëm
Një Guidë për Mësuesin dhe Studentin

Qëndrimi i Muslimanëve Sunni es-Selefij kundrejt Grupeve dhe Kryengritësve Terroristë dhe Ekstremistë të
-ISIS & Al-Kaidas-
në Dritën e Kur'anit dhe Mësimeve Profetike.

Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë, Zoti i Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait (Jezusit) dhe Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të gjithë ata.

Në vijim:

Mesazhi i Islamit:

Aspekti më i rëndësishëm i Islamit dhe baza e tij më madhështore është thirrja për në adhurimin e Allahut, Zotit të Madhërishëm, Një të vetëm pa i bërë Atij shok në çdo aspekt të adhurimit. Kjo ishte pika e fillimit të thirrjes së të Dërguarve nga Nuhu te Musai, Isai (Jezusi) dhe në fund Muhammedi –sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem-. Thotë Allahu i Madhërishëm:

"Ne kemi çuar te çdo Ummet (popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç e përkrah Allahut)" (Ku’rani. 16:36)

"Bisedë mes një studenti dhe një Imami në lidhje me besimin Islam"

Studenti"Paqja qoftë mbi ty."

Imami: "Paqja bekimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju."

Studenti"Çfarë është Islami?  Dhe kush është një Musliman?"

 Imami:"Islami është feja që iu shpall të gjithë Profetëve të Zotit. Islami është t'i nënshtrohesh Zotit duke e adhuruar vetëm Atë  pa i shoqëruar Atij askënd në adhurim, t’i bindesh urdhërave të Tij dhe të qëndrosh larg nga të gjitha format e politeizmit. Musliman është ai person që ndjek besimin Islam."

Studenti"Cilat janë burimet e fesë Islame?"

 Imami: "Burimet e Islamit janë dy:

1.        Kur’ani, që është libri që iu shpall Profetit Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-. Kur'ani konsiderohet unanimisht nga të gjithë Muslimanët që është Fjala e Allahut, të cilën Ai ia komunikoi njerëzimit nëpërmjet shpalljes tek Profeti i Tij i zgjedhur, Muhammed–sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-.

2.        Sunneti që është tradita ose rruga Profetike. Kjo i referohet fjalimit të Profetit–sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-, veprave, miratimeve të heshtura, pamjes së jashtme dhe karakteri, që është vërejtur nga shokët e tij, të cilat janë të shkruara e të përcjellura brez pas brezi në formë të shkruar dhe traditë gojore. Kjo formë e letërsisë shpesh përmendet si hadith. Muslimanët nuk e adhurojnë Profetin Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- në asnjë formë."

Studenti"Kush është All-llahu?"

Imami: "Allahu është Zoti i Plotfuqishëm. Është një fjalë Arabe që do të thotë: Zoti që vetëm Ai meriton të adhurohet"

Studenti"Kush janë Profetët e Islamit?"

Imami: "Profetët e Islamit janë të njëjtë si Profetët e Jehudëve dhe të Krishterëve të cilëve ne iu referohemi si ‘Ithtarë  të Librit’ Muslimanët gjithashtu besojnë në Profetin e fundit që ka lindur në Mekë në vitin 570CE, emri i të cilit është Muhammed. Muslimanët besojnë në të gjithë profetët e Allahut; si Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai (Jezusi) dhe Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të gjithë ata). Muslimanët besojnë se të gjithë ata janë dërguar për t’i thirrur njerëzit të adhurojnë vetëm Allahun, t’i binden Atij, të bëjnë vepra të mira dhe të largohen nga idhujtaria. Pra, në mesin e këtyre tri feve ndahet një traditë e përbashkët në atë që ata besojnë në shumicën e të njëjtëve Profetë si dhe në shkrimet e shpallura."

Studenti: "Si duhet të sillet një Musliman në mesin e jomuslimanëvë?"

Imami: "Allahu dhe Profeti i Tij i kanë udhëzuar besimtarët për ti trajtuar njerëzit me butësi dhe sjellje të mirë.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Allahu nuk ju ndalon që ju të bashkëpunoni me drejtësi e mirësi me ata të cilët nuk ju luftuan ju për çështje të fesë dhe nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja. Vërtetë, që Allahu i do ata që bashkëpunojnë me barazi."(Kur'an 60:8)

Një prej shokëve të Profetit Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-i quajtur Ibn Abbas -radi-Allahu anhu- ka thënë:

"Përgjigjuni përshëndetjes të selamit nga një Jehudi, i Krishterë, apo Zjarrputist, sepse Allahu ka thënë: 
"Kur ju urojnë me ndonjë përshëndetje, përgjigjuni me më të mirën prej saj, ose të paktën ktheni po atë (përshëndetje).” (Kur’an 4:86)

Një tjetër shok, Ibn Mes'udi -radi-Allahu anhu- i përshëndeste jomuslimanët duke iu bërë atyre me dorë. (Ref: Adab el-Mufrad i Buhariut). Muslimani duhet të jetë i butë, i besueshëm, i sinqertë, i kujdesshëm, dhe bamirës ndaj fqinjëve Muslimanë dhe jomuslimanë.

Një shok i Profetit, Abdullah Ibn Amr -radi-Allahu anhu- gatoi një qengj dhe i tha shërbëtorit të tij:

"A i ke dërguar gjë fqinjit tonë Jehudi deri tani? Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- të thotë: " Nuk ka reshtur engjëlli Xhibril duke më këshilluar mua në lidhje me fqinjin derisa fillova të mendoj se ai do të trashëgojë nga unë! '' (Ref: Buhariu)

Kur Profeti -sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- dhe shokët e tij ishin në Mekë duke u shtypur dhe keqtrajtuar nga fiset pagane, ai përmendi një Mbret Abisinas të Krishterë për të cilin ai tha:

"Nëse do të ishte për të emigruar atëherë shkoni në vendin e Abisinisë, sepse me të vërtetë atje ka një Mbret i cili nuk shtyp askënd"(Ref: Biografia e Pejgamberit nga Ibn Hisham) 
Pra, kjo mënyrë miqësore e marrëdhënieve mes Muslimanëve dhe jomuslimanëve i bën njerëzit të kenë mendim të mirë për Allahun, Islamin, Profetin Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- dhe shokët e tij gjë e cila të çon në një kuptim më të madh te besimi Islam. Dijetari i madh Musliman Ibn Utheimin ka thënë: 
"Shikoni se sa shumë njerëz më parë kanë hyrë në Islam për shkak të sjelljes së mirë të Muslimanëve, prej burrërisë, besnikërisë dhe ndershmërisë së tyre në marrëdhëniet e tyre."

Studenti: "Në ditët e sotme shpesh ne e shohim Islamin dhe terrorizmin të përmenden së bashku. Por, çfarë thotë Islami për terrorizmin?"

Imami: "Islami i ndalon të gjitha format e aktivitetit terrorist.  Megjithatë ka disa fraksione ekstreme te njerëzit, të cilët në emër të Islamit, i terrorizojnë si Muslimanët dhe jomuslimanët. Dhe prej grupeve militante më të njohura prej këtyre janë ato të al-Kaedës dhe ISIS në Siri dhe Irak. Këto grupe terroriste në terminologjinë Islame janë quajtur Havarixhë, sepse termi i referohet atyre që rebelohen kundër Islamit dhe Muslimanëve. Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- i ka paralajmëruar Muslimanët për karakteristikat e tyre dhe i udhëzoi ata të qëndrojnë larg tyre, dhe të mbrojnë vetveten nëse ata sulmohen prej tyre. Ata së pari u rebeluan kundër shokëve të Profetit në kohën e kalifit të katërt, Aliut, duke vrarë disa nga shokët më të mirë të Profetit Muhammed -sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-."

Studenti"Pra, pse këto Havarixhë militantë e vështrojnë pjesën tjetër të njerëzimit të prishur dhe në pikëpamjen e tyre të gjithë njerëzit meritojnë të vriten pa mëshirë? "

Imami: "Për shkak se ata besojnë se ata  janë të vetmit që kanë mbetur me besim të vërtetë në Allah, dhe të gjithë të tjerët përveç tyre janë të pafe ose femohues, jeta e të cilëve nuk ka vlerë. Ata e konsiderojnë veten si njerëzit më të zgjedhur të Allahut, dhe se për pastrimin e tokës nga "armiqtë e Allahut", ata duhet t’i ndëshkojnë të gjithë Muslimanët dhe jomuslimanët me vrasje masive. Kjo është pse ata sillen nëpër rrugë dhe hapin zjarr pa dallim mbi çdo burrë, grua dhe fëmijë pa e menduar dy herë dhe pa dhembshuri. Një prej udhëheqësve të tyre pohon haptazi se: "Sot e gjithë bota është tokë jobesimtare, madje edhe Meka dhe Medina."

Këto Havarixhë janë vrasës të pamëshirshëm të cilët nuk kanë aspak mëshirë, ata vrasin njerëz të pafajshëm, të paarmatosur pa asnjë respekt për jetën. Ata nuk gjyqojnë me Ligjet e Allahut, ata janë ligj për vetveten dhe ata nuk kanë asnjë fe tjetër përveç atë që ata kanë shpikur për veten e tyre, ata vrasin pa dallim Muslimanët dhe jomuslimanët. Ata i djegin Muslimanët të gjallë në kafaze, dhe pastaj pretendojnë devotshmërinë për veten e tyre.! Dhe këtë ju e keni dëgjuar vetë prej veprave të ISIS. Profeti ka thënë: 

"Askush nuk ndëshkon me zjarr përveç Zotit të zjarrit." (Ref: Ebu Daudi) 

Havarixhët janë njerëz që nuk kanë mëshirë, prandaj ata nuk tregojnë aspak mëshirë, siç ka thënë Profeti Muhammed –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-

"Kush nuk tregon mëshirë për njerëzit, All-llahu nuk do të tregojë mëshirë ndaj atij" (Ref : Muslimi) "

Studenti"Cilat janë shenjat e radikalizmit që unë mund të dalloj tek të tjerët në mënyrë që unë mund t’ju shmangem dhe t’i këshilloj ata?"

Imami: "Ka shenja dhe cilësi të qarta që ju mund të shihni tek dikush që përpiqet për të radikalizuar të tjerët. Më lejoni mua të bëj një listë me disa nga shenjat më të qarta të një ekstremisti:

1) Ai vazhdimisht do të fokusohet mbi situatën politike të regjimeve Muslimane në Lindjen e Mesme, dhe do ta bëjë atë pikën kryesore të diskutimit të tij sikur kjo është çështja më e rëndësishme në Islam.

2) Ai do të abuzojë me sundimtarët Muslimanë duke deklaruar që ata janë jobesimtarë dhe të dalur nga feja; dhe pastaj e justifikon revolucionin e dhunshëm në vendet Muslimane nën flamurin"gjykimi është për Allahun!". Një frazë e përvetësuar dhe e keqpërdoruar nga ekstremistët.

3) Ai do të lavdërojë udhëheqësit e ideologjive ekstremiste të tillë si Sejid Kutubi (vdekur 1966). Sejid Kutubi nderohet nga ekstremistët në të gjithë botën nga Bin Laden deri te Anwar El-Awlaki. Ai ishte një udhëheqës i njohur i partisë Egjiptiane, ‘Vëllazëria Muslimane’. Shkrimet e tij kanë një përhapje të gjërë dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Amerikani i lindur Jemenas, terroristi Anwar El-Awlaki dikur mburrej se ai ishte aq i zhytur në shkrimet e Sejid Kutubit aq sa ai ndjeu praninë e Kutubit me vete në qelinë e tij të burgut!

4) Ai do t’i deklarojë të gjithë Muslimanët që e kundërshtojnë pikëpamjen e tij politike si jobesimtarë.

5) Ai shpeshherë do t’i lavdërojë aktet e dhunës së kryera nga terroristët, qoftë kjo e shpërthimeve vetëvrasëse, prerjen e kokës së pengjeve, vrasjen e jomuslimanëve etj. Ju nuk do të dëgjoni dënimin e këtyre akteve të dhunshme të ekstremizmit apo figurave të tyre në gjuhën e tij."

Studenti"Nëse unë shoh gra Muslimane me mbulesë apo burra me mjekra që falen, a duhet të jem i shqetësuar? A do të përpiqen ata të më rekrutojnë mua?"

Imami: "Në asnjë mënyrë. Muslimanët janë urdhëruar të vishen me modesti të falen pesë herë në ditë, të japin lëmoshë, të agjërojnë Ramazanin e të bëjnë vepra të mira. Kështu që kur ti të shohësh gratë Muslimane me mbulesë, burra të veshur me këmisha të gjata dhe mjekra të rritura, mos i merr këto si shenja të ekstremizmit. Ti kurrë nuk duhet të ngatërrosh besimin Islam me ekstremizmin. Shumica e Muslimanëve praktikues janë ata që e ngrejnë zërin më shumë kundër terrorizmit. Të hash mish hallall, të falesh pesë herë në ditë, të rritësh mjekrën dhe të veshesh me një mbulesë nuk janë shenja të Ekstremizmit! Ne duhet të kemi kujdes nga metodat që përdorin ekstremistët për të rekrutuar të rinjtë Muslimanë, djemtë dhe vajzat. Unë jam i sigurt që ju keni dëgjuar raste kur të rinjtë janë larguar nga shtëpia për t'u bashkuar me ISIS, duke lënë pas familjet e tyre. Ata janë përgatitur në internet nga ekstremistët që i kanë bindur ata të fshehin qëllimet e tyre të vërteta dhe besimet e tyre radikale; të gënjejnë prindërit e tyre, të afërmit, mësuesit, dhe në fund të largohen nga shtëpia. Kjo është haram (e ndaluar) në Islam, sepse kjo përfshin mashtrimin, shkakton thyerje të zemrës njerëzve të dashur – dhe sigurisht që bashkimi me një grup militant e kundërshton besimin Islam. Profeti -sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- nuk do të lejonte që njerëzit të largoheshin dhe të linin pas prindërit e tyre në lot. Ju nuk duhet të mashtroheni nga videot dhe fjalimet e ISIS, sepse ata janë shumë të aftë në manipulimin e së vërtetës, duke i bindur lehtësisht njerëzit me keqinterpretimin e tyre të Islamit. Kjo është arsyeja pse shumë prej të rinjve që bien pre e rrjetit të tyre të mashtrimit dhe lënë shtëpitë e tyre, pendohen më vonë dhe tani janë të izoluar mijëra kilometra larg në një zonë lufte ku njerëzit çdo ditë po vrasin njëri-tjetrin."

Studenti"Çfarë mund të bëj unë nëse e di se dikush është duke u përpjekur që të më ftojë mua për t'u bashkuar me ISIS ose grupe të tjera ekstremiste, apo edhe duke planifikuar një sulm terrorist?"

Imami: Ju duhet t’i tregoni dikujt që i besoni; tregoni një prindëri, një mësuesi ose policit. Është një detyrë në Islam për ta shtypur terrorizmin.

Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

"Çdo popull në mesin e të cilit kryhen mëkate, dhe kanë mundësi për t’i ndryshuar dhe nuk i ndryshojnë, atëherë Allahu dërgon dënimin e Tij mbi të gjithë ata."

Kështu që nëse ju dini që dikush është duke kryer një krim ju nuk duhet të heshtni dhe ta lini atë të ndodhë. Allahu dhe Profeti i Tij na kanë udhëzuar ne për të ndihmuar në ndalimin e veprave kriminale.

Studenti"Pra, çfarë thotë Islami për Xhihadin?"

Imami: "Xhihadi në Islam është i formave të ndryshme. Është që të luftosh në rrugën e Allahut; dhe kjo fillon duke luftuar kundër vetes në bindje ndaj Allahut; për të mësuar Islamin në mënyrë të saktë nga burimet e vërteta; të veprosh me atë çfarë ke mësuar; dhe t’ua mësosh atë të tjerëve me durim edhe nëse ju keni vështirësi në atë rrugë. Pra, ky është Xhihadi që dijetari i madh Ibn el-Kajjim (vdekur 752H) ka përmendur. Dhe nga format e Xhihadit është Xhihadi në fushën e betejës në një luftë të drejtë konvencionale. Shembull i një shpallje të ligjshme të luftës ishte ajo e Luftës së parë të Gjirit më 1990-91 pasi Kuvajti u pushtua nga ushtria e Irakut nën udhëheqjen e Sadam Huseinit. Kështu që Arabia Saudite mbrojti kufijtë e saj me përdorimin e ushtrisë së saj të rekrutuar në një aleancë me vendet e tjera. Në vijim janë disa prej parimeve të rëndësishme dhe udhëzime të Xhihadit siç sqarohen nga Dijetarët Muslimanë:

A) Lufta shpallet nga udhëheqësit që kanë qeveri të ligjshme dhe jo nga qytetarë individualë, apo prej terroritësve, kryengritësve dhe predikuesve mbi mindere, apo përmes rrjeteve sociale!.

B) Kjo luftë duhet të jetë për një kauzë të drejtë, në bindje ndaj Allahut, dhe për adhurimin e Tij.

C) Civilët nuk mund të vriten apo dëmtohen në konflikte dhe luftë. Kjo përfshin sigurinë e të gjithë civilëvë: gratë, fëmijët, murgjit, emisarë, mësues, infermierë, mjekë, punëtorë ndihmës dhe të tjerët.Pretendimi i terroristëve se të gjithë jomuslimanët [dhe madje edhe Muslimanët që nuk pajtohen me ta] janë shënjestra legjitime është kundër mësimeve Islame.

D) Personi nuk lufton për përfitime personale, fisnore, pasurisë, apo parti politike, apo për përdhunim dhe plaçkitje, apo për reputacion, famë dhe aventurë. Terroristët e bëjnë të detyrueshëm atë çfarë ata e quajnë Xhihad në çdo situatë dhe kështu e kanë rrëmbyer termin. Ata luftojnë pa një prijës legjitim, ata vrasin ata që nuk është e lejuar për t’i vrarë, Muslimanët dhe jomuslimanët; ata vendosin bomba në zonat civile; ata vrasin veten në shpërthimet vetëvrasëse, e cila është e ndaluar. Ata vrasin ata të cilët prijësit i kanë ftuar në vendet Muslimane nën garantimin e ruajtjes dhe sigurisë. Pra, ajo çfarë ata veprojnë me asnjë fjalë nuk mund të konsiderohet Xhihad.

Studenti“Faleminderit Imam për kohën tënde. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ty.”

Imami: “Kënaqësia është e imja – Paqja bekimi dhe Mëshira  Allahut qofshin edhe mbi ty. 
Ju lutem na vizitoni ndonjëherë xhaminë tonë.

—Përmblodhi materialin: Abu Khadeejah Abdul-Wahid
—Twitter @AbuKhadeejahSP  SalafiPublications.com

Përshtati në shqip me lejen e autorit: Abu Yusuf al-Albani Twitter @Arbrit_Kraja
A’Shkodera Albania 18 Safar 1437 AH. www.esselefussalih.com

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë analistëve, personaliteteve të medias, shkrimtarë, gazetarë, autorë dhe akademikë të shfaqin drejtësi dhe ta shfajësojnë Islamin dhe Muslimanët nga këta Khavarixhë të këqinj, ideologjia e të cilëve është totalisht e papajtueshme me Islamin, siç parapriu më lart.”

Për më shumë informacion në anglisht dhe shqip vizitoni: IslamAgainstExtremism.Com  AbuKhadeejah.com  SalafiBookstore.com  - Salaf.com - Troid.ca - Esselefussalih.com



Ky material u printua dhe u shpërnda nga vëllezërit e Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër. Nuk lejohet botimi apo printimi i këtij materiali pa lejen paraprake të përkthyesit. Kontakt: QendraEdukimi@gmail.com

Wednesday, September 23, 2015

Bërja e Kurbanit jashtë vendit është kundër Sunnetit

Shejkh Salih el-Feuzan | O Muslimanë! Bërja e Kurbanit jashtë vendit është kundër Sunnetit ... dhe lënje e Sunnetit është të mos hahet prej Kurbanit الشيخ الفوزان يرد على الجمعيا...



الشيخ الفوزان يرد على الجمعيات الخيريةفي مشروع الأضحية
السلام عليكم ورحمة الله وبركاته

أيها المسلمون : الأضحية سنة مؤكدة في حق من يستطيعها تذبح في البيوت ويأكلون منها في بيوتهم ويهدون منها لجيرانهم ،ويتصدقون منها على من حولهم من الفقراء .

واما ما أحدثه بعض الناس من دفع ثمن الأضحية للجمعيات الخيرية لتذبح خارج البلد وبعيداً عن بيت المضحي ،فهذا خلاف السنة وهو تغيير للعبادة،فالواجب ترك هذا التصرف وأن تذبح الأضاحي في البيوت وفي بلد المضحي ،كما دلت عليه السنة ،وكما عليه عمل المسلمين من عهد رسول الله صلى الله عليه وسلم حتى حصل هذا الإحداث فإني أخشى أن يكون بدعة،وقد قال النبي صلى الله عليه وسلم “من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد”،وقال عليه الصلاة والسلام :”وإياكم ومحدثات الأمور ،فإن كل محدثة بدعة، وكل بدعة ضلالة”.

ومن أراد أن يتصدق على المحتاجين فباب الصدقة مفتوح ،ولا تغير العبادة عن وجهها الشرعي باسم الصدقة – أعوذ بالله من الشيطان الرجيم:((وما آتاكم الرسول فخذوه وما نهاكم عنه فانتهوا واتقوا الله إن الله شديد العقاب))

.الحشر:7

بارك الله لي ولكم في القرآن العظيم .

فضيلة الشيخ الدكتور صالح بن فوزان الفوزان عضو هيئة كبار العلماء ،وعضو اللجنة الدائمة للإفتاء،عضو مجمع الفقه الإسلامي مجلة الدعوة –العدد1878-في 27/11/1423


Shejkh Salih el-Feuzan hafidhahUllah.

O Muslimanë! Kurbani është një Sunnet i fortë për atë që është në gjendje të bëjë atë. Dhe është për tu therur në shtëpi, të hani prej tij në shtëpitë tuaja, të jepni prej tij për fqinjët tuaj, dhe një pjesë tjetër prej tij ta jepni si sadaka për njerëzit e varfër që janë përreth jush.

Përsa i përket asaj që disa njerëz e kanë shpikur, sikurse është pagesa e çmimit (vlerës) të kurbanit tek shoqatat bamirëse gjoja se ata e therin kurbanin për ju jashtë qytetit tuaj, apo larg prej shtëpisë së atij që e ofron kurbanin, atëherë kjo është në kundërshtim me Sunetit e të Dërguarit të Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe e ndryshon një akt të adhurimit.

Kështu që është obligim për (Muslimanët) ti lënë këto veprime (marrëveshje apo transaksione) njëanë dhe ti therni kurbanët në shtëpitë tuaja dhe në qytetet tuaja, pasi njeriu e bën kurbanin siç ka ardhur në Sunnet dhe siç ka qenë praktikuar prej Muslimanëve që në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, deri sa kjo shpikje u shfaq (u shpik). Dhe unë kam frikë se kjo mund të jetë një bidat, dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

"Kush shpik diçka të re në Fenë tonë që nuk është prej saj ajo është e refuzuar"

Dhe Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

" Veprat më të këqija janë ata të shpikurat në Fe, dhe çdo shpikje  në Fe është bid'at, dhe çdo bid'at është devijim dhe e çdo devijim e ka përfundimin në zjarr" 

Prandaj kushdo që dëshiron tu japin për sadaka atyre në nevojë, atëherë dera e lëmoshës (sadakas) është e hapur, por ama mos sillni ndryshime kundrejt mënyrës së saktë të Sheriatit në një vepër adhurimi, duke e quajtur atë një sadaka, kërkoj strehim në Allahun nga Shejtani i mallkuar,

Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) atëherë merreni atë dhe çfarëdo që ai jua ndalon juve,  atëherë hiqni dorë prej saj (mos e bëni atë), dhe kini frikë Allahun, vërtetë që Allahu është i Ashpër në ndëshkim” [El-Hashr: 59: 7]

Allahu më bekoftë mua dhe ju me anë të Kur'anit Famëlartë.

Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, ka thënë:

"... Kurbani është një adhurim i përcaktuar qartë, sepse në qoftë se qëllimi pas kurbanit do ishte për t'u ardhur në ndihmë njerëzve me mish, atëherë njerëzit do të kishin blerë mish dhe ta jepnin atë si lëmoshë (sadaka) ditën e Kurban Bajramit. Përkundrazi, gjëja më e rëndësishme është bërja e Kurbanit për Allahun Azze ue Xhel,
Allahu i Lartësuar ka thënë:

"Nuk është as mishi i tyre dhe as gjaku i tyre që arrin tek Allahu, por është përkushtimi (devotshmëria) juaj që e arrin Atë." (Surja Haxh :22: 37)

Atëherë, nëse ju i dërgoni të hollat për kurbanin tënd në një qytet tjetër që kurbani yt të bëhet për ty atje, atëherë me këtë veprim ju e keni kundërshtuar urdhrin e Allahut Azze ue Xhel,
sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:

"Pastaj hani prej tyre dhe ushqeni me të edhe të varfërit që po kalojnë një jetë të vështirë "(Surja Haxh: 22: 28)

Kështu që ti nuk është e mundur të hash prej kurbanit tënd kur ajo të jetë prerë në Somali? ... Jo! Kështu që ju e keni kundërshtuar urdhrin e Allahut. Dhe shumë prej Dijetarëve kanë thënë:

"Ngrënia prej kurbanit është obligim dhe personi bën gjynah, nëse ai e lë atë"

Dhe prej kësaj ne dimë se thirrja (veprimi) për ti dërguar paratë për kurban jashtë qytetit të personit është një thirrje (veprim) që nuk është i saktë. Dhe kjo nuk është e dobishme – e hijshme që njerëzit që të marrin pjesë në këtë veprim, përkundrazi kurbani bëhet në shtëpitë tuaja me familjet tuaja dhe duke i manifestuar ritet e Islamit në qytetin tuaj.

Dhe të gjithë ata që kanë dëshirë apo dëshirojnë për ti ndihmuar vëllezërit e tyre në ato vende ku ata gjenden në nevojë, atëherë lë ti ndihmojnë ata me para dhe rroba e me të tjera gjëra.
Por sa për një rit prej riteve të Islamit që ne e veprojmë atë për tu afruar pranë Allahut duke bërë Kurban dhe duke ngrënë prej saj, atëherë kjo kurrë nuk është me vend për njerëzit për ta braktisur këtë. "

Fundi i fjalës së Shejkhut. (kaseta me titull: Ritet e Haxhit pjesa parë)
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera 4 Dhul Hixhe 1433

Sunday, September 20, 2015

Agjërimi i ditës së Arafatit por ka akoma për të plotësuar ditë nga Ramazani


         Shejkh Abdullah ibn Abdul-Aziz Bin Baz rahimehUllah, është pyetur për agjërimin e ditës së Arafatit ndërkohë që personi ka akoma ditë për të plotësuar nga Ramazani.

Shejkhu rahimehUllah u përgjigj: Personi mund të agjëroj ditën e Arafatit me njetin për të plotësuar një ditë të humbur të Ramazanit.
          Burimi: binbaz.org.sa/mat/662

          Ndërsa Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah ka thënë, kur dikush agjëron ditën e Arafatit ndërkohë që ka akoma disa ditë për të plotësuar nga Ramazani, në këtë rast agjërimi i tij është i saktë. Por nëse ai agjëron Arafatin me njetin për të plotësuar një ditë të humbur nga Ramazani, atëherë ky person ka dy shpërblime! Shpërblimin e Arafatit  dhe shpërblimin e plotësimit të Agjërimit të tij.
        Mexhmu Fetawa Ibn Uthejmin 20/438.



Përshtati: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf el-Albani) Shkodër 2 Dhul-Hixh-xhe 1434.