Friday, November 7, 2014

Refuzim ndaj atyre që thonë se kanë shkuar Selefij Shqiptar Xhihad në Siri etj.

Shënim: Kjo Fetva ripostohet më qëllim për ti kundërshtuar dhe refuzuar zërat e të gjithë atyre që i akuzojnë Selefitë Shqiptar (Kosovë & Maqedoni) për pjesmarrje Xhihad në Siri & Irak apo kudo qoftë.


A shkojnë Selefitë Shqiptarë Xhihad në Siri & Irak etj

Më poshtë është Fetaua e Dijetarit tonë Fisnik dhe Selefij Al-Allahem Shejkh Saalih Ibn Feuzan el-Feuzan HafidhehUllah 

që është pyetur rreth të shkuarit Xhihad në Siri.


Çdo Selefi Shqiptar mund ta kuptojë qartë prej kësaj fetvaje se nuk ka Xhihad në Siri & Irak etj, sikurse e paskan pretenduar disa ... .

Dhe kemi plot fjalime dhe Fetava të tjera që Dijetarët tanë Selefij Etherij kanë folur për Xhihadin në Siri dhe në të gjitha vendet Arabe - Muslimane - para  dhe mbasi atje të fillojnë trazirat. 

El-Hamdulil'laah Dijetarët tanë Selefij kanë qenë të qartë dhe i kanë sqaruar dhe detajuar udhëzimet që Selefitë duhet të ndjekin në këto situata. 
El-Hamdulil’laah


Të shkuarit në Xhihad në Siri? | Shejkh Saalih el-Feuzan Hafidhehullaah


Publikuar me 26 Maj 2012

Madje edhe në rastin ekstrem të një Prijësi, kur Kufri i tij është i qartë, ka mënyra - kushte dhe rregulla që duhen të ndiqen për të dalë kundër tij; Kundërshtimi i këtyre kushteve dhe rregullave të shpie në derdhjen e gjakut, fatkeqësive dhe sprovave ...etj:




Pyetje: Çfarë mund të bëjmë ne për vëllezërit tanë në Siri dhe Sham? A është obligim për të shkuar Xhihad në një kohë të tillë si kjo?

Shejkh Saalih el-Feuzan hafidhehUllaah, përgjigjet: 

Xhihadi bëhet i obligueshëm (vetëm) nëse Prijësi bën thirrje në të. Nëse Prijësi Musliman thërret për të dhe e mobilizon ushtrinë për Xhihad, atëherë kjo (Xhihadi) është obligim për ata që janë të aftë të shkojnë në qoftë se ata i urdhëron Prijësi për të bërë atë. 


Ka thënë i Dërguari i All-llahut Sal-Allahu alejhi ue sel-lem:

"Kur ju TË UDHËROHENI PËR TË DALË [në betejë], DILNI [në betejë].

ما لكم إذا قيل لكم انفروا في سبيل الله اثاقلتم إلى الأرض

"O ju që keni besuar ! Si është me ju, pasi kur ju kërkohet të marshoni në Çështjen e All-llahut (pra Xhihad) ju nuk shkuleni nga vendi?" (Teube 9:38)

Shpjegimi i kuptimit


Xhihadi duhet të jetë nën udhëheqjen e Prijësit Musliman.


Përsa i përket individëve dhe ajo që gjithësecili prej tyre e merr armën, kjo nuk sjellë asnjë dobi. Kjo vetëm të shpie në derdhjen e gjakut. Kjo nuk sjell as bashkim e as ndonjë të mirë tjetër. Kjo është përjetuar dhe është fakt-argument i qartë. Ne jemi të obliguar të lutemi për vëllezërit tanë Muslimanë në mënyrë që ata të bëhen fitimtarë dhe të arrijnë fitore ndaj atyre që i trajtojnë ata padrejtësisht.

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër 27 Muharrem 1434


Sunday, November 2, 2014

Shejkh ‘Abdul-Aziz al us-Shejkh | Paralajmëron kundër Ikhuan ul-Muflisin, ISIS & Jabhat el-Nusrah

Myftiu i Arabisë Saudite paralajmëron kundër Vëllazërisë Muslimane, ISIS, dhe Jabhat el-Nusrah


Pyetje: Në ditët e sotme, ka nga ata që i thërrasin të rinjtë Musliman dhe Muslimanët në përgjithësi në një metodologji të re, një metodologji partiake, duke shkaktuar që ata të ndahen në grupe dhe parti. Ata thonë se kjo është metodologjia e saktë, dmth t’i bashkohen Jabhat un-Nusrah, ISIS (Dā'esh), El-Kā'idah dhe Vëllazërisë Muslimane (Ikhuan ul-Muflisin).


Përgjigjet Myftiu i Nderuar Shejkh ‘Abdul-Aziz al us-Shejkh -Allahu e ruajtë-:

O vëllezërit e mi, të gjitha këto grupe bashkëkohore janë në humbje (nga rruga e drejtë). Nëse ju do t’i kishit ekzaminuar (ata), me kujdes ju do të gjenit se ata nuk kanë as lidhjen më të vogël me Islamin. 

Ata e interpretojnë Islamin në përputhje me mendimet dhe dëshirat (epshet) e tyre, duke e mashtruar popullin. Me të vërtetë ata janë të devijuar, ata e bëjnë të ligjshme derdhjen e gjakut, ata shkelin nderet, pasuritë (gjërat e shtrenjta) dhe shkaktojnë shkatërrime në tokë.

O vëllezërit e mi të gjitha këto metodologji janë të rreme, prapa tyre është kush është. Nuk ka asnjë të mirë në ta e as në ata (njerëz) që ndjekin këto metodologji.

Kushdo që i thërret të rinjtë tanë për t’ju bashkuar këtyre grupeve të devijuara, ai është në gabim dhe ka devijuar nga rruga e drejtë (dmth nga kuptimi i saktë i Islamit sipas Esselefussalih -të parëve tanë të mirë-).


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)

Mesxhid 'UTHMAN IBN AF-FAN' radijAll-llahu anhu Shkodër

A’Shkodera 9 Muharrem 1436 H.