Monday, September 29, 2014

Shejkh Uthejmin. Veshja e pantallonave nga gratë në namaz

Shejkh Ibn Uthejmin rahimehullaah, në lidhje me këtë çështje (veshjen e pantallonave nga gratë në namaz) ka thënë:

Edhe në qoftë se ata janë të gjëra dhe të pa tejdukshme, (theksoj se pantallonat nuk duhet të vishen), sepse ata ndajnë një këmbë nga tjera, kështu që ata nuk e mbulojnë siç duhet. Por më tepër ekziston frika se kjo e bën gruan ti përngjasojë burrave, sepse pantallonat janë veshje burrash. "

[Mexhmu 'Fetava ue Rasaa'il Ibn' Uthejmin, 12/286]

Përshtati: -Arbrit Kraja - Abu Yusuf al-Albani A'Shkodera

London

A i lejohet një gruaje të falet me pantallona.

A i lejohet një gruaje të falet në pantallona (si psh xhinse dhe të tjera të ngjashme si xhinset, pantallona normale, funde, tuta etj)?

Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehullaah thotë:

Nuk i lejohet një gruaje të veshin rroba të ngushta të cilat tregojnë gjymtyrët dhe formën e trupit të saj. Rrobat e ngushta nuk janë të lejuara as për burrat dhe as për gratë, por sidomos për gratë është e ndaluar, sepse fitneja e tyre është shumë e madhe.

Lidhur me namazin, e në mënyrë të veçantë në qoftë se personi (mashkull apo femër), e falë namazin e tij me auretin e tij të mbuluar në rroba të tilla, në vetvete namazi i tij është i vlefshëm sepse pjesa e turpshme është mbuluar, por ai mëkaton (bën gjynah) duke u falur me rroba të ngushta , sepse ai ka shkelur një prej rregullave të faljes duke u veshur rroba të ngushta.

[El-Muntaka min Fataawa el-Shejkh Saalih al-Fawzaan hafidhahullaah]


Shejkh Ibn Uthejmin rahimehullaah, në lidhje me këtë çështje (veshjen e pantallonave nga gratë në namaz) ka thënë:

Edhe në qoftë se ata janë të gjëra dhe të pa tejdukshme, (theksoj se pantallonat nuk duhet të vishen), sepse ata ndajnë një këmbë nga tjera, kështu që ata nuk e mbulojnë siç duhet. Por më tepër ekziston frika se kjo e bën gruan ti përngjasojë burrave, sepse pantallonat janë veshje burrash. "

[Mexhmu 'Fetava ue Rasaa'il Ibn' Uthejmin, 12/286]

Përshtati: -Arbrit Kraja - Abu Yusuf al-Albani A'Shkodera

London

Subhan'All-llah! Thotë Shejkh Muhammed Nasirud-din el-Albani rahimehullaah:

"Si aureti i burrit ashtu edhe aureti i gruas janë të barabartë. 'Të paktë janë ata që ruhen' përveç ata që i Mëshiron All-llahu Subhanahu ue Te'ala."

Jini të kujdesshëm prej forumeve Islamike

Jini të kujdesshëm prej forumeve Islamike


All-llahu ju ruajtë 

(1)              Subhan'All-llah, sa e sa Muslimanë shpifën kundër Dijetarëve duke rënë pre të këtyre forumeve. P.sh, ka të tillë njerëz të cilët janë shfaqur kohët e fundit që pohojnë se ndjekin menhexhin e Selefëve, por akoma e përdorin termin 'Medkhali' në përpjekje për të shpifur kundër Dijetarëve të njohur. Po të njëjtit njerëz, nëse ju do ti pyesni: më jepni kuptimin gjuhësor dhe gjykimin e fjalës "Pastrim", ata do të mbesin të shtangur. Për më tepër, El-Allameh El-Fawzan hafidhehUllaah, thekson se daveti është bashkangjitur vetëm në emër të personit, nëse daveti i personit është në kundërshtim me menhexhin e Selefëve. Ai po ashtu thotë se këta njerëz vetëm që e dëmtojnë vetveten me këto gjëra. Pra, terma të tilla si Uahabit Xhami, Medkhali, etj uAllaahi janë përdorur vetëm nga ata të cilët janë përçmuar në nivelin e dijes së tyre, ata All-llahu i udhëzoftë.

Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 30 Sefer 1434.