Thursday, March 7, 2013

A ka dallim midis xhem’ijateve dhe muessesateve apo janë njësoj?


A ka dallim midis xhem’ijateve dhe muessesateve apo janë njësoj?

Pyet rreth xhem’ijateve (shoqërive, shoqatave, organizatave)  dhe muessesateve (fondacioneve, ndërmarrjeve, institucioneve); a ka dallim midis tyre apo të gjitha janë njësoj?

Përgjigja është:

Se xhem’ijatet janë bashkimi i disa njerëzve dhe hapja e një vendi për tubimin e tyre. Ky tubim (bashkim) është për thirrje në Fenë e All-llahut – Az-ze ue Xhel-le-, për kërkimin e diturisë dhe gjëra të ngjashme me këto. Ky grupim në brendësinë e tij, në origjinë është i lejueshëm duke u bazuar në Fjalën e All-llahut – Az-ze ue Xhel-le-:

    [وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالعُدْوَانِ] ( المائدة :٢)

“Dhe ndihmoni njëri-tjetrin në El-Birr dhe Et-Takva (mirësi, dëlirësi dhe përkushtim e frikë ndaj Allahut) dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah dhe zemërim (duke kaluar kështu kufijtë)” [surja El- Maide: 2]

Tubimi i njerëzve bazuar në mirësi, në udhëzim dhe përkushtim është i ligjëruar që në themelin e tij.

Por kjo çështje pra çështja e xhem’ijateve;  ka ndodhur që këto janë shfrytëzuar dhe përdorur në diçka të ndaluar fetarisht, u gjendën në këto xhem’ijate gruacionet dhe el-uela (përkrahja, miqësia, dashuria) dhe el- bera (braktisja) për drejtuesit e xhem’ijes. Këto xhem’ijate u përdoren në përhapjen e ideve hizbije sikurse ka vepruar xhem’ija Ihjau et-Turath, xhem’ijetu el-Birr dhe xhem’ijate të tjera si xhem’ije el-Irshad dhe të tjera të ngjashme me to prej xhem’ijateve hizbije të cilat devijuan për vete nga rruga e drejtë dhe devijuan të tjerët.

Drejtuesit e këtyre xhem’ijateve joshen me drejtim, post dhe pasuri; ata i josh pasuria.

Dhe ti o selefij e di se personi nëse të bën mirësi me anë të pasurisë dhe të blen me të, atëherë e ke të vështirë që ta kundërshtosh atë dhe t’ia bësh të qartë humbjen (devijimin) e tij; sepse nefset janë të krijuara për të dashur atë që i bën mirësi, e kështu ata (drejtuesit e këtyre xhem’ijeve) e shfrytëzojnë këtë gjë për të blerë njerëzit.

Nëse ekziston në xhem’ijate particizëm (grupacion) dhe përdorim i pasurisë në blerjen e edh-dhimem (në blerjen e njerëzve, blerjen e heshtjes së tyre për të mos folur kundër drejtuesave dhe ideve të këtyre qendrave apo xhem’ijateve) - nëse ekziston ky shkak në çdo vend: në shkollë, në qendër, në muessese- atëherë ajo merr gjykimin e saj (e xhem’ijes); sepse (gjykimi ka lidhje me shkakun e tij sipas ekzistencës së shkakut ose jo).

Nëse ekziston shkaku, ekziston edhe gjykimi. Nëse ka një qendër (merkez) që drejtuesi i saj e quan atë qendër (merkez) selefije, por ky merkez bazohet mbi particizëm apo da’ue (thirrje) në ide ose menhexh:  si idetë e ikhuanul-muslimin, apo bën thirrje  për tek menhexhi i Muham-med Hassan dhe kutbijunëve, apo bën thirrje për tek menhexhi i Alij Halebiut dhe të ngjashmëve me të; nëse ekziston një qendër e cila thërret në këtë tehazzub(particizëm), apo drejtuesi i qendrës blen edh-dhimem, atëherë drejtuesit e qendrës (merkezit) janë si drejtuesit e xhem’ijes; janë hizbijjin.

P.sh. qendra (merkezi) i imam Albanit është një muessese në Jordani. Ajo nuk është xhem’ijeh, por kjo qendër (merkez) është përdorur për të përhapur particizmin dhe blerjen e edh-dhimem (në blerjen e njerëzve, blerjen e heshtjes së tyre për të mos folur kundër drejtuesëve dhe ideve të kësaj qendrëje).  Atëherë të qënurit e saj qendër (merkez), shkollë, muesseseh; përderisa shkaku (hizbizmi dhe blerja e edh-dhimem  ekziston, atëherë paralajmërimi kundër tij vazhdon.

Ndërsa nëse ekziston një muesseseh nga shteti: shkollë, qendër (merkez), apo muesseseh në mënyrë që të hapet një shkollë fetare për të mësuar djemtë e vegjël apo vajzat e vogla- veç për vajzat, veç për djemtë- apo (për të hapur) një shkollë për të mundësuar thirrjen në Fenë e All-llahut – Az-ze ue Xhel-le- duke e lidhur këtë qendër (merkez) me dijetarin selefij, nën orientimin e tij dhe duke mos dalur nga menhexhi; atëherë kjo nuk është sikurse xhem’ijah, sidomos nëse ajo hapet për arsye të mësimeve (duruseve) e jo për të mbledhur pasuritë …. nuk mbledh pasuritë (të holla apo pasuri të tjera).

Këtu ndahet- dallon (qendra, muesseseja apo shkolla) nga xhem’ija bamirëse, sepse ajo (xhem’ija bamirëse) zakonisht bazohet në mbledhjen e pasurive dhe sadakave, dhe me këtë shkak – shkakun e joshjes materiale- arrihet devijimi nga menhexhi selefij.

Ndërsa ai që dëshiron të hapë një shkollë dhe kërkojnë prej tij që të hapë një muesseseh për hapjen e shkollës sipas rregullit të drejtuesit të shtetit, shembull për këtë marrim shtetet e Indonezisë, Jordanisë, Marokut…. -  atëherë nuk ka asnjë problem përderisa drejtuesi i shtetit e lejon këtë gjë, dhe në këtë veprim nuk ka vend për particizëm dhe grupim, atëherë inshAll-llah nuk ka problem në këtë.

Dhe dijetarët tanë e kanë lejuar këtë si:

-          shejkh Albani –All-llahu e mëshiroftë-.

Nuk është qëllimi me atë që kanë lejuar dijetarët xhem’ija bamirëse e cila mbledh pasuri dhe që thërret në particizëm; jo! Qëllimi (i shejkh Albanit dhe të tjerëve për lejushmërinë e tyre) janë muessesatet e Da’uetit.

(Dijetarë të tjerë që e kanë lejuar janë:)

-          Shejkh Ibn Baz
-          shejkh Ibn Uthejmin
-          shejkh Abdul-Aziz ali Shejkh 
-          shejkh el-Fewzan e dijetarë të tjerë
-          …….
-          shejkh Abdul-Muhsin el-Ab-bad.

Shumica e dijetarëve sot e lejojnë ndërtimin e qendrës (merkezit) Islame apo muesseses ku me anë të saj mësohen fëmijët dhe hapet një shkollë, nuk ka problem prej saj por me kushtin e largimit (distancimit) nga shkaqet particizmit. Nëse ekziston particizmi atëherë njeriu duhet të largohet.

Dhe ka prej dijetarëve që mendon se ekzistenca e një shkolle, muesseseje, qëndreje (merkezi) që është e ndërtuar mbi idenë e grupimit edhe nëse në te nuk mblidhen pasuri (të holla apo pasuri të ndryshme), apo edhe nëse nuk ka në të particizëm, është frika që më pas disa persona ta shrytëzojnë atë (qendër, muesseseh) për ta kthyer në qendër hizbije; dhe për këtë arsye ndalohet (hapja e merkezit apo muesseses).

Por kjo (mesele- hapja e merkezeve dhe muesseseve) nga ana fetare në themel (origjinë) nuk ndalohet, derisa të devijojë, dhe kur të devijojë paralajmërohet kundër saj (që të bëhet kujdes prej saj).

Ama përderisa këto (merkeze apo muessese) janë në istikame (rrugë të drejtë) dhe nën bindjen e drejtuesit të shtetit- dhe janë (sebeb) për të mundësuar Da’uetin në Fenë e All-llahut, qëndrojnë  larg particizmit, devijimit dhe në këtë veprim gjejmë sebeb për mbrojtjen e Da’uetit- kjo është një diçka e mirë.

Nëse personi ka mundësi që t’i mësojë njerëzit në shtëpinë e tij, ose para kësaj t’i mësojë në xhami dhe kjo i mundësohet, atëherë nuk ka nevojë për këto muessese. Nëse shteti lejon për mësimdhënie dhe thirrjen e dijetarëve atëherë nuk është e nevojshme që të veprohet asnjë pre këtyre gjërave (hapja e qëndrave apomuesseseve).

Ama nëse shteti nuk të lejon vetëm se me këtë (pra vetëm se me hapjen e qëndrave apo muesseseve), atëherë në këtë mesele ka vend për studim dhe ixhtihad. E nëse (këto qëndra apo muessese) janë larg particizmit atëherë atë që mendoj unë që është e saktë: se nuk ka ndalesë prej saj (prej hapjes së qendrave apomuesseseve).

All-llahu i Lartësuar e di më së miri. Po

Shejkh Usame el-Utejbi hafidhehUllah
Përshtati: Astrit Hoxha – Besmir Cacani                              http://www.esselefussalih.com/2013/04/01/a-ka-dallim-midis-xhemijateve-dhe-muessesateve-apo-jane-njesoj-shejkh-usame-el-utejbi/                  Shkoder

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.