Wednesday, March 27, 2013

Këshillë e vyer e shejkh Mahir el-Kahtanij për ata që shkruajnë në internet




Pyetja: A lejohet braktisja e një pune të mirë – sikurse është përhapja e diturisë-  për tu përqëndruar në kërkimin e diturisë?

Përgjigja:
Po uAll-llahi, kjo është ajo për të cilën kanë nevojë ata që shkruajnë në internet.
Të dëshpërohet zemra uAll-llahi prej asaj që shohim në internet, prej vetëkënaqësisë (mendjemadhsisë) të çdo njeriu me dijen e tij- përjashto atë të cilin e ka mëshiruar All-llahu.

Shkruajnë shumë por (në të që shkruajnë) nuk ka dituri.
Preokupimi i tij (i atij që shkruan në internet) është vetëm që të të kopjojë (nga dikush tjetër apo librat e të tjerëve) e të ngjisë  (tek ajo që shkruan) (copy- paste) dhe të (shkruajë në fund të artikullit) Filani, Ebu Filani.
Kushedi ai (vetë) nuk ka lexuar  atë që e ka nxjerrë (prodhuar) metoda e  kojimit dhe ngjitjes (copy- paste).

Nëse do e pyesësh atë (në atë që ka shkruajtur se çdo të thotë? ) thotë: “uAll-llahi nuk e di”.

(Atëherë i themi): mirë, përse ua transmetove këtë njerëzve!?
Në këtë (veprim që bën, pra copy-paste dhe pa e kuptuar ti vetë atë që i ke bërë copy-paste ), kemi frikë për ty nga syfaqësija; sepse nga kjo që ke transmetuar, vetëm emri është i yti: Ebu Fulan, dhe …..
Duhet që patjetër ta kuptosh ti atë që transmeton dhe ta përvetësosh mirë atë; dhe të kesh për vete metodologji në kërkimin e diturisë, (të kërkosh dituri) dhjetë (10) orë në ditë..

Ama vetëm (të qëndrosh) para ekranit duke kopjuar dhe ngjitur (copy- paste); dhe duke përzier temat… Ku është menhexhi (i kërkimit të diturisë)!?
A e ke lexuar plotësisht Kitab es-Sun-neh të Begawiut? Komentimin e es-Sun-neh të Begaviut? Zadel- Meaad nga fillimi deri në fund,-  (duhet ndjekur) metodologji në kërkimin e diturisë – ; Kitabet-Tewhid me komentimet e tij ……..
Ka prej tyre që qëndron me orë të tëra para internetit, kalon nga një faqe interneti në një tjetër. Nëse është e saktë: kjo quhet shkenca et-tenatish (shkuljeve ), shkul(nxjerr,shkëput) nga ky një njohuri (dituri, dobi, informacion) e nga ky një njohuri (dituri, dobi, informacion)…; (ky person i cili vepron kështu) nuk ka ndonjë metodologji (në kërkimin e diturisë) mbi të cilën bazohet.

Pastaj, pas kësaj nuk e sheh vetëm se ” dijetar”- kushedi. Fillon e u bën të tjerëve xherh (kritikë): filani është bidatçi, i humbur, hizbij …..
O vëllai im si është e mundur kjo!? Nuk e kuptoj si!!

Pasha All-llahun u kam folur nga Franca, më vjen keq, në Europë ky (fenomen) është i përhapur. Shejtani qesh (tallet) me ata, në atë që selefitë duhet patjetër që të bëjnë xherh (kritikë):
“Ti je selefij, patjetër duhet që të bësh xherh (kritikë)”.

Sikurse (vetëm) kjo është. Gjen të vegjël (në dije dhe moshë) nuk i dinë rregullat e pastërtisë dhe merren në mexhlis (tubim) me tebdiin (të bërit e tjerëve bidatçi), me gjykimin (e të tjerëve) për hizbije dhe gjykimin me….; dhe nuk mësojnë!
Ndonjërin prej tyre – uAll-llahi e them në mënyrë të sigurtë –  nëse e pyet: kur bën nijetin për abdest, a bën nijet të përgjithshëm apo nijet për çdo gjymtyrë? (Nijet) për gjymtyrën e dorës, të fytyrës…. apo një nijet të përgjithshëm kur do të marrësh abdest, derisa edhe nëse ia lehtëson atij: të mjafton (nijeti i përgjithshëm);  të përgjigjet: uAll-llahi nuk e di.

O vëlla ti nuk di mes’elen e parë të pastërtisë, (e fillon) e bën të tjerët bidatçi!

Si është e mundur kjo!?

Mes’eleja e të bërit dikë bidatçi është mes’ele ixhtihadije, atë e bëjnë dijetarët. Lëre atë (mes’ele) dijetarëve dhe largohu.

Shejtani dëshiron që ju të merreni me këtë mes’ele dhe të largoheni nga mësimi i diturisë së dobishme.

Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem- ka thënë:

“Kushtoji rëndësi asaj që të bën dobi dhe kërko ndihmë nga All-llahu”

Ose sikurse ka thënë.
Kjo (tebdiu: të bërit dikë bidatçi)  të bën dobi ty tani !? Ti nuk i njeh rregullat e pastërtisë dhe flet në bërjen e të tjerëve bidatçi!

Pasha All-llahun kjo të dëmton ty, të bën dëm dhe nuk të bën dobi.
Kij kujdes nga shejtani, ai ka dy lugina: el-guluv-v (tejkalimin e kufirit, cakut) dhe et-taksir (neglizhencën). Të ka parë që je drejtuar ( je afruar,  je i përkushtuar)  në menhexhin e selefëve dhe të bën që ta kalosh kufirin e këtij menhexhi, i bën xherh (kritikë) atij që nuk e meriton xherhin (kritikën), nga shkrimet e shumta pa dituri, nga…..E rëndësishme (për shejtanin) është që ai (shejtani) të largon nga dituria.

Bëj kujdes prej tij (shejtanit). Caktoi (programoi) vetës një kohë në të cilën të kërkosh dituri, pastaj kur të aftësohesh fillo e shkruaj.

Tani (në këtë kohë) ka prej tyre që nuk është i aftë dhe fillon e shkruan dhe bën komente. Kemi vuajtur prej tyre. Vendosëm ndonjëherë të shkruajmë në disa faqe interneti; pasi njeriu lodh veten e tij dhe përmend një mendim që mund ta shohë të dobishëm, vjen një njeri –uAll-llai nuk dihet se kush është, vetëm kunje ka, nuk e njeh kush është, (prezanton veten me): Akrepi i Zi, Llafazani; pse kjo (mënyrë prezantimi)!? Shfaqe emrin tënd o vëllai im!- pastaj bën një koment të ulët i cili e shpërdoron mundimin akademik me një fjalë të vetme: “tek ti ekziston stili i filanit”, “ti ke këtë”.

(Ky koment) nuk është dituri dhe nuk është asgjë. Kështu sikurse kjo (mënyrë e të komentuarit) të jetë ring mundjeje apo ndeshje sportive. Po.

Nuk duhet të shkruajnë në internet vetëm se ata që kanë dituri; të tjerët janë vetëm transmetuesa sikurse është metodologjia jonë në revistë. Është e ndaluar tek ne- në revistën Ma’rifetus-Sunen wel-Athar – që të vijë dikush që do të duket me diçka që nuk e ka (nuk e posedon); sapo ta bëjë këtë ne menjëherë e ndëshkojmë me fjalë. Nëse fillon  e shkruan: “ et-tahkik (shqyrtimi i hollësishëm) në këtë mendim është kështu e kështu…” Dhe ne e njohim atë se ai nuk është prej ehlit-tahkik (prej atyre që i shqyrtojnë mes’elet në hollësi), i themi: kjo të dëmton ty o filan. Pse? Sepse njerëzit fillojnë e kërkojnë fetwa prej teje dhe këto nuk janë fjalët e tua, dhe kështu….

Revista e jonë p.sh. – kjo është me mirësinë e All-llahut- ia vlen të jetë model, sepse në të nuk shkruan vetëm se ai që transmeton nga dijetarët, derisa të aftësohet dhe të ketë talent dhe fuqi në et-terxhih (të konsideruarit e një mendimi më të saktë se tjetri apo të tjerët) atëherë bën et-terxhih dhe e sqaron, (kjo) pas lavdërimit të dijetarëve të mëdhenj për të, dhe pas cilësimit të tij se ai është prej njerëzve që posedon dituri apo ka (shkruar) studime (punime akademike)  nga të cilat kanë përfituar dijetarët dhe janë qetësuar për diturinë e tij, në këtë moment ai i sqaron rregullat e All-llahut nga vetja e tij.
Ama  dikush tjetër përveç tij, ai është transmetues nga Ibn Tejmija, transmetues nga ……

Ai nuk bën (nuk ia vlen) që të komentojë njerëzit që posedojnë dituri; (ai) ulet dhe përjeton e imiton cilësitë e personalitetit të dijetarëve  dhe komenton sikurse shohim në disa forume të mëdha- edhe nëse deklarojnë përkatësinë tek menhexhi i selefëve-; por ata kanë hapur derën për këdo që dëshiron, çdokush shkruan. Kritikojnë njerëz  prej dijetarëve, ndërsa atyre (kritikuesve) nuk u njihen emrat e tyre në dituri dhe asnjë prej dijetarëve nuk i ka vlerësuar.

E gjen këtë (tip) që sulmon njerëzit që posedojnë dituri, të cilët i kanë lavdëruar dijetarët; i sulmon ata me shkrimin e një artikulli kundër tyre, artikull që nuk dihet se çfarë është sepse ai (që e ka shkruajtur) është i vetëkënaqur me veten e tij. Vetëkënaqësia (mendjemadhësia) e tij është: se përderisa ai është bërë i aftë për të shkruajtur në këtë (artikull, temë etj …) do të thotë se ai është prej dijetarëve.

Jo o vëllai im! Jo gjithmonë kujdestari (i forumit apo faqes së internetit) është dijetar, vetëm ndërmjetësia e filanit dhe e filanit e ka futur atë dhe ka filluar që të shkruaj…

Kjo nuk do të thotë që ti të shkruash si të duash, patjetër që duhet të shkruash me dituri; mos shkruaj shumë në mënyrë që të mos largohesh nga dituria.
O vëllai im pakësoje (rralloje) të ndenjurit para internetit dhe kërkoje diturinë para dijetarëve dhe bëhu modest për hir të All-llahun.

Ka nga ata që kur shkruan e godet vetëkënaqësia dhe mendjemadhësia. Po ta pyesësh atë sa mësime prezanton në ditë në internet?
Mundet që asnjë mësim, ose kushedi një mësim të vetëm.

Përse?

Vetëkënaqet, është bërë mendjemadh: “përderisa jam bërë që të shkruaj atëherë unë jam dijetar, nuk kam nevojë që të ulem (para dijetarëve e të marr dituri)”.
Kjo është diçka psikologjike të cilën ia ka përmendur Umer ibn Khat-tabi Temim ed-Darij – apo dikujt tjetër- i cili i thoshte atij (Umer ibn el-Khat-tabit): ((më lër (lejo) që të ulem para njerëzve e ti mësoj ata)).
Um-meri i tha: ((Mos e bëj)).
Ai e ngacmonte (i kërkonte) përsëri…..
Dhe Um-meri i thoshte: ((Mos e bëj)).
Pastaj Um-meri e tronditi dhe e shtangu atë me të vërtetën dhe i tha: 

((Kam frikë që ti do tu transmetosh atyre (diturnë) e do tu transmetosh atyre derisa të shikosh vetën tënde në raport me ata (njerëzit) si pozita e yjeve me tokën, e atëherë ata (njerëzit) do të shkelin ty ditën e Gjykimit me këmbët  tyre)).

Në të vërtetë kjo është diçka psikologjike: nëse njeriu e bën zakon që t’i mësojë të tjerët, t’i mësojë, t’i mësojë dhe mos të mësojë për vete, atëherë mendon për vetën tënde se je në një pozitë në të cilën nuk kërkon dije.

(Këto) Fjalët tona (që thashë më sipër) për kë janë?

Janë për atë që nuk kërkon dituri, sikurse këta (që u përmendën); tani vetëm merret me shkrimin (e artikujve, komenteve .. etj) derisa e shikon veten në një pozitë, ku ai nuk dëgjon (merr) dituri, nuk prezanton mësimet dhe asgjë (që ka lidhje me kërkimin e diturisë); thotë: “Unë fillova të shkruaj”.
Çfarë do të thotë që ti shkruan?

A  je bërë prej atyre që iu dëgjohet fjala? Kush të ka lavdëruar prej dijetarëve të mëdhenj në mënyrë që të qetësohemi tek dituria jote?

Mjaftohemi me kaq. I lutem All-llahut që të na bëjë dobi ne edhe ju në atë që dëgjuam dhe mësuam; dhe lutja e jonë e fundit është se: gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e Alemin-it (Zoti i të gjitha botëve, i gjithësisë dhe i gjithçkaje që gjindet në të, gjithçka që ka krijuar Allahu, Zoti i njerëzve dhe i xhindeve).

Shejkh Mahir bin Dhafir el-Kahtanij

Përshtati: Astrit Hoxha

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.