Sunday, May 19, 2013

“Vërtet, Allahu e krijoi Ademin në imazhin e tij.” - Imam Albani



“Vërtet, Allahu e krijoi Ademin në imazhin e tij”
-Shejkh Muhammed Nasirud-din el-Albani-
 
Pyetësi: Kam një pyetje në lidhje me një hadith që transmetohet se Resuli –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë: “Vërtet, Allahu e krijoi njeriun në imazhin e të Gjithëmëshirshmit (er-Rrahman).”
Shejkh Albani: (Këtë hadith që përmende është) Baatil (nuk është i saktë, është i pavërtetë).
Pyetësi: Baatil, eh?
Shejkh Albani: Po.
Pyetësi: Allahu ta shpërbleftë me të mira, dhe i mëshiroftë prindërit e tu!
Shejkh Albani: Allahu të ruajtë!
Pyetësi: Po ata që e konsiderojnë këtë (hadith) të saktë?
Shejkh Albani: Ata që e saktësojnë këtë  (hadith) nuk e dinë saktësimin (si saktësohen hadithet).
Pyetësi: Allahu ta shpërbleftë me të mira!
Shejkh Albani: Allahu të ruajtë! Hadithi i saktë është me tekstin: “Vërtet Allahu e krijoi Ademin në imazhin e tij (Ademit)” , jo (nuk është):“……në imazhin e të Gjithëmëshirëshmit.”
Pyetësi: “….në imazhin e tij”, është për qëllim Ademi?
Shejkh Albani: Dëgjo! Ky është teksti (i hadithit) i mirënjohur në të dy Sahihat (Bukhariu dhe Muslimi), dhe në një transmetim që gjindet tek Bukhariu, e sqaron transmetimin e parë (që përmendëm), (që është) “Allahu e krijoi Ademin në imazhin e tij, gjatësia e tij ishte gjashtëdhjetë dhira’a (krahë)”, kështu që bëhet fjalë për Ademin (imazhin e Ademit).
Pyetësi: Po, po. Allahu ta shpërbleftë me të mira!
Shejkh Albani: Allahu të ruajtë!
Pyetësi: Mos na harroni në lutjet (du’atë) tuaja, o Shejkh, Allahu ta shpërbleftë me të mira!
Shejkh Albani: Po ashtu edhe ju, mos na harroni në lutjet tuaja të mira.
Pyetësi: Fij emenil-lah! (Qofsh) në mbrojten e Allahut!
Shejkh Albani: Ues-Selamu ‘alejkum!
Përktheu nga anglishjta: Emin shkodrani
3 Rexhep 1434 (13/05/2013)
Kontrolloi nga arabishtja: Astrit Hoxha
www.esselefussalih.com 
Burimi në anglisht: http://shaikhalbaani.wordpress.com/2012/08/15/indeed-allaah-created-the-son-of-aadam-in-the-image-of-the-most-merciful-ar-rahmaan/

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.