Tuesday, May 21, 2013

A duhet patjeter te kesh Tezkije per ti Mesuar Njerezit?







A eshte kusht qe te kesh Tezkije per te lexuar dhe perkthyer tek njerezit? Shejh Zejd el-Medkhali Hafidhehullah.


Nuk është kusht (për nxënësin e dijes) që të sjellë Tezkije – Shejkh Zejd el-Medkhalij

NUK ËSHTË KUSHT (PËR NXËNËSIN E DIJES) QË TË SJELLË TEZKIJE
-Shejkh Zejd ibn Hadi el-Medkhalij-
bismillah
Pyetësi: Ju e njihni realitetin e muslimanëve në vendet e kufrit, ku shumica e të rinjëve d.m.th. janë  jo arabë, nuk e kuptojnë gjuhën arabe. Në fshatin tonë p.sh. është një vëlla i cili ka përkthyer mendimet e dijetarëve nga librat e tyre me vëllezërit e tij, libra të thjeshtë (në të kuptuar) si psh: komentimin e tre bazave të shejkh el-Uthejmin dhe disa libra të tjerë; por është kundërshtuar dhe i është thënë se duhet të kesh Tezkije të veçantë nga një dijetar i madh nga Saudia p.sh.; d.m.th. nga një dijetar selefij. Cili është mendimi i juaj për këtë gjë?
Shejkh Zejdi: Mendimi im në lidhje me këtë (gjë për të cilën pyet) është se ai që mëson diçka prej shkencave të Fesë Islame dhe Legjislacionit Islam dhe e zotëron mirë atë (që ka mësuar), nuk ka ndonjë problem për të (që t’i mësojë të tjerët), bile ai ka shpërblim nëse u mëson me këtë (dituri që ka mësuar) dhe nuk është kusht që të sjellë Tezkije, por shikohet se me çfarë i mëson njerëzit:
-          Nëse i mëson ata me (dituri) të saktë, me dispozitat fetare (së bashku) me argumentat e tyre (përkatëse); kjo është ajo që kërkohet dhe nuk është kusht që të ketë Tezkije nga ndonjë shejkh.
-          E nëse gabon -dhe patjetër duhet të gjindet dikush që e kritikon gabimin- nëse bën gabim atëherë nuk lejohet që t’i mësojë njerëzit me diçka që nuk është e saktë.
Kjo pra është mes’eleja, sikurse ka thënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:
“بلغوا عني ولو آية”
“Transmetoni nga unë qoftë edhe një ajet”
D.m.th. (ky hadith) është argument se ai që mbart pak nga dituria dhe njerëzit kanë nevojë për diturinë e tij, atëherë është obligim për të që t’iu transmetojë atyre (diturinë) dhe nuk i lejohet askujt që ta pengojë atë.
Përveçse nëse e sheh duke humbur (devijuar) njerëzit: flet përAll-llahun dhe për Fenë e All-llahut pa dituri, jep fetva pa dituri dhe vendos rregulla pa dituri; së pari kjo nuk i lejohet atij dhe nuk lejohet heshtja ndaj tij, por ai këshillohet që të mësojë derisa të marrë (përfitojë) një hise (pjesë) prej diturisë dhe (pastaj) t’i mësojë njerëzit.
Ai nuk ndalohet (që të mësojë njerëzit) kur ia qëllon (kur i’u mëson dituri të saktë) dhe nuk aprovohet nëse është gabim.
Pyetësi: Nëse ai mjaftohet me përkthimin e mendimeve të dijetarëve, nuk shton e as nuk mangëson?
Shejkhu: Nëse transmetohen mendimet e dijetarëve me besnikëri akademike atëherë nuk ka problem.
Pyetësi: ..Dhe nuk mangëson.
Shejkhu: Kjo është rruga (metodologjia) e nxënësve të diturisë, ata transmetojnë nga dijetarët e tyre dhe nga ata që u kanë paraprirë atyre me shumë vite, të cilët shkruajtën librat dhe mblodhën hadithet në librat e Sunnetit, ai (nxënësi i diturisë) transmeton nga ata, por me besnikëri akademike.
Dhe më mirë për të është që të kuptojë atë që ai transmeton ku nëse pyetet ka mundësi që të japë sqarim me të gjitha detajet në gjykimin fetar, në mes’elen fetare  në mënyrë që mos të bie në gabim.
Pra transmetimin -gjithashtu- patjetër që duhet ta shoqërojë kuptimi i asaj që njeriu transmeton. Njeriu mund të flasë ose diçka të shtrembëruar, ose gabim dhe për këtë shkak kalon dëmi tek dëgjuesi. Pra patjetër duhet që kuptimi – gjithashtu- të jetë (së bashku) me transmetimin (pra ajo që transmetohet të kuptohet nga transmetuesi).

Shejkh: Zejd el-Medkhalij
(Nga kaseta e parë- Sherhu es-Sunneh i Imam Ahmed)
Përktheu: Astrit Hoxha




Questions on the Issue of Having Tazkiyaah to Educate the People



Author: Shaykh Zayd ibn Muhammed al-Madkhalee

Excerpt
Questioner:
O Shaykh – We live in the non-Islamic lands, and there are some brothers who have established lessons but they have not directly sought knowledge from the scholars except by way of tapes and books. So it is a condition upon those brothers to have a tazkiyaah, testifying to their knowledge or is there no need for this? And Alhamdulilah, they are Salafis.
Shaykh Zayd ibn Muhammed al-Madkhalee:
In reality, whomsoever knowledge has reached, by any means – and understands it, then knowledge is taken from him, and it is studied from him. These means (of seeking knowledge) is a mercy in this era for example to a people who cannot reach the scholars like for instance those who reside in the distant non-Islamic lands. So if they read the books of the people of knowledge and listen to their tapes and their publications, they benefit from it. And there is no problem upon them to call the people of knowledge to clarify what they find problematic (in understanding some texts). So knowledge is taken from them from the good that has reached them whether by reading or listening and there is not sin upon them. Click here to read.

Quick Clarifications:
{youtube}0gxGgj4ib7I?rel=0{/youtube}
{youtube}k3fVxKea1nU?rel=0{/youtube}



http://dusunnah.com/s41-knowledge/c119-essential-principles-for-the-student-of-knowledge/questions-on-the-issue-of-having-tazkiyaah-to-educated-the-people/

Arbrit Kraja - Ebu Jusuf
Londer


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.