Saturday, October 26, 2013

Takimi i shqiptarëve me Shejh Muhammed ibën Hadi elMedkhalij


Takimi i shqiptarëve me Shejh Muhammed ibën Hadi elMedkhaliun, All-llahu e ruajttë

بسم الله الرحمن الرحيم


Lavdia i qoftë All-llahut, Zotit të botëve! Salavatet dhe selamet qofshin me Profetin tonë Muhammedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij!

Dje mbrëmë, më datën 21. 10. 2013G, pas namazit të jacisë, në xhaminë ku falet Shejh Muhammed ibën Hadi elMedkhali, në Lagjen Bi’r Uthman, kishim një takim me Shejhun e nderuar, All-llahu e ruajttë! Të pranishmit ishin të shumtë dhe nga të gjitha vendet dhe kombësitë, por Shejhu ua dha mundësinë për takim vëllezërve selefij nga Shqipëria, të cilët kanë ardhur për haxhxh. Pasi u ulëm Shejhu u lejoi të parashtronin pyetje.

Njëri nga vëllezërit, që kanë ardhur për haxhxh, parashtroi një pyetje me këtë kuptim: “O shejh! Atje në Shqipëri po dëgjojmë disa akuza për vëllezërit tanë thirrës selefij, të cilët akuzohen për gënjeshtër dhe me akuza të tjera të ngjashme. Këto akuza kanë filluar para takimit që ju keni pasur me ta, por kanë vazhduar edhe pas takimit dhe ato përhapen nëpër xhematin e thjeshtë selefij. Çfarë na këshilloni në lidhje me këtë?”

Shejhu, All-llahu e ruajttë dhe ia zgjattë jetën, na dha shumë këshilla madhështore dhe të vlefshme, të cilat duhet të shkruhen me ujë ari. Fillimisht na këshilloi që t’ia kemi fikën All-llahut, pastaj të kemi kujdes për ruajtjen e vëllazërisë. Të mos i zmadhojmë gabimet në të cilat mund të bjerë dikush, ngase çdokush bie në gabime. Na udhëzoi që, kur të shohim një gabim te vëllai ynë, ta këshillojmë atë me mençuri dhe butësi, t’ia pranojmë justifikimin, të mundohemi të biem dakord me të. Në rast se vëllai ynë nuk e pranon këshillën prej nesh, atëherë këshillën t’ia drejtojmë përmes dikujt që është më i madh në moshë, në eksperiencë, në dije ose në da’ue, me shpresë se prej tij mund ta pranojë këshillën dhe kështu të bëhet përmirësimi. Assesi me biseda të fshehta prapa krahëve, apo me qëllime të fshehta.

Por, nëse dikush pas të gjitha këtyre këmbëngul me inat në gabimin dhe devijimin e tij, atëherë ta ngremë çështjen e tij tek dijetarët, duke i përmendur pikat e sakta dhe të vërtetuara ku ai ka rënë në gabim.

Mes tjerash na këshilloi që të kemi kujdes dhe të mos bartim llafe mes vëllezërve, e kështu të shkaktojmë përçarje dhe trazira.

Gjatë fjalimit Shejhu e përmendi vëllain Abdussamed nga Tirana dhe tha se e njeh atë për akide dhe menhexh të saktë, se është në rrugë të drejtë dhe se nuk di për të asgjë përveçse hajr. Pastaj, e përmendi vëllain Xhemal nga Maqedonia dhe tha se nuk di për të asgjë përveçse hajr.

Takimin nuk e kemi incizuar me audio, për shkak parimit mirë të njohur të Shejhut në moslejimin e incizimit, por duke e njohur rëndësinë dhe vlerën e këtyre këshillave të arta të Shejhut tonë, All-llahu e ruajttë, kisha dëshirë që t’ua përcjell vëllezërve të mi një pjesë të asaj që na udhëzoi dhe na këshilloi ai. Përndryshe, Shejhu vetë ua përsëriti vëllezërve që kanë ardhur për haxhxh që t’ua përcjellin këto porosi vëllezërve selefij shqiptarë, bashkë me selamet e tij për ta.

I lus vëllezërit që kan qenë prezent në këtë takim, të tregojn edhe ata cka kan mbajtur mend prej këshillave të Shejhut ,përshkak se kjo ishte ajo që mbaj mend un dhe kam kuptuar.
Allahu e din më së miri.

“Dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi!” (el-Maide, 2)

Postnga Bujamin Samakova » E Mërkurë Tetor 23, 2013 12:12 pm

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.