Sunday, February 5, 2012

Bashkëshorti me shaka i thotë gruas së tij: "Ti je e divorcuar!"


Bashkëshorti me shaka i thotë gruas së tij: "Ti je e divorcuar!"


Pyetje:
Nëse një burrë me shaka i thotë gruas së tij: "Ti je e divorcuar", a është ajo (në këtë mënyrë) e divorcuar?


Përgjigje:

Kushdo qe me shaka divorcohet, atëherë divorci i tij është i pranueshëm përderisa ka pasur për qëllim një divorc.Dhe nëse ai ishte duke bërë shaka me gruan e tij dhe i thotë asaj: "Ti je e divorcuar", pastaj nga kjo, ajo është e divorcuar.

Në të vërtetë shakatë përreth këtyre çështjeve te shkurorëzimit (divorcit) dhe Nikahut dhe te liruarit e një skllavi është një çështje serioze.

Kështu që kushdo që merr përsipër kontratën e Nikahut dhe pastaj thotë: "Unë isha vetëm duke bëre shaka", Atëherë kjo deklaratë e tij nuk është e pranueshme, për shkak se ai ka ndërmarrë për sipër kontratën (Nikahut) jashtë vullnetit të tij, dhe në këtë mënyrë martesa është konfirmuar. 

Dhe gjithashtu, kushdo që me shaka divorcohet, atëherë divorci i tij është i aplikueshëm përderisa ai e kishte atë për qëllim.
Edhe nëse ai ishte duke bere shaka me gruan e tij dhe i thotë asaj: "Ti je e divorcuar", pastaj, nga kjo, ajo është e divorcuar.

Prandaj, ne jemi të mendimit se ,ajo qe është mbi një person është që të ketë kujdes (ruhet) rreth këtyre çështjeve, dhe jo të luajnë përreth me divorcin.

Shejkh Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahmetUllahi alejhi
'Ishratun-Nisaa ue Hill el-Khilaafaat ez-Zouxhijeh - Fq 201
Fetaua Nurun 'alad-Darb - Vëllimi 2, Fq 117


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Shkurt , 5, 2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.