Sunday, February 5, 2012

Nënshkrimi i kontratës se martesës për të marrë nënshtetësinë



Nënshkrimi i kontratës se martesës për të marrë nënshtetësinë, duke ditur se kontrata e martesës në letër është thjeshtë vetëm për të marrë nënshtetësinë.


Pyetje:

I gjithë falënderimi i takon Allahut, ne jemi disa të rinj Muslimanë nga Egjipti, por ne jetojmë në Holandë. Ne duam për të pyetur rreth gjykimit Islam mbi të rinjtë Muslimanë që përdorin për tu martuar me gra evropiane apo të huaja që kanë qëndrim të përhershëm, vetëm për të marrë te drejtën e qëndrimit të përhershëm në Holandë, edhe pse duke e ditur se kjo martesë është e rremë (mashtrim, jo e vërtete), por është thjeshte vetëm në letër. Personi nuk jeton bashkë me gruan dhe as nuk ka marrëdhënie intime me të. Ai vetëm shkon me të dhe dy dëshmitarët në zyrën e qeverisë për të lidhur kontratën e martesës. Pastaj, pas kësaj, secili prej tyre shkon në rrugën e tyre dhe gruaja merr një shumë të madhe parash. A është e lejuar për një burrë Musliman të përdorë këtë mashtrim për të marrë te drejtën e qëndrimit, për shkak të rrethanave të këqija ekonomike që ne jemi duke jetuar në vendin e Egjiptit? Cili është vendimi i Sheriatit (ligjit Islam) mbi të hollat që gruaja merr për këtë? Ju lutemi përgjigjuni mua, dhe Allahu të ju udhëzojë për të ndriçuar (udhëzuar dhe sqaruar) shumë të rinj Muslimanë të cilët përballen me këtë problem.

Përgjigje

Kontrata e martesës është një prej kontratave të cilave madhështia dhe rëndësia e saj është theksuar nga Allahu Xhel-le ue Ala, duke e quajtur atë një marrëveshje përgjegjësie. Nuk lejohet për të nënshkruar një kontratë martese ku qëllimi i saj është për të marrë të drejtën e qëndrimit apo nënshtetësinë e një vendi.

Suksesi vjen prej Allahut, salavatet dhe selamet e Allahut qofshin, mbi Pejgamberin tonë (sal-lAllahu alejhi ue se-lem) mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva.(Vol,18. Fq,98 .Fetva nr. 15722)
Shejkh  Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz  (rahmetUllahi alejhi)
Shejkh  Abdullah ibn Ghudejan  (rahmetUllahi alejhi)
Shejkh Salih El-Feuzan  (hafidhehUllah)
Shejkh  Abdul-`Aziz ibn Abdullah Alush-Shejkh  (rahimehUllah)
Shejkh  Beker Ebu Zejd  (rahmetUllahi alejhi)

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.