Shejkh Ahmed en-Nexhmi (rahimehUllaah)
Lidhja e zemrës tuaj për një vajzë të veçantë ?
Lidhja e zemrës tuaj për një vajzë të veçantë ?
Pyetje:
Shejkh i nderuar, All-llahu ju dhëntë sukses! Një pyetës thotë: Cili është gjykimi për një person, që e lidh zemrën e tij me një vajzë të veçantë (muslimane)? Dhe ajo është një nga të afërmit e tij. Dhe ai ka për qëllim që në të ardhmen të martohet me të.
Përgjigje:
Kjo sjellje nuk është për një person, dhe veçanërisht për studentin e dijes.
Kjo nuk është për atë, që të lidh zemrën e tij me një vajzë të veçantë dhe ai të mendojë gjithmonë për të.
Është më mirë për të që t’i lutet Allahut për rriskun e tij, dhe për atë ç’ka është e shkruar për të, në lidhje me martesën.
Ai i kërkon Allahut atë ç’ka është më e mirë për të.
Dhe t’ja lërë pjesën tjetër Allahut. Kjo është më e mirë për të.
Sepse lidhja e zemrës, siç thonë ata, të çon në pasion.
Kjo mund të shpie në fatkeqësi.
Dhe ne i kërkojme Allahut që të na falë dhe të na japë mirësi.
Po.
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja ) A'Shkodera Albania
Shkodër Shkurt 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.