Sunday, February 5, 2012

Arritja e dy shpërblimeve në përpjekjen për të përmbushur atë që ju jeni duke synuar


Arritja e dy shpërblimeve në përpjekjen për të përmbushur atë që ju jeni duke synuar (qellim).

Shejh Muhammed Ibën Salis el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Në të vërtetë ato gjëra të cilat e pengojnë një person të arrijnë atë që ai është duke synuar, janë të shumta. Por, duke kërkuar ndihmën e Allahut, të Gjithëfuqishmit, dhe duke bere te gjitha përpjekjet [e nevojshme] ai do të arrijë qëllimin e tij. Dhe le të dihet se sa herë që devijimi (apo shmangia) është më e fortë, atëherë personi duke kërkuar [qëllimin e tij] do të jetë në një Xhihad, dhe kjo sa herë që shpërqendrimi është më i fortë, por personi e largon atë larg vetes, atëherë përmes saj ai do të marrë dy shpërblime: shpërblim për kryerjen [e drejtë] të veprimit dhe shpërblim për zmbrapsjen e pengesave dhe për këtë arsye i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

"Përpara jush (në të ardhmen) ka ditë durimi, ku durimi do të jetë si mbajtja (apo shtrëngimi) i thëngjijve (gaca prushit) në dorë, dhe ai i cili bën vepra të mira do të ketë shpërblimin e pesëdhjetë Sahabëve ", për shkak të shumë gjërave që e pengojnë".

Esh-Sharh el-Mumti, vëll. 1, fq 22-23.

http://salaf-us-saalih.com/
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
(Arbrit Kraja)
Shkodër Albania 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.