Thursday, February 23, 2012

Si duhet të vishen vajzat tona Muslimane


Si duhet të vishen vajzat tona Muslimane ?

Pyetje: 
Disa njerëz e kanë bërë atë zakon të tyre që tu vishen vajzat e tyre me veshje të shkurtër, të shtrënguar që përshkruan trupin e saj, qofshin ata të  reja apo të vjetra. Unë shpresoj se ju mund ti udhëzoni dhe këshilloni njerëzit e tillë.


Përgjigje:

Është obligim për një person që të vëzhgojë përgjegjësinë tij. Për te është që ti frikësohet Allahut dhe të parandalojë të gjithë ata të cilët kanë kontroll mbi vajzat e tij dhe prej veshjes së tyre me rroba të tilla, sepse është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), se ai ka thënë:

"Dy lloje prej banorëve të Xhehenemit unë nuk i kam parë akoma ..."

Pastaj ai përmendi:

"... gra të veshura, por të zhveshura, tërheqëse në ecjen e tyre, dhe kokat e tyre prijnë sikurse kurrizet e deveve. Ata nuk do të hyjnë në Xhennet apo të ndjejnë aromën e Tij ..."

Këto gra që veshin funde të shkurtra janë të veshura, sepse ata janë të veshura me rroba, por ata janë të zhveshura për faktin që pjesët e tyre private janë të ekspozura. Sepse i gjithë trupi i një femre, është auret i saj në lidhje me shikimin nga jo mahremët, duke përfshirë këtu fetyrën duart dhe këmbët e saj. Në mënyrë të ngjashme, e zveshur është ajo grua që vesh rroba të shtrënguara (ngushta), edhe pse ajo duket se është e veshur por në realitet ajo është e zhveshur, sepse përshkrimi i detajuar i formës së trupit të saj në veshjen e ngushtë, është lakuriqësi. Për një grua është që të ketë frikë Allahun dhe të mos i zbulojë bukuritë e saj. Ajo nuk duhet të shkojë në tregje përveçse e veshur me rroba që njerëzit mos të kthejnë kokat nga ajo, dhe ajo nuk duhet të parfumoset që të mos i tërheqin meshkujt me ç'rast ajo do të kishte frikë se ajo është një grua e pa ndershme (zinaqare).


Për gruan Muslimane është që të mos e lërë shtëpinë e saj, përveçse për një kërkesë më nevojë. Dhe në qoftë se ajo e lë shtëpinë e saj për atë nevojë ajo nuk duhet të dalë e parfumosur, e zbukuruar apo të ecin në një mënyrë të pa moralshme (të poshtër). Le të jetë e ditur se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

" Unë nuk kam lënë prapa meje një fitne (Sprovë) më të dëmshme për burrat se sa gratë."

Sprova e femrave është e madhe dhe pothuajse askush nuk është i sigurt nga ajo. Është dhe i takon popullit tonë Musliman për të mos ndjekur shtigjet dhe rrugët e armiqve të Allahut, të tillë si çifutët, Krishterët dhe të tjerët. Sepse me të vërtetë, kjo çështje është me rëndësi të madhe.  Është transmetuar prej Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë:

"
 Vërtetë që Allahu i jep afat një shtypësi deri në kohën që ai e  kapë atë, atëherë ai nuk e lejon atë që të shpëtojë."

Ai pastaj lexoj fjalët e më të Lartësuarit:

{ I tillë është Mbërthimi (Ndëshkimi i ashpër) i Zotit tënd,  kur  Ai mbërthen vendbanime,kur ato punojnë të gabuarën. Vërtet që idhimshëm shumë, tepër i ashpër është Mbërthimi i Tij.}
[Hud:102]

Këto propagandues të Islamit që thërrasin për zbulimin e fytyrave të grave dhe përzierjen e lirë të burrave dhe grave janë në devijim të qartë dhe injorancë të madhe, sepse ato janë në kundërshtim me udhëzimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata janë injorantë dhe/ose flasin injorancë , për atë që  ka ndodhur në ato vende që kanë qenë të prekura me këto çështje. Ata kërkojnë arratisje (të largohen) nga kjo fatkeqësi, por si është e mundur për   ta, kur ata morrën një qëndrim të tillë? Ajo u është bërë një zakon që nuk do të ndryshohet, përveçse me një përpjekje të madhe. Dhe Allahu është  Ndihmëtar.

Fetaua Islamije në lidhje me Fëmijët Muslimanë fq.152, Shejkh Muhamemed Ibn Salih El Uthejmin rahimehUllah
[Fetaua Manar el-Islam: 3/809]


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani /Arbrit kraja
Shkodër Shkurt 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.