Monday, February 6, 2012

Këshillë për një burre që përdorte trajtim të ashpër ndaj gruas se tij




Këshillë për një burrë që e trajton gruan e tij me ashpërsi
 Shejkh Ubeidullah El Xhabiri (hafidhahUllahu ue Teala)
Burimi: pyetje - përgjigje në një konferencë e mbajtur në
Xhaminë Ebu Beker Es-Siddik në Dekatur Gjeorgjia.

Pyetje: 

Mbasi unë u udhëzova ne rrugën e drejtë, unë kam qenë i ashpër me gruan time. Kam pasur pak dije dhe kam vepruar me të. Unë e detyroja atë për të bërë gjëra që ajo nuk ishte gati për to . Përveç kësaj, unë kryeja mëkate, të cilat gjithashtu bënë që imani dhe ndjenjat e saj ndaj meje të ulen. Kjo bëri që besimi i saj të bjerë. Dyshimet e saj u rritën aq shumë saqë ajo u bë e trembur ndaj dijes. Unë bëra teubeh për keqtrajtimin që i bëra asaj dhe tani unë jam i butë me të. Me butësinë time, unë e lejoj atë që të bëjë gjëra, me të cilat unë nuk pajtohem. Të tilla si: Ajo e ka hequr nikabin e saj. Ajo falet dhe mëson përmendësh Kuran, por nuk është e shqetësuar më të kerkoje dije. Si mund ta kthej une atë në këtë rruge te drejtë, pa e lejuar atë të bëjë gjëra me të cilat unë nuk pajtohem? Si mund ta ndreq sërish rolin tim dhe ta inkurajoj atë për në rrugen e drejtë dhe në kërkimin e dijes? Ju lutem më këshilloni mua o Shejkh.


Përgjigje:


Ju duhet të jeni i butë me të, dhe të përpiqeni shumë që ajo të shoqerohet me motra të mira Selefije, të cilat do ta ndihmojnë ate, që ajo të jetë më mirë Insha'Allah .


Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)

Shkodër 6.2.2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.