Sunday, February 5, 2012

Marrja gusël edhe në qoftë se ejakulimi nuk ka ndodhur

Marrja gusël edhe në qoftë se ejakulimi nuk ka ndodhur

Pyetje:
A është e obligueshme për çiftin e martuar për të marrë gusël pas marrëdhënieve seksuale, edhe në qoftë se ejakulimi nuk ka ndodhur?


Përgjigje:

Po. Është e obligueshme për të dy ata që të marrin gusël, edhe në qoftë se ejakulimi ndodhë apo jo. Kjo është, në bazë të hadithit të Ebu Hurejres (radiAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut, (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

"Nëse burri ulet ndërmjet katër pjesëve të gruas së tij, pastaj kryen marrëdhënie me të, atëherë gusuli bëhet i obligueshëm"  

Mutefekun alejhi (Buhari-Muslim)

Dhe në një tjetër transmetim të Imam Muslimit ku thotë:

"... edhe në qoftë se ai nuk ka ejakulim"


Dhe ky transmetim është i qartë në obligimin e gusëlit madje edhe pa ejakulim, dhe se kjo është 
shumë pak e njohur te shumë njerëz, kështu që ajo që është obligim, është që të keni kujdes dhe të merrni mësim nga kjo.



Shejh Muhamed Ibn Saleh el-Uthejmini (rahmetUllahi alejhi)


'Ishratun-Nisa. ue Hill el-Khilafat es-Zouxhijeh - Fq 54

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf

Shkodër 2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.