Wednesday, February 8, 2012

"O vëllezërit e mi! Përgatituni për një ditë si kjo. "



"O vëllezërit e mi! Përgatituni për një ditë si kjo. "

Nën autoritetin e El-Baraa ibn `Aazib (radij`Allahu`anhu) i cili ka thënë:

"Ndërsa ne ishim me të Dërguarin e Allahut (sall`Allahu `alejhi ue sel-lem), ai papritur vështroi drejt një grupi njerëzish dhe tha:" Për çfarë arsyeje ata janë mbledhur këtu ? U tha: "Me qëllim që të hapin një varr. "Kështu i Dërguari i Allahut (`sall Allahu `alejhi ue sel-lem) u bë i alarmuar dhe i tronditur dhe ai më shpejt shkoi përpara shokëve të tij derisa arriti varrin, pastaj ai u ul në gjunjë, dhe unë e ktheva fytyrën time drejt tij (sall Allahu `alejhi ue sel-lem), në mënyrë që të shoh se çfarë po bënte ai. Ai (`sall Allahu` alejhi ue sel-lem) qau derisa u lag toka me lotët e tij, atëherë ai u kthye nga ne dhe tha: "O vëllezërit e mi! Përgatituni për një ditë si kjo. "

(E transmeton El-Buhari ne Et-Taariikh, Ibn Maxheh, Ahmedi dhe tjeret. Imaam El-Albani, rahimehu`Allah, ne Es-Sahiha e tij, e ka cilsuar hadith Hasen)

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Janar 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.