Sunday, February 5, 2012

Dija dijetarët dhe vlera e tyre


Ibn Berxhes (rahimehUllah) ka thënë:

"O nxënës! Nëse ju doni dije nga burimet e saj atëherë ju duhet të rrini me dijetarët e mëdhenj (Kibarul-ulema), me ata që kanë mjekra të bardha dhe trupat e tyre janë dobësuar, dhe kanë humbur fuqinë e tyre në kërkim të dijes dhe edukimit. Rrini me ta para se ata të vdesin dhe përfitoni nga thesari i tyre para se ata ta marrin atë me vete. Ashtu si një njeri që e ndjen mungesën e shikimit të hënës së plotë në një natë të errët."
(el-'Awa'iq: f. 26)

Imam el-Axhurri (rahimehUllah :v. 360 H) ka thënë:

"Dijetarët janë dritat e robërve, ndriçuesit e vendeve, shtyllat e Umetit dhe burimet e diturisë. Ata shkaktojnë zemërimin e Shejtanit. Me ndihmën e tyre, zemrat e besimtarëve jetojnë dhe për shkak të tyre, zemrat e të humburve vdesin. Ekzistenca e tyre në tokë është si ekzistenca e yjeve në qiell nga të cilat një udhëtar udhëhiqet nga ata, në tokë e në det. Kur ata shuhen, udhëtari bie në konfuzion (dyshim). Kur ata shkëlqejnë, ai sheh qartë. "
(Akhlaq-ul-Ulama: f.10)


Hasan el-Basri (rahimehUllah) ka thënë:

"Gjithë bota është një errësirë, përveç qëndrimit me dijetarët."
(Xhami Bexhanit-il-ilm 1 / 114)


Abdullah Al esh-Shejkh (rahimehUllah) ka thënë:

"Allahu i ka bërë dijetarët ndërmjetës ndërmjet të dërguarve dhe njerëzve."
(ad-Durar 4 / 388)


Përktheu: Abrit Kraja ( Ebu Jusuf)
Shkodër 2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.