Tallja me Hixhabin
Pyetje:
Cili është gjykimi mbi dikë që tallet me një grua Muslimane qe ka te veshur hixhabin e duhur sipas Islamit ,ose e përshkruan atë si një fantazmë apo dhe fjalë te tjera fyese të ngjashme me këtë?
Përgjigje:
Kushdo që tallet me një burrë apo grua Muslimane për zbatimin e Sheriatit Islam, është Kafir (mosbesimtar). Kjo është pa marrë parasysh nëse ata janë duke bërë shaka me një grua Muslimane të veshur me hixhabin e duhur islam ose për çfarëdo çështje tjetër të Sheriatit. Abdullah ibn Umer (Allahu qoftë i kënaqur me ata dy) transmeton se: Gjatë fushatës në Tabuk një njeri ka thënë në një kuvend (grumbull njerëzish),
"Unë nuk kam parë kurrë askënd si këto lexuesit e Kuranit tone. Ata kanë barqe të mëdha, dhe me gjuhet më të gënjyera dhe ata janë më frikacakët kur ndeshen me armikun. "Një burrë tjetër i tha:" Ti po gënjen dhe ti je një hipokrit. Unë patjetër do ti them të Dërguarit te Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) per ketë që ju keni thënë ".Lajmi kishte mbërritur të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), atëherë ju shpall Kurani (në lidhje me këtë incident ). Abdullah ibn Umer tha se: "Unë e pashë atë (burrin) të kapur për shalën e devesë së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), duke ja penguar kalimin me gurë dhe ndërkohë që i thoshte:" O i Dërguari i Allahut, ne ishim vetëm duke luajtur dhe tallur "i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte duke lexuar ajetin Kuranor :
{Ne qofte se i pyet ata (për këtë gjë), atëherë shprehen hapur:’’Ne vetëm po flasim kot dhe për shaka.” Thuaju:”A me Allahun (Aze ue Xhel), me Ajetet e Tij (provat, shenjat, shpalljet) dhe me te Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) po talleni?”
(Teube,9:65)
{Mos falni aspak; ju (hipokrite) keni mohuar pasi patet besuar e nëse Ne falim disa prej jush, Ne do te ndëshkojmë te tjerë nga mesi juaj, sepse ishin Muxhrimune (mosbesues, politeiste, kriminele).} (Teube,9:66)
Kështu që përqeshja e besimtarëve është baraz me përqeshjen e Allahut, argumentet e Tij dhe të Dërguarit të Tij.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe Shokët a tij!
Komisioni i Përhershëm i Dijetareve për kërkime shkencore dhe 'Ifta
Abdul-`Aziz ibn `Abdullah ibn Baz
Abdullah ibn Ghudejan
Abdullah ibn Qa`ud
Abdul-Rezzak Afify
(Allahu i Mëshiroftë te gjithë)
Burimi: Al Ifta
Përshtatur dhe përkthyer nga : Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkoder 2011
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.