Sunday, February 5, 2012

Shejkh: Abdul- Aziz bin Baz per Bin Laden


Shejkh: Abdul- Aziz bin Baz rahmetUllahi alejhi, lidhur me Bin Laden.


Shejkh Abdul- Aziz bin Baz rahimehUllah, thotë:

Këto trakte apo fletushka që shpërndahen dhe burojnë nga el-fakih, el-Mes'ari apo ndonjë tjetër nga radhët e misionarëve të gënjeshtrës (Batil) dhe të keqes, duhet që të shkatërrohen, shqyer dhe të injorohen. Është obligim për ti këshilluar ata el-Mes'ari … etj , t'i orientojmë (drejtojmë) në të vërtetën dhe ti paralajmërojmë ata nga e pavërteta. Nuk lejohet askush (asnjë njeri) që të bashkëpunojë me ta në këtë shthurje të pa moralshme. Është obligim që ata të këshillohen dhe që ata të kthehen në të vërtetën. Është obligim që ata ta lënë dhe ta braktisin këtë hipokrizi.

Këshilla ime për el-Mes'ari, el-fakih Bin Laden dhe të gjithë tjerët që janë mbi metodologjinë e tyre, që ata të largohen nga kjo rrugë e keqe dhe ti frikësohen Allahut Xhel-le ue Ala, për atë që kanë bërë më parë.


Shtesë:
Shejkh Salih es-Suhejmi hafidhehUllah, u shpreh duke thënë se Shejkh Ibn Baz rahmetUllahi alejhi, i ka thënë këto fjalë përpara se Bin Laden të tregoj (shfaqë) fytyrën e tij të vërtetë, të gjitha apo e gjithë kjo si pasojë e mendjemprehtësisë së tij dhe kuptimit të thellë të Dijes (njohurive).
(shih Fikr uel-Irhab uel-Unf, fq.182).

Burimi: 
Mexhmu Fetava esh-Shaykh Abdil-Aziz bin Baz rahimehUllah, (9/100).

http://afatwa.com/sh-ibn-baz-about-usam ... den-audio/


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Dhjetor 2011.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.