Sunday, February 5, 2012

Cili është qëllimi për të cilin Allahu i krijoi krijesat?



A’laam es-Sunneh el-Menshurah li I’tikad et-Taifeh en-Naxhijeh el-Mansurah

Nga: El-Hafidh el-Hakimi rahimehUllah

Referimi : SCL110001 @ http://WWW.SALAFIPUBLICATIONS.COM


[Pyetja.nr: 2] 
Cili është qëllimi për të cilin All-llahu i krijoi krijesat?

[Përgjigjja.nr: 2] 

All-llahu, më i Larti, thotë:

"Dhe Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe gjithçka tjetër që ndodhet mes tyre thjesht për lojë. Ne nuk i krijuam ata për tjetër veçse me te vërtetën (për të provuar ata që janë të bindur dhe ata që janë të pabindur dhe pastaj vjen shpërblimi dhe ndëshkimi), por shumica e tyre nuk e dinë"
(Ed-Dukhan: 38-39)

Ai, më i Lartësuari, thotë:

"Dhe Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe gjithë ç’është ndërmjet tyre pa qëllim! Ky është gjykim i atyre që nuk besojnë" (Sad: 27)

Ai, më i Lartësuari, thotë:

"Dhe All-llahu ka krijuar qiejt dhe tokën me drejtësi, me qëllim që gjithsecili të shpërblehet për çfarë ka fituar dhe atyre nuk do t’u bëhet aspak padrejtësi" (El-Xhathijah: 22).

Ai, më i Lartësuari, thotë:

"Dhe Unë (All-llahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua " (Edh-Dharijat: 56).

Shënim: Përshtatja e Ajeteve Kuranore marrë nga : Shpjegimi i kuptimeve të Kuranit Të Lartë në gjuhën Shqipe nga: Dr.Muhammed Taki-ud-Din El-Hilali dhe Dr. Muhammed Muhsin Khan.

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.