Tuesday, February 7, 2012

Ibn Baz dhe të Varfërit


Ibn Baz dhe të Varfërit

Dr Nasir ibn Misfir el-Zehraani ka thënë: "Dy vjet më pare në 1417 ah  [1996ce],  kur Shejhu udhëtoi për në Taif nga Meka, si zakonisht ai hapi shtëpinë e tij për të pritur  mysafirët, por nuk pati asnjë mysafir, ose njerëz të varfër ose nevojtar qe vinin gjatë ditëve të para dhe kjo gje e lëndoj Sheihun.

Arsyeja pse shume prej tyre nuk erdhën ishte për shkak se ata nuk e dinin që ai kishte ardhur.

Kështu që ai u tha atyre që punonin me të 
"Ç'farë nuk shkon me njerëzit, pse nuk po vijnë  ata? A jeni duke i penguar ata që te vijnë apo po i mbyllni dyert  fytyrat e tyre ? Cila është arsyeja? "

Ata u përgjigjën: "O Sheijh, shumë prej tyre nuk e dinë se ju keni ardhur, dhe disa prej tyre dëshirojne që ju të pushoni ne ditët tuaja të para."

Atëherë ai ju tha: "Shkoni dhe thuajuni njerezve dhe informoni fqinjët dhe njoftoni ata se Shejhu ju fton ju për të ardhur per vizite, dhe se shtëpia e tij është e hapur për ju!"

Mawaaqif Mudee'ah, p. 172.


Pershtati dhe perktheu: Ebu Jusuf

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.