Gjykimi mbi një grua që refuzon të
bëhet grua e dytë
Esh-Shejkh A'llaamah Saalih el-Feuzan, Allahu e
ruajt ë,
është pyetur:
A i lejohet një gruaje të qëndrojë e
pamartuar, dhe nëse një burrë i cili ndërkohë ka një grua dhe fëmijë, e kërkon
dorën e saj për martesë, ajo e rrefuzon për shkak të arsyetimit se ajo dëshiron të martohet me një burrë që
është beqar?
Përgjigje:
Nuk i lejohet një gruaje të qëndrojë
e pamartuar, kjo është e ndaluar për atë, përveç nëse ajo ka një justifikim të
ligjëruar. Sepse ky veprim, mos martesa i shkakton asaj rrëziqet e mëposhtme:
1: Kjo bën që ajo të humbasë një prej
mundësive më të mëdha të jetës (Martesën).
2: Kjo e pengon atë nga të pasurit
pasardhës (fëmijë).
3: Ky veprim është një prej veprimeve
më të këqija e të dëmshme, i cili bëhet sebep / shkaktar për ta vendosur atë në
një rrezik të madh për fitne dhe rrezikon atë që të bie në Fahis’hah (Zina).
Për shkak se një grua ka nevojë për një burrë pa marrë parasysh se kush mund të
jetë ajo, dhe nuk ka rëndësi se sa e ruan ajo veten e saj nga zinaja. Pra, ajo
ka nevojë për një burrë për shkak të asaj që Allahu Aze ue Xhel, i ka dhënë
asaj për shevah (dëshirat seksuale), kështu që ky veprim mund ta rrezikojë atë
për të rënë në fitne.
Kështu që, nëse është e lehtë për të
që të martohen me atë që ajo pëlqen / dëshiron! dmth me një burrë që nuk ka
grua tjetër atëherë kjo në rregull.
Por nëse kjo nuk është e lehtë për të,
atëherë që ajo të martohet me një burrë që ka një grua është një mijë herë më
mirë sesa të mbetet e vetme / pa u martuar.
Kjo sepse ajo po e ndalon veten e saj
nga një martesë me nje burrë, që ndërkohë nuk dihet se ndoshta në ketë burrë ajo
ka mirësi, edhe pse ai mund të jetë një burrë që i ka tri bashkëshorte, ajo
mund të jetë e katërta për atë.
Kështu që ajo jeton bashkë me gratë tjera
nën kujdesin e një burri që ja ruan nderin dhe fenë e saj, dhe prej tij ajo të
lind fëmijë, prandaj prania e tij pranë saj për ndihmë është shumë më mirë për
të, sesa ajo të qëndrojë e vetme dhe pa u martuar.
Fund.
Burimi:
Ahkam takhusul Marah, fq /41:42.
Përshtati :Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera Albania 2011
BaarakAllaahuFeekum.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.