Tuesday, February 28, 2012

"Përse nuk na pranohen Duatë tona?"



Përse nuk na pranohen Duatë tona?

Ibrahim ibn Adhami (rahimehUllah), ishte një dijetar i shekullit të tretë, një mësues dhe një shoqërues i Sufjan eth-Theurit (rahimehUllah). Ai u pyet në lidhje me thënien e All-llahut të Lartësuar:

"Dhe Zoti juaj thotë: 
"M’u lutni Mua, Unë do t'ju përgjigjem (lutjes tuaj)... " (Gafir, 40:60)
"Kështu që ne bëjmë dua dhe nuk na pranohen” 
 Ai u tha atyre:

Ju e njihni All-llahun, por ju nuk i bindeni Atij.

Ju e lexoni Kuranin, por ju nuk veproni sipas Tij.

Ju e njihni Shejtanin, por prapë ju jeni pajtuar me të.

Ju thoni se e doni të Dërguarin e All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, por ju e braktisni Sunnetin e tij.

Ju thoni se e doni Xhenetin, Por ju nuk veproni për ta fituar atë.

Ju thoni që keni frikë nga zjarri, por ju nuk i ndaloni vetvetet tuaja nga mëkatet.

Ju thoni: 
"Me të vërtetë vdekja është e vërtetë - hak" 
por ju nuk përgatiteni për të.

Ju e zëni veten tuaj duke gjetur (apo gjurmuar) gabimet e të tjerëve, por ju nuk i shikoni gabimet tuaja.

Ju hani prej asaj që All-llahu ju ka furnizuar, por ju nuk e falënderoni Atë.

Ju e varrosni të vdekurin tuaj, por ju nuk merrni mësim nga kjo.

Marrë nga Khushu fis-Salaat të Ibn Rexheb el-Hanbeli (rahimehUllah)

Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër, 2 Shkurt 2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.