Sunday, February 19, 2012

Fustanet dhe Bluzat - Shejh Abdul ‘Aziz Aalish Shejh (hafithahullah)


Fustanet dhe Bluzat
Shejkh Abdul ‘Aziz Aalish Shejkh (hafithahU

llaah)

 http://www.mufti.af.org.sa



Pyetje: 

Një pjesë e përhapur e grave veshin fustane dhe bluza, ata janë pak të ngushtë, por as transparente dhe as të shkurtër. Cili është gjykimi mbi këtë lloj veshje, dhe çfarë këshille ju mund të jepni për gratë, në lidhje me rrobat e tyre?

Përgjigje: 

Kjo është me vend që gratë Muslimane ti frikësohen Allahut Aze ue Xhel, në veshjen e tyre. Prandaj mbulesa e saj duhet të jetë një veshje që e mbulon atë, mbulesa nuk duhet të jetë transparente, përkundrazi, ajo duhet të jetë e trashë. Ju duhet ti frikësoheni Allahut Xhel-le ue Ala, në veshjen tuaj dhe të keni kujdes (ruheni) kur të dilni jashtë që të mos i provokoni apo joshni meshkujt. Përkundrazi, ju duhet që të jeni të kujdesshme edhe në tubimet me motrat, se ju ndoshta mund të goditeni prej ndonjë syri të keq, prej ndonjë motre xheloze dhe keqdashëse (e cila mund të jetë e pranishme). Prandaj, duke u mbuluar dhe duke qenë modeste është një nga arsyet që njerëzit do të fitojnë respektimin dhe dinjitet për ju (o grua Muslimane), ndërsa mungesa e guximit dhe e (modestisë) të çon drejt imoralitetit dhe akteve të këqija e të turpshme, prej veprimeve të bëra nga ju.


Përshtati ; Abu Yusuf al-Albani
(Arbrit Kraja)
Shkodër Janar, 2012
Albania

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.