Shejkh
Abdul-Aziz Bin Baz Allahu e mëshiroftë:
Të fjeturit gjumë pas namazit të sabahut dhe ikindisë
Të fjeturit gjumë pas namazit të sabahut dhe ikindisë
Pyetje:
Ç’gjykim
ka të fjeturit gjumë pas namazit të sabahut dhe a e ngurtëson kjo zemrën ? dhe
a konsiderohet që të jetë diçka e keqe ? Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Shejkh
Bin Baz rahimehullah:
Nuk
ka ndonjë të keqe duke fjetur pas sabahut dhe ne nuk e dimë sa ka ndonjë
problem me të. Ajo çfarë është përhapur në mesin e njerëzve që (gjumi pas
sabahut) nuk është i mirë ose është kjo apo ajo, nuk ka asnjë argument të
besueshëm për këtë. Prandaj të fjeturit gjumë pas sabahut, nuk ka asgjë të keqe
në të, dhe gjithashtu gjumi mbas ikindisë, nuk ka asgjë të keqe në të. Mirëpo për
personin që të qëndroj ulur në vendin e namazin mbas sabahut, duke lexuar, duke
kërkuar faljen e Allahut, duke lavdëruar dhe falemdëruar Allahun dhe të
ngjashmet e tyre, derisa lind dielli, atëherë kjo është më e mirë. Kjo është
ajo që i Dërguari i Allahut sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, bënte. Dhe kushdo
që e lë këtë pa bërë, atëherë nuk ka asnjë të keqe mbi të. Ai i cili e lë dhe
shkon për t'u kujdesur për nevojat e tij ose për të fjetur ose e zë veten me
punët e tjera, atëherë nuk ka asnjë problem me këtë. Allahu ju shpërbleftë me
të mira.Po.
Përshtati dhe përktheu : Arbrit Kraja (Ebu
Jusuf)
Shkodër Janar 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.