Sunday, February 5, 2012

A është korrekt që të lusim Allahun të përshpejtoje kur bëjme dua?


A është korrekt që të lusim Allahun të përshpejtojë kur bëjmë dua?
Shejkh Salih el-Feuzan Allahu e ruajtë:


Pyetje:
Allahu të dhashtë mirësi! Nje motër thotë: Unë bëra dua o Shejkh, unë i bëra Allahut dua duke thënë: "O Allah unë këkoj prej Teje që të shpejtosh për mua martesën" A është të kërkuarit Allahut, përshpejtim në duanë timë një nga arsyet që duaja të mos më pranohet?


Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajtë: Përgjigjet:

Kërkesa nga Allahu për të përshpejtuar duanë nuk është prej shkaqeve që duaja të mos pranohet.

Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), bëri dua për shi, ai tha:


''O Allah! Hidh poshtë mbi ne një shi të dobishëm, tani jo më vonë''


Kjo është për shkak se ka dobi në duanë, që të shpejtohet për personin.

Sa për të qenit i nxituar në dua është që personi të thotë: " Unë bëra dua e bëra dua dhe nuk më është pranuar duaja:" Kështu që ata nuk bëjne më dua. Kjo është ajo çfarë është e ndaluar.


http://muslimfortress.wordpress.com/201 ... aking-dua/
Pershtati: Arbrit Kraja -Abu Yusuf al-Albanī-

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.