Dëshiron të martohet me një nxënës dije.
Pyetje:
A i lejohet një femre të
bëjë kusht që përsoni që i propozon asaj duhet të jetë nxënës
dije ?
Shejkh Muham-med Nasir-Udin el-Albani rahmetUllahi alejhi
Shejkh Muham-med Nasir-Udin el-Albani rahmetUllahi alejhi
Përgjigjet.
"Domethënë, ajo dëshiron që personi që do ti propozojë të jetë prej nxënësve të dijes, kështu që çfarë është problemi ?
Pra, ajo dëshiron që ai të jetë një njeri i drejtë dhe ajo gjithashtu dëshiron (këmbëngul) me përkushtim (për të dyja cilësitë) i drejtë dhe një nxënës dije.
Sigurisht kur ajo është duke e bërë këtë kërkesë për (propozuesin) që të jetë një nxënës dije, ajo me këtë kusht nuk nënkupton një person që nuk është i virtytshëm (moralshëm).
Kështu që ajo me këtë nënkupton, atë që është me të dyja cilësitë, i drejtë dhe nxënës dije.
Çfarë është problemi me këtë ?
Vetëm nëse të gjitha femrat e reja janë të kësaj natyre. "
Burimi: silsilat ul-hudaa ue nnuur, kaseta nr. 345 / 7
Përshtati dhe përktheu Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Nëntor 2011.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.