Friday, February 24, 2012

Thirrja në Teuhid i bashkon zemrat: Shejkh Abdul-Aziz Aalish-Shejh



Thirrja në Teuhid i bashkon zemrat
 Shejkh Abdul-Aziz Aalish-Shejkh rahimehUllah.


Pyetje:

Çfarë thoni ju lidhur me ato që thonë:



'' Ne i humbëm njerëzit me fjalën Teuhid''?


Përgjigje:


Kjo thënie nuk është e saktë.


Teuhidi (Njëshmëria e Allahut) është ajo që i bashkon përfundimisht zemrat, dhe i bën radhët e Muslimanëve një, dhe e bën popullin Musliman një Umet të bashkuar.
Ne nuk do të jemi një Umet i bashkuar përderisa ne të jemi nga ata të cilët e adhurojnë Allahun Subhanehu ue Te'ala Një të Vetëm, duke e bërë adhurimin tonë të sinqertë vetëm për Të.

Allahu i Lartësuar thotë;

''Ata dëshirojnë që të besh ujdi (në fe nga mirësjellja jote) me ta, në mënyrë që edhe ata të bënin ujdi me ty.'' (El-Kalem, 68:9)

Do të thotë që paganët (idhujtarët) do të dëshironin që ju të braktisnit Teuhidin (adhurimin e Allahut Një të vetëm) dhe që ju të mos e shpallni shkëputjen tuaj nga politeizmi, kështu që ata do të kënaqem me ju dhe ju duan. Por përkundrazi Teuhidi është i nevojshëm, dhe ai që e don atë le ta doje dhe ai që e urren atë le ta urrejë atë.


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012
Albania

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.