Sunday, February 26, 2012

Cili është dallimi mes Xhinnëve dhe Shejtanëve? A janë ata të njëjtë?


بسم الله الرحمن الرحيم

Shejkh Muham-med ibn Salih el-Uthejmin hafidhehUllah

Pyetje: Allahu të shpërbleftë me të mira. Abdul Mexhid Muham-med ka një pyetje. Ai pyet, "Cili është  dallimi mes Xhinnëve dhe Shejtanëve? A janë ata të njëjtat specie? “


Përgjigje: Sa për Shejtanët, ata mund të jenë nga Xhinnët dhe qeniet njerëzore. Kjo është e njëjtë me thënien e Allahut Aze ue xhel, ku thotë:


“Dhe kësisoj Ne kemi caktuar për çdo Pejgamber armiq - shejtanët nga njerëzit dhe xhinët duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të stolisura  për  mashtrim. Po të kishte dashur Zoti yt, ata nuk do ta kishin bërë atë, kështu që  lëri ata në të tyren me trillimet e tyre.” [ En-Aam 6;112]

Dhe ndonjëherë shejtanët janë ndër ata që nuk posedojnë inteligjencë siç gjendet në  thënien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),


 ''Qeni i zi është shejtan'' (Muslimi 1165)

        
Xhinnët janë pasardhës të Iblissit . Allahu Aze ue xhel, thotë:

“… A do të zgjidhni ju atëherë më mirë atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij mbrojtës e ndihmues  sesa  Mua, ndërkohe që ata (Iblisi dhe pasardhësit e tij) janë armiq të hapur për ju ? Sa i poshtër është këmbimi  për  Dhalimunët (idhujtarët, politeistët, dhe zullumqarët,etj)”  [El-Kehf 18;50]




Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 2011.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.