Dy kërcënime serioze për atë që kundërshton Sunetin
Allahu i Lartë Madhëruar,thotë:
"Dhe le të kenë mendjen ata të cilët nuk
pajtohen me urdhrin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Sunetin e
tij, me rrugën e tij, zbatimin ne jete te Urdhrave te Allahut, te Islamit, me
fjalën e këshillat e tij), qe te mos bjere mbi ta ndonjë Fitne (mosbesim,
sprove, vështirësi, ose fatkeqësi, termet, vrasje, nënshtrim nga tirane e
tjer), ose t’ju jepet një ndëshkim i dhimbshëm".
(Sure En-Nur: 63)
Shejkh: Muhamed Ibn Se'id Raslan (Allahu e ruajt)
komentoi këtë ajet duke thënë:
"Ky është një kërcënim i rëndë për atë që
kundërshton urdhrin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
me njërën prej dy çështjeve:
1. Kjo fitne do të bie në zemrën e tij, dhe si
rezultat i saj, ai devijon nga e vërteta dhe nuk beson pasi kishte Iman. Zemra
e tij do të bëhet e prishur me devijimin e udhëzimit të gabuar, kështu për këtë
arsye nuk udhëzohet në të vërtetën pas kësaj. Kjo është sepse ai kundërshtoi
urdhrin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllau alejhi ue sel-lem). Ky dënim është
më i rëndë se ai pas tij.
2. Dënimi i dhimbshëm, nëse ndodhe në jetën e kësaj
bote duke u vrarë, me sëmundje, ose shkatërrim, që është për mosbesimtarët që
kundërshtojnë urdhrin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem). Dënimi i dytë do të ndodhë në Ahiret. Nuk do të ketë shpëtim për atë
që qëllimisht kundërshton urdhrin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem) nga të dy dënimet: një dënim që është në zemër dhe një dënim që
prek trupin fizik ose pasurinë. Kjo do të ndodhë ose me anë të vdekjes, ose me
shkatërrim, ose me humbjen e plotë të pasurisë dhe të jetës. Ky është një
kërcënim i rëndë për atë që kundërshton urdhrin e të Dërguarit të Allahut
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). "
Burimi: Es-Suneh uel Bejan Makanatiha fq. 7-8 Nga
Shejkh Muhammed Ibn Se'id Raslan (Allahu e ruajt)
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Shkurt 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.