Sunday, February 5, 2012

Kompanitë e Sigurimeve


Kompanitë e Sigurimeve


Pyetje:

A është e lejueshme për Muslimanët të cilët jetojnë si komunitetet pakicë në vende jo-Islamike dhe të cilët nuk kanë mbështetës, ose kujdestari tjetër pos Allahut, që të marrin sigurime? Kompania e sigurimeve, kundrejt një pagese mujore, do të kujdeset për fëmijët e një personi pas vdekjes së tij?


Përgjigje:

Sipas njohurive të mia, kompanitë e sigurimit janë të bazuara për të fituar dhe për të humbur. Çdo siguracion ose kontratë që është e bazuar në këtë, është kumar, të cilat Allahu i ka ndaluar në Librin e Tij (Kuranin) dhe i ka vendosur së bashku me vlerën e adhurimit të idhujve.


Allahu I Plotfuqishëm, thotë:


{O ju që keni besuar! Të gjitha pijet alkolike dehëse, kumria (bixhozi) hedhja e shortit ose kërkimi i fatit me shigjeta janë të neveritura e punë prej Shejtanit, kështu që hiqni dorë prej të gjithë atyre, në mënyrë që ju të mund të jeni të fituar}, [Surja El-Maideh,5: 90].


Më lejoni t'ju jap një shembull; ju siguroni një makinë dhe për të paguani një mijë dirhem çdo vit në mënyrë që kompania e sigurimeve të garantojë për të mbuluar koston e çdo gjëje që mund të ndodhë me makinën, nëse është vjellur ose dëmtuar rëndë. Nëse një vit kalon dhe makina as nuk është vjellur ose dëmtuar rëndë, atëherë kompania e sigurimeve në këtë rast është fituese dhe mbajtësi i sigurimit është humbës. Megjithatë, nëse makina është vjellur ose dëmtuar, mbajtësit të sigurimit do ti kthehen më shumë sesa ai ka paguar për sigurimin. Në këtë rast, ai është fitues dhe kompania e sigurimeve është humbës. 

Çdo kontratë e cila është e bazuar në lojërat e fatit, është e ndaluar për këtë mënyrë. 
Megjithatë, më është përmendur mua se në disa vende njerëzit janë të detyruar që ti marrin kompanitë e sigurimit. 

Pra këtu lind pyetja, se çfarë duhet apo mund të bëjnë Muslimanët nëse kjo është situata? 

Sipas mendimit tim, ai duhet të paguajë çfarëdo lloj shume parash që ai është i detyruar për të paguar për sigurim, por ai nuk duhet të mendojnë se ajo është një kontratë e drejtë ose një marrëveshje e lejuar, porse ato para janë paguar padrejtësisht nën presion. Nëse ndodh që nuk ka humbje, kjo është nga mirësia dhe mëshira e Allahut, ndaj tij dhe paratë që janë marrë prej tij, janë marrë pa të drejtë dhe ai do ti gjejë ato në Ditën e Ringjalljes (Gjykimit).

Në rast se ai pëson disa humbje në pronën e tij dhe kompania e sigurimeve ka ndërmend ta paguajë atë, atëherë, nëse shuma për t’ja kthyer është përsëri e barabartë me atë që ai ka paguar për siguracionin e tij, ai ka të drejtë ta marrë atë.

Në anën tjetër, nëse shuma që i kthehet nga kompania e sigurimeve është më e madhe sesa ai ka paguar, atëherë ai nuk duhet të marrë më shumë se shuma që ai i ka paguar ato. 

Në këtë mënyrë, sipas mendimit tim procesi do të jetë në përputhje me ligjin Islam.


Shejh: Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin RahmetUllahi Teala alejhi

Burimi:El-Akallijaat el-muslimah / Fq 63, Fetva nr,3.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf 

Shkodër 2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.