Këndvështrimi i Sahabëve për Nikabin e gruas Muslimane
Pyetje nr 6:
[Vazhdimi i një diskutimi në lidhje me gruan që mbulon
fytyrën e saj ]
Shejkh: El-Albani rahimehUllaah, përgjigjet:
"Ibn Abbasi dhe Ibn Umer, nga më kryesorët e Sahabëve
radija_Allahu anhum, e shpjeguan ajetin:
"... Përveç vetëm asaj që është dukshme
" [1]
Që janë fytyra dhe të dy duart. Dhe ata (të cilët
pretendojnë se një femër duhet ta mbulojnë fytyrës së saj) nuk kanë gjetur
as edhe një transmetim të vetëm autentik (të saktë) prej Sahabëve me anë të
cilës ata mund ta mbështesin opinionin (mendimin) e tyre se është Uaaxhib (obligim) që gruaja të
mbulojë fytyrën e saj ". [2]
[1] "Thuaju edhe besimtareve të ulin
shikimin e tyre (nga të veshtruarit e gjërave të ndaluara), dhe ti mbrojnë
vendet e turpit (nga shikimi ,veprimet e paligjshme e imorale ne marredhenie me
to) si dhe të mos i nxjerrin hapur zbukurimet e tyre përveç asaj që eshtë e
dukshme ... " {Sure
un-Nur, 24:31}
[2] Sa për një shpjegim më të detajuar rreth kësaj çështje,
referojuni librit të Shejkhut me titull : "Xhilbabi i gruas Muslimane
siç është në Ku'ran dhe Sunnet."
Burimi: silsilat ul-huda ue nur - vargu udhëzimi dhe drita
kaseta nr. 135
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër 2011
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.