Sunday, February 5, 2012

Nëse shoh një vajzë në rrugë dhe më pëlqen, a më lejohet t’ia kërkoj numrin e telefonit të mahremit të saj?


Nëse shoh një vajzë në rrugë dhe më pëlqen,
a më lejohet t’ia kërkoj numrin e telefonit të mahremit të saj?


Shejh Felah ibën Isma’il Mendekar

Bismil-lahir Rahmanir Rahim



Lavdia i qoftë All-llahut! Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin e All-llahut! Më tej:

Esselamu alejkum ue rahmetUll-llahi ue berakatuHu

Shejhut të nderuar Felah ibën Isma’il Mendekar, All-llahu e ruajttë, në një takim të hapur për përgjigje ndaj pyetjeve të vëllezërve dhe motrave nga Birminghemi, iu parashtrua kjo pyetje:

Një pyetës pyet dhe thotë: Nëse shikoj një motër muslimane në rrugë dhe më pëlqen, a më lejohet t’ia kërkoj numrin e telefonit të mahremit të saj?”

Kurse, përgjigjja e tij, All-llahu e ruajttë, ishte:

“Elhamdulil-lah!

S’ka dyshim se ky shikim në rrugë, shikim i cili të ka pëlqyer, ose ajo që të ka pëlqyer prej saj, nuk ka dyshim, o rob i All-llahut, se të ka pëlqyer paraqitja e saj, duke mos ditur realitetin e saj, duke mos ditur se kush është dhe duke mos e njohur moralin dhe sjelljen e saj. Ty vetëm të ka pëlqyer ngjyra e fustanit të saj ose prej modës – nuk e di sesi i thonë – ose prej paraqitjes, formës, bukurisë dhe ngjyrës së saj...

Ne themi, pasha All-llahun, si këshillë, se çështja nuk është ashtu, pa dyshim. Origjina është, siç ka porositur Profeti ynë, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem:



“فاظفر بذات الدِّين تَرِبَتْ يداك”
“Zgjidh atë fetaren, përndryshe mjerë për ty!”



Këtë nuk e sheh në rrugë, asnjëherë! Te ne kemi një shprehje, domethënë tek masa e gjerë e njerëzve, tek njerëzit me moshë, sepse ne kemi parime (që i ndjekim): Nëse ti dëshiron të martohesh, atëherë familja, gratë e familjes dhe fisi janë ata të cilët kontaktojnë me ty dhe të lajmërojnë: ‘Është një filane, eja shikoje’. Metodat (e martesës) janë të njohura.



“وَأْتُوا الْبُيُوتَ مِنْ أَبْوَابِهَا”
“Hyni në shtëpi nga dera!”
(elBekara: 189)


Shtëpitë kanë dyer, dhe çdo gjë ka derën dhe metodën e saj. Por, të vish dhe të hysh nga dritarja... Atëherë do të dalësh nga dritarja. Dritarja nganjëherë është lart, e nëse kërcen nga dritarja mund të thehesh, o shejh! Dritarja nuk është afër tokës! Jo, jo! Hyrja dhe dalja bëhen nga dyert, përndryshe...

Është një histori ndoshta e përshtatshme me këtë që ka parë në rrugë...

Imami ynë, Imami i Ehli Sunnetit, Imam Ahmed ibën Hanbel (All-llahu e mëshiroftë), e ndali në rrugë një grua, e cila kishte ardhur të pyeste. Ahmedi u veçua nga nxënësit që ishin me të në mënyrë që të dëgjonte pyetjen e saj. Ajo e bëri pyetjen dhe më pas iku me përgjigjen (e marrë). Më pas, (Imam Ahmedi) i tha të birit Abdull-llahut: “Ndiqe dhe shiko në cilën shtëpi hyn!” Ti shko dhe sill adresën, e jo të shkosh t’i thuash: “Ma jep adresën!” Imami e dërgoi të birin Abdull-llahun dhe i tha: “Ndiqe” – por me edukatë, pastaj “shiko se në cilën shtëpi hyn”. Domethënë “tek shtëpia e kujt hyn”.

Pasi u kthye Abdull-llahu, tha: “O baba! Ajo hyri tek shtëpia e Bishr ibnil Harith”. Ai tha: “All-llahu ekber! Nga ajo shtëpi del el uera’ (kujdesi dhe ruajtja nga haramet dhe dyshimet)”.

Ç’është ajo që i pëlqeu Imam Ahmedit, o vëllezër! I pëlqeu pyetja, pyetja ishte e çuditshme. Ajo bëri një pyetje që tregon dhe shfaq Fenë, moralin dhe korrektësinë në Fe (istikameh). Kjo ishte ajo që i pëlqeu atij. Cila ishte ajo pyetje? Kjo pyetje, sipas Imam Ahmedit, ishte pyetje karakteristike për kohën e sahabeve, e çfarë duhet të themi ne në kohën tonë, o vëllezër! Pasi mori vesh se ajo hyri në shtëpinë e Bishr ibnil Harith, e dërgoi familjen, e më pas e fejuan dhe e martuan me të birin! Kjo është mënyra si duhet vepruar! Kjo është mënyra si duhet vepruar, o rob i All-llahut!

Natyrisht ju dëshironi të dini se çfarë ka pyetur ajo. Çfarë ishte ajo pyetje që e nxiti dhe tërhoqi vëmendjen e Imamit nga kjo femër madhështore? Ajo femër pyeti: “O Imam! O Ebu Abdull-llah! All-llahu të mëshiroftë, unë tjerr – domethënë ajo kishte qerthull dhe punonte me të – dhe unë tjerr derisa bëhet natë dhe më pas unë e lë qerthullin tim. Nganjëherë vijnë policët – domethënë kanë vendqëndrim pranë shtëpisë, dhe me vete mbajnë pishtarë, atëherë nuk ka pasur llamba; pishtarët ishin me zjarr prej vaji ose gjalpi – dhe unë ngrihem e shkoj tek qerthulli im – domethënë ajo e shfrytëzonte kohën me këtë dritë dhe tirrte, e vazhdonte punën – a më lejohem kjo mua?”

La ilahe il-lAll-llah! Domethënë: A më lejohet ta shfrytëzoj këtë dritë – dritë kjo, që në realitet, e kujt është? Është drita e policëve. Në origjinë policët janë të padrejtë – bëjnë padrejtësi, kurse unë e shfrytëzoj dritën e këtyre të padrejtëve dhe me të tjerr. Ahmedi u ndal: Ç’është kjo pyetje? Kjo është pyetje madhështore. Ajo i ka tejkaluar kapitujt e fikhut dhe është futur në kapitullin el uera’ (kujdesi dhe ruajtja nga haramet dhe dyshimet).

Ahmedi qëndroi një kohë... natyrisht ajo lejohet. Përgjigja në fikh është se lejohet. Mirëpo, Ahmedi çfarë ka thënë? Ai tha: “Jo, oj robëreshë e All-llahut! Mos e bëj!” Abdull-llahu i biri i Imam Ahmedit thotë: “E pyeta babanë pse?” Përse i the asaj “jo”, megjithëse është e lejuar në origjinë. Tha: “A nuk e vërejte pyetjen e saj? Përgjigja është sipas vlerës së pyetjes”. Pyetja është e thellë në lidhje me el-uera’ dhe meriton një përgjigje që i përshtatet kapitullit të el-uera’ dhe jo me kapitullin e hallallit dhe haramit. Ai është një kapitull shumë më i lartë. Imam Ahmedit i pëlqeu kjo dhe dërgoi njerëz që ta ndiqnin, pastaj u njoh me adresën e saj, e fejoi dhe e martoi me të birin. All-llahu i mëshiroftë të gjithë, o vëllezër!

Edhe ti nëse vëren një femër në rrugë dhe të pëlqen fetaria e saj, atëherë bismil-lah. Kjo është mirë. Mirëpo, të të pëlqejë paraqitja e saj, ajo ka veshur një fustan të kuq dhe e kuqja të ka tërhequr, në këtë rast themi jo, mos e bëj! Lëri rrugë nënave, familjarëve dhe fisit (që të kërkojnë), se kjo është shumë më parësore.

[...]

Po i japim një shtesë dhe po përmendim një çështje të dytë, sidomos në këtë kohë. Ky shikim i parë i yti dhe i cili të ka magjepsur, dije se shumë prej femrave përdorin makijazhin dhe ngjyrat për t’u zbukuruar. Ti tani shikon paraqitjen. Mjafton që ajo të shkojë në shtëpi dhe të lajë fytyrën, të marrë abdes, dhe kur ta shikosh ‘ohooo’. Të them: “Frikoju All-llahut, sepse ti nuk e sheh realitetin e saj, e më pas pendohesh. [...] Edhe ngjyrat e ndryshojnë.”

Kini frikë All-llahut, o robër të All-llahut!


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.