Thursday, March 22, 2012

Vdekja e një Nëne shtatzënë


Vdekja e një Nëne shtatzënë

Disa dijetarë  si Shejh Uthejmini rahimehUllah (432) etj, janë të mendimit se, në qoftë se fëmija në barkun e gruas është i aftë për jetën e jashtme atëherë ai mund të hiqet kirurgjikisht dhe trupi i saj të qepet përsëri. Mirëpo nëse fëmija nuk është i aftë për këtë, ose është i vdekur atëherë ai duhet të varroset bashkë me nënën e tij.

Nëse nëna është një Mosbesimtare ajo nuk duhet të varroset në një varrezë Muslimane ose të Krishterë  (433).

Imam Ahmedi rahimehUllah, e mbështet këtë opinon duke cituar që gruaja Mosbesimtare nuk mund të varroset në një varrezë Muslimane sepse ata (Muslimanët) do të vuanin prej dënimit të saj,dhe ajo nuk mund të varroset në një varrezë të Krishterë sepse fetusi Musliman do të vuante prej dënimeve të Mosbesimtarëve.

Burimi:
432 : Gjakderdhja e natyrshme e gruas nga Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, fq.31.
433: Fetaua nga lexhnah në vendimet ligjore të hartuara nga Komisioni i Përhershëm për kërkime shkencore dhe vendime Fetare:vol 10, fq 6.

Përshtati dhe përktheu : Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.